Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Teologjia

Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 05-01-2008, 11:26
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 119
Kryesore Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit

Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit

Sado larg qė tė shkojmė nė tė kaluarėn e njeriut, nė periudhat e qytetėrimit tė tij, si dhe nė etapat e nivelit mė tė ulėt tė zhvi*llimit tė tij shoqėror, gjithnjė do tė hasim nė gjurmėt e mendimit fetar. Religjioziteti ėshtė cilėsi universale e qenies njerėzore. Nje*riu ėshtė, sipas natyrės, me predispozicion fetar dhe elementet religjioze janė tė skalitura nė brendėsinė mė tė thellė tė aparatit tė tij psikik. Asnjė njeri nuk ėshtė krejtėsisht pa besim, veēse disa njerėz kanė ndjenja fetare negative, qė ėshtė edhe njė argument pėr nevojėn e tij natyrore. Nevoja pėr fenė ėshtė e rrėnjosur nė kushtet themelore tė ekzistencės sė gjinisė njerėzore. Njeriu ka nevojė jo vetėm pėr sistem mendor, por edhe pėr njė objekt be*simi, i cili i jep kuptim ekzistencės dhe pozitės sė tij nė botė.

Nuk ėshtė njeri i plotė ai qė nuk ndalet nė jetė, tė paktėn pėr njė moment e tė pyesė: “Ē’ėshtė esenca e jetės? Kush jam unė? Nga vij dhe nga do tė shkoj? Cili ėshtė fati im? Ē’kuptim kanė dhembja e vuajtja? Ē’ėshtė qėllimi dhe kuptimi i ekzistencės?

Pėrse ky dinamizėm i ēmendur, derisa nė fund na pret vdekja, dheu dhe asgjė tjetėr?

Kėtyre pyetjeve dhe shumė tė tjerave tė ngjashme, qė i interesojnė njeriut, u pėrgjigjet feja.

Nė qoftė se jemi tė aftė tė kuptojmė pėrvojėn njerėzore dhe vlerėn e saj, mund t’i qasemi detyrės sonė. E kemi parė lumin qė rrjedh nga lart poshtė. Ai rrjedh e kalon rrugė tė gjata e zigzage derisa arrin nė ndonjė luginė ose eventualisht derdhet nė det. Nėn ndikimin e ligjit tė gravitacionit, ujin e lumit e tėrheq ndonjė forcė e madhe nga lart poshtė. Nė fund ai pushon, qetėsohet nė det. Sipėrfaqja e deteve paraqet pikėn mė tė ulėt tė planetit tė Tokės. Ēdo lumė synon tė rrjedhė teposhtė. Asnjėri prej tyre nuk kthehet tek burimi nga ka dalė.

Mirėpo, lumi i jetės njerėzore ka prirje tė ēuditshme, tė kthe*het tek burimi. Kjo ėshtė vėrtetuar qė herėt nga pėrvoja e pėr*bashkėt e njerėzve. Heroi nė luftė, me vetėdije, flijon jetėn e vet pėr atdheun, shkatėrron impulset themelore qė janė tė lindura nė ne. Njėri nga ato impulse ėshtė qė njeriu ta ruajė veten, ta shpė*tojė jetėn e vet. Por, ja qė heroi e flijon, e flak tė vetmėn jetė qė ka, duke u bėrė martir, jep diēka qė nuk mund ta kthejė mė as*njė*herė: jetėn e vet tė shtrejtė. Njėsoj ėshtė edhe nėna, e cila gjith*monė ėshtė e gatshme tė flijojė veten pėr fėmijėn e saj tė sėmurė, duke i shpėtuar jetėn fėmijės. Kjo ėshtė pėrsėritur gjatė historisė dhe pėrsėritet edhe sot: nė tė vėrtetė tė gjithė njerėzit e mėdhenj kanė flijuar jetėn personale, nė mėnyrė qė t’u sigurojnė fitore qėllimeve mė tė larta.

Njeriu ka nevojė absolute pėr fenė, pėrndryshe ajo nuk do tė ekzistonte. Vetėm nėpėrmjet besimit nė Zotin e Vėrtetė, njeriu bėhet i vėrtetė dhe i aftė ta gjejė kuptimin e jetės sė tij. Njerėzit qė kanė humbur besimin nė kuptimin e ekzistencės si dhe nė vle*rat e transhendentės qė i tejkalon, njerėzit qė kanė humbur habi*tjen dhe mahnitjen para fshehtėsive tė natyrės dhe shpirtit tė tyre, nuk mund tė jenė normalė e tė shėndoshė.

Feja ėshtė gjėja mė e vlefshme qė ka njeriu nė dispozicion, pasuria dhe begatia mė e madhe e mė e ēmuar nė jetėn e tij. As begatia e jetės nuk mund tė jetė asnjėherė e barabartė me begatinė e besimit, i cili na ofron ngushėllim dhe ndihmė nė tė gjitha vėsh*tirėsitė e kėsaj dhe tė botės tjetėr. Vėshtirė e ka njeriu tė vlerėsojė dhe tė kuptojė se si do tė zhvillohej jeta pa fe, pa besim nė Zotin e Gjithėfuqishėm. Dr. Mustafa Mahmud thotė: “Jeta pa fe (besim) dhe pa bindje nė ekzistencėn e Zotit tė Drejtė ėshtė asgjė, e pa*vlerė, e pabazė, e parėndėsishme. Jeta pa fe (besim) ėshtė vua*jtje pa kuptim, dhembje pa kompensim, aventurė pa pėrfitim dhe projekt pa garanci.

Feja na dhuron mendjemprehtėsi dhe aftėsi qė tė gjejmė pėrgjigje pėr pyetjet e shtruara mė lart, e kjo do tė thotė t’i japėsh kuptim jetės me anė tė besimit. Feja paraqet njė sistem shenjtė*rish, vlerash dhe idesh, qė bėn tė ndiejmė veten se nė kėtė botė nuk jemi tė huaj, tė braktisur dhe tė flakur, por jemi si nė shtėpinė tonė, bėn qė tė njihemi me Zotin e botės dhe tė pajtohemi me Tė. Kjo afėrsi dhe ky pajtim me Pronarin e shtėpisė na afron edhe me vetė shtėpinė. Nga pikėpamja e fesė, ne jemi mysafirė nė kėtė botė. Kjo botė ėshtė bėrė pėr ne, pėr hir tonin dhe nė kundėrshtim me mendimin e Hajdegerit, ne nuk jemi qenie tė flakura dhe ra*stėsisht tė lindura. Ēdo gjė ėshtė e matur dhe e llogaritur mirė, edhe sikur kėtė tė mos e kuptonte mendja jonė. Tė gjithė ne nuk jemi filozofė, qė pėr veten tonė tė gjejmė zgjidhje filozofike pėr ēėshtjet e sė keqes, vdekjes, rrezikshmėrisė dhe fatkeqėsive. Ma*dje edhe po tė ishim filozofė, pėr jetėn na duhet besimi, sepse fi*lozofia paraqet njė vend pėr diskutim dhe nuk na shpie tek bindja (jekin) e nevojshme pėr jetėn.

Feja, besimi nė Zotin, si vlerė absolute, e mėson njeriun tė lidhet pėr atė qė nuk humbet kurrė nėse besimi i tij do tė jetė nė rregull dhe nėse do tė veprojė sipas atij kodi qė ai besim kėkron prej tij. Ēdo gjė qė kėrkon nga njeriu besimi nė Zotin, ėshtė qė ai tė jetė i dobishėm dhe pozitiv, t’i bėjė mirė ēdokujt dhe tė largoh*et nga tė kėqijat. Akti i besimit nuk ėshtė asgjė tjetėr vetėm pra*nimi nė mėnyrė solemne i kėtij misioni, i kėtij amaneti tė madh nga ana e njeriut.

Nga kjo mund tė kuptojmė se njeriu qė ka besim, pavarėsisht nga profesioni, ndien pėrgjegjėsi, i di detyrat e veta; ai bėn tė mira, ėshtė gati tė falė dhe vazhdimisht sheh njė gjykatės shpirtė*ror brenda shpirtit tė vet, i cili vėshtron ēdo veprim tė tij.

Kurse njerėzit qė nuk besojnė, janė egoistė dhe tė rrezikshėm, janė nga ata qė nuk e njohin ndjenjėn e pėrgjegjėsisė. Ata janė mė pak tė pėrgatitur pėr tė bėrė mirė, s’e kanė pėr gjė tė shtypin, tė vrasin dhe tė shkelin mbi tė drejtat e tė tjerėve. Aq mė tepėr kur njerėz tė tillė vijnė nė pushtet dhe sundojnė me ligjet qė i hartojnė vetė pėr veten e tyre. Imagjino ē‘mund tė bėjnė njerėzit e tillė kur i marrin nė dorė ligjet njerėzore dhe nuk kanė frikė nga Zoti dhe ligjet hyjnore! Ē’mund tė pritet veēse vuajtje dhe shqetėsim i pėr*jetshėm nė njė botė ku nuk ekziston Fuqia mė e lartė sė Cilės do t’i drejtoheshin njerėzit pėr pėrkrahje dhe mbėshtetje nė kėtė luftė tė pamėshirshme jetėsore. Feja dhe vetėm ajo i mundėson njeriut paqen dhe qetėsinė. Ajo ngjall tek njeriu dashurinė pėr veprat e mira dhe guximin qė tė pėrleshet me forcat e sė keqes dhe tira-nisė, si njė kusht i domosdoshėm pėr fitimin e bekimit tė Zotit.

Besimi i plotė dhe i pathyeshėm nė ekzistencėn e tė Gjithditu*rit e tė Gjithėfuqishmit, qė ėshtė i pafillim e i pambarim, Krijuesit tė botės dhe Shkaktarit tė jetės, besim ky tė cilin e kėrkon feja islame nga pjesėtarėt e saj, paraqet shtytėsin themelor tė jetės mo*rale tė njerėzve. Pa besimin e tillė, pa bindjen e fuqishme qė ekziston i Pėrjetshmi dhe i Drejti, i Cili i di tė gjitha veprat, me*ndimet, dėshirat dhe qėllimet tona, s’ka besimtar tė vėrtetė. Besi*mi nė drejtėsinė mė tė lartė, drejtėsinė hyjnore, qė tė gjithė tė vdekurit i shpėrblen dhe i dėnon njėsoj, - pėr besimtarėt ėshtė sti*mulim qė tė kėmbėngulin nė veprat e drejtėsisė, sė vėrtetės dhe bamirėsisė. Pėr mėkatarėt, ai ėshtė kujtim i dėnimit tė drejtė qė i pret nė Ditėn e Gjykimit.

Besimi nė Zotin ėshtė vendstrehim i madh pėr qenien njerė*zore. Nga besimi ndaj Zotit, buron durimi dhe vendosmėria. Besi*mi nė Zotin na i mban gjallė zemrat, shpresėn. Kjo ėshtė edhe arsyeja se njerėzit qė besojnė, s’bėjnė kurrė vetėvrasje, se*pse pėrpjekja pėr vetėvrasje vjen nga dėshpėrimi, nga humbja e plotė e shpresės dhe nga ndjenja e dėshtimit, mirėpo ata qė besoj*nė tek Zoti, nuk e humbasin shpresėn dhe as dinė ē‘ėshtė ndjenja e dėsh*timit.

Njė nga nevojat themelore tė njeriut, ėshtė ndjenja e sigurisė. Ndjenja e sigurisė ėshtė nevojė psikologjike, e cila duhet tė kėna*qet njėsoj sikur edhe realizimi i harmonisė e pajtueshmėrisė per*sonale.

Feja na mėson qė vdekja nuk ėshtė fundi i jetės, qė kjo jetė ėshtė vetėm njė fazė e jetės dhe se ekziston jeta tjetėr, pas vde*kjes, se vdekja ėshtė njė urė nė mes dy jetėve, botėve dhe se vde*kja ėshtė pikė rikthyese e jo pikė pėrfunduese.

Ky besim i jep njeriut ndjenjėn e sigurisė ekzistenciale. Si mund ta ndiejė veten i sigurt njė person qė beson se vdekja ėshtė fundi i tij. A mund tė arrijė qetėsinė dhe ekuilibrin njė shpirt qė nuk i bindet Fuqisė mė tė Lartė, qė nuk ėshtė nė paqe me Atė qė e krijoi. Nėse nuk i je bindur Zotit (xh.sh.), atėherė tė gjithė peshėn e jetės e ke mbi shpatulla dhe ndoshta kjo do tė tė zhytė nė the*llėsinė e ferrit.

Ėshtė nė dobinė e njeriut tė shpėtojė nga ndarja e pėrjetshme duke u mbėshtetur tek Fuqiploti, qė mund ta mbyllė derėn e kėsaj bote. Fuqia e Zotit arrin deri atje sa t’i grumbullojė tė gjithė kėta njerėz nė njė Mahsher tė Ēuditshėm nė jetėn e ardhshme, njėrėn botė ta sajojė dhe tjetrėn nė tė Pėrjetshmėn ta dėrgojė.

Njeriu i sotėm ėshtė viktimė e shoqėrisė amorale industriale. Atij i ėshtė ofruar, thėnė kushtimisht, ēdo gjė, mbrojtja dhe tė gji*tha tė drejtat e njeriut qė mund tė imagjinohen, seksi pa kurrfarė kufizimi, droga sipas porosisė e nė ēdo vend, dhe kėnaqėsitė e pakufishme tė kėsaj bote. Por, megjithatė, ai ndien njė boshllėk tė brendshėm, mungesė ngrohtėsie nė shoqėrinė ku jeton, dhe nė fund, mosekszistimi i kuptimit tė jetės.

Pavarėsisht nga theqafja (gremina) e filozofisė sė jetės dhe ideve mbi tė cilat, pėr dhjetėvjetėsha e kishte mbėshtetur jetėn e vet, njeriu nuk mori mėsim nga historia. Idetė mbi tė cilat edhe sot ndėrton filozofinė e vet tė rregullimit tė jetės, i pret fati i njė*jtė. Pėr kėtė Kur’ani na flet duke sjellė shembujt e popujve, tė ci*lėt u shkatėrruan pėr shkak tė gjynaheve tė tyre. Edhe kėtu duhet shtruar pyetja, e bėrė shpesh deri mė tani, a ėshtė fare i mundur humanizimi i njeriut pa besim, pa Zot. Pėrgjigjia ėshtė e qartė, ajo imponohet ēdo ditė nga shkatėrrimi i koncepteve tė bazuara ekskluzivisht mbi arsyen (ratio) pa besim

Nėnshtrimi dhe dorėzimi i sinqertė ndaj Zotit, gjė qė paraqet esencėn themelore tė Islamit, i jep njeriut fuqi tė mėdha e tė pai*magjinuara, burim tė vazhdueshėm tė energjisė shpirtėrore, emo*cionale dhe morale, e kjo i ndihmon qė t’u kundėrvihet me sukses mėsymjeve destruktive dhe robėruese tė mjedisit, tende*ncave tė tij materialisto-dorlėshuese, grindjeve nė nivelin social dhe me*ntal. E ndihmon ta ruajė integritetin e personalitetit tė tij dhe shė*ndetin mental nga streset e ndryshme, dėrrmimet, dėshpėrimet dhe format e tjera tė ērregullimeve psikike qė lulėzojnė nė mjedi*set tona moderne civilizuese.

Besimi nė Zotin i kujton njeriut qė mbi tė ėshtė njė Fuqi mė e madhe sė cilės ai nuk mund t’i kundėrvihet, tė cilėn s’mund ta korruptojė as ta mashtrojė, e cila i njeh tė gjitha fshehtėsitė e gji*thėsisė e tė njeriut, e cila ėshtė nė mbrojtje tė atyre qė padrej*tėsisht diskriminohen, shkelen e poshtėrohen, e cila merr hakun e atyre tė cilėve u ėshtė bėrė padrejtėsi e dhunė dhe hidhėrohet me ata qė i poshtėrojnė tė tjerėt.

Besimi nė Zotin ėshtė njė pikė transformimi nė jetėn e nje*rėzimit, nga adhurimi i fuqive tė caktuara ose ndonjė gjėje tjetėr - nė adhurimin e Njė Zoti tė Vetėm. Me kėtė njeriu ēlirohet nga ēdo adhurim tjetėr. Ai ėshtė njė pikė nga e cila njeriu ngrihet nė shkallėn e barazisė me njerėzit e tjerė, nė njė rresht para njė tė adhuruari. Ai ėshtė njė pikė e kalimit nga anarkizmi nė sistem, nga lajthitja drejt rrugės sė njė qėllimi tė caktuar, pika e kalimit prej bredhjes drejt njė orientimi tė caktuar. Njerėzimi, pa besim nė Zotin Njė tė Vetėm, nuk mund tė dijė cili ėshtė orientimi i tij i vėrtetė, cili ėshtė qėllimi i ofruar, as pika e pėrqendrimit rreth sė cilės do tė mblidhej, do tė bashkohej dhe do tė bashkėpunonte ai njerėzim.

Njerėzit nė jetė ballafaqohen shpesh me raste, ku me shkeljen e fshehur tė ligjit dhe keqpėrdorimin e detyrės, pozitės dhe pro*fesionit, realizon interesa tė ndryshme nė dėm tė tė tjerėve. Nė tė gjitha rastet e tilla morali i njeriut ėshtė me rėndėsi vendimtare. Zoti gjykon mbi tė gjitha veprat e njerėzve, mbi qėllimet e vėr*teta, dėshirat dhe ndjenjat e tyre. Besimi nė drejtėsinė e tillė, pėr njeriun moral ėshtė inkurajim pėr ēdo vepėr tė mirė qė ka bėrė dhe qė bėn, sikurse ėshtė edhe ngushėllim pėr ata qė besojnė se ēdo vepėr dhe punė e palejuar, megjithatė njė ditė - diku dhe di*kur - do tė bėhet e njohur, ndėrsa dyfytyrėsia dhe autokracia do tė dėnohen.

Qėllimi mė i lartė i ēdo njeriu ėshtė edukimi i shpirtit pėr pėr*jetshmėri, sepse kushdo qė mendon mė thellė, para ndėrgje*gjes sė vet nuk mund tė mos e kundėrshtojė pohimin se vdekja jonė ėshtė i vetmi shpėrblim pėr ēdo tė mirė qė kemi bėrė dhe i vetmi dėnim pėr tė gjitha tė kėqijat tona. Nėse themi nganjėherė se feja ėshtė njė “fenomen” i llojit tė vet, mendoj se mashtrohemi, veēanėrisht kur e dimė se shumica mė e madhe e njerėzve tė urtė, pėr shekuj, gjatė historisė njerėzore, kanė besuar fuqishėm nė Zotin. Nė kėtė rast ėshtė me vlerė tė shprehim mendimin e urtė tė filozofit dhe psikoanalistit tė njohur Jung, i cili tekstualisht thotė: “Idenė e Zotit, doemos duhet ta pranojė njeriu, sepse nė tė kundėrtėn ēdo gjė tjetėr do tė bėhej Zot.... “

Njeriu i liruar nga robėrimi ndaj Zotit, - ėshtė i internuar i egoizmit vetanak. Prandaj, ky problem ėshtė i zgjidhur vetėm nė suazat e fesė. Porosia thelbėsore e gnosticizmit, qė paraqet ese*ncėn e feve monoteiste, ėshtė qė ēlirimi dhe liria nga egoizmi, pa*raqesin lirinė e vėrtetė. Tė robėruarit ndaj Zotit e bėn tė mundur atė liri tė vėrtetė dhe formon njeriun e plotė. Me kėtė nuk duam t’i mohojmė aspektet pozitive tė shkencės dhe racionali*zmit, por mohojmė absolutizmin dhe besojmė qė robėrimi ndaj Zotit nuk ėshtė jashtė natyrės njerėzore, kėshtu qė, tė jesh rob i Zotit dhe tė ecėsh nė luginėn e besimit, ky ėshtė i vetmi ilaē pėr sėmundjen e njeriut bashkėkohor dhe e vetmja alternativė pėr krizėn e identite-tit dhe nihilizmin, pėr shqetėsimet shpirtėrore individuale dhe kolektive nė botėn e sotme.

Zoti i Lartėsuar i dhuroi njeriut mundėsi e potenciale tė ndry*shme, por megjithatė nuk e krijoi qenie tė pavarur e tė vetėmja*fueshme. Si ēdo gjė tjetėr nė kėtė botė, ashtu edhe njeriu nuk mund tė ekzistojė i pavarur nga Krijuesi i tij. Zoti i Lartėsuar i drejtohet njeriut me kėto fjalė: “O njerėz, ju keni nevojė pėr All-llahun e All-llahu nuk ka nevojė pėr ju. Ai ėshtė i falė*nderu*ari”. (Fatir, 15)

Dallimi esencial nė konceptimin e jetės ndėrmjet besimtarit dhe jobesimtarit, ėshtė qė besimtari ėshtė i vetėdijshėm pėr varė*sinė e tij nga Zoti dhe domosdoshmėrinė e ndihmės sė Tij nė ēdo moment, ndėrsa ata qė mohojnė varėsinė e tyre nga Zoti, mendo*jnė qė aftėsitė, qė u janė dhėnė, janė tė mjaftueshme, qė duke u mbėshtetur nė to, tė organizojnė dhe tė rregullojnė drejt jetėn e tyre.

Pėr shkak tė konceptimit tė tillė tė gabuar tė vetes dhe botės ku jeton, njeriu bie nė kriza tė rėnda dhe katastrofa kėrcėnuese, nga tė cilat bota e sotme, para sė gjithash ajo perėndimore, pėrpi*qet tė gjejė shpėtim. Patjetėr duhet thėnė edhe se Perėndimi, nė njė moment tė caktuar historik, ka imponuar mohimin e besimit (kishės) qė tė pėrparojė materialisht dhe nė teknologji. Sot, kra*has bollėkut material qė ėshtė i pranishėm dhe lirisė qė i ėshtė dhėnė, njeriu kėrkon alternativa. Njerėzit e rinj shprehin pakėna*qėsinė e vet pėr shkak tė problemeve tė tyre specifike dhe kėrkoj*nė siguri emocionale duke braktisur fakultet dhe nė kėtė mėnyrė duke shprehur rezistencėn e tyre karshi presionit tė teknologjisė hipertrofike dhe robėrimit tė materies e racionaliteteve. Njeriu deri mė tani ka paguar shumė herė, e fatkeqėsisht vazhdon tė pa*guajė edhe mė tej njė ēmim tė lartė pėr guximin e tij tė mohimit tė Zotit dhe pranimit qė botėn e vet ta plotėsojė me idhuj dhe demonė. Besimi nė Zotin, si vlera mė e madhe, ėshtė zėvėndėsuar nga idhujtaria, e cila shpie nga humbja progresive e substancės. Pėrvojat e kėtilla tė shtrembėrimit tė besimit (dhe njėkohėsisht tė vendosjes sė pseudobesimit), pėrbėjnė historinė e fuqive destru*ktive qė shpien pamėshirshėm nė katastrofė.

Feja paraqet ikje nga dimri i ftohtė dhe i errėt i materializmit drejt dritės sė diellit veror tė besimit. Feja do tė thotė jetė dhe shpresė nė tė ardhmen. Njeriu pa shpresė ėshtė depresiv dhe i tri*shtuar. Bota bashkėkohore qė pėrpėlitet nė vorbullėn e mosbe*simit e tė nihilizmit ėshtė njė botė e tjetėrsuar nga Zoti dhe nė pikėn pėrfundimtare e tjetėrsuar edhe nga vetvetja, dhe e hutuar. Jo vetėm qė ka humbur Zotin, por ka humbur edhe veten

Besimi nė Zotin e frymėzon njeriun edhe me besimin nė ndi*hmėn e Tij pėr ēdo vepėr tė mirė dhe tė ndershme. Besimi i tillė njeriun e bėn mė tė fortė dhe mė kėmbėngulės, i jep optimizėm tė dobishėm me tė cilin pėrballon mė lehtė ēdo vėshtirėsi, sepse be*son mbarimin e lumtur tė punės.

Feja na mėson qė nėse besojmė me vėrtetėsi, do tė mund tė tejkalojmė ēdo pengesė e vėshtirėsi, tė ballafaqohemi me ēdo si*tuatė, tė ngrihemi mbi ēdo disfatė, tė zgjidhim me sukses ēdo pro*blem nė jetėn tonė.

Emocionet negative, si tėrbimi, zemrimi, urrejtja, faji, frika etj., mund tė luajnė rol tė rėndėsishėm nė shfaqjen e sėmundjeve tė ndryshme psikosomatike. Shqetėsimi ėshtė njė proces destru*ktiv i mbushjes sė mendjes me mendime tė kundėrta me dashu*rinė dhe kujdesin e Zotit.

Emocionet pozitive, sikurse janė dashuria, gėzimi, kėnaqėsia, shpresa (optimizmi) dhe paqja e brendshme, janė pėrbėrės tė rė*ndėsishėm tė jetės. Me besimin kultivojmė emocionet tona dhe fisnikėrojmė jetėn tonė emocionale. Ku ėshtė besimi, aty ėshtė dashuria; ku ėshtė besimi, aty ėshtė Zoti; ku ėshtė besimi, dashu*ria dhe Zoti, aty janė mirėqenia, lumturia dhe shėndeti.

Nė kėtė aspekt feja luan njė rol tė pazėvendėsueshėm. Ajo dėshiron dhe synon qė lakminė dhe ambiciet e sėmura t’i shndė*rrojė nė vullnet tė mirė, nė mėnyrė qė uria pėr pasuri tė zėve*ndėsohet me urinė pėr dituri, dėshira pėr kėnaqėsi personale me dėshirėn pėr kėnaqėsinė e pėrgjithshme tė njerėzve dhe synimi pėr lumturi personale tė zgjerohet nė lumturinė e tė gjithė njerė*zve.

Feja ėshtė shprehja mė e thellė e qenies njerėzore, shprehja e kufishmėrisė sė tij qenėsore, vdekshmėrisė dhe varshmėrisė nga realiteti mbinjerėzor. Ajo shpreh synimin mė tė thellė (pėr jetėn e pavdekshme), por edhe urtėsinė mė tė madhe njerėzore.

Lėnda e fesė ėshtė ajo qė pėrfshin dhe mbulon besimi nė idealin e saj mė tė lartė – Zotin e Gjithėfuqishėm, tė Pėrjetshėm, tė Drejtė dhe tė Mėshirshėm, “tė Cilit i pėrkasim tė gjithė dhe tek i Cili tė gjithė do tė kthehemi nė pėrjetėsi”. Nuk pėrfundon ēdo gjė me vdekjen fizike nė kėtė botė! Sepse, po tė ishte kėshtu, cili do tė ishte, kuptimi dhe qėllimi pėrfundimtar i kėsaj jete kalimta*re, nė tė cilėn realizimi i drejtėsisė nuk arrin as nė gjysmė tė rrugės. Besimi nė tė Gjithėfuqishmin dhe jetėn e pėrtejme, pra na shfaqet si domosdoshmėri me forcėn e ndjenjave, pa pasur nevojė pėr argumente tė qarta... I tėrė sistemi i moralit fetar, i hartuar nė bazė tė udhėzimeve objektive, ka pėr qėllim tė na edukojė pėr jetėn dhe tė na pėrgatitė pėr Amshueshmėrinė. Kėtu ėshtė zgji*dhja e fshehtėsisė sė jetės dhe botės pėr ēdo besimtar, e kjo ėshtė edhe urtėsia e jetės, d.m.th. “ta ndiesh tėrė thellėsinė dhe madhė*shtinė e sekretit tė botės“– do tė thotė, deri nė njėfarė mase, ta zbulosh atė.

Feja, pra, ėshtė hallka kryesore, faktori mė ekuilibrues nė je*tėn e individit, dhe sė bashku me “njohjen” e kėsaj bote, edhe nė jetėn e shoqėrisė nė pėrgjithėsi. Ajo ėshtė identiteti mė madhėsh*tor i njeriut si kontinuitet i mbamendjes sė shpirtit, ndėrsa njohja ėshtė e drejta mė e madhe e njeriut si kėrkesė pėr liri.

Ndonėse njėsoj tė rėndėsishme nė kuptimin praktik, megjith*atė besimi hyjnor pėr njė popull ėshtė mė i rėndėsishėm se njohja tokėsore, sepse shpirti qė mban mend e arrin mė lehtė lirinė se shpirti qė harron identitetin e vet.

Pėr Muhammed Ikballin (filozof modern islam nga Pa*kistani), feja ėshtė pėrvojė e gjallė dhe “pėr jetėn ėshtė mė e rė*ndėsishme se filozofia (sepse ėshtė sistem i tė vėrtetave tė pėrgjithshme qė, nėse pėrqafohen sinqerisht, influencojnė nė fo*rmimin e karakterit).

Fuqitė e fesė janė shumė mė tė mėdha, sepse “qenėsia e saj ėshtė... tė besuarit; e tė besuarit shikon sikur zogu rrugėn e vet tė “patrasuar” pa ndihmėn e arsyes, e cila... vetėm josh zemrėn e pu*lsuar tė njeriut dhe i rrėmben pasurinė e padukshme tė jetės ku ajo jeton.

Natyrisht, feja ėshtė mė tepėr se ndjenjė e thjeshtė dhe pra*ndaj pėrmbajtjet njohėse nuk janė tė huaja pėr tė. Ajo, shpesh, shfrytėzon metodėn racionale “tė veprimit tė kufizuar”. Mirėpo, tė pranuarit e metodės racionale nuk do tė thotė edhe tė pranuarit e epėrsisė sė filozofisė ndaj fesė, sepse “natyra e fesė ėshtė e tillė qė nuk mund t’i nėnshtrohet gjykimit tė filozofisė” dhe se ajo nuk mund t’i caktojė asaj “pozitė nėnshtruese”. Filozofia si “vizion intelektual” i botės, redukton dhe njėkohėsisht edhe varfėron pa*suritė e shumta tė pėrvojave shpirtėrore. “Ajo e shikon nga larg Realitetin, nga njė distancė e ftohtė teorie, ndėrsa feja “qė synon pėr njė kontakt mė tė ngushtė me Realitetin”, e shikon me syrin e pėrgjithshėm tė shpirtrorisė: me pėrvojėn e gjallė, me asociacion dhe brendėsi. Feja lidh kalueshmėrinė me Jokalueshmėrinė, tė kufishmėn me tė Pakufishmėn, jetėn me Pėrjetshmėrinė, pra ide*alin me njėmendėsinė, njeriun me Zotin.

Si do qė tė jetė, besimi ėshtė njė prej veēorive themelore tė njeriut. Njeriu nuk mund tė ndahet prej besimit se ekziston njė Krijues me njė fuqi tė pakufishme, i cili sundon mbi tė dhe mbi tė gjithė natyrėn qė e rrethon atė. Njeriu ka ardhur nė botė me kėtė besim dhe me tė do tė ndahet prej saj. Nė kėtė moment tė disku*timit tė ēėshtjes sonė, ėshtė vendi tė rikujtojmė thėnien se askush nuk do tė vdesė pa besuar. Ēdo njeri qė e ka prerė shpresėn nga jeta dhe e ka kuptuar prerazi se ka pėr tė vdekur, brenda jetės prej disa sekondash qė i ka mbetur, dashje pa dashje, e pranon mė nė fund tė vėrtetėn. Domethėnė nė konakun me dy dyer qė i themi botė, me besim hyhet, me besim dilet andej.

Ne konsiderojmė qė besimi ėshtė nevojė e vėrtetė e njeriut, por edhe njė tipar me tė cilin njeriu e njeh dimensionin shpirtėror dhe mbinatyror tė jetės. Pėrvoja na mėson, sado shumė tė arrijė njeriu, asnjėherė nuk ėshtė i kėnaqur. Ai gjithmonė dėshiron mė tepėr. Dėshiron mė shumė dije, mė shumė mirėsi, mė shumė da*shuri. Kėto dėshira, ai mund t’i plotėsojė vetėm nė takimin me Zotin. Njeriu me besim futet nė Gjithėfuqinė e Zotit, e pėr Zotin asgjė nuk ėshtė e pamundur nė dashurinė dhe mirėsinė e tij.

Nga sa u tha mė lart, mund tė pėrfundojmė se qėllimi i fesė ėshtė qė tė zgjojė tek njeriu ndėrgjegjen dhe tė kuptuarit qė jeta e tij do tė jetė pėrplot me vėshtirėsi dhe sprova nga mė tė ndry*shmet ndaj tė cilave duhet tė rezistojė dhe t’i sfidojė ato pėr tė qenė besimtar i vėrtetė. Kjo nuk ėshtė rrugė e kėnaqjes sė tekave dhe pasioneve vetjake, por rrugė e njė lufte tė vazhdueshme dhe flijimi tė vazhdueshėm tė vetes e pasurisė vetjake, pėr vlerat e larta morale e njerėzore. Feja si e tillė nuk mund tė vendoset nė njė kohė dhe tė lidhet vetėm pėr njė gjeneratė tė njerėzve. Ajo ėshtė porosi universale, qė do tė thotė se ėshtė e pranishme nė ēdo kohė dhe i jep vulėn ēdo kohe dhe ēdo gjenerate. Nė va*zhdim, duke pėrmbledhur dhe duke pėrmbyllur kėtė shkrim, do tė theksojmė ē‘ėshtė feja nė realitet dhe cilat janė qėllimet e synimet e saj pėr njeriun:

- Feja e lartėson njeriun me virtyte tė larta humane e morale;

- Forcon, pasuron dhe lartėson shpirtin. Ajo ėshtė njė mjet i pėrparimit dhe zhvillimit tė vazhdueshėm;

- I afron njerėzit ndėrmjet tyre, ndez virtytin e mbrojtjes sė njėri-tjetrit, zhvillon lirinė personale dhe forcon shoqėrinė;

- Edukon njerėzit pėr idealet mė tė larta duke i shpėnė nė heroizėm e martirizim;

- Nė tragjeditė e jetės, njerėzimit i mban tė gjallė shpresėn tek pavdekshmėria;

- Frymėzon aktivitete individuale, sociale, artistike, emocio*nale, familjare, politike dhe edukative;

- Orienton synimet njerėzore drejt vlerave sublime hyjnore;

- Ndikon nė formimin e unitetit tė anėtarėve tė shoqėrisė nėpėrmjet predikimit dhe kontrollit tė zbatimit tė vlerave dhe normave unike;

- Riafirmon solidaritetin e grupit, sidomos nė momente tė rė*ndėsisė sė veēantė individuale e shoqėrore, si lindja, martesa dhe vdekja;

- Ndihmon pėr funksionimin normal tė shoqėrisė, pėr stabili*zimin e institucioneve kryesore tė saj;

- Ka ndikim tė madh nė tėrė jetėn e njeriut, para sė gjithash nė integritetin e tij trupor dhe shpirtėror;

- Zotėron energji tė mėdha, qė mundėsojnė ruajtjen e identite*tit dhe kontinuitetit fetar e kombėtar, metafizik e historik, shpirtė*ror e moral.

Mė sa u tha mė lart, kuptojmė se feja ėshtė pėrmbajtje konsti*tuive shpirtėrore dhe sikur edhe kultura ėshtė paratekst pėr realizimin e njė modeli, thelbėsisht njerėzor, human, historik e metahistorik, fizik e metafizik, inspirativ e kreativ.

Historia nuk di dhe nuk njeh asnjė shoqėri morale pa besim nė Zotin dhe Ditėn e Gjykimit. Mohimi dhe pėrjashtimi i Zotit nga jeta jonė e pėrditshme, do tė shkaktonte njė gjendje tė ku*ndėrshtive, absurdit dhe pakuptimėsisė.

Pa besim nė Zotin, njerėzit nuk kanė qėndrim tė drejtė ndaj krijesave, qėnieve dhe njerėzve;

- Pa besim nė Zotin, ka individė tė moralshėm, por s’ka bash-kėsi e shoqėri tė moralshme;

- Pa besim nė Zotin, nuk mund tė vendoset drejtėsia as nė sipėrfaqen e njė loti;

- Asnjėherė njerėzit nė kėtė botė nuk mund tė jenė tė shpėr*blyer a tė dėnuar nė mėnyrė tė merituar e korrekte. Ai qė vret njė milion njerėz nė kėtė botė, mund tė dėnohet vetėm pėr njė njeri. E ku janė tė tjerėt? Kėsaj pyetjeje i pėrgjigjet besimi nė Zotin dhe nė Ditėn e Gjykimit;

- Tė besosh nė Zotin, nuk humbet asgjė, e mund tė fitosh ēdo gjė..

Pėrgatiti,Sabri Selmani
Kiel-Gjermani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 13:21.




Parajsa Shqiptare