Total: (110,050) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 6 nga 6
  1. #1
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Icon8 Kultura Tradicionale ne Shqiperi

    Kultura Tradicionale ne Shqiperi
    Ne Shqiperi njihen dy grupime te medha etnografike, te konsoliduar qe nga mesi i shek.XVIII, qe jane: Gegeria ne veri te lumit Shkumbin dhe Toskeria ne jug te tij. Gegeria perbehej nga Gegeria e mirefillte, Dukagjini apo Leknia, Malesia dhe Fushat Bregdetare te Veriut, kurse ne Toskeri benin pjese: Toskeria e mirefillte, Myzeqeja, Laberia e cameria. Natyrisht, perbrenda ketyre krahinave etnografike ekzistonin edhe ndarje te tjera me te vogla.

  2. #2
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore


  3. #3
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Mite e besime popullore

    Nje aspekt me interes i kultures popullore shqiptare kane qene padyshim, mitet, supersticionet e besimet fetare. Dihet historikisht, se feja e krishtere filloi te perhapej ilegalisht ne Iliri, qe ne shekullin e pare te eres sone. Ungjillezimin e saj e filloi Shen Pali dhe e perfunduan misionaret latine. Kjo shpjegon faktin, se perse ne gjuhen shqipe, terminologjia fetare e krishtere eshte e burimit latin, si ne Veri e ne Jug. Me perhapjen e myslimanizmit, e sidomos nga shek.XVII e ketej, linden disa fenomene te vecanta, si kriptokristianizmi ne disa fshatra ne rrethin e Elbasanit (ne krahinen e Shpatit), qe vazhdoi deri ne Shpalljen e Pavaresise me 1912. Por ne shek.XIX, edhe ne disa zona te Shqiperise Veriore (psh ne Lure), kishte familje te perziera ne pikpamje fetare: disa pjeserisht katolike e disa te tjere myslimane. Nga Lufta e Pare Boterore ka ardhur duke u rritur edhe numri i atyre, qe nuk i ndjekin rregullisht praktikat fetare. Ne kete kuader historik, nuk eshte e veshtire te kuptohet, se si u be e mundur qe te ruhej deri ne shekullin tone nje perzierje e traditave te lashta pagane, me elemente te krishterimit e te myslimanizmit.
    Nder mitet me te lashta te ruajtura aty-ketu deri ne fillim te shek.XX, ishte sigurisht
    kulti i diellit, i cili ka lidhje me kultin e zjarrit e te vatres (sepse vete dielli eshte burim drite e ngrohtesie), si edhe me kultet bujqesore e blegtorale (sepse jeta e cdo gjallese ne toke varet nga dielli). Ruhej gjithashtu, nderimi per disa maja malesh, qe adhuroheshin, si "maja te diellit". Keshtu, ne data te caktuara, beheshin pelegrinazhe ne disa maja malesh, si Maja e Rumies, Gjalica e Lumes, cuka e Tomorrit, kendravica, etj. Ne keto festa ndizeshin zjarre te medhenj ne pritje te lindjes se diellit dhe besohej se ata ia shtonin fuqine diellit. Le te kujtojme ketu, se mallkimi me i forte qe ndeshim ne epiken legjendare per kundershtarin e heroit, eshte: "T'u shkimt hisja e diellit".
    Ne shume vise shqiptare ka patur gjurme te nje "kulti te gjarperit", vecanerisht, per gjarperin e bolles e shtepise qe konsiderohej si nje hyjni mbrojtese. Kulti i gjarperit ka qene shume i njohur edhe tek Iliret e lashtesise e sidomos tek dalmatet. Ne malsite tona, dikur mendohej se cdo shtepi e kishte gjarperin e vet mbrojtes.
    Ne epiken legjendare flitet edhe per figura te tjera mitologjike mbrojtese te njeriut, si ishin oret dhe zanat a shtojzovallet. Ora mund te merrte ne mrojtje personin, familjen, por edhe gjithe fisin. Zanat ishin gra te bukura, por edhe trime e luftetare. Besohej, se ato banonin ne shpella mes pyjesh, pushonin ne mrize, prane burimeve ose ne maja malesh. Studjuesit e mitologjise mendojne, se zana ka lidhje me nje perendi ilire te pyjeve e te burimeve qe, ne interpretimin romak mori emrin Diana.
    Dragoi perfytyrohej si nje qenie e mbinatyreshme, me fuqi te jashtezakonshme. Bema e tij kryesore ishte te lironte ujrat, qe i kishte zene kucedra. Besohej, se dragojte luftonin sidomos ne kohe furtunash te medha, duke perdorur topuzat, heshtat, shigjetat, guret me brima, por sidomos parmendat e zgjedhat. Ata mund te shkulnin edhe drure te medhenj e gure te malit.
    Kucedra, perfytyrohej si nje qenie mitologjike, qe misheronte forcat e verbra shkaterruese te natyres. Thuhej, se ajo ishte si nje gjarper i madh me 3, 7, 9 ose 12 koka, qe mund te villnin zjarr. Zinte vend prane burimeve, ndalonte ujin dhe i linte njerezit te vuanin.
    Ka pasur padyshim edhe figura te tjera interesante ne mitologjine shqiptare, qe nuk mund te arrijme t'i permendim ketu, ashtu si ka patur edhe supersticione mbi magjite, syrin e keq, parashikimin e se ardhmes, etj.
    Arti fshatar e zejtarite artistike
    Zhvillimi i artit fshatar dhe i zejtarive artistike ne tre-kater shekujt e fundit ne Shqiperi, ka qene i lidhur ngushte me kushtet historike e shoqerore te vendit, si ishin pushtimi i gjate osman me pasoja te renda ne plan fetar e kulturor, shtypja kombetare e shoqerore e ushtruar gjate ketij sundimi te huaj, etj. Keto kushte te veshtira penguan lulezimin e artit ne shume fusha, si ne arkitekturen monumentale, ne skulpture, etj. dhe e ndrydhen per nje kohe artin vendas ne sfera me te kufizuara si jane artet minore. Ne pamundesi per te trajtuar te gjitha fushat e arteve te aplikuara popullore, me poshte, po flasim shkurtimisht vetem per disa prej tyre.
    Ne fshatin shqiptar, tradita e punimit dhe e zbukurimit te objekteve te vogla prej druri nga vete fshataret per nevoja te jetes se perditshme, aty-ketu, u ruajt e gjalle edhe ne gjysmen e pare te shekkullit XX. Keshtu, barinjte zbukuronin krraba e kupace, furka, boshte, etj. Ndersa te tjere, fshatare me te stervitur, punonin shkambe e karrige me forma tradicionale, si ishin ato te Dukagjinit, te Pukes, te Mirdites, etj., apo djepa per femije, vegla muzikore e sidomos arka per paje.
    Ne disa krahina te vendit, punimi i drurit kishte arritur te ngrihej ne zejtari artistike.
    Nga shekujt XIII-XIX, kemi ekzemplare gdhendjesh ne dru, qe terheqin edhe sot admirimin tone, si interiore ndertesash kulti, interiore banesash fshatare e qytetare, etj. Nje nga ekzemplaret me te perkryer eshte padyshim ikonostasi i kishes ortodokse te fshatit Leuse te Permetit, i punuar ne fund te shekullit XVIII. Atje, sfondi vegjetal eshte mbizoterues, por me deget e gjethet e shumta, nderthuren edhe figura kafshesh reale e fantastike, zogj e simbole te ndryshme kristiane.
    Punime te shquara ne dru gjenden edhe ne interiore banesash, kryesisht tavane, dollape muri. kapake dritaresh, trapazane, ne qytete si Gjirokastra, Berati, Elbasani, Shkodra, Prizreni, etj.
    Traditen e punimit te argjendit e gjejme ne lulezim te plote ne shekujt XVII-XVIII. Edhe sot, ruhen vecanerisht ne koleksione muzeale, objekte argjendi me mbishkrime te datuara e me prejardhje nga qendra te ndryshme qytetare te vendit, si Shkodra, Elbasani, Berati, Voskopoja, etj. Ato jane shume here te nje cilesise te larte artistike, qofshin kulti, si kryqe, potire, kapake ungjijsh, etj., qofshin objekte laike, si stoli trupi, pajisje shtepiake, etj.
    Mjeshtrat e talentuar argjendare te qyteteve, gjate shekujve XVIII-XIX, kane punuar per te veshur me pafta argjendi nje numur shume te madh pushkesh te gjata, koburesh, jataganesh, vezmesh, qe konsideroheshin si pajisje te nevojshme te cdo burri, nga te cilat, nje numur i mire ruhet ende neper muzete e vendit. Madje, ka shume prej tyre, qe jane edhe te lara me ar.
    Midis te gjitha objekteve prej argjendi te ekzekutuara me teknika te ndryshme (me te rrahur, me te derdhur, etj), finese te vecante paraqesin punimet me filigrane, qe ishin me fort nje specialitet i mjeshterve argjendare te qyteteve te veriut se sa i atyre te jugut.
    Grate fshatare ne Shqiperi, prej shekujsh jane marre me endjen e pelhurave te ndryshme, qe sherbenin qofte si pjese veshjeje, qofte si pajisje shtepiake (dysheke, peshqire, shtroje, mbulesa, piceta duarsh, mesalla tryeze, etj).
    Ne Shqiperi, pelhurat e mendafshta jane punuar e perdorur me shume se ne vende te tjera te Ballkanit, ndoshta sepse edhe klima e favorizonte rritjen e krimbit te mendafshit, meqenese ne disa zona ishte mjaft i perhapur mani i bardhe.
    Tekstilet e leshta, te ekzekutuara me nje varg teknikash te ndryshme pune, perdoreshin gjeresisht dhe ruanin shume karakteristika lokale, qe i benin punimet e nje krahine te dalloheshin nga ato te krahinave te tjera.
    Te tjera punedore me interes, ishin thurjet e ndryshme me shtiza, ojat e dantelat e sidomos qendisjet e shumellojshme, qe nga qendisjet e thjeshta fshatare deri tek qendisjet e mahniteshme e virtuoze, me fije mendafshi ose ari te mjeshtrave qendistare te disa qyteteve, dhe me heret, edhe prane manastireve te kohes. Midis puneve te tyre, kemi edhe ekzemplare te rralle, si eshte rasti i Epitafit te madh te Glavenices (prane Beratit), qe mban daten 1373, si dhe te tjera qendisje laike e fetare me interes te vecante.

  4. #4
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Kostumet tradicionale

    Veshjet popullore, jane pa dyshim nje nga manifestimet me te fuqishme te kultures tradicionale. Ato jane trasheguese e transmetuese te shume elementeve, qe vijne nga lashtesia dhe nga koha e mesme, por jane njekohesisht edhe shprehje e marredhenieve kulturore me popuj te tjere gjate shekujve.
    Tipet kryesore te veshjeve popullore shqiptare per burra jane: kostumi me fustanelle, kostumi me kemishe te gjate e dollame (cibun), siper kostumi me tirq dhe ai me poture (pantallona te shkurtra deri te gjuri). Pra, ne Shqiperi, burrat kane mbajtur si veshjet ne formen e nje fundi te gjere, ashtu edhe ato ne forme pantallonash, por te parat kane dale nga perdorimi me heret se te tjerat. Pjeset me te zbukuruara ishin jeleket dhe xhamadanet e kostumit festiv. Burrat shqiptare mbanin edhe stoli te ndryshme argjendi, si jasteke gjoksi, sumbulla dekorative tek jeleket, unaza, pipa e kuti cigaresh, por mbi te gjitha, armet e brezit e te krahut, qe ishin gjithnje te stolisura pasurisht.
    Per gra, tipet kryesore te veshjeve, ishin: kostumi me xhublete (nje fund ne forme kembane), kostumi me kemishe te gjate e xhoke shajaku siper, kostumi me dy futa te vendosura mbi kemishen e gjate, njera perpara e tjetra prapa dhe kostumi me mbeshtjellese (nje fund i hapur, i mbledhur tek beli me rrudha ose pala).
    Ne veshje, ngjyrat e zbukurimet ndryshonin simbas moshes. Per te vegjelit e te rinjte, kostumi krahinor mund te ishte me i thjeshte. Ndryshe nga popuj te tjere te Ballkanit, ne Shqiperi, vajza qe kishte arritur moshen e marteses, duhet te vishej thjeshte e pa stoli, floket t'i mbulonte mire me nje shami dhe te mos vishte rrobe te kuqe. Kostumi i marteses ishte varianti me i pasur i veshjes se krahines, si per nuset edhe per dhenduret. Per nuset, stolite metalike ishin te pamungueshme, madje, perdoreshin edhe me tepri, sepse ketu, me sa duket, kishte rendesi jo vetem funksioni i tyre estetik, por edhe funksioni magjik qe u atribuohej. Per nuset, rendesi te vecante kishte zbukurimi i kokes. Disa vjet pas martese, veshja fillonte te lehtesohej nga zbukurimet.
    Te vdekurit i visheshin, sipas zakonit, ish rrobat me te mira. Ne veshjet popullore, shenjat e zise ishin te pakta, grate mund te vishnin praptas ndonje nga pjeset me te zbukuruara te kostumit, psh. xhoken a perparjen.
    Studimet e deritanishme, kane treguar se pjeset perberese te veshjeve tradicionale, nuk kane te gjitha te njejten moshe. Ka pjese, qe te kujtojne veshjet mesjetare, me ndikime bizantine e orientale, te tjera qe vijne si nje jehone e kohes antike, por ka edhe elemente, qe mund te lidhen me kulturen ilire. Mund te permendim keshtu analogjite e verejtura midis linjes popullore dhe "dalmatikes" ilire, apo midis kapucave, strukave (shalleve), opingave, etj. dhe elementeve respektive, te perdorur nga iliret. Fale ketyre elementeve te trasheguar nga kultura ilire dhe ajo e arberve te mesjetes, gjate zhvillimit te tyre historik, veshjet popullore kane arritur te fitojne nje varg tiparesh origjinale, qe marrin vlerat e nje treguesi etnik, i cili i dallon veshjet shqiptare nga ato te popujve te tjere.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura

  5. #5
    Minifotoja e anetarit Ardit
    Ardit eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    12-04-03
    Lokalizimi
    Tiranë
    Postime
    222
    Images
    1

    Kryesore

    o AlbShkodra,meqe te kemi ty nda shkodra une do mundohem te hap nje teme me fotot e Marubit nga shkodra edhe historikun e fotografit Kel Marubi shpresoj se do gjej informacion
    Kujt i vjen turp nga skamja e vet,
    dhe s`njeh as nder as vlera.
    Atij i them rob i vërtetë,
    bir robi dhe të tjera...

    ( Robert Bërns )

  6. #6
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Citim Origjinali i Postuar nga GJENERALI
    o AlbShkodra,meqe te kemi ty nda shkodra une do mundohem te hap nje teme me fotot e Marubit nga shkodra edhe historikun e fotografit Kel Marubi shpresoj se do gjej informacion
    Faleminderit Gjeneral, nuk e paskam pare kete postim te te falenderoj me pare. Rrofte partia e punes e Shqiperise, komiteti i saj qendror me shokun Gjeneral ne krye
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

Tema te ngjashme

  1. Kultura okulte dhe ndërgjegja bashkëkohore
    By Administratori in forum Mistike
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-05-2010, 05:05
  2. Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 01:06
  3. Si i ndihmoi kultura Islame Evropës
    By Sabahi in forum Teologjia
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-05-2009, 12:32
  4. Kultura shqiptare dhe bastarduesit e saj
    By shaban_cakolli in forum Muzika
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-10-2008, 12:14
  5. A ka rendesi kultura gjate njohjes se dikujt?
    By carbone in forum Njohja me anetaret e forumit
    Pergjigje: 31
    Postimi i Fundit: 09-09-2007, 18:22

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.