Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Jeta dhe vdekja | Teologjia

Myslimanėt sot nė Evropė

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 30-12-2007, 09:06
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 119
Kryesore Myslimanėt sot nė Evropė

Myslimanėt nė Evropė kanė kaluar tė paktėn tre valė tė mėdha tė vetėdijes.

Komuniteti mysliman, qė ėshtė njė komunitet i ri (nė Mbretėrinė e Bashkuar 75% e komunitetit mysliman ėshtė nėn 35 vjeē20, ka problemet e veta. Njė numėr i madh i tė rinjve pėrballen me njė krizė identiteti, tė ndarė mes kulturės sė prindėrve tė tyre dhe asaj tė mjedisit. Nė kėtė kontekst duhet tė vendoset rigjallėrimi islam. Myslimanėt nė Evropė kanė kaluar tė paktėn tre valė tė mėdha tė vetėdijes.

Sė pari, nė fund tė viteve 1970\’ revolucioni iranian pari njė ndikim tė madh nė botėn myslimane, madje dhe tek myslimanėt qė jetonin nė Evropė, pavarėsisht nga qėndrimi i tyre kundrejt Revolucionit Iranian; kjo ishte njė shenjė se Islami po ngrihej.

Sė dyti, “Satanic Verses” tė Salman Rushdie nė vitin 1989 i bėri shumė myslimanė nė Shtetet e Bashkuara, veēanėrisht tė rinjtė tė meditonin pėr veten e tyre dhe rolin e tyre nė shoqėri, e cila dukej se e nėnvlerėsonte besimin dhe tė drejtat e tyre. Ēėshtja e hixhabit ose e mbulesės pati njė ndikim tė ngjashėm nė vendet e tjera evropiane.

Sė treti, lufta e Gjirit Persik, Bosnja dhe ngjarjet e tjera tė fundit politike kanė ngjallur njė lėvizje tė madhe brenda komunitetit mysliman. Kur Iraku iu kundėrvu Iranit, shihej si e arsyeshme qė Sadam Huseini tė armatosej; por kur ai pushtoi Kuvajtin, ai duhej ndaluar. Megjithatė serbėt u lejuan t\’i vrasin boshnjakėt. Zgjedhjet legjitime nė Algjeri u anuluan nė emėr tė mbrojtjes sė demokracisė, ndėrsa ushtria turke ndėrhyri me arrogancė nė procesin demokratik dhe u lejua t\’i mbajė peng politikanėt e vendit. Kur Shtetet e Bashkuara mbrojtėn afganėt kundėr Rusisė ata u quajtėn luftėtarė tė lirisė; por kur palestinezėt luftojnė pėr pavarėsi ata quhen terroristė. Imazhi i Islamit ėshtė akoma imazh i dhunės dhe terrorit qė burojnė nga xhihadi edhe pse ndoshta tė gjitha aktet e xhihadit kėta 100 vitet e fundit kanė qenė beteja mbrojtjeje pėr liri dhe vetėvendosje. Kur shpėrthen njė bombė nė Kajro duket shumė e arsyeshme qė njė gazetar nė Bradford tė ndalojė njė tė ri mysliman nė rrugė dhe ta pyesė pėr mendimin e tij ose tė saj lidhur me kėtė ēėshtje, por asnjė nuk mendon tė pyesė njė kopt nė Egjipt pėr konfliktin nė Irlandėn e Veriut.

Si rregull kjo ka krijuar zhgėnjim dhe ka kontribuar pėr njė ndjenjė fyerjeje dhe refuzimi. Disa elemente tė rilindjes islame kanė prekur kėto tendenca tė refuzimit dhe zemėrimit dhe kanė dhėnė njė rrugėdalje duke dėnuar zhurmshėm perėndimin dhe tė gjitha gjėrat qė janė perėndimore. Megjithatė rilindja islame nuk ėshtė njė reagim negativ; por ėshtė kryesisht njė udhėtim i zbulimit tė vetvetes dhe nė fakt njė numri nė rritje tė rinjsh, u mundėson tė zbulojnė njė alternativė tjetėr nga kultura prindėrore – njė kulturė islamo-evropiane. Kjo ndodh nga njė proces i shpėrndarjes sė bagazhit kulturor tė islamit aziatik ose arab, pėr t\’u kthyer tek parimet bazė dhe themelore dhe pėr t\’i zbatuar ato nė njė kontekst evropian. Ky proces mund tė jetė vetėm i shėndetshėm pėr Evropėn, sepse krijon njerėz tė cilėt kanė besim tek identiteti i tyre: ata janė myslimanė evropianė. Ata duan tė kontribuojnė pėr tė ardhmen e tij pėr tė ndėrtuar njė Evropė mė tė mirė pėr veten dhe pėr fėmijėt e tyre. Khurshid Ahmed ka thėnė: “Do tė ishte tragjedi po tė bėheshim tė burgosur tė sė kaluarės”.21

Ashtu si myslimanėt deklarojnė se Islami nuk ėshtė monolit, ata duhet tė kuptojnė se as Evropa nuk ėshtė monolite. Ka shumė njerėz nė Evropė tė cilėt janė tė pėrgatitur t\’i shikojnė objektivisht nė mos me dhembshuri problemet me tė cilat pėrballen myslimanėt. Pėr mė tepėr ėshtė e rėndėsishme tė theksojmė se pėrpjekjet e lėvizjeve islame nuk janė kundėr perėndimit apo Evropės; ato janė njė proces i komunitetit dhe vetėzhvillimit ashtu si ka thėnė Hasan Turabi: “Perėndimi nuk ėshtė preokupimi ynė. Ne jemi tė interesuar pėr rigjenerimin konstruktiv tė shoqėrive tonė, duke vėnė nė lėvizje shpirtrat dhe mendjet tona, jo duke luftuar “Shejtanėt e mėdhenj”. Duke pėrjashtuar rastin kur njė linjė veprimi drejtohet kundėr Islamit, perėndimi nuk ėshtė armik pėr ne”.22

Kontakti me Evropėn u ka mundėsuar myslimanėve tė mėsojnė shumė: nė fakt ndėrsa krenohemi se evropianėt kanė mėsuar nga krijimitaria Andalusiane, duhet tė tregojmė mirėnjohje pėr myslimanėt qė studiojnė tani nė universitetin e Oksfordit, Kembrixhit dhe tė Londrės. Shumė prej lėvizjeve tė besimtarėve nė ringjallje kanė pėrvetėsuar ide23, metoda madje dhe struktura nga modelet evropiane. Takimet me Evropėn moderne i kanė nxitur myslimanėt tė angazhohen nė debate tė brendshme pėr ēėshtje tė ndryshme si pėr demokracinė, pluralizmin, rolin dhe statusin e gruas, konceptet e darul-harb etj. Faktikisht gjithė botėkuptimi i myslimanėve po pėson ndryshime. Nė vitin 1992, gjatė njė seminari fikhu nė Francė pėr temėn “Myslimanėt nė Perėndim”, njė grup dijetarėsh myslimanė diskutuan disa prej kėtyre ideve. Njėri prej kundėrshtimeve qė ata ngritėn pėr konceptet e dara al-harb dhe dara al-Islam ishte se njė karakteristikė kryesore dar al-Islam ėshtė siguria, por si mund ta quajmė botėn myslimane dar al-Islam kur ka kaq shumė diktaturė dhe persekutim ndaj dijetarėve dhe aktivistėve myslimanė? Nė mėnyrė tė ngjashme si mund ta quajmė perėndimin dara al-harb kur kėta myslimanė shpesh duhet tė largohen nga vendet e tyre dhe tė kėrkojnė azil politik nė perėndim?24

E ardhmja

Rruga pėr tė mėsuar ta pranojmė njėri-tjetrin dhe si rrjedhim tė jemi tė aftė tė jetojmė me njėri-tjetrin mund tė mos jetė e lehtė; nė tė vėrtetė ky ėshtė njė proces delikat, por nuk ka alternativė tjetėr. Do tė duhet kohė sepse imazhet negative janė krijuar pėrgjatė shekujve dhe nuk do tė zėvendėsohen brenda natės. Faktikisht, nė mėnyrė qė Evropa dhe Islami ta kuptojnė njėri-tjetrin duhet ta kuptojnė veten e tyre mė mirė25, sepse nocionet e unit dhe tė tjetrit shfaqin njė ndikim reciprok.

Unė mendoj se pėrgjegjėsia mė e madhe gjendet nė duart e shumicės, komunitetit mikpritės, Evropės. Pakicat mund tė trajtohen nė dy mėnyra tė ndryshme: 1 Larmia kulturore mund tė pėrshtatet, madje dhe tė festohet, gjė qė do ta bėnte pakicėn tė ndihej e mirėpritur dhe e gatshme tė angazhohet nė shoqėri; 2 ose larmia mund tė druhet dhe tė eliminohet me anė tė dėbimit, shtypjes ose asimilimit tė detyruar.

E para ėshtė rruga drejt pluralizmit dhe duket se ėshtė mėnyra mė e arsyeshme. Ēdo pėrpjekje pėr tė eliminuar identitetin mysliman do tė shkaktojė vetėm mė shumė probleme. Pėr ta kuptuar mund tė shikojmė ndryshimet mes myslimanėve nė Francė dhe nė Mbretėrinė e Bashkuar pėr tė parė ndikimin e modeleve tė ndryshme qė praktikohen. Historia franceze dhe algjeriane vazhdon tė jetė njė pengesė e madhe, por Laicite francez dhe nocionet e uniteti kulturor vendosin njė pėrgjegjėsi tė madhe mbi komunitetin mysliman. Ideja ėshtė tė shmangen getot dhe zonat e pėrjashtimit, megjithatė rezultati ėshtė njė komunitet qė ndihet vazhdimisht i kėrcėnuar dhe i paduruar, pėr aq sa ėshtė nė pėrgjithėsi i paaftė pėr tė menduar pėr veten si francez.

Sot myslimanėt mund tė pėrfaqėsojnė njė kulturė tė ndryshme, por duhet tė kujtojmė se kulturat janė rezultat i proceseve eklektike; kulturat nuk janė asnjėherė tė pandryshueshme. A nuk ka qenė krishterimi dikur njė fenomen lindor? Por me kalimin e kohės u ngulit nė shoqėrinė perėndimore. Pėrzierja e erėzave, qebapi, pica dhe burgerat (hamburgeri, sanduiēi) tani janė elemente tė vendosura tė kulturės britanike, prapėseprapė ato fillimisht nuk ishin britanike.

Shoqėritė myslimane kanė qenė tradicionalisht pluraliste.26 Teologjia myslimane i kujton njerėzimit se larmia ėshtė njė faktor pozitiv dhe natyral nė jetė, ku njerėzit mund tė bashkohen pėr tė mėsuar pėr njėri-tjetrin.

(El-Huxhurat 49:13)

Paraqet:Sabri Selmani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 08:29.




Parajsa Shqiptare