| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Nga: Muhamed VELIU Vetėm disa orė pasi ministri shqiptar i Rendit, Luan Rama, ka hedhur firmėn nė marrėveshjen e ripranimit me Anglinė, dhe ka mbaruar shampanjėn e servirur me kėtė rast me ambasadorin Landsman, nė mijėrat e shqiptarėve nė Britaninė e Madhe, tė cilėt jetojnė aty ilegalisht, ky lajm ka ardhur tronditės. Ata qė kanė ndjekur nėpėrmjet kanaleve shqiptare nė satelit pamjet filmike tė nėshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje, janė shtangur dhe pėr njė moment janė habitur se si qeveria e Tiranės ndėrmerrte njė hap tė tillė. Bėhet fjalė pėr njė marrėveshje tė dy ditėve mė parė mes ministrit shqiptar tė Rendit, Luan Rama, dhe ambasadorit anglez nė Tiranė, David Landsman. Sipas marrėveshjes, tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė ilegalisht nė Mbretėrinė e Bashkuar do tė riatdhesohen, "me qėllim minimizimin e zhvillimit tė emigracionit ilegal". Firma e Ramės nė marrėveshje, sipas tij, ėshtė njė tregues i zhvillimit tė marrėdhėnieve dypalėshe Shqipėri-Angli dhe pėrmbushjes sė detyrimeve europiane, pėr tė cilat vendi ynė po angazhohet. Por nga ana tjetėr, tani Shqipėrisė i duhet tė ndeshet me mijėra shqiptarėt e dėbuar. Tė menjėhershme kanė qenė edhe reagimet e komunitetit shqiptar qė jeton nė Angli, tė cilėt janė tė frikėsuar nga "fshesa" britanike. Reagimet "Firmosja e marrėveshjes ėshtė njė hap shumė i nxituar, pasi shumė shqiptarė nuk kanė kushte tė pėrshtatshmė tė kthehen si nė Kosovė dhe nė Shqipėri. Nėse emigrantėt shqiptarė do tė kthehen atje, ata do tė bėhen barrė e shoqėrisė, kur dihet qė problemet ekonomike janė gjithnjė nė rritje", ka thėnė Telat Pllana, kryetar i shoqatės "Faik Konica" nė Londėr. Ndėrkohė D.Dema, punonjės i kėshillit tė emigrantėve nė Birmingham, e ka konsideruar Marrėveshjen e Ripranimit si tė njėanėshme, "e cila bėn qė emigrantėt shqiptarė nė Britaninė e Madhe nuk pėrfitojnė fare". "Nga bisedat qė kam pasur rreth kėtij problemi, me shqiptarė qė jetojnė nė Angli, vėrej se ata janė shumė tė indinjuar me administratėn shqiptare, e cila jo vetėm qė nuk mund t'i ndihmojė ata jashtė, por tani po del kundėr integrimit tė tyre me marrėveshje kthimi tė kėtij lloji", ka thėnė Dema. Nė tė njėjtėn kohė Ismet Gega, kryetar i shoqatės "Shqiponja Northhampton", ėshtė shprehur: "Eshtė njė marrėveshje e nxituar, duke menduar se gjendja ekonomike nė Shqipėri nuk ėshtė nė nivelin qė t'i pėrgjigjet numrit tė emigrantėve qė do tė kthehen. Megjithėse tani kjo marrėveshje ėshtė firmosur, mendoj se duhej gjetur njė kompromis, njė rrugė e mesme pėr tė mos arritur nė kėtė marrėveshje ekstreme dhe tė dėmshme pėr emigrantėt shqiptarė nė Angli". Edhe emigrantė tė ndryshėm qė ndodhen nė Angli shprehen tė frikėsuar. Njė grua shqiptare qė banon nė lagjen "Manor Park" tha se ndihet e frikėsuar nga kthimi i mundshėm, pasi ka humbur dy gjyqe. Tonini nga Vau i Dejės, njė student informatike, i cili ėshtė tėrėsisht nė "tė zezė", qė nga tetori i shkuar, mendon se tė gjithė njerėzit nuk duhen futur nė njė thes. "E dimė qė ka kriminelė dhe njerėz qė janė tė pėrfshirė nė krime dhe mė vjen mirė qė atyre po u vjen fundi. Por ē'taksirat kemi ne tė tjerėt, tė na kthejnė, kur po ndėrtojmė njė jetė tė re dhe po shkollohemi". Kthimet Kapja dhe dėrgimi i azilkėrkuesve shqiptarė do tė bėhet nga policia angleze nė bashkėpunim me autoritet e emigracionit. Nė javėt e fundit, nė stacionet e trenit nė lagjet "Barking", "Ilford", "Stratford", "Harringey" dhe shumė stacione tė tjera, sipas shumė shqiptarėve, policė civilė kanė bėrė ndalimin e tyre nė orėt e para tė mėngjesit, kur ata nisen pėr nė punė dhe kanė bėrė verifikimin e dokumenteve. Nuk kanė munguar vizitat e befasishme, natėn nga policia, nė adresat ku sipas Ministrisė sė Rendit, "Home Office", jetojnė azilantė shqiptarė. Pas verifikimit tė mospasjes sė dokumenteve, emigrantėt dėrgohen nė qendrat e grumbullimit, tė quajtura "Detentions Centre", nga ku mė pas dėrgohen nė vendet e tyre. Sipas burimeve tė brendshme nė kėto qendra, njė herė nė javė nga aeroporti i Gatėikut ngrihet njė avion me destinacion Prishtinėn dhe Tiranėn. Flet Ambasadori shqiptar nė Londėr Robo: Marrėveshja ėshtė sukses !!!! Nė tė kundėrt tė emigrantėve nė Angli, ėshtė shprehur ambasadori shqiptar nė Londėr, Kastriot Robo. "Do ta quaja njė sukses arritjen e kėsaj marrėveshjeje midis dy qeverive, e cila bėhet nė kuadrin e marrėveshjes dypalėshe pėr tė qenė partnerė nė luftėn kundėr trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar. Jemi tė vendosur tė realizojmė standardet me Bashkimin Europian, si njė kėrkesė pėr anėtarėsimin e vendit tonė nė BE", ka thėnė Robo. Sipas tij, e vėshtira dhe e keqja e kėsaj ēėshtjeje ėshtė se pjesa mė e madhe e emigrantėve shqiptarė qė ndodhen nė Angli janė me status joligjor tė rregullt dhe objektivi i qeverisė shqiptare, nė bashkėpunim me atė britanike, ėshtė qė tė bashkėpunohet nė legalizimin e kėtij komuniteti qė jeton dhe punon kėtu. "Qėndrimi zyrtar shqiptar ėshtė qė tė luftohet elementi kriminal dhe ai i inkriminuar, si dhe tė qėndrojnė e t'u krijohen kushte mundėsie qėndrimi dhe pune atyre njerėzve qė janė tė rregullt dhe janė tė dobishėm, si pėr qeverinė dhe shoqėrinė britanike dhe njėkohėsisht pėr Shqipėrinė. Desha tė theksoj se trajtimi dhe mbėshtetja e emigrantėve shqiptarė kudo nė botė nė pėrgjithėsi dhe nė Britaninė e Madhe nė mėnyrė tė veēantė, ėshtė prioritet i qeverisė shqiptare", ka theksuar kryediplomati shqiptar nė Londėr. Marre nga ''Albanian Mail'' e dates 16.10.2003 |
|
#2
| ||||
| ||||
| Jam kurioz te di opinionet tuaja mbi kete poshtersi qe bejne Kriminelet Politikane Shqiptare ? |
|
#3
| ||||
| ||||
| E di ca dua ti them ROBOS une ? ROBT KU TI KESH, KELYSH ! Me pafytyresine me te madhe tallen me emigrantet:::: Mire qe s'na mbrojne por na bien dhe ne qafe... Ketu ne itali ate mareveshje nuk e ka nenshkruar as RUSIA, as MAROKU,,, Ka nenshkru vetem SHQIPERIA ,HONG KONGU e nuk e mbaj mend mire ca shtete te tjera... Nuk flas me se me iken truri kur kujtoj fjalet e ROBQ...
__________________ NON MOLLARE MAI !!!!! |
|
#4
| ||||
| ||||
| a e dini qe keto marveshje kane fitime me te thellta? gjerat nuk jane keshtu sic duken, ose me mire sic duan "ata" ti bejne qe te duken. Por jane shume me ndryshe!!!!!! Vriteni ca koken!
__________________ jeto jeten.. ashtu si e deshiron... mos prit nga te tjeret... po gjej e provo...! K.T. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Citim:
C'fare fitimesh kane keto marreveshje !? Mos e ke fjalen per fitime personale !? Si jane gjerat sipas teje !? |
|
#6
| ||||
| ||||
| Sigurishte qe eshte loja e politikaneve shqiptare, me synime te thella, per perfitime polotike, partiake apo edhe vetjake!!! Une per veten time habitem me faktin qe kerkojne qe te kthehen te gjithe emigrantet, nga qe punojne ejetojne ene Angli. Nuk e di se ku ka nder mend ti coje ky shtet, keto emigrante, pas kthimit te tyre, gje qe nuk ka per te ndodhur kurre... Vetem nje gje do te doja tju kujtoja atyre politikaneve , qe kane firmosur kete pakt: Po a e din ata se ku do te futen po qe se do te kthehen tere ato emigrante ne shqiperi? Atehere, vetem po u futen atje nga kane dale, por edhe atje jam i sigurte, qe kane per ti rrjepur te gjalle, ato kelysh ****ash, qe e mbajne veten per politikane, por qe ne te vertete, edhe gomere, nuke meritojne tu thuash !!!..........
__________________ Mallkuar qoftė, ky Kurbeti i zi, qė na i zhyti zemrat, thellė nė plogėshti!!!... |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| anglia, emigranteve, firmos, marreveshjen, rikthimin, shqiperia |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| A ekziston 'Zoti'? | Administratori | Teologjia | 96 | 03-05-2008 10:34 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 03:31 |
| Keshilli i Muzikes Shqiptare | Administratori | Muzika | 9 | 27-01-2007 14:36 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Ku eshte Ukshin Hoti ?!! | Jonisa | Historia | 0 | 17-05-2006 13:39 |