Teme e bukur kjo 
Ok ne teme pra.
Perderisa kjo pyetje u dedikohet te gjithve une po perpiqem te jap nje pergjigje si nje pjese e vogel e atyre qe konsiderohen te gjithe.
Si te jem i lumtur...? Sa here qe mund te ma bejne te tjeret kete pyetje, ose sa here qe mund t'ja bej vetes kete pyetje e di qe kjo pyetje do jet gjithcka qe do me ndjeki gjate gjith jetes time.
Fo thoni ju qe Nuk je i lumtur aktualisht ? Ose ke qene ndonjehere i lumtur ne jeten tende ?
Po edhe Po. Edhe kam qen edhe jam... por serisht nuk mund te jesh i lumtur ne menyre konstante edhe te perjetshme. Jo nuk e besoj se po te ishte ashtu do kishim aritur te kuptonim qellimet e mistershme te jetes. Perse tundohemi, perse gezojme edhe perse marim fryme. Lumturia nuk zgjat pergjithmone por edhe vjen kur duhet. Nuk them ndonjehere por po them kur duhet sepse jane moment... Momente te lumtura qe mbahen mend. Edhe kush nuk ka patur momente te tilla per tu mbajtur mend. Ndonjehere i mbyll syte edhe udheton ne ato momente sikur te doje ti jetoje serisht qofte edhe per nje here te vetme. Te gjitha ato momente te lumtura te mbyllura ne mendje edhe ne zemer sikur te thone nga brenda ndonjehere qe nuk duam te jemi thjesht kujtime... sikur te thone qe duam kujtime te tjera ne pranine tone si keto qe jemi ne. Edhe dicka ndodh ne jete, nje lajm i mire, nje shok apo nje shoqe e mire, nje gezim, nje refim i gezuar, edhe dicka nga keto ngulitet ne mendje si nje kujtim i bukur, edhe me kalimin e kohes thua qe... ehhhh ishte verete dicka e bukur. Kur mendon se ne ato kohera je ndjere i lumtur ateher kemi nje cast te lumtur te jetes edhe kur keto caste mblidhen te gjitha se bashku ateher kemi nje kohe te lumtur.
Hidherimi.
Hidherimi ka vendin e vete ne mendjne edhe ne zemren tone. Por nuk ka ven brenda ne kujtimet tona te lumtura. C'do gje ka vendin e vete. Kur kujtimet e lumtura mblidhen te gjitha bashke edhe krijojne ate qe ne e quajm nje kohe te lumtur atehere rikujtojme se koha eshte gjeja me me vlere qe kemi edhe kur ajo eshte nje kohe e lumtur atehere kemi bere nje pjse te lumtur te jetes tone.
E shikojme qe kjo eshte dicka e mire edhe na pelqen. Me kurajo ndonjehere perpiqemi ti shkelim me kembe hidherimet edhe problemet me qellimin qe te kemi sa me shume momente te lumtura, me qellimin qe nje dite te kujtojme se vertet kemi jetuar.
Nuk besoj se doni te pyesni se nga vjen lumturia, thjeshte mendoni nje cast te lumtur, vleresojeni edhe mendohuni se c'fare mund ta sjelli serisht.
Pergjigja eshte brenda jush. 
Ju pershendes edhe shpresoj te shikoj mendimet tuaja
"Of all I that I have lost, I miss my mind the most..."
مواقع النشر (المفضلة)