Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 11 nga 11
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Queen
    Queen eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    12-12-03
    Postime
    6

    Icon10 Dasmat shqiptare dhe ceremonite martesore

    cka duhet me pregadite per martese (qejzi)

  2. #2
    Minifotoja e anetarit lostparadise
    lostparadise eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-03-04
    Lokalizimi
    Tirane
    Postime
    486

    Kryesore

    te keshilloj te shohesh filmin " Organizuesja e Dasmave" me Jenifer Lopez.....

    beja shaka......varet nga lloji i marteses qe do te besh, te madhe apo te vogel, tradicionale apo moderne
    Librat dhe kujtimet hidhen ne leter per te mbrojtur njerezit qe deshem ne jete, nga armiku i tmershem me emrin dyfish: kalbezim dhe harrese.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit Ervini79
    Ervini79 eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    08-10-04
    Lokalizimi
    ........
    Postime
    120

    Kryesore

    Queen te rekomandoje me bisedu me te fejuaren time se krejt rroga po me shokon duke i bler qejiz asaj hhahahahhah e ajo e din se cfar shkon pak shaka
    ♠☺¢▲ ?e nuk mund te shkepusim asnje flete nga JET? jone, ndonese fare lehte mund ta hedhim ne zjarr gjithe librin e saj. ♠☺¢▲

  4. #4
    Minifotoja e anetarit Gjakovarjaa
    Gjakovarjaa eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    06-10-03
    Postime
    102

    Kryesore

    Queen u ardh ni koh e mir mos me bo qejz e sene me shku veq me farmerka pshtim valla

  5. #5
    Minifotoja e anetarit Lady_19
    Lady_19 eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    26-09-06
    Postime
    1

    Kryesore

    Tung te gjithve ! Me falni, por e kam nje problem te vogel Jam ne shkoll dhe duhet ta boj nje detyr shum te rendesishme... Nuk kam assesi menyr ku te gjej informata per '' DASMA SHQIPTARE '' a ka dikush qe mundet me me ndihmu ? te me tregoni saksisht si ndodh nje dasem shqiptare,qka jan tradita ... etj... JU LUTEM LADY'S sepse gjindem ne zvicer dhe nuk di kujt me ju drejtu veq per pak ndihm... Ju falemenderoj shuuum... Kaloni sa me bukur dhe pres pergjegje ... Thanks

  6. #6
    Minifotoja e anetarit keeper
    keeper eshte Jashte Linje Anetar/e Strip Down Champion
    Reg
    24-06-06
    Postime
    80
    Faqe ne Ditar
    2
    Images
    4931

    Icon3 Dasmat e zonave te ndryshme Shqiptare

    Me poshte do tju sjell disa postime te gjetura neper internet ku jepen perjetime personale lidhur mbi dasmat ne krahina te ndryshme te Shqiperise:

    1. Zone e Laberise:
    Ne zonen e laberise, ne fillim te ketij shekulli, tradita ka qene qe zakonisht nusja e dhendri nuk njiheshin me njeri tjetrin. Fjalen e marteses e jepnin prinderit e tyre. Diten e dasmes, krushqit vinin me kuaj per te marre nusen ( nuk e di vinin me arme apo jo, sepse shkrehja e armes kur merrej nusja ka qene zakon ne disa krahina).

    Nusja vinte hipur mbi kale, me koken te mbuluar me duvak ( ne jug quhet ndryshe, por nuk me kujtohet), dhe kalin ia jepte babai, ishte pjese e pajes se saj. Kur nisej me krushqit per ne shtepi te burrit, zakoni ka qene qe ta shoqeronte nje mashkull nga familja, zakonisht vellai i vogel.

    Kishte dhe nuse qe vishnin fustan te bardhe e vello, por tradita ka qene citjane te kuqe atllasi ose mendafshi, dhe xhoke te qendisur e te shndritshme, shami me temina, dhe koken te mbuluar me duvak. Floket dhe gishtat i lyenin me kena.

    Menuja tradicionale ka qene mishi i pjekur ne hell, bageti pra, me yshmer, nje gatim me miell misri, gjalpe te pjese te brendshme bagetie.( keto di une, por ka dhe te tjera ).

    Embelsira tradicionale ka qene revania.

    Organizimi i dasmes behej nga nje djale i ri i fisit, i ngarkuar prej te zotit te shtepise, qe kujdesej per misherat ne hell, cilesine e pjekjes se tyre, gatimet, sistemimine miqve ne tryeza etj ( nqs kujtoni Birce haskon tek filmi Malet me blerim mbuluar, ajo eshte tmam ashtu sic ka qene zakoni). Grate e burrat uleshin mbi shilte te mira, ne dhoma te vecanta.

    Kenga e vallja nuk pushonin deri vone, e rakia derdhej lume.
    Nje zakon shume karakteristik i kesaj zone ka qene, kur krushqit shkonin te merrnin nusen, zakoni e donte te ishin prezent njerez shume te zgjuar e te shpejte ne te menduar, sepse aty hidheshin batuta , ose kunja me njeri tjetrin, nga ana e njerezve te nuses dhe dhendrit , qe hidheshin e priteshin sa nga njera ane ne tjetren dhe qe ishin te krijuara aty per aty dhe qe donin pergjigje te shpejte, PSH:

    Njerezit e nuses: NUSJA JONE E MIRE E MIRE, DHENDERI SI KEC I SHTIRE.

    Njerezit e djalit: DHENDERI YNE KALLEP SAPUNI, NUSEJA SURRAT MAJMUNI.

    Mos qeshni, keshtu ka qene tradita, keto ishin pjesa me me humor e dasmes, ku duhej te krijoje vargje bukurie per nusen e te ulje dhendrin apo kenge trimerie per djalin e te ulje nusen.

    Dhe ne fund vjen nata e pare e marteses
    Ne nje pjese te jugut ka qene zakon qe nusja naten e pare duhet te flinte jo me dhendrin, por me nje femije te vogel, djale, nga fisi i tij, sepse ne besimin popullor, keshtu nusja do te lindte djem. ne nje pjese tjeter, nusja e dhendri mbylleshin ne dhome per 3 ore dhe tere kete kohe perpara deres se dhomes se tyre, fisi kendonte e kercente, thurnin vargje humoristike qe i flisin me ze te larte, duke ngacmuar dhendrin e nusen, e keshtu vazhdonte derisa pas ca oresh kendonin:

    A NA BERE GJE O DHENDER-O?
    Dhe dhenderi duhet te dilte jashte me nje cope te bardhe te lyer me boje te kuqe, per te simbolizuar virgjerine e nuses se tij ( ishte boje, jo gjak)


    2. Zona e Korces:
    Korca i ruan traditat e saj te lashta edhe sot e kesaj dite... ndoshta me shume sesa qytetet e tjera. Atmosfera e dasmes fillon qe nje jave para, te hene. Fillojne pergatitjet, njerezit jane nga sjane vijne dhe cdo nate benim darke, mblidheshim te gjithe. Te merkure meret paja e nuses dhe ne shumicen e rasteve i mbledhin te gjithe femijet e malles dhe vene marin pajen. Kur niset makina hedhin sheqerka dhe oriz. Me pas behet adeti i zenjes se bukes me qiqra. Te gjithe grate mblidhen ne dhome reth e totull dhe kendojne dhe femijet e shtepise e shtypin nganjehere qiqren dhe me pas grate fillojne te zene buken dhe e lene te vije deri te nesermen ne mengjes. Te enjte cupkat me mesallkat e reja vene te shpijen buken ne furre.

    Te premte zakonisht nusja mbledh shoqet dhe e festojne. Gjithashtu te premte shpihet kungulli me vere nga nusja. Pastaj te shtune eshte dasma e nuses dhe te djele dasma e dhendit. Kur vene dhendri me te afermit te marin nusen te djele, i vellai i nuses ose nje nga djemte e shtepise qe kane caktuar te kryeje kete detyre i ve lulken dhendit dhe kur takohen vellai i jep nje dacke ne faqe dhendrit ( me demek qe dhendri tja mbaje mire motren ... ta kete parasysh dacken qe ka ngrene ) dhe dhendri i fut ne xhep para vellait te nuses ne kete moment ... Me pas para se te ngrihen te gjithe dhe te marin nusen vllami hedh para dhe te gjithe i shikon ne dysheme qe i mbledhin ku rane e ku s'rane, gjithashtu vllami i ndron dhe kepucet nuses ... i vesh kepuce te reja ne porosi.

    Pastaj merret nusja dhe kur degjohet burria e makinave e gjithe malla ka dale jashte te shikojne nusen. Kur hyj nusja te dera i vene dy buke me qiqra nen sqetull ( qe nusja te jete pjellore) dhe vjerra ja ben gishtin nuses me mjalte ben kryqin lart te dera qe te bekoje shtepine dhe te jete e embel.

    Ortodokset e kane qe vene ne kishe dhe vene kurore, e cila eshte nje ceremoni e vecante, ndersa myslimanet i vene unazat ne shtepi kur vene marin nusen, Dhe krushkat kendojne ( epo keto krushkat moj sa te mira moj sa te mira na e mbushen cupen me lira moj me lira).



    3. Zona e Shkodres:
    Familja ja nisen pregatitjeve muaj perpara, ne radhe te pare me rrobat e nuses.
    Nje jave para dasmes mblidhet gjithe fisi cdo nate ke djali, eshte nje atmosfere e papare. Nderkohe qe vajza eshte te dajat deri tre dite para dasmes. Cifti dy-tre jave para dasmes nuk eshte i lejuar te shihen.

    Te enjten shkojne ca gra te fisit te djalit tek nusja per ta pare dhe po ashtu per ti cuar dhuntine: kjo permban fustanin e nuserise dhe cdo gje qe mund ti duhet diten e dasmes. Po ashtu dhe dhuratat per familjen e nuses dhe per nusen, nga far e fisi i djalit. Po te njejten dite, mbasdite, shkojne ca gra tek familja e djalit me dhurata per gjithe fisin e djalit nga familja e vajzes.

    Te premten ne darke ose te shtunen, vine ca njerez te djalit te marrin pajen e nuses. Keto burrat jane brenda ndersa familja e nuses ven cdo gje brenda ne makine. Ne momentin qe keto burrat dalin dhe duan te hipin ne makine gjejne nje cun te vogel ne makine i cili (sipas zakonit) nuk zbret nga makina pa i dhene para. Keto burrat provojne ne fillim me pak para dhe e pyesin te mjaftuan? Dhe ky cuni natyrisht nuk zbret derisa te kete duart plot me para.

    Te premten cojne nusen ne parukieri, dhe te premten ne darke vine gjitha shoqet e nuses me dhurata. Te shtunen familja e vajzes ka pregatitur dasmen ne te cilen eshte i ftuar vetem dhenderri (nga ana e cunit), kurse gjithe te tjeret jane te vajzes. Kercejne, hane pine… (fustani i nuses eshte ndryshe nga ai i dites qe vjen)

    Te dielen naten nusja serish ne parukieri, qe te kete nje pamje tjeter.

    Kurse cunit i sjellin berberin ne shtepi, i prejne floket (zakon) i heqin mjekren. Pastaj e ema i ven kollaren dhe i vesh xhaketen.

    Afersisht ne 10.00 mberrin djali me te tijet qe te marre nusen. Normalisht kane orkester me vete, kercejne tek shtepia e goces. Ndersa ca burra nder to dhe dhenderri jane brenda. Vjen momenti per te dalur nusja, nga shtepia e nxjerr vellai dhe daja (nese nuk ka vella nje djale axhet). Tek oborri del dhenderri dhe merr nusen nga krahu.

    Kur mberrijne tek shtepia e dhenderrit, i mbulojne me oriz e karramele. E ema i pret tek dera me buken, qe ta vere nen doren e nuses dhe me mjaltin. Ngjyen gishtat e nuses ne mjalt dhe ndesh cepin e deres.

    Me vone i vene nuses nje cun ne preher, ajo ka nje molle dhe corape pastaj per te. Ne vazhdim cifti eshte vetem derisa te filloje “dasma” e vertete. Ato mberrijne me vonese si gjithmone, ka shume pak njerez dhe shoqeri te vajzes. Ne momentin qe cifti kercen i mbulojne me para.

    Ajo qe ka ngelur nga mbremja eshte e ciftit pastaj.

    Ne mengjes nusja cohet ne 5.00 te pregatise kafene per vjerren dhe vjerrin. Dhe po ashtu terholle byrekun, e cila natyrisht qe nuk di (ne shumicen e rasteve) por e ben e vjerra. Pastaj kur vine njerez i thone ”byreku i nuses”.



    4. Zonat e Tepelenes:
    Dasma ne zonat rurale eshte nje eveniment i rendesishem, qe kerkon pergatitje dhe perkushtim. Ftesat nuk egzistojne sepse miqve u cohet llaf me lajmes.

    Proekupimin me te madh e ka pergatitja e ushqimit.
    Hapi i pare eshte zgjedhja e mishrave, qe duhet te jene kryesisht desh kopeje, dhe llogaritet gati 1/2 -1 kg per mik te ftuar.
    Hapi i dyte eshte rakija, ajo duhet te jete e forte dhe llogaritet te jete min 2L per person. Sa per pjesen tjeter te ushqimit nuk ka shume rendesi. Nqs jane plotesuar ketu kushte krijohet ideja qe dasma po nis mbare. Me pas zgjidhen personat qe do te pjekin Mishin ne Hell dhe keta duhet te jene expert, ndryshe miqte do te jene te pakenaqur. Me pas behet plani i uljes se miqve. Shtrimi behet ne dy ane, ne nje ane grate dhe ne nje ane burrat. te krijohet ideja qe dasma eshte vetem ngrenija, dhe vajza qe martohet eshte thjesht nje kukull keto momente qe zeri nuk i degjohet dhe e qeshura kursesi nuk ze vend ne fytyren e saj.

    Dasmen e hap i zoti i shtepise ku uron te gjithe per ardhjen, dhe e mbyll fjalen "Ua shperblefsha ne femijet Tuaj".

    Dolline e pare duhet ta marri krushku me i fresket i familjes, dhe pergjate nates dollia vazhdon sipas nje riti te vjeter ku askush s'ka te drejte ta prishi perndryshe kjo mund te coje ne permbysjen e tavolines, dhe dasmes gjithashtu. Bejtet jane pafund dhe ketu Burrat tregojne kush eshte me i forte dhe me i zgjuar. Nqs dikush nuk mund te pije aq sa i kerkohet, ose nuk di ta ktheje bejten, ai nuk eshte burre ato momente aq sa do te perflitet per kohe e kohe. Kenget jane ato polifonike te tradites, nderprere tek-tuk nga orkestra qe duket se ka thjesht rol plotesues.

    Dhe dasma vazhdon deri sa me te fortet te mposhten.
    Pas dasme, te henen gjithe miqte duhen te pijne kafe nga nusja ku do ta darovitin dhe urojne per jete te lumtur. Me pas hapet paja ku nje i aferm do te tregoje se c'ka sjelle nusja, dhe dhuratat per njerezit e burrit.

    Ndryshe ndodh ne qytet.
    Dasma rrjedh normalisht si ne gjithe qytetet e Jugut, e hareshme me kenge, valle ku cifti eshte qendra e vemendjes, dhe kenget vallet, romuzet gjithshka u dedikohet atyre.

  7. #7
    Minifotoja e anetarit blu
    blu
    blu eshte Jashte Linje Moderator/e
    Reg
    09-10-06
    Lokalizimi
    tirane
    Postime
    291

    Kryesore

    eshte gje e bukur te flasesh per zakonet dhe traditat e shqiptareve...
    keto jane tradita shume te vecanta qe kane mbetur ne muzeun e memories se popullit tone...
    ne ditet e sotme dasmat jane bere pak a shume si jashte shtetit...
    dasma elegante me dekor, me ushqim te vecante, me pelqen...
    e vetmja gje qe nuk me pelqen eshte kur hidhen leke pa lidhje. ne i shkelim leket me kembe neper dasma...
    sa here me hipen nje deshire ti lyej kepucet me ngjites dhe te shkel sa me shume leke qe kam mundesi dhe ti marr me vete...
    pse te mos i marr ai qe i hedh pa u menduar dy here mesa duket duhet te kete shume, keshtu nder me ben...

  8. #8
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon8 Dasma Tiranase, nga dita e nuses te vjedhja e dhendrit

    Dasma Tiranase, nga "dita e nuses" te "vjedhja e dhendrit"
    Petrika GROSI

    Veshje qytetare tiranase
    Kesaj here shkrimi mbi traditen dhe ritualet kryesore te jetes, si dasma, lindja e vdekja, ka per shtyse interesimin e madh te treguar nga lexuesit on-line dhe si burim kryesor disa forume, ne te cilat qytetare te shumte nga Tirana, te nxitur nga reportazhet e meparshme te "Shekulli-Kontakt", kane treguar dicka mbi zakonet e treves se tyre.

    "Edhe nga anet tona dasma fillon qe te enjten, ku hapen dyert e shtepive dhe priten me muzike e embelsi vizitat e shoqerise (ku shumica shkon tek nusja, se aty e kane qejfin; dhendrit nje kostum i eshte veshur, pak ka ndryshuar). Gjithsesi, tek ne dhendrin nuk e veshin dhender deri diten qe shkon e merr nusen...",- keshtu shprehet nje nga pjesemarresit ne forumin ku diskutohej tema ne fjale, duke vijuar te tregoje se "pastaj e premtja eshte dita qe nisin pajen per te shtepia e dhendrit, apo shtepia e ardhshme e nuses... Grate vijne e shikojne se ca` do cojnė dhe grate andej nga dhendri shikojne se ca` ka sjelle nusja (se doemos, po nuk na i pa dhe komshiu breket ne, nuk ka derman!). Shume familje kane traditat e tyre te vogla, qe i kalojne brez pas brezi. Une, ne te gjitha dasmat tiranase qe kam pare, mbaj mend qe ne cdo valixhe te pajes nusja hidhte disa karamele, pak oriz dhe nga dy sytha lulesh, si per te treguar nje fillim te ri e me embelsi".

    Dita e shtune, per tironsit quhet dita e nuses. Kjo jo me kot, por sepse ate dite nusja feston fundin e beqarise dhe ben darke pa burrin, si hera e fundit qe "eshte e lire". Sipas zakonit, darka fillon rreth ores 20.00 dhe atehere zhvillohej ne ndonje prej oborreve me te medha te lagjes, ndersa ne ditet e sotme kryhet sipas qejfit, ne lokale te ndryshme pasi eshte me praktike dhe tradita ka humbur disi fillin e saj. Krushqit vijne ne darke vetem pas mesnate dhe jane nje rreth i ngushte familjar i dhendrit, por qe sic thame, te pashoqeruar nga dhendri. Ata nuk qendrojne me teper se nje ore dhe jane te detyruar qe sipas adetit, te hedhin valle per nder te familjes...

    Kurse te dielen, nusja pergatitet qe te lere shtepine e nenes dhe zakonisht rreth ores 11 vjen dhendri me dajen dhe me nje femije te vogel, i aferm te tyre, i cili i jep lule nuses nderkohe qe ajo duhet ta dorovite. Me pas ata hipin ne makinen e zbukuruar (dikur pele e bardhe) dhe bashke me shoqeruesit nisen drejt shtepise se dhendrit, ku dasma zhvillohet sigurisht, ne madheshtine e saj te tejplote. Kur hyn dhendri ne dhome, takohet me te gjithe dhe perpara i del vellai i nuses, ose nese nusja nuk ka vella nje kusheri i saj, i cili me pas e gjuan djalin me nje shuplake. "Te gjithe bertasin bjeri, bjeri fort, por ne nuk i biem, se kemi hall mos i dalin shenjat e gishtrinjve dhe na prishin fotografite e dasmes",- thote Albani. E gjitha kjo behet sa per t'i treguar dhendrit, se ka dikush ketu per kete vajze dhe ai duhet te sillet me kujdes ndaj saj, ta respektoje dhe te mos ta perdhose sipas qejfit...".

    Njeri nga krushqit e dhendrit, eshte si zakon qe duhet te tregohet i shkathet dhe me i zoti se njerezit e shtepise se nuses, per t'i vjedhur nje objekt apo send te cfaredoshem para se te dalin jashte dhe me pas t'ia jape te zotit te shtepise, duke i thene se "ne jemi me te zotet. Jua hodhem...!". Imagjinoni pak, nje atmosfere me muzike, urime, ecje dhe qendrime me kujdesje ne te njejten kohe, per t'u ruajtur se mos shkelet ndonje zakon, sikunder duhet krijuar dhe atmosfera festive dhe humori qe ndez festen. E mes ketyre te gjithave, perfytyroni krushqit qe ruajne palen tjeter se mos ju vjedh gje, megjithese gjithmone del dikush i zoti nga "hajdutet" per shkak dhe te gjithe rremujes se krijuar. Nusja?! Ka lezet te qaje pak...! Teksa nusja eshte duke kaluar pragun e shtepise i hedhin tek kembet raki... Kjo ka mbetur si zakon, per te mbajtur larg shejtanin dhe syrin e keq. Por nusja pa lot ne Tirone s'ka pas lezet, ndaj ka qene si "mode" per nuset te benin sikur qanin njecike (pa dashur t'u hyjme ne hak, atyre qe kane qare me gjithe mend...). Por nga bisedat e zhvilluara ne forumet prej nga perzgjodhem materialin e dasmes se sotme, dikush, mes te tjerash thoshte: "Ne themi qe nuk ka lezet nuse pa lot, por kam pare une edhe nga ato, qe sapo dalin ja fillojne me "oiii" e mbajne kuje sikur po i pushkaton!

    Hiqen sikur po i martojne me zor, e sikur nuk deshen burre...!". Me pas, porsa nusja del jashte, ia shtron valles me komshijte e te afermit perpara pallatit dhe shtepise, ku muzika dhe atmosfera festive nuk pushojne per asnje cast. Pas kesaj, nusen e zbukuruar e hipin ne makine, te ciles i kane vene dhe nje sixhade siper. Nderkaq, nusja duhet te hedhe nje veze mbrapsht, motiv te cilit per momentin nuk ja kemi gjetur ende domethenien simbolike. Pas kesaj, makinat nisen karvan duke u rene borive dhe bejne xhiro ne qytet. Te gjitha shkojne ama ne nje vend te bukur, sic eshte Kopshti Botanik, ku dhe dasmoret bejne foto qe t'i kene kujtim.

    Nusja te vjehrra? Sa i afrohen shtepise nusja me krushqit, shohin vjehrren qe del e pret te dera me nje llokume, qe gjysmen e ha vete dhe gjysmen ia jep nuses, si dhe me nje pjate me mjalte, ne te cilen nusja ngjyen dy gishterinj dhe i fshin te pragu i portes. Pasi mbaron dhe ky detaj ceremonial, zakoni e do qe nusja te hyje brenda dhe te qendroje e gjora per disa ore rresht me koken ulur, pa shikuar askend ne sy e fytyre, duke i takuar te gjithe, e duke u thene vec "Faleminderit!", teksa e urojne qe te trashegohet dhe te kete jete te lumtur. Pas kesaj, nusen e marrin dhe e fusin ne dhomen e saj, ku i tregojne se si ja kane mobiluar. Nese nusja nuk e pelqen kjo duket shume shpejt, pasi acarimet me vjehrren per pozicionimet e krevateve, kolltuqeve, tavolinave, do te jene te pashmangshme dhe sa vjen e me te shpeshta... Kur nusja hyn ne dhomen e saj shkon tek krevati, ku i vjen nje vogelush i aferm i burrit, te cilin ajo duhet patjeter qe ta dorovise. Ne ate cast ne dhome hyn dhendri, i cili ia heq kepucen nuses dhe nis t'ia mbushe me florinj (mjere ai qe i bie nusja me numrin e kembes 42!).

    Bestytnite tiranase, nga morti deri te... vampiret
    Riti funeral ne Rrethin e Tiranes, i pershkruar prej disa informatoreve ne vitet 1970-'74, gjendet i dokumentuar ne doreshkrimet e shumta te Arkivit te Etnografise ne Institutin e Kultures Popullore. Studiuesi Bledar Kondi, i atashuar prane ketij Instituti, ka pranuar te na ndihmoje duke treguar dicka specifike me teper, mbi traditat e treves se Shqiperise se Mesme dhe Tiranes ne vecanti;

    Shenjat e para-vdekjes: Tiransit e vjeter besojne se kur i semuri flet me vete, thuhet se po flet me te vdekurit, po e therrasin te vdekurit. Po keshtu edhe kur i ngul syte ne nje pike, ajo eshte shenje e sigurte e vdekjes. Te agonizuarve, hoxhallaret u kendonin kapituj nga Kur`ani dhe i shkruanin nuska. Personi qe ishte duke nderuar jete linte "amanete" dhe "hallashtisje" (falje e cdo faji). Populli beson se ne vdekje, shpirti ndahet nga trupi dhe prandaj per te vdekurin thuhet se "dha shpirt", "fali shpirt", "i doli shpirti", "e leshoi shpirti".

    Vdekja: Dyert e dritaret mbahen mbyllur gjate momentit te daljes se shpirtit. Si rregull, hoxha lante burrat, kurse baxhia lante grate. Te vdekurin e vendosin me drejtim nga Kibla, d.m.th., ne mes Jugut dhe Lindjes. Duart shtrihen pergjate trupit. Banoret e fshatrave perdornin si aromatik per xhenazen, bahur (bar i bardhe) dhe trendafila.
    Gjate nates i vdekuri "pergjohet" qe te "mos e marrin shpirtrat e keqij". Si rregull, fytyra e te vdekurit mbulohej dhe nuk i ekspozohej gjindjes qe vinte per "kryeshnosh". Grate lidhin nga nje shami te bardhe ne gryke dhe nje shami tjeter rreth kokes. Lidhja e njeres shami ne gryke dhe e tjetres kryq rreth kokes, eshte simbol zie.
    Diten, i vdekuri vendoset ne dhomen e grave, ku qahet e vajtohet "me katrime" (me lot e me fjale). Dikur ka qene zakon qe te paguheshin edhe vajtojca.

    Per vdekjet e renda ekziston shprehja "me e qa me llahinka", qe do te thote ta qash me llahinka, gra vllahe ortodokse, qe paguheshin per te vajtuar ne familjet qytetare myslimane. Ne Shqiperine e Mesme besohej se trupi i te vdekurit nuk duhej prekur, ngaqe ndjente nje dhimbje aq te madhe, saqe "i shkonte zeri ne vesh te Allahut". Ne rastet kur nje person vdiste larg shtepise dhe trupi i tij nuk mund te gjendej ose te sillej, atehere rrobat dhe armet e te vdekurit ekspozoheshin ne shtepine e tij, dhe njerezit mblidheshin dhe vajtonin rreth tyre.

    Njerezit varrosen sipas kohes kur vdesin dhe ardhjes se njerezve. Sapo i vdekuri nxirrej nga shtepia per t'u percjelle ne varreze, te gjitha enet e mbushura te shtepise zbrazeshin. Babai i te vdekurit nuk lejohej qe te vinte ne varreze. Gjatesia e varrit matej me bisk hardhije, i cili, pas varrimit keputej ne dy pjese dhe vendosej tek koka dhe komet e varrit. Pasi hoxha e therret te vdekurin ne emer te se emes, besohet se i vdekuri ngrihet mbi berryla brenda ne arkivol, dhe thote: "Ah gjidi dynja! Paskam vdekur!". Dy hunj piketonin varrin e myslimanit tiranas, gjate shekujve te kaluar. Shamia ne qafen e njerit prej hunjve, simbolizonte kryet e te vdekurit. Deri ne shek.XIX, datelindja dhe datevdekja shkruhej ne gjuhen arabe dhe vetem gjate shek.XX, filloi qe te perdorej mbishkrimi ne shqip. Deri ne vitet 1960, varret e myslimaneve dhe te krishtereve qene te ndara, por me pas dallimet u rrafshuan.

    Ne varreze shperndahej "hallva e rahmetit" (simbol i embelsires funerale) e pregatitur detyrimisht nga nje vejushe, vetem per moshen e mesme dhe te vjeter, por gjate regjimit socialist, ajo u zevendesua nga llokumja (simbol i embelsires martesore dhe i ngjarjeve te gezuara). Me pare, tek varrezat, per te vdekurit e pasur dhe te mesem, thereshin kurbane dhe mishin u ndanin te varferve. Te vdekurin mund ta varrosin paradite, mbasdite ose ne mbremje vone. E lara e fytyres dhe e duarve ne varreze, duhet te kryhet detyrimisht, per te mos sjelle mortin ne shtepi. Me pas do te shtrohej edhe sofra e vdekjes. Te linjtat qe ruhen per diten e vdekjes, quhen "placka e vdekes". Tre dite pas vdekjes se personit, familjaret ia falnin rrobat e brendshme te te vdekurit njerezve te varfer. Megjithese hoxhallaret e ndalonin veshjen e zeze tek femrat myslimane per periudhen e zise, komuniteti tiranas nuk e ka miratuar asnjehere thyerjen e zise, pa kaluar "mot-motat e te vdekurit".

    Vampiri dhe Lugati i Selites
    Konti Drakula, nga i cili ka lindur dhe legjenda e vampirit (duke e quajtur babain e tyre), del jashte loje per tironsit... Koncepti i kesaj treve mbi vampirin dhe historine e tij, eshte krejt ndryshe... Ashtu si te gjithe shqiptaret, edhe tiranasit besojne se shpirti i nje burri te keq rikthehet ne trup dhe behet lugat. Pas vdekjes, lugati mund te kryeje marredhenie me gruan e tij te gjalle dhe prej ketej lind "dhampiri". Egziston nje legjende ne periferite e Tiranes: "...Nje lugat me emer dhe qe ka qene i tmerrshem, sic thonin ne shekullin e kaluar (XIX) ne Rrethin e Tiranes, ka qene Lugati i Selites. Familjareve te cileve u perkiste lugati, i kendonin dhe i shkruanin nuska tek hoxhallaret e tek sheheleret, i digjnin varrin me gelqere etj. Dhampiri e njeh lugatin, si i biri te atin. Thuhet se dhampiri ka ushtruar profesionin e "nallbanit" (per te mbathur, sic besohet, ndofta edhe patkonjte e djajve qe endeshin poshte e lart).
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  9. #9
    Minifotoja e anetarit e_trishtuara
    e_trishtuara eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    04-04-07
    Postime
    33
    Faqe ne Ditar
    1

    Kryesore

    une kam bere nje dasem te vertete shqiptare dhe ndihem e lumtur qe e kam bere sipas zakoneve shqiptare

  10. #10
    Minifotoja e anetarit Pretty Witch
    Pretty Witch eshte Jashte Linje Super Moderator/e
    Reg
    15-04-07
    Lokalizimi
    Tirane, Shqiper
    Postime
    249
    Faqe ne Ditar
    18

    Kryesore

    Teme mjaft interesante. Ne fakt vjet kam patur nje detyre kursi per te bere dhe nje nga keto tema ishin dasma shqiptare.Ne kemi mjaft tradita te bukura te cilat duhen ruajtur dhe s'duhen harruar kurre sepse eshte nje pasuri e pacmuar jona. Urime per te gjithe ata qe kane dhene informacione ne kete teme.

  11. #11
    Minifotoja e anetarit camo
    camo eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    14-11-07
    Postime
    1

    Kryesore

    gjakovare a ne disko po shkon martesa osht gje e shejt mbahet mend gjithmon

Tema te ngjashme

  1. per natyren shqiptare
    By lopslabi in forum Njohja me anetaret e forumit
    Pergjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-08-2007, 03:44
  2. Shoqeri Shqiptare
    By ADELAJDA in forum Njohja me anetaret e forumit
    Pergjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-07-2007, 15:30
  3. Kinemaja Shqiptare .
    By AlbShkodra in forum Kinemaja dhe Televizioni
    Pergjigje: 10
    Postimi i Fundit: 14-01-2004, 16:48
  4. Pergjigje: 9
    Postimi i Fundit: 13-01-2004, 19:44
  5. Muzika Shqiptare.
    By AlbShkodra in forum Muzika
    Pergjigje: 18
    Postimi i Fundit: 21-10-2003, 08:05

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.