Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

Studentet Shqiptare Ne Itali Nuk Mund Te Festojne Me Familjet E Tyre.

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 20-12-2004, 14:21
Minifotoja e anetarit NGA
NGA NGA eshte Jashte Linje
I/e Sapoardhur
 
Reg: 13-12-04
Postime: 4
Kryesore Studentet Shqiptare Ne Itali Nuk Mund Te Festojne Me Familjet E Tyre.

E Hene, 20 Dhjetor 2004

STUDENTET SHQIPTARE NE ITALI NUK MUND TE FESTOJNE ME FAMILJET E TYRE.

Studentet shqiptare qe studiojne ne Itali presin me gezim te madh festat e fundvitit. Keto festa jane realisht edhe nje nga te paktat mundesi qe ata te takojne te afermit e tyre. Por si pasoje e zvarritjeve burokratike te strukturave shteterore dhe indiferences se shtetit shqiptar qe duket se ambasadat i perdor thjesht per t'u dhene rrogen te punesuarve aty, ata e kane gati te pamundur te rikthehen ne familjet e tyre per te festuar Vitin e Ri. Italia eshte nje nga shtetet kryesore qe aderon ne Bashkimin Europian. Rendesia e saj u pa se fundi edhe tek firmosja e Traktatit te Romes mbi te ardhmen e nje kushtetute te perbashket europiane qe me principet e saj demokratike ka per qellim te mbroje te drejtat dhe lirite e njeriut. Dhe sikur autoritetet italiane te duan te japin edhe anen tjeter te medaljes pengojne studentet shqiptare qe te festojne prane familjeve te tyre festat e fundvitit. Traktati i Romes kishte si qellim respektimin mbareuropian te te drejtave te njeriut. Mos valle sipas autoriteteve italiane te drejtat e studenteve shqiptare nuk jane pjese e Kartes se Helsinkit?! Studentet shqiptare kane vertet nevoje per ndihmen e strukturave shteterore per te mundesuar rikthimin e tyre ne shtepi me rastin e festave. Por preokupimi i shtetit nuk eshte dhe aq i madh per te mos thene qe nuk ekziston fare. Nga ana tjeter edhe shteti italian i trajton studentet shqiptare si refugjate. Le te bejme nje krahasim mes studentit italian dhe atij shqiptar. Studenti italian preokupohet se ku do t'i kaloje festat, ne Nju Jork, Londer, Madrid apo Milano, kurse studentit shqiptar i hiqet mundesia qe te festoje me familjaret e tij. Deri kur do te vazhdoje keshtu.....Deri kur do te vazhdojne shqiptaret te enden neper bote ne kerkim t` lumturise dhe prosperitetit. Gjenerata e Re Shqiptare dega Itali si pjese perberese e Gjenerates se Re Boterore i ka bere nje thirrje Presidentit te Republikes se Shqiperise, Alfred Moisiu, te beje te mundur qe studentet shqiptare te pajisen me dokumentet e qendrimit, me te cilat mund te kthehen te qete per te festuar me familjaret e tyre. "Z.Alfred Moisiu, ne Pallatin e Brigadave jeni President i Republikes se Shqiperise, kurse ne familjen tuaj jeni nje baba i devotshem qe respektoni familjen dhe principet e saj. Besoj se ju do t'i festoni festat e fundvitit me femijet tuaj. Po bashkekombasit tuaj shqiptare perse nuk mund t'i festojne festat e shumepritura me femijet e tyre, te cilet prej nje viti nuk i kane pare?! Mos valle perse nuk jane presidente dhe femijet e tyre nuk kane pasaporta diplomatike?! Apo mos valle pse jane jetimet e koherave moderne ne kerkim te nje shteti dhe te nje ekzekutivi qe mund t'i mbroje dhe t'i integroje ne shoqerite e perparuara?!" - thuhet nder te tjera ne thirrjen e drejtuar Presidentit te Republikes. Studentet shqiptare kerkojne vetem qe per disa dite te rikthehen prane familjeve te tyre vetem sa per te ngritur te gjithe se bashku dolline e nje Viti te Ri, te nje viti me nje te ardhme dhe nje vizion ndryshe per Shqiperine dhe shqiptaret.

Rigels Malile
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
familjet, festojne, itali, mund, shqiptare, studentet, tyre

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 12:24
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30
Ku eshte Ukshin Hoti ?!! Jonisa Historia 0 17-05-2006 13:39
Kontributi i shqiptareve te shquar ! Qershija Historia 2 16-04-2006 22:10


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:04.




Parajsa Shqiptare