| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Eglantina Nasi Varferia eshte uri, varferia eshte te jesh i pastrehe, i semure dhe pa mundesi kujdesi mjekesor. Varferia eshte te jesh i papune dhe te kesh frike per te ardhmen. Por edhe te jesh analfabet. Sa me shume nje familje te shpenzoje nga buxheti i saj per ushqim, as me e varfer eshte... Keto vleresime per varferine, gjenden te detajuara ne faqet e Raportit te Zhvillimit Njerezor per Shqiperine 2005, UNPD. Programi i Zhvillimit te Kombeve te Bashkuara prezent ne vendin tone, ka hartuar ne kete menyre nje raport me te dhena mbi varferine ne jeten shqiptare, menyrat sesi shfaqet ajo, grupet me te rrezikuara prej saj etj. Rezultatet e pergjithshme per vitin 2005, e renditin Shqiperine me nje nivel prej 25-30 perqind te popullsise se saj (ose 780 mije njerez) qe jeton nen kufirin e varferise me 4.891 leke/muaj per fryme. Pervec kesaj, nje pjese tjeter prej 30 perqind eshte shume afer vijes se varferise dhe mund te konsiderohen si potencialisht shume te rrezikuar nga ndonje renie ekonomike. Kjo shifer eshte e larte ne krahasim me ato te Evropes Jugperendimore, por eshte e ngjashme me ato te Azise Qendrore. Niveli i varferise se plote llogarit konsumin e artikujve ushqimore dhe llogaritet me 4.891 leke/muaj per fryme. Varferia prek me fort familjet e reja dhe familjet qe kane migruar ne qytetet e medha. Ajo duket se ka nje bashkelidhje te forte me papunesine, apo me punesimin e pjesshem. Por ceshtja kryesore qe shtrohet ne vitin 2005 per Shqiperime, eshte sesi mund te realizohet pakesimi i varferise se saj? Te rinjte, me te rrezikuarit nga varferia Te rinjte perbejne gupin me te prekshem ne Shqiperi per arsye se jetojne ne kushte te varfra familjare ose shtepiake apo ne familje te medha. Shumica e te rinjve te varfer jetojne ne familje prej 7 ose me shume anetaresh. Te dhenat tregojne se gati 50 perqind e te varferve ne Shqiperi jane te moshes nen 21 vjec. Shumica e te varferve jetojne ne nje familje prej 7 ose me shume anetaresh. Kjo eshte me rendesi po te kihet parasysh se ky grup ze vetem 17 perqind e popullsise. Mbi 25 perqind e popullsise se varfer eshte nen moshen 25 vjec dhe kjo grupmoshe perfshin vetem 33 perqind te gjithe popullsise. Niveli i papunesise tek te varfrit eshte gati dyfish ne krahasim me grupet e tjera te popullsise, te klasifikuara si jo te varfra. Nderkaq, strukturat rajonale te sherbimit social te shtetit, pohojne se ka rreth 6.700 femije te punesuar dhe te rruges ne Shqiperi. Ndersa persa i perket arsimit, vetem 3 ne 10 femije ndjekin shkollat e mesme ne zonat rurale ne krahasim me 7 ne Tirane dhe 6 ne zonat urbane. Vetem nje person nder 40 veta ka diplome universitare ne zonat rurale ne krahasim me 1 ne 5 veta ne Tirane dhe 1 ne 10 veta ne zonat e tjera urbane. Nga ana tjeer, prej anketimeve te bera me qytetaret, vetem nje e treta e tyre mendon se gjendja u eshte permiresuar disi. Gjysma eshte absolutisht e pakenaqur, ndersa 9 ne 10 te anketuar u pergjigjen se nuk jane fare te kenaqur me gjnedjen e tyre aktuale. Te varfrit, mendojne vetem per te ngrene Te varfrit e fshatit e shpenzojne pjesen me te madhe te buxhetit te tyre familjar per ushqim (66 perqind) dhe me pak per produkte joushqimore (21.2 perqind). Kjo ne krahasim me pjesen relativisht me te pasur te vendit, te Tirane pershembull me 48 perqind dhe 25 perqind. Sociologu i njohur Hengel, do te pohonte, sesa me e larte te jete shkalla e konsumit ushqimor nga buxheti i familjes, aq me e varfer do te ishte ajo. Kjo bazuar ne faktin se asaj i mbeten fare pak te ardhura per te kryer shpenzime te tjera te rendesishme. Nderkaq, te dhenat tregojne se sistemi i perkrahjes sociale zyrtare per familjet e varfra perfshin ndihmen ekonomike me pagesa prej rreth 2.1 deri 3.1 mije leke/muaj per familje. Por keto pagesa jane ende te pamjaftueshme per te larguar keto familje nga skajet e varferise ne te cilat jane futur. Ndersa lidhur me perkatesine etnike, ky pergjithesisht nuk perben nje faktor krejtesisht te dallueshem ne shoqerine shqiptare. Megjithate, nder pakicat, te cilat llogariten deri ne 2 perqind te popullsise, pakicat rome dhe ato shqiptaro-egjiptiane, perbejne rastet me te shumta te kategorive shoqerore te perskajuara. Ato karakterizohen edhe nga nje nivel i ulet arsimor. Permasa te medha varferie ne arsim e shendetesi Por permasa te tjera te varferise ne vend jane edhe kujdesi shendetesor dhe niveli arsimor. Dallimi mes 20 perqind me te varferve dhe 20 perqind te njerezve me te pasur, nxjerr ne pah se popullsia e shtreses me te ulet te konsumatoreve te pergjithshem, karakterizohet nga kushte me te keqija shendetesore ne krahasim me polin tjeter prej 20 perqind. Tipologjite e semundjeve pasqyrojne gjithashtu edhe nivelin e varferise ne grupe te ndryshme te popullsise. Prandaj, kur vezhgohen semundjet kronike, njerezit jo te varfer, duket se vuajne me teper nga semundjet e ashtuquajtura "te mireqenies" (semundje kardiovaskulare), ndersa me te varfrit vuajne nga semudje qe lidhen me varferine (semundjet aspiratore). Si jetojne te varfrit shqiptare? Megjithese varferia ne te ardhura ne Shqiperi eshte e larte, statusi i varferise ne lidhje me gjendjen e infrastruktures fizike dhe te sigurimit te sherbimeve eshte edhe me i keq. Shqiptareve u mungojne sherbime themelore, te cilat e bejne edhe me te thelle pabarazine midis tyre. Megjithese me pak se gjysma e familjeve kane furnizim me uje pa nderprerje, pjesa tjeter e familjes gezojne vetem 6 ore furnizim uje ne dite. Nga ana tjeter, gjendja e furnizimit me energji elektrike tregon se 85.7 perqind e shtepive, vuajne nga nderprerja me kohezgjatje te ndryshme te energjise. Mungesat ditore te saj jane rreth 8 ore. Ndersa ngrohja perben nje problem me vete ne Shqiperi. Sipas te dhenave, 99.9 perqind e popullsise nuk ka ngrohje qendrore dhe me shume se gjysma e popullsise, perdor drute si burimin kryesor te ngrohjes. - Ndertesat dhe shtepite. Raporti i PNUD-it vlereson nder te tjera se megjithe hovin ne ndertim gjate viteve 90, e coi ne ndertimin e 25 perqind te numrit te pergjithshem te ndertesave, gjendja aktuale tregon se ne vend ka mangesi te medha ne strehim. Mbi popullimi eshte nje dukuri e zakonshme me nje mesatare prej 1.9 veta per nje dhome ne shkalle vendi. Familjet me te vafra jetojne ne shtepi me te vogla, ndersa 18.5 perqind e popullsise jeton ne shtepi me siperfaqe 40 m2 ose me pak ne krahasim me 11.7 perqind te popullsise jo te varfer qe jeton ne te njejtat kushte strehimi. Nga ana tjeter, vetem 8.5 perqind e popullates jeton ne kushte banimi mbi 100 metra/katrore, ne krahasim me 18 perqind te njerezve jo te varfer. Eshte me interes te vihen ne dukje se njerezit qe jetojne ne rajone me te begata si Tirana, jetojne ne kushte me te mira banimi se ne zonat e tjera te vendit. - Vetem pak ore me drita e uje Persa i perket furnizimit me uje te pijshem, vetem 53.1 perqind e popullsise se Shqiperise ka furnizim me uje te rrjedhshem brenda shtepise, kurse 16 perqind jashte saj. Perqindja e popullsise qe nuk ka furnizim me uje te rrjedhshem eshte ende e larte dhe qendron ne nivelin prej 30 perqind. Vetem 47 perqind e popullsise ka vazhdimisht uje gjate dites, kurse pjesa tjeter vetem 6 ore ne dite. Ndersa persa i perket furnizimit me energji elektrike, 85.7 perqind e familjeve e kane kete problem, me kohezgjatje te ndryshme, ndersa 71.5 kane nderprerje te perditshme. Furnizimi ditor me energji ka qene 6-8 ore ne dite. Ja disa fakte qe tregojne sa te varfer jemi: Jo te varfrit Te varfrit S'kane uje te rrjedhshem 30.4 % 43.1 % Banje jashte baneses 22.1 % 45.2 % Nuk kane telefon 39.7 % 78.6 % Energji mbi 12 ore/dite 12.5 % 16.1 % Mbi 3 veta ne dhome 20.3 % 48.6 % Disa ore larg nga spitalet 7.4 % 14.7 % ''Koha Jone''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
| |
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės | Sabahi | Arena Nderkombetare | 0 | 07-01-2008 11:24 |
| A po japin Kosovarėt prova se e meritojn "Pavarsin e Pakushtzuar" | saldusi | Gazeta Shqiptare ne UK | 0 | 18-04-2007 05:29 |
| Mali i Zi - Shqiptaret pro pavaresise | Administratori | Arena Nderkombetare | 0 | 25-05-2006 15:00 |
| Kontributi i shqiptareve te shquar ! | Qershija | Historia | 2 | 16-04-2006 22:10 |
| Historia e Shqiperise - Shqiperia nen sundimin osman | AlbShkodra | Historia | 54 | 26-10-2003 03:37 |