| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Gjama... kur burrat e Malėsisė vajtojnė me thonj, britma dhe gjak Petrika GROSI Forma mė antike, mė ekspresive dhe mė spektakolare nė tė cilėn plazmohet kriza e pikėllimit gjatė ritit mortor nė malėsitė veriore ėshtė gjama e burrave. Etnologu Bledar Kondi, thotė se "tė dhėnat mė tė hershme mbi gjamėn e burrave dėshmohen nga Herodoti, i cili flet pėr ekzistencėn e vajtimeve kolektive tė fiseve dardane. Nė mesjetė, Mikel Apostoli pėrshkruan njė skenė mortore pranė Shkodrės, ku burrat dhe gratė, tė cilėt ai, nė vitin 1437 i quan ende me emrin "taulantė", "vajtonin si kretasit", duke nėnkuptuar me kėtė modelet e lashta tė vajtimit helen me britma dhe vetgjymtim". Marlin Barleti dokumenton i pari gjamėn personale tė Lek Dukagjinit pėr vdekjen e Skėnderbeut, ndėrsa Pjetėr Budi jep njė tablo dramatike tė malėsorėve katolikė qė i nderonin tė vdekurit e tyre me gjamė tė pėrgjakshme edhe gjatė salikimit fetar nė shtėpinė e Zotit. Gjatė shek. XIX dhe gjysmės sė parė tė shek. XX janė pikėrisht klerikėt katolikė italianė dhe shqiptarė tė cilėt ofrojnė dokumentacionin etnografik mė tė pasur mbi praktikimin e gjamės nė Malėsinė e Dukagjinit, Malėsinė e Madhe, tė cilat kulmojnė me kodifikimin e dokeve mortore dhe tė usullit tė gjamės nė Kanunin e Maleve, nga Shtjefėn Gjeēovi [1900-'07]. Ndėrsa gjatė gjysmės sė dytė tė shek. XX gjama do tė bėhej objekt i studimit etnografik, folklorik dhe etnomuzikologjik nga Rr. Zojzi, R. Sokoli, A. Ahmeti, A. Ēeta, M. Tirta, A. Ahmedaja etj. duke nxjerrė mė nė nė pah funksionin dhe rėndėsinė e kėtij vajtimi prototipal nė traditėn mortore shqiptare. Pėrsa i pėrket regjistrimeve zanore tė gjamės kolektive, ato janė shumė mė tė pakta, dhe ekzemplarėt e regjistruar fillimisht nga O. Xhatufa nė vitin 1972 nė malėsitė e Tropojės, Shkodrės, gjenden tė depozituar vetėm nė Arkivin Audiovizual tė Institutit tė Kulturės Popullore". Shtrirja gjeografike e tė gjamuarit Gjama e burrave ka mbijetuar deri nė dekadat e fundit nė fshatrat katolike tė Malėsisė sė Dukagjinit, Malėsisė sė Madhe, e pjesėrisht tė Pukės, Mirditės e Lezhės; por nuk ka munguar aspak nė malėsitė albanofone tė Trieshit, Grudės, Plavės, Gucisė (Mali i Zi) dhe tė Gjakovės (Kosovė). Kurse komuniteti mysliman i malėsive ka qenė shumė mė i frenuar prej dogmės fetare pėr tė praktikuar ritin e gjamės, prandaj burrat myslimanė privatisht bėnin gjamė individuale tė mbyllur nė kullė, kurse publikisht thėrrisnin burrat katolikė pėr t'u bėrė gjamė nė raste vdekjesh. A. Ahmeti dhe P. Stojanoviq informojnė se gjamatarėt profesionistė tė malėsive shqiptare shquheshin edhe kundrejt fqinjėve tė tyre sllavė pėr ekzekutimet kolektive dhe individuale, prandaj dhe janė ftuar shpesh nė ritet funerale malazeze dhe boshnjake pėr tė thirrur gjamė fillimisht nė serbisht dhe mė pas nė shqip. Kėto dy aspekte dėshmojnė nė mėnyrė kuptimplotė se gjama kolektive dhe individuale e ekzekutuar publikisht gjatė ritit funeral, e ka nxitur komunitetin malėsor shqiptar qė tė mposhtė shokimin nga vdekja, tė fuqizojė kohezionin social, tė ripėrtėrijė jetėn normale tė ēorganizuar me ekuilibrat e saj tė prishur, duke kapėrcyer ēdo dallim fetar dhe etnik. Kur malėsorėt bėjnė gjamė ... Nė malėsi thuhet se burri "po ban gjamė, po gjimon, po thrret vaj, po ban brimė, po bėrtet". Ekuivalenti i saj nė latinisht duhet kėrkuar tek termi gemitus (ose gemere) qė mbart brenda vetes njė sėrė konotacionesh tė tilla si: gjamė, rėnkim, grahmė; ulurimė; zhurmė, zhaurimė; pikėllim, helm, brengė, trishtim. Nė kontekstin leksikor tė gjuhės shqipe, E. Ēabej e identifikon fjalėn "gjėmė" me kuptime tė tilla si "fatkeqėsi, mėnxyrė"; "lajm i vdekjes, mandatė"; "bubullimė, gjėmim"; "vaj, vajtim". Kurse Von Thallocszy tregon se fjala "gjėmuem" pėrfshin me bamė gjamė, me bumbullimė; me ushtuem, kėrsitun me gjamė; me u nėkuem prej dhimbet, dhimbesh, dobsije tė madhe tė trupit a prej nji pikėllimi tė padurueshėm; me qamė, vajtuem tė madhe'. Prej kėtej mund tė kuptohet dhe shpjegohet qartė se "tė bėsh gjamė" do tė thotė tė ushtosh, tė buēasėsh, tė uturish, tė shpėrthesh, tė vajtosh me tė madhe prej pikėllimit tė padurueshėm. Ndėrsa nė fjalorthin e parė etnomuzikologjik, Ramadan Sokoli do ta pėrkufizojė gjamėn si "njė farė vajtimi me britma qė bajnė malcorėt ndėr morte tue ējerrė fytyrėn e tue grushtue gjoksin me ritėm". Pra "gjama" ėshtė njė teknikė tė brituri dhe gjestikuluari e cila e modelon kulturalisht vuajtjen natyrale tė shprehur nė kontekstin mortor. Britmat e gjamatarėve shpalosen si reaksione tė fuqishme tė habisė "primitive", protestės sė pėrjetshme, dhimbjes sė dehistorifikuar dhe autofajėsimit tė ankthshėm tė njeriut pėrballė vdekjes. Studiuesi i Institutit tė Kulturės Popullore, Bledar Kondi, shpjegon pėr "Shekulli-Kontakt" se "...kodifikimi i britmave tė shoqėruara me grushtime kraharori dhe gėrvishtje fytyre (reale ose tė simuluar) sipas njė modeli tė krijuar nga kultura dhe tė ruajtur nga tradita, shėrben pėr shfaqjen, kanalizimin dhe nėnshtrimin e emocioneve tė pakontrollueshme dhe agresive. Ato do tė mbeten mishėrim mitiko-ritual i njė fenomeni ku rreptėsia e ligjit tė pavetėdijės qėndron nė raport tė kundėrt me zhvillimin e vetėdijės". Gjamat e qumėshtit dhe gjamat e gjakut ... Komuniteti i malėsive tė veriut i nderon tė vdekurit e tij me gjamė burrash dhe vaj grash. Nė shumė fshatra tė besimit katolik si nė Dukagjin, Nikaj-Mėrtur, Pult, Shalė, Shosh, Nėn-Mavriq, etj. gjama kolektive kryhet sipas njė protokolli ceremonial nėn drejtimin e zėdhėnėsit tė saj tė paracaktuar duke filluar me rendin farefisnor, shoqėror, miqėsor dhe krahinor. Gjamėn e parė e bėn vėllazėria, ajo ėshtė hallka e parė e zinxhirit procesual qė shtrihet nga 8-10-12 gjamė pėr person, tė kryera nė vijim nga vėllazėritė e ndryshme, fiset e huaja apo bajraqet e largėta, por secilit prej tyre, pavarėsisht numrit tė madh tė pjestarėve qė mund tė ketė, nuk i lejohet qė tė ekzekutojė dy herė pėr njė tė vdekur. Numri i gjamave tė ekzekutuara varion prej statusit tė personit apo rrethanave tragjike tė vdekjes, por nuk mund tė jetė kurrė mė pak se sa 2 gjama pėr ēdo mashkull tė vdekur. Ajo qė duhet theksuar kėtu ėshtė se gjama dhe vaji kryhen pėr vdekje natyrale, vrasje dhe vetvrasje. Pėrsa i pėrket vdekjes sė grave, Kanuni sanksionon se 'burrnimi s'bėrtasin mė grue tė dekun, por, po, i vėllai nė motėr, i biri nė t'amėt e kunati nė kunatėn'. Sipas tė dhėnave arkivore tė Institutit tė Kulturės Popullore mėsojmė se deri nė shekullin XIX, nė malėsinė e Dukagjinit gjinia bėnte gjamė pėr femrėn para se tė varrosej, por mė mbrapa ky zakon u braktis, sepse 'nuk i mbet gja burrit'. Me gjithė ardhjen e regjimit socialist dhe krijimin e kushteve tė reja socialo-kulturore nėn diktatin ideollogjik, ky zakon do tė ruhej deri vonė nė Malėsinė e Madhe por nė njė pamje mė tė moderuar: 'i biri pėr nėnėn dhe vėllai pėr motrėn mund tė vajtojė por jo tė bėjė gjamė' thotė F. Mehmeti. Etnologu Kondi, vazhdon tė tregojė se "drama mortore do tė finalizohet nė varrezė me ekzekutimin e gjamės sė gjakut (fisi i babait) dhe gjamės sė qumėshtit (fisi i nėnės). Gjama e qumėshtit mund tė interpretohet si njė mbijetojcė simbolike e qytetėrimit matriarkal tė shtypur e tė transformuar pėrgjatė historisė shekullore prej rendit patriarkal: e jėma vajton tė birin me britmė burrash . Ky aspekt simbolik del mė qartėsisht nė pah kur shprehja e pikėllimit zhvendoset tek qeniet mitologjike tė malėsive gege, ku sipas rrėfimeve tė moēme, vetė Orėt e Malit janė dėgjuar nėpėr shkėmbinj ndjellakeqė duke thirrur herė gjamė burrash e herė gjamė grash". Duhet pasur parasysh qė normat pėr ekzekutimin e gjamėve kolektive janė tė rrepta dhe tė kodifikuara prej motmotit. Nga rrethi miqėsor s'lejohet qė tė "thrrasė vaj" kushdo e sido, pasi janė caktuar qė mė parė ata qė do bėjnė gjamė, e qė kryesisht i pėrkasin njė rangu tė fisėm ose qė e kanė patur mė pėr zemėr tė ndjerin, megjithėse, 'edhe mos me e pasė mik tė dekmin, gjaku tė luen' thotė Gjeēovi. Shoqėria shėnon prijėsin e gjamės qė do tė udhėheqė grupin nė thirrje, i cili vihet nė mes tij. Njė formacion gjamatarėsh pėrbėhet zakonisht nga 10-40 persona tė renditur nė 1-4 rreshta, nė vijė tė drejtė ose gjysėm rrethi, por nė 'vdekje tė pėrdjegme' formacioni bymehet deri nė '80-120-160 vetė' madje nė njė numėr tė pacaktuar, duke u shndėrruar kėshtu nė njė kor me pėrmasa gjigande qė ekzekuton bashkarisht njė "gjamė tė dhimshme" I vdekuri dhe nusja pėrcillen nė perėndim tė diellit Herė herė gratė vendosen nė njė vijė paralele mbas burrave duke ruajtur njė distancė prej jo mė shumė se sa dy tri hapash. Simbas dokes, gjamė thėrrasin pleqtė, madje "pleq e ma pleq", por nuk mungojnė as tė rinjtė tė cilėt renditen gjithmonė nė rreshtat e mbrapėm pėr tė mos rėnė nė sy. 'Ndryshe nga gratė tė cilat vajtojnė pėrgjithėsisht nė moshė madhore, burrat mund ta fillojnė gjamimin qė prej moshės 15-16 vjeē, dhe tė vazhdojnė gjatė gjithė jetės derisa tu shteren fuqitė'. Si tipar dallues pėr lidhjen me tė vdekurin shėrben forma e adresimit ndaj tij: thirrja verbale 'i mjeri un o vlla' i pėrket farefisit dhe bajrakut qė ka lidhje me tė nga vija e qumėshtit; 'i mjeri un o shoq' i takon komunitetit tė njė fshati pėr pjesėtarin e tij, kurse 'i mjeri un o mik, o kraj, o dashamir' etj. artikulohet nga fiset, shoqėria apo bajraqet e huaja ndaj njė personi tė largėt. Kohėshtrirja e gjamėve varion nga 5, 10, 20 minuta e deri nė 1 orė. Gjon Karma tregon se nė malėsitė e Shkodrės gjama thirret 'tė paren herė nė kufi tė Bajrakut tė deknit, tė dyten herė tė pamen shpķn kū a i dekni, tė tretėn herė n'oborr tė shpķs e tė katerten herė kśr i bijnė pėrsypri'. Deri nė vitet 1960, varrimi nė Malėsinė e Dukagjinit ėshtė kryer natėn dhe ky zakon ėshtė sanksionuar me ligj nė Kanun: i vdekuri dhe nusja pėrcillen nė perėndim tė diellit. Fatkeqėt ēajnė trupin dhe spėrkasin me gjak tė vdekurin Nė lidhje me llojet e gjamave, etnologu Bledar Kondi shprehet se: "njė ndėr skenat mė dramatike dhe pėrfaqėsuese tė ekzekutimit tė gjamės sė burrave natėn nė varrezė nėn dritėn e pishtarėve, dokumentohet nga babai i etnografisė shqiptare Rrok Zojzi gjatė ekspeditave kėrkimore nė Malėsinė e Dukagjinit [1950-60]. Gjamatarėt e rreshtuar nė vijė tė drejtė largohen nė njė distancė tė konsiderueshme nga i vdekuri (40-100 m), e cila i nevojitet atyre pėr realizimin e "koreografisė" rituale: rendjen me vrap drejt kufomės duke u ndalur nė disa stacione. Nėn drejtimin e prijėsit, grupi kryen si njė trup i vetėm njė 'pėrkulje mbi gjuj me duar n'ij' nga e djathta nė tė majtė, e cila i pėrngjet njė hobeje qė do tė vėrvisė nė lartėsitė ekstreme britmėn shpėrthyese kolektive 30-40' me vokacionet 'au', 'eu', 'heu', 'ou', 'hou', dhe qė do tė lėshohet 'pak nga pak nė njė tonė ma tė ulėt tue zbritė gjithnji deri sa tė shuhet'. Pasi tretet oshėtima e thirrjes nistore, tė gjithė drejtojnė shtatin, dhe 'me fytyrė tė ngėrdheshun' kryejnė nėn ritmin e sinkronizuar kolektiv harkimin e vrullshėm trupor djathtas-poshtė e majtas-lart pėr shpalosjen e fuqishme tė thirrjes sė radhės, kėsaj here tė veshur me tekst: 'i mjeri u per ty'. Nė Kanunin e Lek Dukagjinit pėrcaktohet qartė: "Mė kanu asht me britė nė tė dekmin tri herėsh, tuj i pėrsėritun fjalėt 'mjeri unė ' nandė herėsh e tuj hudhė kambėn kah i dekmi". Pėrgjithėsisht, thirrjet dhe ofshamat e burrave kombinohen ēdo herė me gjeste tė reja, tė cilat e rrisin sėrish dramacitetin e ngjarjes nėpėrmjet vetgjymtimit: 'grushtimit ritmik mbi gjoksat e perleshun tė zbluem', 'grisjes sė lėkurės sė tamthave' me 'thonj tė premė . tue hjedhė gjak nga i vdekuni', dhe sė fundmi pėruljes mė gjunjė para tė vdekurit, duke pėrkėdhelur tokėn qė do tė strehojė dhe konsumojė kufomėn e tij. Por gjama kanunore thirret nė tri ose mė shumė stacione varėsisht prej distancės nga i vdekuri apo qėllimit ekspresiv". Flokė qė shkulen, grushta goditės dhe xhamadanė qė shqyen Kondi ka botuar dhe njė libėr mbi gjamat, ku mes tė tjerash flitet mbi gjamėn kolektive dhe individuale. Ai thotė se "krahas gjamės kolektive, ekzekutohet edhe gjama individuale si njė ligjėrim i thirrur pėr shprehjen e pikėllimit, lavdėrimit dhe pėrkujtimit tė tė vdekurve (kryesisht atyre tė shquar). Pėr kėngėtarin apo rapsodin qė fillon me 'britė qyqe vetėm' nė ēastet mė kulmore tė ritit funeral, Kanuni i Maleve i ka pėrcaktuar prej kohėrash ligjėsitė e shprehjes estetike duke filluar qė prej zėrit tė 'thkellėt e tė ambėl e me tė dridhun tė pėrdhimbshėm', e deri tek hijeshia e gėrrvishtjeve, solemniteti i pėrkuljes sė thellė dhe i puthjes sė mbrame mbi ballin e tė vdekurit. Ēdo tekst poetik i veēantė vikatet nga vajtorėt/gjamatarėt duke qėndruar nė vend me dy duart nė bel (kryqe), nė brez ose tė mbledhura grusht nė gjoks, njėrėn kėmbė tė nxjerrė pėrpara, vėshtrimin e hedhur pėrdhe, pamjen tė trishtuar, kurse rrahjet e gjoksit me grushta, gėrvishtjet e fytyrės me thonj, shkuljet e flokėve, kėputjet e zinxhirėve tė jelekut a tė xhamadanit, tė shoqėruara nga rėnkimet e stilizuara 'ej, ej', 'ėj, ėj!' 'eh, eh!', 'uh uh!' ose refreni 'medet medet!', kryhen nė ecjen thuajse paralele tė vajtorėve/gjamatarėve drejt tė vdekurit pėr t'u pėrshėndetur me tė simbas dokes, dhe duke qėndruar tė pėrgjakur para turmės deri sa tė kryhet varrimi. Pėr tė vdekurin me tė cilėt nuk ka lidhje gjaku, gjamatari gjakoset pa u gėrvishtur, vajton pa derdhur lotė, dhe pėrshėndetet duke i vendosur dorėn e tij mbi gjoks [F. Mehmeti]. Por nė dekadat qė pasuan mbarimin e luftės sė dytė botėrore, filluan tė mos jenė mė 'nė modė' gjestet e vetgjymtimit (rrahje gjoksi, shkulje flokėsh, gėrvishtje fytyre) nė malėsitė e tė dyja krahėve tė kufirit verior, duke ia qethur nė kėtė mėnyrė thirrjes sė vajit njė ndėr komponentėt mė tė spikatur dhe identifikues tė saj si tėrėsi sinkretike [M. Gojēaj]". Gjama e Gjakėsit, kur vrasėsi vajton viktimėn Njė ndėr skenat mė kulminante tė ngarkuara me njė tension tė jashtėzakonshėm psikologjik dhe afektiv nė tė gjitha traditėn mortore shqiptare i referohet pėrmbushjes sė detyrimit ritual tė vrasėsit ndaj personit tė vrarė prej tij. Kanuni e detyron vrasėsin qė tė kėrkojė besėn nga shtėpia e tė vrarit vetėm pėr njė ditė, pėr "me kja atė qi vrau". Pasi tė ketė besėn e tė "vramit", vrasėsi shkon nė ceremoninė funerale tė viktimės sė tij "dhe vetė bėn gjamė mbi tė me pjesėtarėt e tjerė". Nė rast se vrasėsi do tė refuzonte qė tė merrte pjesė nė ceremoninė e viktimės sė tij pasi ėshtė thirrur nė mort nga i "zoti i punės" (i zoti i gjakut), kjo konsiderohej si "marre e madhe" me kanun, dhe komuniteti ndėrmerrte masa tė rrepta pėr ndėshkimin e tij. Prandaj, kjo gjamė meriton tė veēohet si 'gjama e gjaksit'. Por nė Malėsinė e Dukagjinit nuk mungojnė rastet e metamorfozės sė skajshme tė gjendjes shpirtėrore tė komunitetit kur vrasėsi likujdohet nė tė njėjtėn ditė me viktimėn e tij: "me marrjen e gjakut, i vdekuri harrohet', thotė Zojzi, dhe atėhere "morti kthehet nė festė".
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 5 | 05-06-2008 22:06 |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Historia e Shqiperise - ILIRET | AlbShkodra | Historia | 29 | 25-10-2003 00:05 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |