| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Mevludi nė gjuhėn shqipe Lindja, jeta, veprimtaria, peersonaliteti dhe kontributi i tij si i Pejgamber i Zotit, ashtu si nė vendet e tjera islame, ka zėnė vendin e duhur edhe nė letėrsinė shqiptare. Pėrpilimi i mevludeve nė gjuhėn shqipe ka filluar qysh me poetėt dhe shkrimtarėt bejtexhinj, konkretisht me Hasan Zyko Kamberin dhe ka vazhduar deri nė ditėt tona. Nė fillim ato kanė qenė shkruar me alfabetin turko-arab e mė vonė me alfabetin shqip. Kėto mevlude kanė qenė pėrkthime, pėrshtatje dhe origjinale dhe kanė pėrfshirė tė gjitha zonat e Shqipėrisė, Kosovės, Maqedonisė, Malit tė Zi dhe diasporėn shqiptare. Nga gjurmimet, shfrytėzimi i literaturės dhe nga kontaktet me studiuesit e lėndės ėshtė arritur tė grumbullohen, tė analizohen e tė vlerėsohen mevludet e mėposhtme nė gjuhėn shqipe tė botuara nė kohė e vende tė ndryshme: 1. Mevludi i Hasan Zyko Kamberit, 2. Mevludi i Ismail Floqit, 3. Mevludi i Hafiz Ali Ulqinakut, 4. Mevludi i Tahir ef. Popovės, 5. Mevludi Ēam, 6. Mevludi i Hafiz Islam Ēelebiut, 7. Mevludi i Mehmet ef. Salihut, 8. Mevludi i Shefki Hoxhajt, 9. Mevludi i Hafiz Ali Korēės, 10. Mevludi i Hafiz Abdullah Zemblakut, 11. Mevludi i Sheh Ahmet Shkodrės, 12. Mevludi i Hafiz Ibrahim Dalliut, 13. Mevludi i Zejnullah Jasharit, 14. Mevludi i Farudin Osmanit, 15. Mevludi i Idriz Lamajt, 16. Mevludi i Ilmi Veliut, 17. Mevludi i Sheuqet Krajės, 18. Mevludi i Jonuz Metanit, 19. Mevludi i Ferit Vokopolės, 20. Mevludi i Sheh Xhemali Shehut. Krahas 20 mevludeve tė mėsipėrme nga literatura mėsohet se nė gjuhėn shqipe janė shkruar edhe mevlude tė tjera si: 1. Mevludi i Abdullah Sulejman Konispolit, 2. Mevludi i Haxhi Ēiēkos, 3. Mevludi i Mulla Mehmet Hasanit. Kėto mevludet e fundit kanė mbetur nė dorėshkrime ose janė cituar nga studiuesit, pa qenė lėndė analize e vlerėsimi. Nga tė gjitha mevludet pėrjashtim bėjnė tre: ai i Jonuz Metanit kushtuar Pirit*** tė tarikatit Rifaij, Seid Ahmed Rifaiut; Mevludi i Sheh Xhemali Shehut nga Prizreni kushtuar Imam Aliut dhe mevludi i Ferit Vokopolės, kushtuar po ashtu Imam Aliut. Mevludet nė gjuhėn shqipe kanė pasur pėrhapjen e tyre nė zona tė ndryshme, disa prej tyre janė ribotuar nga disa herė dhe kanė pasur njė shtrirje mė tė gjerė. Ėshtė pėr tu shėnuar se ka pasur edhe botime me karakter pėrmbledhės tė disa mevludeve nė njė vėllim, siē ka ndodhur me botimin Pesė Mevlude, nė tė cilin janė pėrfshirė mevludet e Hafiz Ali Ulqinakut, Hafiz Ali Korēės, Farudin Osmanit, Hafiz Abdullah Zemblakut dhe Tahir ef. Popovės.8 [8] Sabri Selmani kiel-Gjermani
__________________ Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |