Total: (110,050) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 1 nga 1
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Intelligent
    Intelligent eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    22-01-12
    Postime
    50
    Faqe ne Ditar
    1

    Icon53 Emërtoni fëmjën tuaj me një emër të bukur!

    Vëllezër të nderuar, fëmijët janë dhunti prej Allahut (azzevexhel) me të cilët Allahu i gëzon zemrat e robërve të Tij. Megjithatë, shumë prej njerëzve nuk janë falenderues ndaj Allahut dhe kundërshtojnë apo nëpërkëmbin urdhërat e Tij. Ndërsa Allahu (azzevexhel) ka caktuar përgjegjësi për prindin ndaj fëmiut të tij dhe obligime për fëmiun ndaj prindit të tij.

    Prej obligimeve të para për prindin ndaj fëmiut të tij, është emërtimi i fëmiut me emër të mirë. Dhe nëse prindi nuk zgjedh emër të bukur për fëmiun e tij, për këtë ka mëkat dhe përgjegjësi para Allahut (azzevexhel).
    Thotë Imam Mavirdij: Pasi të lindë fëmiu, gjëja e parë me të cilën nderohet dhe rrespektohet ai, është zgjedhja e emrit të mirë. (Nesihatul Muluk 167)
    Kështuqë, njeriu duhet të mundohet që t’i zgjedhë emër të bukur fëmiut të tij, që të zbatojë atë që kërkon Islami prej tij, që të mos e ngushtojë në të ardhmen fëmiun e tij dhe mos t’ia imponojë atij që më vonë të ndërrojë emrin e tij.

    Emrat më të dashur tek Allahu (azzevexhel):A thua vallë cilët emra janë më të mirë dhe më të dashur tek Allahu? Thotë Pejgamberi (salallahualejhiveselem): “Vërtetë, më të dashur prej emrave të juaj tek Allahu janë emri: Abdullah dhe AbduRrahman”. (Transmeton Muslimi) Thotë Shejh Ibn Uthejmini: Duhet njeriu të zgjedhë emër të mirë për djalin apo vajzën e tij. E emrat më të dashur tek Allahu janë: Abdullah dhe AbduRrahman. Dhe çdo emër që i kthehet Allahut, është më i mirë se emrat tjerë, si: Abdullah, AbduRrahman, AbduRrahim, AbdulAziz, AbdulVehab, AbdulKerim, AbdulMenan, dhe të ngjashëm me këta. (Likau Shehrij 2/171)

    Emrat e pëlqyer në Islam:Gjithashtu është mirë që fëmiu të emërtohet me emrat e pejgamberëve të Allahut, si: Adem, Ibrahim, Ismail, Jusuf, Shuajb, Musa, Isa, Muhamed, etj. Apo me emrat e sahabëve, si: Omer, Othman, Alij, Talha, Sead, Seid, Musab, Zubejr, Bilal, Hamza, etj. Si dhe për vajza: Aisheh, Safijeh, Zejneb, Hafsa, Fatime, Xhuvejrije, Sumeja, Merjem, Sara, etj.

    Emrat e ndaluar në Islam:Në të njëjtën kohë, përveç emrave të pëlqyer dhe të lavdëruar në Islam, ka emra të cilët janë të ndaluar në Islam, dhe njeriu nuk lejohet ta emërtojë fëmiun e tij me atë emër. Prej këtyre emrave janë:
    -Emrat të cilët janë të posaçëm dhe nuk i takojnë askujt pos Allahut (azzevexhel). Thotë Ibn Kajjim El-Xheuzij: Emrat e posaçëm të Allahut janë: Allah, Rahman, Hakem, Ehad, Samed, Halik, Razak, Xhebar, Mutekebir, Evel, Ahir, Batin dhe AlamulGujub. (Tuhfetul meulud 98) Me këta emra nuk lejohet të emërtohet fëmiu, përveç nëse iu bashkangjitet atyre parafjala Abdu (Rob), si: AbduSamed, AbdulEhad, AbdulHalik, e kështu me radhë. -Emrat të cilët e lidhin robërinë me dikë tjetër pos Allahut, si: AbdulKa’beh (Rob i Qabes), AbduNebij (Rob i Pejgamberit të Allahut), AbulUza (Rob i Uzasë). -Emrat e shejtanëve apo njerëzve mosbesimtarë dhe zullumqarë, si: Iblis, Hanzeb, Fir’aun, Haman, Karun, etj.

    Emrat e papëlqyer (mekruh) në Islam:

    -Emrat të cilët përmbajnë kuptim nënçmues apo qesharak.

    -Emrat të cilët përmbajnë kuptim tërheqës dhe ngjallës të epshit (për gjininë e kundërt), si: Dredhëza, Sheqere, etj.

    -Emrat e këngëtarëve, artistëve apo sportistëve të njohur.

    -Emrat të cilët përmbajnë kuptimin e ndonjë mëkati.

    -Emrat të cilët përfundojnë me fjalën Din apo Islam, si: Nurudin (Drita e fesë), Nexhmudin (Ylli i fesë), Burhanudin (Argumenti i fesë), etj. Thotë Shejh Bekër Ebu Zejdi: Duke e ditur vlerën e fjalës Din dhe Islam, themi se bashkangjitja e këtyre fjalëve emrave të njerëzve, arrin në një pretendim të kotë dhe në gënjeshtër, prandaj disa prej dijetarëve e kanë ndaluar atë (emërtimin me emra të tillë), e shumica e dijetarëve nuk e kanë pëlqyer atë. (Tesmijetul Meulud – Bekër Ebu Zejd 22)


    -Emrat e melaikeve, si: Xhibril, Mikail, Israfil, etj. Ndërsa emërtimi i vajzave me emra të melaikeve është i ndaluar, ngase me këtë përngjasohen mushrikët të cilët thonë se melaiket janë femra. Dhe afër kësaj (ndalese) është emërtimi i vajzës me emrin Melek. (Tesmijetul Meulud – 24)


    -Emrat e disa sureve të Kur’anit, si: Hamim, Jasin, etj. Këtë nuk e kanë pëlqyer disa prej dijetarëve.


    Emrat e lejuar (mubah) në Islam:

    Përveç kësaj, emrat nuk është kusht dhe patjetër të jenë në gjuhën arabe, por mund të emërtohet fëmiu edhe me emër të gjuhës shqipe, vetëmse emri i tij të përmbajë kuptim të mirë. Si: Besnik, Fisnik, Bujar, etj. Apo për vajza: Besa, Shpresa, Drita, etj.

    E që për fat të keq, shumë prej njerëzve sot i emërtojnë fëmijët e tyre me emra të cilët nuk kanë kurrfar kuptimi, në gjuhën arabe apo në gjuhën shqipe. Si: Altin, Gent, Genc, etj. Apo vajzat: Genta, Alma, Mona, etj.

    Ndërsa disa të tjerë, mendojnë se është me rëndësi që emri të jetë në gjuhën arabe, apo të gjendet në Kur’an, ndërsa për kuptimin e tyre nuk interesohen fare, duke harruar se në Kur’an përmendet edhe Iblisi, Fir’auni, etj. E pastaj dëgjon emra të cilët nuk janë musliman, porse janë arab apo ekzistojnë në Kur’an, si: Adijat (Kuaj, shumësi i fjalës Kalë), Nexhasete (Papastërti), Hinzir (Derr), etj.


    Andaj, secili musliman duhet të jetë i kujdesshëm në emërtimin e fëmiut të tij, dhe t’i zgjedhë atij emër të bukur dhe të mirë.
    Modifikuar per here te fundit nga Intelligent : 06-02-2012 ne 19:35

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.