Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit

Greis Halsell eshte autori i librit "Udhetim ne
Jeruzalem" dhe "Profeci dhe Politike". Kjo faqe
perpiqet te paraqise disa artikuj te cilet nuk jane
publikuar akoma ne media. Ky botim eshte nje prej
tyre.

Disa aluzione te kesaj historie jane botuar neper
gazeta. Dhjetorin e kaluar, korrespondenti i Miami
Herald ne Lindjen e Mesme raportoi rreth intervistes
qe pati me kryetarin e bashkise se Jeruzalemit, zotin
Ehud Olmert. Kur u pyet rreth mungeses se shpirtit te
krishtlindjeve ne qytetin e Jeruzalmit zoti Olmert u
pergjigj qe ky ishte nje qytet cifut, me me pak se 3%
te popullsise kristane, dhe qe ai nuk sillej ndryshe
nga "pjeset e tjera te plazhit ne Miami. Thjesht, nuk
eshte ne ndjeshmerine tone."

Nderkaq, konfiskimi i tokave muslimane dhe kristiane
perreth Jeruzalemit dhe Betlehemit prej Izraelit
vazhdon akoma. Zyra jone ka marre nje veprim urgjent
gadishmerie nga Shoqeria e shen Jues, nje shoqate per
mbrojtjen e te drejtave katolike, ne te cilen u
kerkohet gjithe qytetareve amerikane qe te protestojne
kunder perdorimit te dollarit amerikan per keto
konfiskime te paligjshme.


Greis Halsell ka kaluar pjesen me te madhe te jetes se
saj profesionale duke u treguar amerikaneve rreth
atyre qe vuajne nen pushtimin ushtarak. Artikulli i
saj me i afert eshte ai rreth muslimaneve boshnjake, i
botuar ne Janar-Mars te vitit 1994. Kete here ajo
viziton kristianet palestineze te cilet jetojne nen
pushtimin ushtarak izraelit.

Fatkeqesisht, ne nuk mund t'ju tregojme asnje nga
fotografite qe shoqerojne artikullin e saj. Ne
aeroportin e Tel Avivit, perpara se sa ajo te nisej,
ajo u mor ne pyetje nga personeli i sigurimit per me
teper se nje ore. Autoritetet donin te shihnin
shenimet e saj. Ajo e refuzoi kete. Pasi i kontrolluan
te gjitha gjerat personale, njeri prej personave qe e
kishte marre ne pyetje, ndersa po i kthente aparatin
fotografik, e leshoi ate perdhe. Nuk dihet nese kjo e
demtoi aparatin apo jo. Ajo qe eshte e qarte eshte qe
filmi nuk u demtua dhe kjo per arsyen sepse ai nuk
ndodhej brenda ne aparat. Ai u konfiskua.

Menyra me e mire per te pare keta kristiane,
pasardhjes te ithtareve te pare te Krishtit, eshte t'i
vizitosh ata neper komunitetet dhe shtepite e tyre.
Dhe kjo eshte ajo qe ben Bonie Gehueiler nepermjet
programit "Vullnetaret ne Mision". Pjesemarresit
kalojne nje jave duke ndihmuar ne nje komunitet
kristian, ndersa javen e dyte vizitojne vendet e
shenjta historike. Per palestinezet kjo eshte nje
eksperience e bukur.

Kristianizmi ne token e Krishtit eshte duke vdekur.
Meqenese dikush mund te thote qe shpirti jeton brenda
ne trup, a ka rendesi qe nuk ka deshmitare te gjalle
qe kristinizmi ne token ku feja e nje miliard pasuesve
lindi? Si mund te ndikoje tek muslimanet e Tokes se
Shenjte, levizja e gjithe kristianeve? A do te behen
ata me te forte apo me te dobet, me laike apo me
ushtarake? Me pak fjale, a ka nenkuptim politik dhe
fetar per boten vdekja e kristianizmit ne Token e
Krishtit?

Sot kane mbetur vetem 40,000 kristiane. Ne vitin 1948,
60-70% e kristianeve palestineze u debuan nga shtepite
e tyre duke krijuar nje shtet cifut. Qe nga viti 1967
pushtimi i paligjshem izraelit na tokat e tyre, 20,000
kristiane te tjere kane ndjere nevojen te largohen nga
toka e tyre. Me pare popullsia e Jeruzalemit, ne
traditen kristiane "nena e gjithe kishave", ishte
gjysem kristiane. Tani kristianet ne Qytetin e Shenjte
jane kaq te paket ne numer sa qe "me disa avione ata
mund te shperngulen prej andej" thote Jonatan Kutab,
nje kristian nga Jeruzalemi, tani avokat ne Sh.B.A.

Nen Mandatin Anglez, Palestina zyrtarisht ishte nje
shtet kristian, dhe Betlehemi kishte nje popullsi, 90%
e se ciles perbehej prej kristianeve. Tani qyteti i
cili lindi Krishtin dhe fene kristiane, ka vetem 10%
kristiane. Dhe ajo qe ngelet nga Palestina eshte vetem
nje qytet, Beit Sahour, shumica e popullsise te se
cilit eshte kristiane. Edhe ky qytet po kercenohet:
ndertimet e planifikuara cifute mund te ndryshojne
demografine e tij dhe ta kthejne ate te mbizoteruar
nga cifutet. "Izraelitet kane vene nen shenjester
zhdukjen e komunitetit te kristianeve palestineze"
thote udheheqesi kristian i Beit Sahourit, Elias
Rishmani. "Ne mund te konsiderohemi si nje specie ne
rrezik zhdukjeje."

Duke dashur te zhdukin kristianet dhe kristianizmin,
disa publikues dhe institucione qe zoterohen nga
zionistet jane duke i hequr edhe nga harta: "Une pashe
nje atlas qe shperndahet gjeresisht dhe qe botohet ne
Nju Jork" thote Naim Atek, nje udheheqes kristian
palestinez.


"Ai kishte harta dhe popullsi dhe per Token e Shenjte
kishte nje liste te numrit te cifuteve dhe
muslimaneve, por nuk i permendte fare kristianet. Une
do t'u jap nje shembull tjeter: Izraelitet mbajten nje
konference ne Universitetin Hebre; kjo konference
ishte rreth feve ekzistuese ne Token e Shenjte. Temat
e fjalimeve trajtuan Judaizmin dhe Islamin. Ato nuk e
permenden fare Kristianizmin. Nja grua kristiane nga
Amerika, qe merrte pjese ne kete konference pyeti:
"Pse nuk perfshini edhe kristianet?" Nje izraelit i'u
pergjigj: "Numri i tyre ketu eshte i paperfillshem.
Ata nuk kane me rendesi."

Palestina njihet si toka e ringjalljes. Ajo eshte
mesazhi i Krishtit. A mundet kristianizmi ne
vendlindjen e tij te provoje nje ringjallje nga nje
gjendje e vdekur? Apo mos valle zionistet kane fituar?
A kujdesen me kristianet ne Perendim? I'a drejtova
kete pyetje Aleks Euadit, nje prifti pagezues
palestinez: "Jeruzalemi eshte nje ceshtje per 14
milione cifute, eshte nje ceshtje per 1 miliarde
muslimane, por nuk eshte akoma nje ceshtje per 1
miliarde kristiane neper bote. Po te mos ndryshoje
kjo, Toka jone e Shenjte do te kthehet ne nje varreze
e kristianizmit.


Pse po largohen kristianet?


Udhetimin tim te pare neper Jeruzalem e bera ne vitin
1979, kur fillova kerkimet rreth familjeve te tre feve
monotesite me te medha qe linden te gjitha nga nje
rajon i shkrete, me qender ne Jeruzalem. Duke shkelur
mbi kalldremet e Qytetit te Vjeter, shpesh here me
kujtohej babai im, nje kristian i devotshem dhe se sa
shume do te deshironte ai te gjente gjurmet e
Krishtit. Jezusi ishte aq real per te sic ishte edhe
vete familja e tij. Dhe ai mund te parafytyronte qarte
kodrat perreth Betlehemit dhe kasollen ku Jezusi lindi
dhe rruget e Nazaretit ku Krishti kishte qendren e
tij. Babai im ishte kristiani me i mire qe une njihja.
Nje dite, kur isha vetem me te ne Jeruzalem e pyeta me
qetesi: "Cfare do te thote kristian?" Une e dija se
cfare do te thoshte per babain tim : nje besim qe i
dha atij nje zemer te gezuar dhe nje mendje te paster
nga shqetesimet. Por cfare do te thoshte ajo per mua?
Kisha ardhur ne fillim ne Jeruzalem i indoktrinuar me
idete zioniste. Cifutet kishin vuajtur nje cfarrosje
te pergjithshme nga nazistet gjermane dhe meritonin
toka te lira. Une nuk dija asgje per palestinezet.
Tani, rreth meje une shihja palestinezet, muslimane
dhe kristiane, te cilet ishin larguar me force nga
shtepite e tyre, ishin kthyer ne refugjate ne token e
tyre. Te privuar nga tokat e tyre, shtepite e tyre, te
shtypur nga nje regjim ushtarak, ata shpesh here ishin
te uritur, ne te ftohte dhe ne dhimbje. Per mua
kuptimi i kristianizmit u be me i qarte: Krishti do te
ndiente dhimbjen e tyre. Ai do te ishte deshmitar per
dhimbjen e palestinezeve.

Ne viziten time te pare, kur pyeta nje palestinez: "A
jeni musliman apo kristian"? mora te njejten
pergjigje: "Jemi te gjithe palestineze, qe perpiqemi
te clirohemi nga pushtimi zionist." Perpara vitit
1948, banoret me te vjeter me kujtonin, "te gjithe
neve qe jetojme ketu sot quheshim palestineze dhe
mbanim pasaporta palestineze." Nje qytetar nga Qyteti
i Vjeter me dha nje monedhe: "Edhe valuta jone ishte
palestineze." Pasi zionistet arriten te shperngulin
nje numer te madh cifutesh europiane ne Jeruzalem, ne
vitin 1948 ata krijuan nje "shtet cifut", i cili nga
cdo permase, shkruan dijetari izraelit Israel Shahak:
"duhet te konsiderohet nje shtet racist." Shteti i
porsa krijuar i dorezoi funksionet e sovranitetit
Organizates Boterore Zioniste dhe lidhje qe i bene
viktimat jo-cifute te nje diskriminimi, i cili po te
ishte perdorur mbi cifutet diku tjeter, do te denohej
si sistematik, dhe kunder-semitizem i sponsorizuar nga
shteti.

Krijimi i nje shteti cifut ne territorin palestinez do
te thoshte "mijera nga njerezit tane duhej te
crrenjoseshin" me tha zevendes kryetari i bashkise se
Betlehemit Hana J. Naser. "Lufta e vitit 1948 detyroi
me teper se sa 700,000 palestineze, 50,000 prej tyre
kristiane, te emrigronin." Qe nga viti 1948
emigracioni i kristianeve palestineze eshte dy here me
i madh se sa e gjithe popullsia palestineze. Pse po
largohen kaq shume kristiane? A mos "inkurajohen" per
te emigruar dhe ne qofte se po, nga kush? A mos do te
thote qe te heqesh qafe gjithe keta kristiane do te
shuante nje "element te rrezikshem" qe mund te rrise
simpatine e miqve kristiane ne Perendim? Mesova qe
ekzistonin kater arsye te rendesishme pse kristianet
po largoheshin. E para, kristianet kane lidhje me
boten e jashtme. Duke filluar qe nga gjysma e dyte e
shekullit te 19, mesues te derguar neper shkolla
kristiane ne Jeruzalem, Betlehem dhe Nazaret u
siguruan adresa jashte shtetit, ato te shtepive dhe
kishave te tyre, atyre kristianeve vendas te cilet
deshironin te emigronin ne Ameriken e Jugut, kurse
kristianet e Jeruzalemit, Jafas dhe Ramallahut nisen
nje udhetim per ne Sh.B.A. Pjesetaret e familjeve
ndiqnin ata qe ishin larguar me pare. Sot me teper
kristiane nga qyteti i Ramallahut jetojne ne Sh.B.A.
se sa ne kete qytet. Keshtu nje vizitor ne San Diego,
San Francisko, Sindei dhe Santiago e Bogota mund te
gjeje komunitete te tera palestinezesh qe jetojne ne
keto qytete. Kristianet palestineze tregojne per nje
arsye te dyte per emigracion: shtepite dhe mungesa e
tyre. Une nuk takova asnje palestinez i cili nuk
kishte provuar personalisht apo nepermjet pjesetareve
te familjes, humbjen e shtepise. Njehere duke udhetuar
neper Jeruzalemin perendimor, nje kristian palestinez,
Ibrahim Matar, me tregoi shtepine e familjes se tij, e
pushtuar ne luften e vitit 1948. Historia e tij
perseritet me dhjetera e mijera here. Pastaj vjen
pushtimi i tokave arabe i vitit 1967 i cili perfshin
Bregun Perendimor. Izraelitet duke perdorur ligje
ushtarake 28 vitet e fundit kane shkaterruar shtepite
e palestinezeve pa meshire. Fauzi Kisuani, ndihmes
guzhinier ne nje hotel dhe babai i nente femijeve,
vezhgonte se si bulldozeret dhe policia izraelite
arriten ne shtepine e tij ne juglindje te Jeruzalemit.
Dy ore me vone shtepia e tij ishte vecse nje pirg
tullash. Kisuani kishte lindur aty ku jetonte, ai nuk
kishte levizur asnjehere prej andej. E njejta gje
kishte ndodhur edhe me Cirres Nestas, te cilin e
takova per here te pare ne vitin 1979. Ate vit
qendrova per disa kohe tek familja e tyre afer
Betlehemit. Kur e pyeta Nestas, se sa kohe kishte ai
dhe stergjysherit e tij qe ishin kristiane ai m'u
pergjigj: " Oh, rreth 2,000 vjet." Ne vitin 1985 u
ktheva per nje vizite tjeter. Shtepia ne te cilen
kisha qendruar nuk ndodhej me aty. Syte nuk me shihnin
gje tjeter pervec nje pirgu me gure. Diku me tutje
pashe ndertesen e re te Nestas. E pyeta se cfare
kishte ndodhur me shtepine e tij : " Izraelitet thane
qe une nuk kisha leje te jetoja atje, keshtu qe ata e
shkaterruan ate shtepi. Megjithate Nestas e ndjen
veten me me fat se sa komshinjte e tij kristiane,
tokat dhe shtepite e te cileve u pushtuan per nje
koloni vetem per cifute te quajtur Gilo. Udhetova
nepermes kesaj kolonie, e shoqeruar nga nje oficer i
patriarkes latine te Jeruzalemit, Xhozef Doneli.


"E gjithe toka qe shihni, per milje e milje te tera
eshte toke e konfiskuar. Kjo ka qene Beit Xhala, ishte
me teper kristiane. Por palestinezet qe zoteronin kete
toke nuk do t'u kthehet me kurre, ata nuk do te
fitojne perseri pasurine e tyre. Ketu izraelitet kane
ndertuar pazarin me te madh ne Lindjen e Mesme, me te
madhin ne shtetin cifut. Ai quhet Kanoni dhe eshte
ngjitur ne stadiumin Tedi, e gjitha e ndertuar mbi
toke te konfiskuar nga familje palestineze, per te
strehuar me dhjetera, mijera cifute te ardhur nga
Rusia dhe Europa Lindore. Asnje nuk ka rrenje ne
Palestine. Dhe sic mund te shihni, njesite vazhdojne e
vazhdojne per milje te tera." Doneli shton qe kur ai u
tregonte vizitoreve amerikane kete investim kaq te
madh "ata gjithmone habiten qe ata, taksa paguesit e
Sh.B.A. jane duke paguar per keto njesi te
jashteligjshme, te gjitha te ndertuara mbi token e
marre me force prej palestinezeve."

Kristianet tregojne per arsyen e trete te
emigracionit: ata nuk mund te gjejne pune. Kristianet
palestineze ne pergjithesi jetojne ne zona te
qyteteruara dhe rreth gjysma e kristianeve te Bregut
Perendimor punojne ne Sherbime Publike, te cilat
perfshijne sfera te tilla se edukimi, shendetesia dhe
turizmi. "Kjo do te thote qe ata jane nepunes, dhe
duke qene te tille eshte e pasigurte kur askush nen
pushtim nuk ka kontroll mbi gjendjen ekonomike, dhe te
gjithe duhet t'u binden urdherave te vena nga
autoritetet" thote dr. Bernard Sabella i Universitetit
te Betlehemit, i cili ka shkruar shume rreth
emigracionit kristian. Qe nga viti 1967, ve re ai,
izraelitet kane imponuar me teper se sa 1,300 ligje
ushtarake te cilat kufizojne levizjet dhe kthejne
punet e zakonshme ne pengesa. Ligjet kufizojne
prodhimet e palestinezeve, duke i kthyer ata ne tregun
e prodhimeve izraelite. 50% e meshkujve dhe 85% e
femrave palestineze jane te papune. Mesatarja vjetore
e te ardhurave te palestinezeve eshte vetem 1,000$.
"Ata me pune te sigurte nuk mendojne te largohen"
thote dr. Sabella.


Palestinezet te cilet kane numrin me te madh te
personave qe kane nje diplome kolegji, e cmojne shume
edukimin dhe kam degjuar per nje arsye te katert per
emigracionin e tyre: ata duan nje te ardhme per
femijet e tyre. "Qe nga viti 1948, prinderit kane
filluar te thone: "nje mendje e edukuar eshte nje
pasuri te cilen zionistet nuk mund te n'a e marrin"
thote dr. Hind Salmani, prinderit kristiane te se
ciles e derguan ate ne Universitetin e Kairos, ku ajo
u diplomua ne ekonomi. Ajo ka dhene mesim ne
Universitetin e Betlehemi qe nga kohet e themelimit te
ketij universiteti ne vitin 1973, dhe eshte nje nga
200 grate me grade shkencore ne kete universitet. Sot,
ve re ajo, ata qe mbarojne universitetin kane nje
shkalle papunesie prej 50%. Kerkimet tregojne qe
palestinezet me nje grade shkencore jane ata qe
emigrojne me teper. Ne pergjithesi, komuniteti
kristian palestinez, me theksimin e tij te forte mbi
edukimin dhe pervojen e punes, i pershtatet
perkufizimit te komunitetit migrues: "Nje komunitet me
arritje te larta ne fushen e edukimit dhe nje standart
jetese relativisht te mire, por pa prespektive per
siguri ekonomike dhe zhvillim, ka shume mundesi te
behet nje komunitet migrues."


Jeruzalemi eshte i humbur


Ne udhetimin tim te pare neper Jeruzalem, 16 vjet me
pare, une jetoja brenda mureve te Qytetit te Vjeter,
dhe udhetova neper ate qe ka ngelur nga Palestina,
territoret e Bregut Perendimor, Gaza dhe Jeruzalemin
arab te Lindjes, te gjitha te pushtuara ne menyre te
paligjshme nga Izraeli. I gjeta kristianet dhe
muslimanet duke u perpjekur nen pushtim, por shumica
dukeshin te sigurte qe drejtesia do te triumfonte, qe
ata do t'a fitonin Palestinen, qe flamuri i tyre do te
valevitej mbi kryeqytetin e tyre te Jeruzalemit arab
te Lindjes. Ne viziten time me te afert, ne Nentor te
vitit 1994, i gjeta muslimanet dhe kristianet
teresisht te zhgenjyer. Shume kristiane me thane me
sinqeritet: " Jeruzalemi eshte i humbur."


Gjate kohes qe isha ne Jeruzalem, Patriarkat,
udheheqesit e kishave dhe kujdestaret e Tokes se
Shenjte paralajmeruan qe izraelitet jane duke shkelur
te drejtat per hyrje te lire ne vendet e shenjta.
"Askush nuk mund t'i pervetesoje ato ne rruge te
vecanta" deklaron nje dokument i nenshkruar nga
udheheqesit e feve kryesore. Ata u mblodhen per
garantimin e statusit te vecante i cili e bente
Jeruzalemin nje qytet te hapur qe tejkalon rreziqet
politike ne vend dhe bote.

Per me teper, udheheqesit protestante dhe paria
kristiane qe jetojne ne Jeruzalem, ne nje leter
drejtuar presidentit Klinton, qe izraelitet "me
paramendim jane duke ndryshuar statusin e qytetit"
duke diskriminuar popullsine jo-cifute ne qytet, duke
kufizuar hyrjen e tyre ne qytet, ne institucionet dhe
vendet e tij te shenjta dhe duke perforcuar fizikisht
kontrollin mbi Jeruzalem, ne interes te cifuteve , per
te demtuar te tjeret." Ata i treguan Klintonit se ne
qofte se Perendimi i lejon forcat ushtarake te
Izraelit "te diktonin nje zgjedhje qe favorizonte
vetem njerin krah, atehere edhe ne do te jemi
pergjegjes per dhunen e ardhshme dhe paqendrueshmerine
ne kete rajon."

Izraelitet kane si plan te bashkojne Jeruzalemin cifut
perendimor me Arabine lindore nen Jeruzalemin. Ata
synojne te kene nje kryeqytet cifut te nje shteti
cifut i cili do te perfshije 25% te Bregut Perendimor.
Nje artikull ne nje nga revistat e Jeruzalemit
(Qershor 1994) shkruan qe izraelitet mendoje per nje
Izrael me te madh, kufijte bashkiake te se cilit, nen
sovranitetin e Izraelit, do te perfshijne qytete te
spikatur palestineze si Ramallah dhe Betlehem. Plani,
thone kristianet palestineze, shkon edhe me tej.

"Izraelitet per shkak te interesit te tyre mbi
turizmin, jane shume lakmues kundrejt Betlehemit, nje
zone, e cila perfshin Beit Xhalam dhe qytetin tone te
Beit Sahourit," thote dr. Mexhid Nasar, drejtori i nje
qendre mjekesore ne Beit Sahour. "Ata planifikojne te
shtojne edhe 40,000 koloni te tjera cifute ne kete
zone. Ne qofte se kjo i shtohet numrit te kolonive qe
jetojne ne Golo, i cili eshte ne kufi me Betlehemin,
dhe nje kolonie tjeter e cila deperton ne Beit Xhala,
ne 3-4 vite do te behen 90,000 cifute ne kete zone,
zona qe rrethon Betlehemin, e cila eshte zona e tre
qyteteve, te cilet tradicionalisht kane qene
kristiane, Betlehemi, Beit Xhala dhe Beit Sahouri. Ne
keto qytete edhe sot e kesaj dite gjendet ajka e
komunitetit kristian dhe ketu izraelitet jane duke
krijuar nje demografi te re, nje realitet te ri, nje
gjeografi te re. Tashme izraelitet e konsiderojne te
gjithe kete zone pjese te Izraelit. Ne Betlehem, i
cili eshte akoma pjese e Palestines, turistet duhet te
kalojne nepermes blloqeve te gureve dhe ushtareve
cifute. Une nuk jam i mendimit se Izraeli do te
lejonte turistet te kalonin kufijte dhe te shkonin ne
Jeruzalem. Ja perse ne i perceptojme ndertimet e
cifuteve ketu ne Beit Sahour si nje shkalle drejt
shnderrimit ne cifute e te gjithe zones se Betlehemit.
Mendoj se shume njerez nuk po e kuptojne kete.
Njerezit nuk po e ngrejne zerin rreth trashegimise se
kristianizmit. Ata nuk po e ngrejne zerin fare."


Te gjithe palestinezet me te cilet pata konakt, me
thane qe duke firmosur nje marreveshje paqeje e cila
ka Izraelin nen mandat, me negociatat e P.L.D rreth
pozites perfundimtare te Jeruzalemit ne vitin 1996,
Rabini kerkoi per nje konfiskim te hapur te tokave
palestineze dhe nje ndertim banesash per cifutet, i
cili nga viti 1996 nuk do te linte asgje tjeter per te
diskutuar. Qyteti i shenjte per te tre besimet, dhe e
gjithe toka qe e rrethon do te ishte nen kontrollin e
plote te Izraelit. "Ne qofte se kjo do te ndodhe"
thote nje palestinez "ne do te n'a duhet nje leje prej
izraeliteve per t'u futur ne xhamine Al-Aksa."

Izraelitet kane konfiskuar toka te mjaftueshme per nje
plan te madh sipas te cilit 17,000 banesa te reja do
te ndertoheshin brenda dy vjetesh, brenda dhe perreth
Jeruzalemit. "Shume jane ne ndertim e siper, shume te
tjera jane pajisur tashme edhe me mobilje." I mburret
nje zyrtar izraelit nje reporteri nga Sh.B.A 8,000 nga
17,000 njesite do te jene ne Jeruzalemin lindor, e
gjithe kjo e planifikuar me nje objektiv te qarte: te
siguroje qe nuk do te kete boshllek midis Jeruzalemit,
Izraelit dhe pavaresise palestineze" dhe keshtu te
vendose "nje fakt te qarte qe Jeruzalemi eshte
kryeqyteti i Izraelit."


Izraelitet jane gjithashtu duke zgjeruar ndertimet ne
afersi te Golos, Ramot dhe Piskat Ziv, te gjitha ne
toke te konfiskuar prej palestinezeve. Ne Piskat Ziv,
izraelitet jane duke ndertuar 4,000 apartamente te
mjaftueshme per te strehuar 12,000-16,000 banore.


Duke konfiskuar tokat palestineze dhe duke dhene leje
ndertimi per cifutet mbi keto toka, izraelitet jane
duke u mohuar palestinezeve te drejten te ndertojne
dhe te jetojne ne Qytetin e tyre te Shenjte. 80,000
palestineze kane prona ne Jeruzalemin arab, dhe shume
prej tyre do te donin te ndertonin aty por autoritetet
ushtarake izraelite u mohojne atyre kete te drejte:
"Ne kemi prona ne Jeruzalem, por izraelitet refuzoje
te n'a japin leje te ndertojme aty," thote profesor
Salmani i Universitetit te Betlehemit. "Une shoh nje
te ardhme te erret. Ne nuk kemi toka per te bere
dicka," thote gjeografi palestinez Kalil Tufakji.
"Izraelitet jane duke krijuar fakte ne menyre qe
neser, kur te kalojme ne negociata, keto fakte te
flasin ne favor te tyre." Nje aktivist i te drejtave
te njeriut, Xhau Abu Shakrah thote: "Izraelitet kane
perdorur nje racizem sistematik ne menyren se si ata
refuzojne lejet e ndertimit per palestinezet, dhe i
kane aprovuar ato per cifutet."


Pervec konfiskimit te tokave dhe refuzimit te
ndertimit ndaj vendasve, izraelitet kane rrethuar
Qytetin e Shenjte ne menyre qe te ruajne qytetaret e
tyre. Ata ngriten blloqe te medha cimentoje qe
mbeshteten nga ushtaret izraelite. Ata kontrollojne me
kujdes te gjitha automjetet qe nuk kane licence
izraelite. Meqenese shumica e kristianeve jetojne
brenda dhe rreth Jeruzalemit, dhe kane pune aty,
mbyllja e tij do te thote nje eksod te metejshem te
kristianeve qe nuk mund te gjejne pune. Dr. Sabela,
zyrtar ne zyren e emigracionit te kristianeve
palestineze shpjegon: "Shume prej kristianeve dhe
muslimaneve punojne ne pune akademike dhe teknike. Ata
kane aftesi dhe eksperience pune te cilat i bejne ata
nje pjese te pandashme te zones se Jeruzalemit,
Betlehemit dhe Ramal. Tani ata nuk mund te levizin nga
nje zone ne tjetren. Izraelitet i shkepusin keto
komunitete, dhe punetoret e tyre, nga njera-tjetra."


Doris Salah. E cila ka drejtuar YWCA e Jeruzalemit
lindor per disa vjet rrjesht, me tha qe YWCA u dha
mesime kompjuteri dhe rrobaqepsie grave palestineze.
Shumica e instruktoreve dhe studenteve jetojne ne
periferi te qytetit. "Per te marre leje te hyjne ne
Jeruzalem ata duhet te shkojne ne nje zyre ushtarake
izraelite, zakonisht te presin per ore te tera dhe
pastaj te shkojne tek nje zyrtar tjeter dhe te marrin
pergjigjen "Eja perseri neser." Te gjithe
instruktoret dhe studentet tane e shohin kete si
harxhim kohe dhe te turpshme." Nje minister kristian
ne Jeruzalem me tregoi per nje here kur ai i kerkoi
nje te riu palestinez ne Beit Sahour te behej ndihmesi
i tij. "Ai ka nevoje per pune, ai do te donte te
kishte nje pune. Mban rreth 30 minuta me makine deri
ne Jeruzalem. Por ai nuk mund te futet ne pune sepse
izraelitet nuk i japin leje te vije ne Jeuzalem."

"Mbyllja eshte e tmerrshme per ne" thote Kostantina
Dabha ne Gaza, e cila drejton punen e refugjateve te
sponsorizuar nga keshilli i kishave te Lindjes se
Afert. "Zakonisht neve n'a duhet te dergojme ndonje
pacient ne spitalet e Jeruzalemit dhe nuk mund ta
marrim dot nje leje kalimi qe te shkojme atje."

"Jeruzalemi eshte i rrethuar" deklaroi zevendes
kryetari i bashkise se Betlehemit, zoti Naser.
"Kristianet nuk mund te shkojne dot atje te falen, te
punojne. Kjo eshte e pamundur. A mos ka humbur gje
Jeruzalemi? Naser thote qe ai nuk mund te humbe, ne
kuptimin shpirteror te fjales. I bera te njejten pyeje
prokurorit te pergjithshem te Jeruzalemit, zotit
Kutab:


"Po, ne qofte se jeni duke folur gjeografikisht dhe
demografikisht. Izraelitet kane shkeputur me sukses
Jeruzalemin nga pjesa tjeter e bregut perendimor.
Palestinezet kane nevoje per Jeruzalemin lindor si
kryeqytet. Por izraelitet i kane penguar ndertimet
tona. Ne kemi te drejte per nje proces, duhet te kete
toke mbi te cilen te zhvillohemi, duhet te kete
struktura, nuk mund te krijosh nje universitet brenda
nje nate, duhet te ndertohen maredhenie tregetare, nje
ekonomi, nje jete, nje komunitet. Por ne Jeruzalemin
lindor, izraelitet kane ngrire dhe ndaluar cdo
zhvillim ne te cilin ndihet prezenca palestineze. Ata
jane duke e trajtuar Jeruzalemin sikur te ishte nje
fis, nje fis qe pushton token e nje fisi tjeter duke e
zhdukur plotesisht te parin. Kur Jeruzalemi u pushtua
ne ditet e meparshme, ai u shkaterrua pothuajse fare,
dhe pastaj ata do te hapnin brazda dhe do hidhnin
kripe ne to, ne menyre qe te mos lejonin rritjen e
asgjeje nga toka. Izraelitet jane duke perdorur menyra
moderne te mbjelljes per te vrare te ardhmen e
qytetit, per te zhdukur plotesisht prezencen tone."


"Ne te njejten kohe, ata jane duke punuar shume dhe ne
menyra te sofistikuara qe te krijojne fakte mbi toke,
te cilat jane te pandryshueshme. Kjo do te thote qe te
tjeret, edhe po te kene qellime te mira nuk do te jene
ne gjendje t'u nderrojne vendin ketyre fakteve. Sot,
edhe sikur me qellime shume te mira, nuk mund t'u
thuash dot 150,000 emigranteve cifute qe jetojne ne
Jeruzalemin lindor qe ata duhet te largohen. Dhe kjo
eshte fitorja qe ata donin te arrinin: te kishin me
teper cifute se sa arabe ne Jeruzalem.

A mos mendon administrata e Sh.B.A. e cila ka thene qe
do paqe ne Lindjen e Mesme, se zgjedhja e nje
kryeqyteti cifut ne nje shtet cifut do te sjelle paqe
ne rajon? Prokurori i pergjithshem izraelit Daniel
Seideman i cili punon per "Paqe Tani" thote qe
izraelitet nuk duhet te harrojne "vlerat e tyre te
shpallura boterisht te proceseve nen ligj dhe
drejtesise perpara ligjit." Ai thote qe nuk mund te
kete nje qytet cifut vecse ne qofte se kthehet ne
Belfast, nje qytet i popullsive te ndyra. As
izraelitet, as administrata amerikane nuk duken te
shqetesuara rreth kesaj mundesie. Perkundrazi,
peshperitjet neper Jeruzalem thone qe administrata e
Klintonit i ka premtuar shtetit cifut se do te njohe
qe ai ka zoteruar dhe kontrolluar gjithe Jeruzalemin,
dhe do te beje kete duke ndertuar nje ambasade
amerikane ne Jeruzalemin lindor.

Viti 2000

Pas 5 vjetesh ne shenojme pervjetorin e 2000 te
lindjes se Jezusit dhe do te veshgojme rastin e
vecante ne te cilin shume kristiane do te udhetojne
drejt Tokes se Shenjte. Ata do te bejne fotografi te
vendeve te shenjta duke shmangur prej pamjes se tyre
bashke fetaret e tyre, ata kristiane te cilet se
bashku me stergjysherit e tyre kane jetuar gjithmone
ketu. Duke folur me kristiane vendas, i kam degjuar
ata te pyesin: "Pse kristianet udhetojne qe nga ana
tjeter e botes per te ardhur ne token tone? Dhe pastaj
nuk pranojne te njohin qe ne si kristiane jetojme
ketu? Pse ata sillen siur ne te ishim te padukshem,
kur ne jemi nje pjese e peisazhit neper te cilin ata
kalojne?" ata jane te coroditur: "Pse, pyesin ata,
kristianet amerikane qe udhetojne ketu vendosin nje
rend cifut siper kristianizmit te tyre?"

Per shembull, ata flasin per viziten e presidentit
Klinton ne Jeruzalem, Tetorin e kaluar: " Ne e dime qe
ai mburret se eshte nje kristian, ne kemi lexuar qe ai
shkon ne kishe dhe qe zonja Klinton shkon ne kishe.
Por megjithese ai ishte per vizite shume afer vendeve
te shenjta kristiane ai nuk vizitoi asnje prej tyre,
ai nuk u takua me asnje kristian, ai nuk zgjodhi te
shkonte tek asnje nga kishat tona kristiane." Meqenese
Klintoni ka vendosur qe kristianizmi ishte nje pjese e
pandare e jete se tij, perse, pyesin ata, do te mund
t'e mohonte ai bashkefetaret e tij, dhe besimin e tyre
te perbashket?

"Ngela shume i habitur" thote zevendes kryetari i
bashkise se Betlehemit, zoti Naser. "Vizita e tij ketu
tregoi se sa zionist eshte ai ne realitet. Si mundet
nje kristian te vinte ketu dhe t'i shmangej vendit ku
ka lindur Krishti, dhe vendit ku eshte kryqezuar dhe
varrosur ai? Ne do ta kishim mirepritur viziten e tij
ne Betlehem. Ai eshte udheheqesi i shtetit me te
fuqishem te botes. Keshtu qe, ne qofte se ai do te
donte te vinte ketu, cfare e pengoi ate te vinte? Nuk
mund te gjej asnje shpjegim per kete."

"Judaizmi eshte feja zyrtare e Izraelit" thote nje
kristian nga Sh.B.A. "Ne Jeruzalem, Klintoni vendosi
nje kesule qe perfaqeson nja nga traditat fetare te
fese cifute. Ndersa Hilari mori pjese ne nje ushtrim
fetar duke shkuar ne Murin Perendimor, duke ferkuar
guret dhe duke thene lutje. Ata zgjodhen te
respektonin fene cifute, dhe ne te njejten kohe, te
injorojne kristianet duke mohuar keshtu rolin e
kristianizmit dhe duke i dhene rol primar Izraelit."

"U ndjeva i tradhetuar kur Klintoni nuk donte te
vizitonte asnje vend te shenjte kristian ose te pakten
te takonte ndonje kristian" thote Robert Hanum. "Ne
pritem per nje fjale, vetem nje fjale rreth
palestinezeve. Ne qofte se ai si president mendonte se
kjo do te ishte shume politike, atehere Hilari mund te
takohej te pakten me nje kristian dhe te shkonte te
pakten ne nje kishe kristiane. Ajo mund te kishte
vizituar Kishen e Lindjes ne Betlehem ose Nazaretin ku
jetoi dhe u kryqezua Jezusi; ajo mund te shkonte tek
Deti i Galileut ose tek vendi ku u kryqezua Jezusi."
Ne nje pritje per nder te saj, Hilari Klinton tha:
"Jam shume krenare per 40,000 amerikanet qe jetojne
ketu dhe po ndihmojne ndertimin e shtetit te
Izraelit." Bill Uarnok i Vizionit Boteror te
Jeruzalemit i tha asaj: "Une jam ketu duke punuar per
palestinezet. Ne qofte se qeveria e Sh.B.A. do te
kishte nje politike me te drejte dhe te barabarte, ne
mund te arrinim paqe te vertete."

Ne nje fjalim emocional drejtuar Ksenetit izraelit,
Klintoni tha qe pastori i tij ne shtratin e tij te
vdekjes i tha: " Ne qofte se e braktis Izraelin, Zoti
nuk ka per te t'a falur kurre." Keshtu qe Klintoni,
thote prokurori i Jeruzalemit, zoti Kutub, nenkupton
qe "ishte nje pozite kristiane te mbeshtetje
kontrollin racist mbi Jeruzalemin." Ndersa Klintoni
mendon se eshte nje paqevenes, shton zoti Kutubi, duke
falur veprimet e paligjshme te Izraelit, ai eshte duke
mbjelle faren e urrejtjes, midis viktimave te
pushtimit dhe agresionit.


Akoma Klintoni perpiqet, ashtu sic mbase bejne edhe 50
milione amerikane kristiane zioniste, te vendose
Izraelin ne qender te vemendjes per te gjithe
historine, te kaluaren, te tashmen dhe te ardhmen.
Qekur shteti cifut duket se largu kaq i rendesishem,
nje kristian zionist lehtesisht e redukton gjithe
Lindjen e Mesme ne nje shtet te vetem, Izraelin dhe
fqinjet e tij. Eshte dokumentuar ne shtypin izraelit
qe "kabineti i Klintonit" eshte mbushur me cifute te
Amerikes te cilet punojne ne interes te Izraelit.
Shume prej tyre shkruajne fjalime per Klintonin dhe ne
nje fjalim te tille, Klintoni i'u drejtua Lindjes se
Mesme si "Izraeli dhe armiqte e tij arabe." Dikush
mund te imagjinoje reaksionin ne qofte se ai do te
ishte shprehur "arabet dhe armiqte e tyre cifute."


Ne vitet 1980, fillova te interesohesha per kristianet
zioniste, ata te cilet vendosin nje kult te Izraelit
mbi mesimet e Krishtit. Per te mesuar me teper rreth
kristianve zioniste, fillova kerkimet mbi nje
personazh te njohur te televizionit evangjelist, Xheri
Faluell. Per disa vite me radhe e bera si zakon te
ndiqja nje nga programet e tij me titull "Ora e
Ungjillit te Koherave te Vjetra." Mesova qe Faluell
fliste me teper per Izraelin se sa Krishtin. Ai
pelqente te mburrej: "Cifutet ne Amerike dhe Izrael
dhe neper te gjithe boten nuk kane mik me te dashur se
sa Xheri Faluell." Faluell ne shume raste u tregonte
amerikaneve qe fati i vendit te tyre qendronte ne
maredheniet me Izraelin. Ne qofte se amerikanet nuk do
te deshironin te ndihmonin Izraelin ekonomikisht dhe
ushtarakisht, Amerika do te humbiste gjithshka.

Ne vitin 1983 une isha nje nga 630 kristianet qe
fluturuan nga Nju Jorku per ne Token e Shenjte,
udhetim ky i sponsorizuar nga Faluelli. Ne Tel Aviv,
pasi u vendosem ne grupe prej 50 vetash, filluam te
udhetojme me autobus. Gjate udhetimit kishim shoqerues
cifute. Asnjehere nuk patem nje shoqerues kristiane.
Asnjehere nuk u programua nje sherbese ne nje kishe
kristiane ose mundesia te takonim nje kristian
palestinez. Diten kur po i afroheshim Nazaretit, aty
ku Jezusi u rrit dhe kishte qendren e tij, shoqeruesi
yne n'a tha: "Aty gjendet Nazareti." Ai shtoi qe nuk
mund te ndalonim dot aty: "Nuk ka kohe." Disa minuta
me vone ai ndryshoi mendje dhe lajmeroi: "Do te
ndalojme ne Nazaret vetem sa per te kryer nevojat
personale." Keshtu qe, e vetmja pamje qe kristianet
pane nga Nazareti ishin WC e tij.

Ne vitin 1985, vendosa te shkoja ne nje tjeter udhetim
te sponsorizuar nga Faluelli dhe perseri me dhane nje
broshure shumengjyreshe, e printuar ne Izrael, e cila
nuk permendte Krishtin apo vendet e shenjta kristiane.
Gjate kohes qe ishim ne Jeruzalem, Faluelli mbajti nje
banket per nder te ministrit te mbrojtjes, zotit Moshe
Arens. Ulur jo shume larg prej atyre te dyve, degjova
Faluellin t'i thoshte Arensit: "Meqe ra fjala, dua te
te falenderoj per aeroplanin qe me dhurove." Me pare
ne nje vizite ne Linsburg, Virxhinia, une e kisha pare
aeroplanin dhe banoret e Lincburgut me kishin thene:
"Izraelitet i'a kane dhuruar ate aeroplan Faluellit,
si pagese per ate qe ai ka bere per ata."

Kur shkova neper udhetimet e sponsorizuara prej
Faluellit, pandeha se ishin vetem mbeshtetesit
kristiane te djathte te Izraelit te cilet e benin nje
kult token e Izraelit mbi mesimet e Krishtit. Por
njehere, ne nje nga kishat metodiste ne Uashington
D.C., ne te cilen shkon edhe Hilari Klinton, pashe nje
broshure rreth nje udhetimi ne Token e Shenjte i cili
udhehiqej prej ndihmes ministrit Uilliam Shropshair.
Ashtu si edhe me broshuren e Faluellit, broshura e
Shropshairit ishte printuar ne Izrael. Mesova se nje
grup i tij do te kishte vetem shoqerues cifut, dhe nuk
kishin ne plan te takoheshin me asnje kristian. Nje
grup i quajtur "Metodistet e Bashkuar" te Lakeland,
rregullonte pothuajse te gjithe grupin e Metodisteve
te Bashkuar. Nderlidhesi i metodisteve te Jeruzalemit,
zoti Hanum, jep kete infromacion:

"Mundesite e Edukimit, i cili mendoj se eshte tani ne
vitin e saj te 20 te aktivitetit, solli me teper se
13,000 metodiste vitin e kaluar. Ata perdorin
agjensine e fluturimit El-Al. Ata marrin vetem
shoqerues izraelite. Ata pushojne vetem ne hotele
izralite si per shembull Rilindja Ramada ne Jeruzalem.
Dikush me tha qe "Mundesite e Edukimit" zoterohet 51%
nga Izraeli. Dhe ata kane 49 peshkope metodiste ne
kryesine e tyre. Duket sikur peshkopet metodiste me te
vertete jane ne kampin zionist. Midis te tjerave, ata
fitojne udhetime falas. Xhim Rixhuej, nje metodist ne
pension, eshte themeluesi i saj. Ai ka nje shtepi ne
Jeruzalemin perendimor." Hanum dhe gruaja e tij
Margaret, te cilet kane udhetuar shume neper Palestine
dhe Lindjen e Mesme, thone qe ata i kundershtuan
udhetime te tilla ne grupe te cilat i kalonin perreth
kristianet. "Une nuk mendoj qe kristianet e Sh.B.A.
duhet te vijne ketu ne qofte se ata kane deshire te
provojne te pakten deri ne nje fare mase dhimbjen e
palestinezeve."
Kristianet, thote Kanon Atik i katedrales se shen
Xhorxhit, nuk duhet te trajtohen si delet nga
shoqeruesit cifute. Cfare u thone ata vizitoreve per
Token e Shenjte? Ata nuk dine asgje per Jezusin. Jam
shume i shqetesuar se izraelitet qe nuk besojne ne
Krisht jane duke u'a interpretuar pamjet kristiane
vizitoreve. Jam i mendimit qe ekziston nje mesazh i
cili shkon me pamjet kristiane, me shkembinjte,
shkembinj qe mund te behen shkembinj te gjalle.
Mesazhi eshte se cfare ndodhi ketu dhe cfare beri Zoti
me Krishtin. Por akoma ne degjojme cfare thone
shoqeruesit cifute, dhe kjo eshte per te ardhur keq.


Kanon Atik i frikesohet nje plani te metejshem te
izraeliteve per te bere tregeti me vendet e shenjta: "
ne nuk e duam kete aspekt turizmi, ne nuk duam qe Toka
e Shenjte te kthehet ne nje park argetimi, ne nje lloj
muzeu, gje qe ne realitet po ndodh. Jam shume i
shqetesuar per kontrollin pothuajse te plote te
Izraelit mbi jetet tona, politikisht dhe si
kristiane."

Prokurori i te rejatve te kristianeve, Raxha Shehadeh,
shpehu gjithashtu shqetesimin rreth kontrollit te
Izraelit mbi vendet e shenjta kristiane dhe tregetise
qe mund te behet me to. Ai dha nje shembull se si
dikush duhet ti paguaje Izraelitet qe te pagezohet:
"Izraelitet kane marre nje dege te vogel te Jordanit,
te cilen ata e quajne "Vendi i Pagezimit te Jordanit."


Pak me pare une permenda babain tim i cili ishte
kristiani me i mire qe kam njohur, dhe se sa shume do
te kishte dashur ai te udhetonte mbi gjurmet e
Jezusit. Nese do te kishte shkuar ne kete udhetim,
mendoj se ai do te sillej ashtu sic sillen shumica e
turisteve te sotem, te cilet udhetojne me aparate
fotografike dhe kthehen me fotografi dhe suvenire.
Babai im do te kishte udhetuar lehtshem, duke mos
shkuar si turist por si pelegrin. Ndoshta kur te ulej
ne ane te Detit te Galileut, ai do te pyeste veten,
cfare eshte mesazhi i Krishtit per mua? Jam shume e
sigurte qe me shume zell ai do te kerkonte kristiane
te tjere, si Elias Cakour nga Galileu, i cili ndryshoi
jeten e shume vetave me memorialin e tij me titull "
Vellezer te nje gjaku". Jam shume e sigurte qe babai
im metodist dhe Cakouri katolik grek, do te kishin
patur deshire te hanin se bashku, duke u kenaqur me
biseden e tyre si ithtare te Krishtit.
Gjenden me qindra agjensi cifute te cilat prenotojne
turistet cifute per t'i cuar ne Token e Shenjte por
dikush nuk ka nevoje te shkoje atje si turist. Duke
i'u afruar vitit 2000, dikush mund te deshiroje te
shkoje ne token e Krishtit si pelegrin. Ja se si mund
te veproni keshtu:
Vullnetaret ne Mision (e jurikdicionit te juglindjes
"kisha e bashkuar metodiste): Donie Gehueiler, i cili
punon me amerikanet per nje kuptim me te mire te
Lindjes se Mesme, udheheq kete grup. "Isha nje nga 20
vullnetaret per te shkuar ne Betani dhe per te jetuar
atje midis palestinezeve" thote ajo. " Kam qene
gjithashtu ne nje grup prej 20 vullnetareve kristiane
te cilet shkuan ne Beit Sahour ne vitin 1993.
Udhetimet tona zgjasnin per 13 dite. Javen e pare ne
bejme planin e punes, ndersa javen e dyte udhetojme
per ne vendet kristiane. Gjate qendrimit tone ne Beit
Sahour, ne fjetem ne nje hotel te vogel palestinez,
por te gjitha vaktet i hengrem me kristianet vendas,
dhe kjo ishte nje nga eksperiencat me te mrekullueshme
te jetes time. U njohem me shume njerez, dhe kjo
kishte shume rendesi per ne."
Muajin e kaluar, ne Beit Sahour, takova disa nga
kristianet te cilet kishin qene si nje familje per
Bonie Gehueiler dhe grupin e saj. "Ne ishim ishim kaq
te gezuar qe ata donin te qendronin per disa kohe mes
nesh. Ata n'a dhane mbeshtetje dhe nje ndihme te
madhe" tha Xhemal Satameh nge Beit SAhour. "Shpresojme
te mirepresim sa me teper grupe te tilla. Mendojme qe
nga eksperienca qe patem me grupin qe erdhi ketu, dhe
menyra me te cilen ne ishim ne gjendje te komunikonim,
ne ishim shume me mire se sa shpqeruesit e udhetimeve.
Ne folem rreth kristianizmit dhe te qenit nje kristian
ne kete vend. U shpjeguam atyre rreth jeteve tona duke
folur per trashegimine ne token kristiane dhe duke i
prezantuar ata me disa nga problemet tona."
"Ne do te kishim deshire te shoqeronim pelegrine neper
qytete te tjera palestineze" tha dr. Nasari nga Beit
Sahour. " Ne kemi pamje te mrekullueshme dhe gjera
shume interesante. Nje nga keto vende eshte Hebroni.
Ku shkojne turistet ne Hebron? Akoma eshte nje vend
interesant, shume terheqes, eshte nje qytet tregetie.
25 -40% i prodhimit te pergjithshem te vendit vjen nga
Hebroni. Le te marrim Nablusin per shembull. Eshte nje
qytet i mrekullueshem ne te cilin gjendet Qyteti i
Vjeter, nje hamam shume i vjeter turk. Aty gjenden
Samaritanet, keshtu qe turistet mund te shkojne t'i
vizitojne, te bisedojne me ata dhe te shohin se si
jetojne dhe mendojne ata. Njerezit degjojne vetem per
Samaritane te mire ne Bibel, por kush jane ata? Kane
mbetur vetem 500 prej tyre ne te gjithe boten. Ne nuk
duam t'ju japim kristianeve qe vijne ketu nje rast per
t'u takuar me politikane per t'u takuar me disa njerez
te vertete, ne kemi nevoje te japim dicka me teper nga
ajo qe ata lexojne neper gazeta."

E ardhmja e maredhenieve cifute-kristiane-muslimane:

Shume kristiane me treguan qe ata ndienin qe po
beheshin shenjester, gje qe tregonte qe izraelitet
kishin nje qellim te caktuar. Nje shtet "te paster"
cifut, i pastruar ne fillim prej kristianeve dhe
pastaj prej muslimaneve. Kristianet, te cilet
udhetojne nen sponsorozimin e izraeliteve, ne
pergjithesi mendojne qe izraelitet nuk kane qellime te
keqija. Ata i shohin izraelitet si njerez qe lexojne
Testamentin e Vjeter dhe e lexojne ate ne te njejten
menyre qe ata, kristianet, e lexojne. Por nuk eshte ky
problemi, thote Israel Shahak, nje moralist,
shkencetar dhe mendimtar perparimtar. Behet jetesore
per amerikanet kristiane, thote dr, Shahak, qe te
kuptojne qe Judaizmi nuk eshte nje "fe e Bibles."

Me teper se sa Bibla cifute, ose Testamenti i Vjeter,
te cilat jane te dyja te rendesishme, cifutet
ortodokse ndjekin me vendosmeri ate qe ata kexojne ne
Talmud, te cilin Shahak e sheh si racist dhe militant.
Kristianet, vazhdon ai, duhet t'a kuptojne kete, ne
menyre qe te kuptojne Izraelin e sotem. ne librin e
tij te ri "Historia cifute, feja cifute: pesha e 3,000
vjeteve" Shahak shpjegon: "Nje keqkonceptim rreth
Judaizmit i cili eshte zakonisht i pergjithshem midis
kristianeve eshte ideja qe judaizmi eshte feja e
Bibles; qe Testamenti i Vjeter ne judaizem ka te
njejtin rol te rendesishem sic ka Bibla per
protestantet ose edhe kristianizmi katolik.
Interpretimi i teksteve te shenjta eshte i
rendesishem. Interpretimi eshte dhene, por nga Talmudi
dhe jo nga vete Bibla." ai jep shembuj se si
interpretimi i dhene nga Talmudi shume here eshte
racist.

Ne shume raste, termave te pergjitshem si "i huaj" ose
edhe "njeri" u jepet nje kuptim shovinist. Verseti i
famshem "juve do te doni shoket tuaj dhe veten tuaj"
(Levitikus 19:18) merret prej cifuteve si nje urdher
per te dashur vetem ata qe jane cifute dhe asnje
tjeter. Urdheri bujar per te lene kallinjte e mbetur
pas korrjes "per te varferit dhe te huajt"
interpretohet sikur i referohet vetem cifuteve te
varfer dhe te konverturve ne Judaizem. "Ne fakt"
perfundon Shahak "sa me teper nje kristian lexon
Biblen, aq me pak di ai per Judaizmin ortodoks." Ne
Talmud, shkruan Shahak, cifutet urdherohen te djegin,
publikisht ne qofte se ka mundesi, te gjitha kopjet e
Testamentit te Ri qe u bie ne dore." Talmudi kritikon
vecanerisht Jezusin dhe deklaron qe denimi i tij ne
ferr eshte qe te zhytet ne jashteqitje qe jane duke
vluar."

"Cifutet mesohen, qe kur te shohin nje kryq, ata duhet
te peshtyjne mbi te." Sa per urrejtjen e cifuteve
ortodokse ndaj kryqit, Shahak me permendi nje shembull
personal. Une dhe ai po pinim kafe ne nje nga lokalet
e Jeruzalemit. Une isha larguar per pak kohe nga nje
udhetim i udhehequr nga evangjelisti Paluell. "A e di
ai se si mesohen cifutet te urrejne kryqin?" me pyeti
Shahak. "Eshte nje ligj ketu ne Jeruzalem qe librat
shkollore nuk duhet te printojne shenjen e plusit."
Dhe ai vizatoi nje (+) mbi nje pecete. "Kane vendosur
qe i ngjan shume kryqit kristian." Kur une e pashe me
mosbesim ai kerceu ne kembe, shkoi drejt nje librarie
aty afer, dhe u kthye me nje liber matematike. Me te
vertete qe shenja e plusit ishte ndryshuar me nje T te
kthyer pembys.

Shahak paralajmeron qe sa me teper cifut behet
Izraeli, aq me i rrezikshem behet ai, dhe kjo si
pasoje e nje zhvillimi te fuqise ushtarake,
vecanerisht ne armet nukleare. Keshtu qe, infromacioni
i sakte rreth "ideologjise cifute" dhe vecanerisht
rreth mesimeve te tij mbi trajtimin barbar dhe te
pameshishem mbi jo cifutet, behet jo vetem i
rendesishem por edhe jetesor nga ana politike.


Te jesh arab... dhe kristian


Komuniteti i palestinezeve kristiane eshte nje pjese e
nje komuniteti te madh: nga llogaritjet e bera ndodhen
12-14 milione arabe kristiane qe jetojne ne Lindjen e
Mesme. Ndoshta gjysma prej ketyre jane Kristiane
Koptike te cilet jetojne ne Egjypt. Vende te tjera me
nje numer te mire arabesh kristiane perfshijne edhe
Sirine, Irakun dhe Libanin.

Brenda kufijve te Izraelit ndodhen 114,000 kristiane.
Ata perbejne rreth 2,4 % te popullsise dhe 14% te te
gjithe arabeve ne Izrael.

Kristianet e Bregut Perendimor dhe Rripit te Gazes
perbejne vetem 2% te popullsise palestineze ne
territoret e pushtuara. Shumica e tyre jetojne ne
zonen Jeruzalem-Betlehem-Beit Sahour. Ne rripin e
Gazes thuhet se jane me pak se 2,000 palestineze
kristiane. Nga numri i ithtareve, pjesen me te madhe e
zene greket orthodokse, latinet dhe greket katolike.
Brenda Jeruzalemit, latinet dhe katoliket romake vijne
te paret, ndersa pas tyre jane greket orthodokse.

Te jesh kristian dhe arab ne te njejeten kohe, do te
thote te jetosh me disa tensione dhe fatkeqesi.
Palestinezet kristiane vuajne "midis besnikerise
biblike dhe shkrimeve hebre si nje pjese e
trashegimise se tij kristiane dhe realitetit te
Izraelit te sotem me armiqesine e tij ndaj
palestinezeve" shkruan dijetari anglez Keneth Krag ne
librin e tij "Arabet Kristiane". Ai shtron pyetjen:
"Si lidhet "Zoti i Izraelit" me Izraelin e sotem? Si
duhet te sillet nje arab kristian me "bekimin e Zotit
te Izraelit" kur esenca moderne qe erdhi ne hartat
tona ne vitin 1948, i ve dinamitin shtepise se tij?
Sipas Bibles " jane gjithmone palestinezet te cilet
jane pagesat e njerezve te Zotit." Te gjithe ne duhet
te ndiejme nje nevoje te domosdoshme per te njohur
arabet kristiane, shkruan Krag, ne menyre qe te mos
lejojme ndjenjen e Tokes se Shenjte te n'a coje ne
mendimin e nje muzeu shpirteror se sa te njerezve qe
jane duke jetuar dhe duke vdekur ne mes te nje
perpjekjeje shume te veshtire per mbijetese."

Megjithese fjala "kristian" ishte pershkrimi i arabeve
per 6 shekuj perpara Islamit, me ardhjen e tij ne
shekullin e 7 kristian, Islami u be partneri kryesor
"percaktuesi i ekzistences arabe." Kaq thelle
perfshihet te qenit arab me te qenit musliman, sa qe
ka aspekte te te qenit arab te cilat pothuajse e bejne
te nevojshme barazimin e saj me Islamin" thote dr.
Krag. Ithtaret e Muhamedit i dhane nje gjuhe nje zone
shume te gjere, arabishten, e cila u be per te gjithe
arabet, kristiane dhe muslimane, nje celes i
identitetit te tyre.

Ne periudha stresi me ardhjen e kryqezatave (shekulli
11-14) deri ne kete shekull, zionistet, te mbeshtetur
nga kristianet e Perendimit kane bere qe tensioni
midis arabeve kristiane dhe atyre muslimane te
ashpersohet. Krag ve ne dukje qe Izraeli e rendon
barren per arabet kristiane me ane te mirepritjes se
tij lakmuese dhe shpesh here cinike te nje zionizmi
amerikan kristian."

Palestinezet, me te edukuarit prej arabeve, jane vene
re te kene nje shoqeri te hapur, me nje respekt te
madh per lirine e mendimit dhe lirine e fese. Ne vitet
e fundit, palestinezet, kristiane dhe muslimane, jane
bashkuar ne perpjekjen e tyre per t'u liruar nga
pushtuesit e tokes se tyre. Ne shperthime spontane
kunder pushtimit, Intifada, si palestinezet muslimane
ashtu edhe ata kristiane luftojne si vellezer.

Megjithate tensioni po rritet qe nga rrokja e famshme
e duarve midis Arafatit dhe Rabinit ne Shtepine e
Bardhe. Cdo optimizem per paqe te con menjehere drejt
nje realiteti: Izraelitet ishin me teper agresive ne
pushtimin e tokave, ne izolomin e komuniteteve
palestineze prej njera-tjetres, ne ngrirjen e
mundesive per te punuar. Gaza m'u duk vendi me tragjik
qe kam pare. Aty kryetari i bashkise, Raxhi Sourani,
fitues i cmimit "Robert F Kenedi" per te drejtat
humane, me tha qe izraelitet akoma mbajne si te
burgosur politike 6,000 palestineze. "Tortura e
Izraelit por keqesohet" cfare mundesish kane mbetur
per palestinezet?

Sa me teper e mbeshtet Perendimi kristian agresionin
zionist, aq me teper militante behen islamistet. Deri
tani ata kane patur vetem disa arme dhe zemerim.
"Duket sikur Sh.B.A. me mbeshtetetjen e saj te plote
ndaj Izraelit deshiron te ndeze levizjen militante te
Hamasit" thote nje palestinez.

Po ne te ardhme? Pata nje interviste me Hisham Ahmad,
nje i ri i verber palestinez, i cili ishte rritur ne
nje kamp refugjatesh, ndersa me vone fitoi nje grade
shkencore dhe nga intervista te gjata me udheheqesit e
Hamasit, ka shkruar nje liber rreth tij. PLO dhe
Hamasi jane duke patur konflikte. Procesi i paqes dhe
pushteti laik i Arafatit nuk do te japin ndonje
permiresim ne jeten e palestinezeve por perkundrazi
kushtet do te keqesohen me teper se me pare. "Koha me
siguri eshte ne krahun e Hamasit."

Te gjithe ne duhet te ndiejme nje nevoje te
domosdoshme per te njohur arabet kristiane ne menyre
qe te mos lejojme ndjenjen e Tokes se Shenjte te n'a
coje ne mendimin e nje muzeu shpirteror se sa te
njerezve qe jetojne dhe vdesin ne mes te nje
perpjekjeje per mbijetese."

Keneth Krag

Paraqitur nga:
Sabri Selmani