| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Hi everyone. Po hapi nje teme te re per Valbona Coben.Kohet e fundit kam lexuar shume ne revistat shqipetare ne internet te flitet se valbona ka arritur kulmin ne new york,me sa di une ajo punon ne "Club for Millionairs" in Manhattan,wich is a strip club. Shume gjera qe shtypi shqipetar boton nuk jane 100% te verteta. E bejne dicka te madhe, kur nuk eshte ashtu. Ajo ne fakt duket shume me shume si nje striper sesa nje modele ne new york. Good luck to her me cfar ka zhgjedhur te merret, por shtypi duhet te dije pak me shume se cfar shkruan.Sepse eshte shume e lehte ti genjesh shqipetaret ne shqiperi, por une ka nje muaj qe jam kthyer nga pushimet ne amerike dhe i kam pare posterat e saj, perpara strip clubs. Ju lutem lerini mendimet tuaja. ![]() |
|
#2
| ||||
| ||||
| valbona eshte nje femer e mrekullueshme te ciles mund te them se nuk i mungon asgje.ciao
__________________ albanian forever |
|
#3
| ||||
| ||||
| Une nuk di cfar te te them per te se nuk e njof fare se kush eshte Valbona coba edhe kshu nuk kam donje pergjigje megjithate ju pershendes bye
__________________ If the angle comes down and takes me away my love for ever with u will stay |
|
#4
| ||||
| ||||
| Valbona Coba eshte nje emer qe ka depertuar me shume sukses si prezentatore dhe top-modele.
__________________ syri |
|
#5
| ||||
| ||||
| Citim:
__________________ Dream as if you'll live forever...Live as if you'll die tomorrow |
|
#6
| ||||
| ||||
| Po pse nuk do ta njohesh ?! apo sepse eshte shume e bukur dhe shume e sukseseshme !? Kjo xhelozia eshte me e forte se Rakia (thone).
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 01-11-2003 ne 02:24. |
|
#7
| ||||
| ||||
| e mire ka pase sukses edhe fat
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#9
| ||||
| ||||
| e njef me antigona por ndoshta se lidh dot emrin me fytyren ej o albshkodra a na sjell ndonje foto te sajen
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#10
| ||||
| ||||
| Valbona Ēoba, shqiptarja qė i riktheu Amerikės Merilin Monronė Prej disa ditėsh, mund ta shohėsh nė oborrin e Teatrit Kombėtar por edhe nė ndonjė lokal nė shoqėrinė e miqve tė saj. E veshur me xhinse, me njė bluzė tė thjeshtė, e pa trukuar, pėr njė ēast nuk tė shkon ndėrmend se syu po tė sheh atė bukuroshen shqiptare qė sfidoi Greqinė dhe po korr suksese tė pasidiskutueshme nė botėn e egėr tė New Yorkut. Madje edhe vetė Valbona, ashtu nė pamjen e parė, (tepėr e thjeshtė dhe e sjellshme) nuk tė lė pėrshtypjen se ėshtė pikėrisht ajo vajza VIP, fotot e sė cilės, pėr njė muaj tė tėrė, janė transmetuar edhe nė internet. Ėshtė shpallur si fotomodelja mė e mirė e muajit qershor nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, e ndėrsa ka lidhur kontrata me agjenci prestigjoze. Valbona Ēoba ka mundur kėshtu tė hedhė hapa tė suksesshėm edhe nė botėn "e egėr" tė Nju Jorkut. E ka lėnė pas, prej kohėsh Athinėn, pa i braktisur kurrsesi pasarelat, pasionin pėr tė qenė gjithnjė njė fotomodele e arrirė. Hiret e mbi tė gjitha vendosmėria e saj, e kanė ndihmuar qė t'i bėjė ballė konkurrencės sė fortė me fotomodelet e njohura nė Amerikė. Duke dalė mbi to. Kėshtu muaji qershor ka qenė pėr fotomodelen shqiptare njė muaj fati. Por duket se fati bashkudhėton me tė qė nė lindjen e saj. Kėtė e pohon dhe vetė vajza me sy bojėqielli, por ėndrra e saj sapo ka filluar tė bėhet e prekshme. Dhe si pėr ēudi, ėshtė sėrish Tirana ajo qė hap magjishėm dyert e saj pėr talentin e bukuroshes shqiptare. Ėndėrron skenėn e teatrit dhe kinematografinė, ndėrsa kėto ditė bėn prova pėr tė vėnė nė skenė dramėn e saj tė diplomės. Ka ardhur pėr pak kohė pėr tė ikur sėrish, dhe ndoshta nesėr do tė jetė njė nga aktoret e Hollywood-it. Pothuajse e ka cekur edhe kėtė endėrr nė Amerikėn e largėt. Por vetėm nė celuloid aty ku ėshtė shumė e aftė. Pse jo, nesėr Amerika mund tė ketė sėrish njė Merilin Monro, por kėsaj radhe shqiptare. Rruga e karrierės Valbona Ēoba e ka fillin e nisjes nė rrugėn e spektaklit, pikėrisht nė vitin 1991, kur u shpall "Mis fotozhenia 1991", nė konkursin e parė tė bukurisė femėrore nė Shqipėri "Mis Albania". Pas kėsaj, Ēoba e sheh rrugėn e suksesit jashtė Shqipėrisė. Zgjedh Greqinė, ku pėr disa vite punon me ngulm pėr tė hyrė nė radhėt e fotomodeleve mė tė njohura nė Athinė. Dhe nė Greqi, gjithēka nis me njė konkurs bukurie, ku Ēoba shpallet "Miss Trupi mė i bukur '97" nė Greqi. Pėr shumė vite ajo renditet nė radhėn e dhjetė modeleve mė tė njohura nė Greqi, ku ka pasur mundėsinė tė bėjė njė karrierė vėrtet tė mirė. Merr pjesė nė shumė show tė ndryshme televizive, organizuar nga kanali mė i njohur nė Greqi ANT 1. Mė pas mendon se kėtė rrugė duhet ta vazhdojė nė njė vend ku karriera e fotomodeles ėshtė mė e vėshtirė, por nėse fitohet ėshtė edhe mė e sigurt. Zgjedh Nju Jorkun, e nė pak kohė ia arrin tė dalė nė pozicionin qė dėshiron. E ndėrkohė nuk ėshtė ndarė edhe nga drama, tė cilėn e kishte lėnė nė mes nė Tiranė. Nė Fakultetin e Dramės nė Akademinė e Arteve, Valbona Ēoba ėshtė diplomuar vitin e kaluar. Dhe puna e diplomės sė saj ėshtė vlerėsuar mjaft nga pedagogėt e kėtij fakulteti, sidomos nga pedagogu me tė cilin ka dhėnė provimin, Kiēo Londo. Pikėrisht ėshtė ky sukses i arritur nė Akademinė e Arteve qė solli Ēobėn nė Shqipėri. Jo pėrgjithmonė, por sa pėr tė realizuar njė projekt qė ajo ka nė dorė sė bashku me regjisorin Kiēo Londo. Puna me tė cilėn ka mbrojtur diplomėn nė Akademinė e Arteve, drama "Xhordan", e shkruar nga dy dramaturge angleze, do tė rivihet sėrish nė skenė. Regjisori Kiēo Londo ka vendosur qė kėtė punė diplome tė ish- studentes sė tij t'ia servirė edhe njėherė artdashėsve. Nė rolin e vetėm tė kėsaj drame, ėshtė Valbona Ēoba, e cila ka lėnė pėr pak ditė Nju Jorkun pėr tu rikthyer nė Tiranė, ku pėr revistėn Spektertregon rrugėn e vėshtirė tė suksesit. Ēoba: Pėr tė ardhur nė Shqipėri gjithmonė do tė gjej njė arsye Jeni nė Tiranė, rastėsisht? Jo. Jo krejt rastėsisht. Vitin e kaluar mbrojta diplomėn me regjisorin Kiēo Londo me dramėn Xhordan, njė monodramė kjo. Qė atėherė lindi ideja, dhe e imja dhe e Kiēos, ishte dhe kėnaqėsia e tė dyve njėkohėsisht, qė kėtė dramė ta vinim nė skenė nė njė shfaqje tė mirėfilltė , jo shfaqje diplome. Kėshtu qė ky projekt mė solli nė Tiranė. Mė nė fund vendosėm ta japim tani.Shpresoj qė nė mes tė nėntorit do tė jetė premiera. Ende nuk e kemi pėrcaktuar datėn e saktė. Pėr ēfarė flet konkretisht drama? Ėshtė njė tragjedi, njė ngjarje e vėrtetė qė ka ndodhur nė Londėr, nė vitin 1987. Eshtė shkruar nga dy vajza Anna Reynolds dhe Moira Buffini. Nė qendėr tė veprės ėshtė njė grua e re e cila vendoset nė njė rrethanė tepėr tė vėshtirė. Kėrkojnė ti marrin fėmijėn e saj. Ajo nuk mund tė jetojė dot pa tė ashtu sikundėr fėmija 12- muajsh nuk mund tė jetojė dot pa nėnėn. Atėhere ajo bėn njė kontratė me fėmijėn. Vendos ta mbysi foshnjen me jastėk dhe pastaj tė vrasi veten pėr tu larguar qė tė dy pėrfundimisht nga kjo botė. Ndėrsa mbytja e fėmijės funksionon, vetėvrasja nuk funksionon. Kėtė grua e mbyllin nė ēmendinė dhe mė pas nė burg. Se si vepron ajo mė tej ejani ta shihni nė shfaqje. Pėrtej kufijve tė Shqipėrisė jeni e suksesshme nė fushėn e modelingut, ndėrsa nė Tiranė po shfaqeni si aktore. Ju ku e shihni mė shumė veten? Modelja ėshtė diēka fare e rastėsishme, mė gjeti nuk e gjeta dhe vazhdoj tė bėj tė njėjtėn gjė edhe nė Amerikė. Por gjithmonė me mendimin qė nė njė tė ardhme shumė tė afėrt, pėr mua do tė ishte njė urim ky, do tė bėj kalimin nga modele nė aktore. Si mendoni pėr kė do tė vijnė mė shumė spektatorėt, pėr premierėn apo pėr Valbonėn? Jam shumė e sigurt se ajo qė do ti sjellė mė shumė spektatorėt tek unė do tė jetė kurioziteti. Ata mė kanė parė aq sa kanė mundur si modele, sepse dinė shumė pak nė krahasim me atė qė unė kam bėrė. Kėshtu qė jam e bindur se ata do tė vijnė mė shumė nga kurioziteti, e kanė parė Valbonėn si modele, po jo si aktore. Shfaqja juaj ėshtė njė monodramė, domethėnė e tėra barra e skenės bie mbi ju. Do tė mund ta pėrballoni kėtė premierė? Po, jam nga fillimi i shfaqjes e deri nė fund vetėm dhe skena, dekori nuk ėshtė aspak ndihmues. Ėshtė njė dekor bosh, unė ndodhem nė qeli, do tė ketė vetėm njė stol ku ulem. Nuk kam dialog me dikė tjetėr, nuk kam dekor tė mė ndihmojė, kam vetėm njė foshnje, njė stol dhe njė gotė kos. Me kėto tre elementė duhet tė mbaj shfaqjen qė ėshtė njė orė e gjysmė gati. Them se do tia arrij, patjetėr qė po. Jeni gati pėr njė shfaqje tė tillė? Edhe pas pesė shfaqjeve qė do kem dhėnė, por tė mė pyesėsh do tė them prapė nuk jam gati. Duhet shumė, mė shumė. Unė do tė kėrkoja akoma mė shumė. Le tė flasim pėr karrierėn tuaj pėrtej Shqipėrisė. Pse zgjodhėt Amerikėn pas njė suksesi tė arritur nė tokėn helene? Pa folur pėr ikjen time, Amerikėn e kam menduar si tė vetmen zgjidhje pėr ikjet e tė gjithė shqiptarėve. Kam idenė se emri shqiptar dėgjohet njėlloj kudo nė Evropė. Njė fėmijė i sjellė nga unė nė tė ardhmen do mė falenderonte qė i kisha zgjedhur me kujdes kėtė vend pėr tė qenė qytetar i tij. Por nuk ėshtė aspak zgjedhja e kėtij vendi si qėllim ku ēdo artist do ta zgjidhte pėr tė arritur akoma dhe akoma mė shumė. Tė bėhesh artist ėshtė thjesht njė punė. Qė tė arrish tė bėhesh i njohur pastaj ėshtė njė sukses. Nė Amerikė mund tė punosh shumė mirė. Mund tė thoni se jeni e suksesshme nė New York? Qėllimi mė i madh kur u nisa pėr nė Amerikė ishte realizimi i njė kontrate, tė paktėn mbas njė viti me njė agjenci famoze. Kėtė e doja edhe pėr tė marrė pėrsipėr dokumentet e mia, si sponsor edhe pėr prestixhin si modele e njohur. Kėtu mund tė them se fati erdhi lumė. Vetėm mbas dy muajsh , dokumentet e mia u dėrguan nė qeveri pėr tu mbajtur nė Amerikė si njė njeri me tė dhėna speciale nė fushėn fashion industri dhe ska vetėm dy javė qė kėtė kėrkesė agjencia ime e pėrsėriti prapė. Arrita qė nė konkurset e para tė pozoj pėr revista tė njohura, tė fitoj reklama pėr firma famoze. Si blumindels-maximiliano, shija njyjorkeze nuk mė refuzoi, ndėrsa ka refuzuar mjaft modele tė njohura nga Evropa. Sapo kam filluar shkollėn 2- vjeēare "William Esper" art dhe pse marr vazhdimisht kurse tė teknikės dhe artit amerikan. E pajisur mirė si modele ndihem e varfėr pėr tu bėrė njė aktore amerikane. Kultura ėshtė forcė. Sė shpejti ėshtė duke ardhur faqja ime e internetit tė cilėn e kisha nė plan pėr vitin tjetėr por shkas pėr kėtė nxitim ishte reklama qė mu bė nė faqet e internetit nga club viplife pėr tė cilin bėra reklamėn e muajit si modelja kopertinė. Ndėrsa gjithmonė media vetėm mė ka pėrdorur mua, kėtė radhė them se median e pėrdora unė. Reklamimi i fotove tė mia ishte shumė i nevojshėm nė Amerikė ku unė nuk njihem si nė Greqi. Emailet e shumta me oferta pune ishin njė arritje. Nga punėt e mia mė tė fundit dhe me rėndėsi ėshtė dhe kalendari "I love America" ku pozojne 13 cover modele me rroba banjė prej flamurit amerikan. Janė nga fotot e karrieres sime qė pėlqej mė shumė. Ēfarė ju ofroi mė shumė Greqia? Ėshtė shumė vėshtirė tė flasėsh nė tė njėjtėn kohė pėr tė kaluarėn dhe tė ardhmen. Nė Greqi unė bėra tė njohur vajzėn shqiptare pėr bukurinė dhe klasin e saj. Pra Greqia mė dha famėn. Duke njohur luftėn qė bėhet atje kundėr shqiptarėve nuk mund tė tė shkonte ndėrmend se mund tė shihje nėpėr kinkaleritė revista varur me kopertinėn e vajzės "Alvaneza" (shqiptare'), apo posterat e mėdha nėpėr mure dhe autobuze. Nė fillim as unė se kuptoja ēpo ndodhte. Media greke mė prezantonte me vleresime nga mė sensacionalet. "Shqiptarja qė po bėn Greqinė tė dridhet si nga njė tėrmet", "Ēoba ka pushtuar plotėsisht aristokracine greke'',e tė tjerė tituj si kėto. Nė njė fushė si modelingu ku konkurrenca ishte e frikshme aq sa edhe fillimi, sukseset vazhdonin. Arrita tė lidh kontrata pėr agjenci tė mėdha si Helena Model, ACE model ,Creative model etj. Punoja me kontrata tė gjata dhe tė pėrsėritura pėr kompani tė njohura nė botė si. L' oreal, Cigaret Rex, Dizel, Pantene V,Rilken. Patatet chips, birra Haineken, cimcakizi Clorets, motorin Malagut dhe katalogėt e njohur "Sloge", "Luna", "Winter", "Vingo", La pel", "Lolita', Vanesa etj. Shumė modele tė suksesshme dhe profesionale provojnė kohėn e shkurtėr tė kėtij profesioni. Ndėrsa unė i rezistova pėr 10 vjet. Tė arrish tė bėhesh vajza e kopertinave dhe posterave do tė thotė qė ke lėnė mbrapa mijėra modele tė tjera tė cilat mbyllin karrierėn e tyre pa prekur kopertinėn. Tė gjitha kėto nuk arrihen sikur bukuria fizike mos jetė e plotėsuar me aq seriozitet, talent, personalitet dhe kulturė sa majat e artit kėrkojnė pėr tė tė mbajtur nė vite. Po tė kishin ndodhur tė tėra kėto nė Amerikė them se sot do tė isha shumė e pasur. Aktualisht nuk jam as e pasur. Nė Amerikė vajta 25 vjeē dhe them se kam shkuar nė kohėn e gabuar por jo nė vendin e gabuar. Ka vend pėr korigjime? Nė se ka njė gjė qė do korigjoja po tė filloja nga e para nė Amerikė, do tė kisha pranuar vėrtet tė shpenzoja mė shumė, por tė pasur njė manaxher qė do tė mė krijonte me shumė mundėsi qė ti pėrkushtohesha mė shumė filmit, krahas modelingut. Mamaja ime mė ka ndihmuar shumė, por ajo ndihmė mjaftonte vetėm pėr fillimin, nė Greqi, kur unė spranohesha nė punė e pashoqėruar dhe as qė tė firmosja kontrata pėr shkak tė moshės dhe faktit se ende nuk isha bėrė star. Ndėrsa kur aktiviteti dhe fama ime u shtua ajo nuk mund tė zėvendėsonte punėn e aq njerėzve tė tjerė. Nuk kishte as lidhjet as gjuhėn e duhur. Kėtė gjė ajo po kėrkon ta korigjoje nė Amerikė duke kėrkuar me shumė pretendime njė agjent pėr tė cilin ende se kemi vendosur. A do tė mund tė bėnit mė shumė karrierė nė Shqipėri? Nuk e di pėr fajin tim apo tė medias shqiptare, por karriera ime pothuajse nuk njihet fare nė vendin tim. Ėshtė ende e pa zbuluar gjėrėsia, potenca e modeles shqiptare jashtė vendit. E ftuar pa pėrjashtim nė tė gjithė kanalet greke, nė koncertet mė tė mėdha, nė programet mė tė shikuara tė tyre me vlerėsime tepėr speciale, dhe nuk jam ftuar asnjėherė nga ndonjė kanal televiziv shqiptar, as nė atė tė TVSH-sė, pėrveē se nė njė emision tė mėngjezit nga regjisoria Vasilika Londo, njė vit mė parė. Njerėzit dinė aq sa mund tė thuhet nėpėr revista, por kasetat e mia nuk janė pranuar tė jepen as nga TVSH-ja dhe as nga tė tjerėt. Konkurrenca jashtė vendit qė e vogėl mė ka mėsuar ti kuptoj, ti dalloj gjėrat edhe nga e bardha nė tė bardhė. Nuk ėshtė aspak qytetėrim dhe kulturė fanatizmi pėr tė mbajtur larg atė qė unė kam arritur. E megjithatė rrugė ka plot dhe ditė ka plot. Si modele keni pozuar ndonjėherė nudo? Nė se ka njė gjė qė nuk mė ka pėlqyer, dhe them se kam bėrė mirė, ka qėnė refuzimi i kėrkesave tė vazhdueshme tė shumė fotografėve, revistave pėr tė pozuar nudo. Sapo isha e zgjedhura e tyre, rrallė mund ti shpėtonin pretendimit pėr tė futur diēka seksi nė historinė e fotove. Nuk kam asnjė kompleks pėr tė qenurit sexi, bile them se nėse tek nje grua kjo mungon, tė lė pėrshtypjen se asaj i mungon njė tipar. Tė pozoja nudo nuk mė pėlqente dhe kaq. Ndėrsa ndihem e lodhur ende, por qė kurrė nuk e kam realizuar, ka qenė kėrkesa pėr tė pozuar nudo. Nuk mė joshi kjo kėrkesė as kur mė janė ofruar shuma tė mėdha dhe as kur nga refuzimet kam patur ftohje me agjencinė time. Kjo sepse ajo humbte shumė para nga ky refuzim. Pėr tė pozuar nudo vėrtet e kam problem dhe paragjykim. Njė modele qė pozon nudo, mė krijon ndjenjėn e diēkaje tė pistė. Ndėrsa pėr njė porno-star do ta quaja shumė profesionale. Nė momentin qė njė modele shfaqet nė revistė nudo, ēfarė ajo modelon? Kjo ndodhte vetėm nė Greqi. Nuk ka njė modele famoze greke qė tė mos ketė kopertina dhe faqe tė tėra nudo. Nė Amerikė ėshtė kundėrta. Agjencia nuk ta kėrkon njė gjė tė tillė dhe duhet tė firmosėsh qė ti nuk bėn nudo as me klientė tė tjerė. Pra nuk kam bėrė nudo dhe nuk do bėj asnjėherė si modele. Nuk do ta gjykoja Valbonėn nėse skena e njė filmi do tia kėrkonte tė zhvishej, po kjo jo pėr ndonjė rol tė parėndėsishėm. Pas shumė endjesh nėpėr qytete tė ndryshme, ku jetoni aktualisht? Aktualisht jetoj nė Manhatan. Erdhėm kėtu pasi lėvizėm nga Brooklyn dhe nuk e dimė ende nėse kėtu ėshtė vendosja e fundit. Los Anxhelos ėshtė exakt stacioni pėr tu bėrė aktor. Sa shumė lėvizje pa qėndruar akoma asgjėkundi. A do tė ktheheni nė Shqipėri? Nuk mendoj se ka ndonjė arsye pėr tė lėnė Amerikėn. Atje gjėrat shkojnė mirė. Edhe prindėrit ndihen mirė. U stabilizuan shpejt me dokumentet dhe gjuhėn. E ardhmja gjithmonė mund tė jetė njė surprizė. Nuk dihet. A ju mungon vendi juaj atje? Do tė ishte njėsoj sikur tė mė pyesnit a kini atdhe? Nėse njė gjė kaq e madhe si atdheu nuk tė mungon do tė thotė qė nuk ka ekzistuar kurrė. Nė tė gjitha intervistat e mia kam deklaruar sinqerisht se pėr tė ardhur nė Shqipėri gjithmonė do tė gjej njė arsye. Ndaj ēdo njeriu tė ri apo tė vjetėr, tė ashpėr apo sentimental nė tip, braktisja e vendit i kthehet nė njė mall, nė njė mungesė qė kurrė nuk zėvendėsohet. Si e kaloni kohėn e lirė ? Atje janė kaq tė shumta mėnyrat pėr tė kaluar kohėn e lirė dhe kaq shkencore, tė pasura me ide e qėllime sa shpesh herė mund tė ngatėrrohesh e tė pyesėsh vehten: je nė kohėn e lirė apo duke mėsuar diēka? Unė i shfrytėzoj kėto por ajo qė mbetet primare tek unė ėshtė kinemaja. Ka ditė qė e planifikoj vetem pėr kėtė. Kinemaja ngjitur me derėn e shtėpisė sime shfrytėzohet aq mire nga unė. Hyj me njė biletė dhe nuk dal deri sa shoh 2, 3 ose 4 filma qė jepen. Mos mė keqinterpretoni. Nuk ėshtė aq serioze por jo dhe aq e keqe kur ka vende qė tė lejojnė ta bėsh. Nuk shkoj aq shpesh nėpėr mbrėmje private dhe kėrcimi. Kėtė verė kam shfrytėzuar tė gjitha llojet e sporteve nė ujė tė cilat mė bėjnė aq tė ēmendur sa dhe ato nė ajėr. E bukur, e suksesshme por, e dashuruar ? Ka disa raste kur mė pėlqen tek njė grua tė paraqiturit pak naive ose pak budallaqe. Kjo mė ka nxjerrė shpesh nga ato situata kur efekti si femėr ka trazuar keq ndonjė person, po aq publik sa unė ose mė shumė. Pėr tu larguar e edukuar lė tė mendoj se ndodhi diēka e tillė. Ndiej se mund ta bėj edhe me pyetjen tuaj kėtė, pėr tė qenė e edukuar. Realisht, profesioni nuk mė ka lejuar ta trajtoj veten aq sa ka pasur nevojė. Pėr ti rezistuar konkurrencės sė madhe tė tė qenurit pėrditė e freskėt dhe bukur nuk kam gabuar aq shumė. Jo se kam qenė perfekte. Tė gjithė nė mosha tė ndryshme bėjnė disa gabime tė asaj moshe, kur mendojnė tė trajtojnė vehten. Por shumė e vogėl u bėra modele, punoja si njė star, pa u kėnaqur kurrė si njė star. Por nuk mė kanė munguar aq gjatė ata qė mė sipatizojnė dhe ata qė unė simpatizoj. Pasionet dhe ngacmimet e ardhura prej simpative nuk mbajnė pa prekur disa ndodhi dashurie, por ato nuk janė tė shpeshta. Nuk ju detyrohesh dhe mund tė quhesh korrekte dhe kur nuk iu pėrgjigjesh me diēka sensuale. Nė tė tilla raste mė pėlqen ta zėvendėsoj kėtė mungesė me ndonjė surprizė. Surprizat qė mbajnė nė vetvehte zgjuarsi, kanė po aq efekte nė tė ndjerė dhe ndoshta mė shumė nė kohė se sa efektet prej tė prekuri, prej pėrsėritjesh. Ēmendoni pėr bukurinė? Nuk do tė kisha lexuar kaq shumė mbi bukurinė sikur profesioni qė mė dha famėn tė mos kishte pasur bazė pėr fillim bukurinė por njė diplomė. Teoritė, thėniet mbi bukurinė janė tė shumta e vlerėsuese por unė dua tė ndalem tek rėndėsia dhe pėrcaktimi filozofik qė Oscar Wilde i ka bėrė kėtij nocioni. Ne tė gjithė vėmė re se njė fytyre tė bukur i besojmė mė shumė dhe mė shpejt, jo shpesh fytyrat e shėmtuara bėhen popullore. Kush nuk do donte tė ishte i bukur, ēdo gjė rreth tij deri dhe e gjithė bota, mbi tė cilėn ai rri. Diēka ndryshon nė profesionin e modeles. Bukuria nuk ka dhe nuk pranon atė bukuri qė shohin dhe vlerėsojnė njerėzit. Shumė bukuri misesh apo modelesh kanė dėshtuar para bukurive standarde qė celuloidet, makinat e hekurta duan. Aparatet mekanike qė regjistrojnė bukuritė tė hedhin tutje sapo ti nuk luan sensualisht me to, nuk pėrcjell me tepricė emocionin, nuk di ti prekėsh. Unė e kam pasur mė tė lehtė tė jem njė sensuale e suksesshme edhe me mashkullin mė tekanjoz se sa me kamerat dhe polaroidet. Nuk mund tė jesh kurrė e suksesshme nė foto nėse ju beson leksioneve dhe tė mungon ndjeshmėria. Aparati kap dhe lėvizjen mė tė vogėl tė gabuar, tė njė muskuli edhe kur ti mendon se ēdo gjė ka qenė perfekt. Tė punosh pėr revistėn duhet diēka tjetėr. Pėrveē bukurisė fizike tė trupit, duhet talenti, bukuria e trurit. Ndiheni me fat qė Zoti ju ka bėrė tė tillė, apo punoni pėr kėtė? Fillimisht them se kam qenė me fat, jo vetėm pse isha e bukur. Isha fėmijė e njė familjeje me shumė kėrkesė dhe qė dinte tė gjente sa mė shumė mėnyra pėr tė realizuar ėndrrat e fėmijėve. Shumė e veēantė dhe progresive pėr kėtė ka qenė mamaja. Pak vajza e kanė atė fat qė nėnat e tyre tė jenė dhe shoqet e tyre mė tė mira. Unė me motrėn time, Eda, kemi qenė vėrtetė me shumė fat. Nuk ka asgjė tė bukur ose tė shėmtur qė ndodh nė jetėn tonė dhe mos jetė mamaja e para qė ne nxitojmė tia themi asaj. Ēmimi, Mis fotozhenia qė mė dhanė nė Shqipėri ishte spontan, nuk kishin ētė mė jepnin tjetėr. Greqia do tė zbulonte se Zoti mė kish dhuruar talentin e tė pozuarit. Kamerat dhe apartatet mė donin aq shumė sa bėnė tė mė duan dhe grekėt. Tė bėhesh famoze nė njė fushe rivalesh si modelingu apo filmi ėshtė vėrtet bukur. Por tė bėhesh famoze nė kėtė fushė nė njė vend tė huaj ėshtė vėrtetė e merituar. Mban mend vetem tė punuarit shumė, tė lodhurit shumė. Dhe tė shtosh kėtu qė dhe staret kanė anėn e errėt tė jetės sė tyre si ēdo njeri. Njerėzit shohin vetem luksin, sukseset, dritat qė mediat drejtojne drejt tyre. Marre nga ''Shqiperia.com'' Valbona Ēoba |
|
#11
| ||||
| ||||
| hahahahahahaaaaaaaaaaaaaaaaaaaaa per te qeshur ai titulli bombastik nejse kjo eshte detyra e gazetarve
__________________ gjithcka qe te ndodh e ka nje arsye |
|
#12
| ||||
| ||||
| Kuptohet se eshte si tip komplimenti titulli sepse Monro mbetet e pazevendesueshme , por kjo nuk do te thote se eshte per te qeshur ! |
|
#13
| ||||
| ||||