| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Drejtpeshimi Mes Trupit dhe Zemrės Jeta e vėrtetė ėshtė jeta e bėrė nė nivelin ndiesor. Njeriu qė ekziston me botėn e tij ndiesore, duke i parė tė shkuarėn e tė ardhmen si dy fytyra tė njė tė vetmeje, kthehet e bėhet njė qenie mbikohore. Njė shpirt i tillė nuk ndrydhet as me dhimbjet e sė shkuarės, as me frikėrat e sė ardhmes. Sa pėr ata qė nuk kanė mundur ta gjejnė dot veten nė botėn e vet ndiesore, e jetojnė jetėn e vet mėngjarashe tė kredhur nė pesimizėm. Nė shikimin e tė tillėve, e shkuara ėshtė njė varrezė e frikshme, kurse e ardhmja, njė humnerė qė si duket fundi. Keq tė vdesin e keq tė rrojnė... Lidhja e njeriut me njė tė shkuar tė gjatė dhe me njė tė ardhme qė sdi tė mbarojė, varet vetėm nga njohja e gradės jetėsore tė shpirtit e zemrės. Shpirtrat fatbardhė qė ēojnė njė jetė nė kėtė nivel e qė e kuptojnė atė, tė shkuarėn e shohin nė formėn e ēadrave e tė froneve tė etėrve tanė, kurse tė ardhmen, nė formėn e rrugėve qė zgjaten pėr nė bahēet parajsore dhe ikin tė lumtur nga vendbanimi i kėsaj botė qė e lidhėn me botėn e vet ndiesore. Kurse fatkeqėt qė nuk munden ta pėrjetojnė jetėn nė kėto pėrmasa, jeta qė jetojnė u ėshtė mė e keqe se vdekja, po ashtu edhe vdekja, krejt njė skėterrė errėsirė mbi errėsirė... Mes jetės sė brendshme dhe sjelljeve e veprimeve tė individit ekziston njė marrėdhėnie reciproke mbėshtetėse, rregulluese e maturuese. Kėtė, si kundėrvėnie ndaj rrethit vicioz, mund ta emėrtojmė rreth i hapur. Sipas kėsaj, ashtu siē do tė ndodhė qė sjelljet e njeriut si vendosmėria, kėmbėngulja, qėndresa, duke u reflektuar nė botėn e brendshme tė tij, ta ndriēojnė atė, do tė ndodhė edhe qė ndriēimi i ndėrgjegjes, duke ia nxitur vendosmėrinė dhe vullnetin, ti tregojė atij horizonte edhe mė tė larta... Fatmirėt tė cilėt, me sjelljet e tyre, ndodhen nėn urdhrin e shpirtit, marrin udhė gjithmonė drejt pėlqimit tė Krijuesit, drejt virtytit dhe njerėzores; busullat e tyre shėnojnė gjithmonė tė njėjtėn pikė orientuese, po ashtu edhe kahjet e lėvizjeve tė tyre. Edhe nėse rrallė u ndodh ndonjė shmangie, me njė pendesė tė sinqertė e me njė rėnkim tė thellė i tretin nė shpirt mėkatet qė ua rrethojnė zemrėn dhe vazhdojnė nė rrugėn e vet... Tė lumturit, tė cilėt i ēojnė nė vend me njė korrektesė tė jashtėzakonshme e gjer nė hollėsitė mė tė imta tė gjitha detyrimet e tyre, krahas rregullit, harmonisė dhe dashurisė pėr detyrėn nė botėn e tyre tė jashtme, e jetojnė edhe botėn e tyre tė brendshme dhe, duke marrė flatra disa herė nė ditė, arrijnė nė botėn e engjėjve... Njė botėkuptim i cili duke u zjerė dhe ngjizur me shekuj me idenė e pafundėsisė, na pati tharmuar nė zemra ashkun pėr pavdekėsinė, me kohė ia la vendin prirjes pėr formula tė pashpirt dhe njė botėkuptimi mistik68 qė sillte me vete drogimin e mendjeve. Dje e sot, kėto mendime tė mbrapshta qė i njėvlerėsojnė rrezet ndriēuese tė zbulesės hyjnore me frymėzimet e tyre sa xixat e xixėllonjave, duke fryrė mjegull e tym nė rrugėn tonė tė ndriēuar, janė kah e errėsojnė qiellin e njeriut tonė! Pas tė gjitha kėtyre, njeriun e sė vėrtetės mund ta kornizojmė, sipas nesh, kėshtu: Pėr nga aspekti material, ai ėshtė njė trup i bėrė ēelik saqė ti vėrė gjoksin ēdo lloj fatkeqėsie; pėr nga aspekti ideor, ėshtė njė kokė konstruktive qė e zien dhe e pėrzien deklaratėn hyjnore me botėkuptimin e arritur nga shekulli dhe, ashtu si njė kimist mjeshtėr, arrin ēdo ēast nė sinteza tė reja; pėr nga aftėsitė shpirtėrore dhe ndiesore, ėshtė njė shpirt i fėrguar, i pjekur e i formėsuar prej shekujsh nė portėn e Mevlanave e tė Junusėve; [Eshtė fjala pėr poetėt e mėdhenj Xhelaledin Rumi (1207-1273) dhe Junus Emre (vd. 1321)], mė nė fund, ėshtė njė zemėr e formuar qė i beson filozofisė, tė jesh njė njeri mes njerėzish dhe njė sakrifikant i cili, pėr hirėė tė lumturisė sė tė tjerėve, ka harruar kėnaqėsitė e veta!..
__________________ Nobody is perfect ... |
|
#2
| ||||
| ||||
| Pershendetje Mendim mjaft interesant edhe pse sipas mendimit tim kjo teme eshte akoma e pa shtjelluar mir nga shkenca aktuale |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| drejtpeshimi, mes, trupit, zemres |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Dialog mes nje Muslimani dhe Krishteri! | Muslimani | Teologjia | 12 | 25-05-2008 20:39 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Perhapja E Islamit | Sabahi | Kurani dhe Jeta | 0 | 21-04-2007 17:01 |
| Serenatat Korēare! | AlbShkodra | Muzika | 0 | 08-05-2004 06:31 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |