| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Punėsimi, femrat, shumė mė pak tė paguara se meshkujt Bruna Prifti Shumė pak shanse pėr punėsim dhe shumė mė pak tė paguara, krahasuar me meshkujt. Diferenca mes dy sekseve, mund tė konsiderohet pa frikė njė hendek i madh nė vendin tonė. Me gjithė pėrpjekjet dhe programet pafund pėr barazinė gjinore, shifrat flasin pėr njė pabarazi tė theksuar. Duke nisur qė nga punėsimi dhe deri nė vlerėsimin material pėr punėn e bėrė, nė mos mė mirė, sė paku njėsoj. "Pėr ēdo 100 meshkuj, vetėm 31 prej tyre janė inaktivė nė tregun e punės, ndėrsa pėr ēdo 100 femra, rreth 53 janė inaktive",- theksohet nė raportin e fundit "Femra dhe Meshkuj nė Shqipėri", ku jepet njė panoramė e situatės gjinore tė punėsimit. Mjerisht, gjithēka nė favor tė meshkujve. Sipas tė dhėnave tė Institutit tė Statistikave, analiza e punėsimit sipas gjinisė nė vite, tregon se duke filluar nga viti 1995, niveli i punėsimit tė femrave ka qenė dukshėm mė i ulėt se ai i meshkujve. Nė gjuhėn e shifrave, nė popullsinė ekonomikisht aktive, (e aftė pėr punė) numėrohen 430 mijė femra, ose 46.8%, ndėrsa meshkuj janė mė shumė se 68% e gjithė tė punėsuarve. Diskriminimi nė pagė Pėr punėn e bėrė, femrat shpėrblehen mė pak se meshkujt. Madje, edhe pėr tė njėjtėn punė. Sipas tė dhėnave tė studimit, paga e femrave ėshtė diēka mė shumė se gjysma e pagės qė marrin meshkujt. "Tė dhėnat tregojnė qė paga mesatare mujore neto e femrave, pėrbėn 65% tė pagės mesatare mujore neto tė meshkujve",- theksohet nė studim. Sipas tij, analiza mė e detajuar sipas degėve tė ekonomisė, tregon se paga mesatare mujore neto ėshtė dukshėm mė e lartė se e femrave nė tė gjitha degėt e ekonomisė dhe diferenca ėshtė mė e theksuar pėr tė punėsuarit me pagė nė sektorin privat jo-bujqėsor. I njėjti fenomen, sipas specialistėve tė punėsimit nė Ministrinė e Punės, rezulton pėr tė gjithė grupmoshat. Fakt, qė ėshtė vėnė nė dukje edhe nė raporte tė ndryshme tė organizatave tė huaja, qė janė marrė me kėtė fenomen nė vendin tonė. Punėt e femrave Arsimi dhe shėndetėsia. Kėta janė dy sektorėt qė mbeten mė tė dominuar nga femrat. Shumica e tė cilave, vazhdojnė tė punojnė nė sektorė ku tradicionalisht kanė qenė tė pėrqendruara femrat. Poste tė thjeshta nė sektorin shtetėror dhe fare pak nė rangun e drejtuesve tė lartė. "Nė grupin e arsimit, femrat zėnė 66.6%, kurse nė shėndetėsi zėnė 79%",- theksohet nė studim, sipas tė cilit pjesėmarrja e tyre bie ndjeshėm nė industri, hotele dhe restorante, ku meshkujt zėnė njė pėrqindje mė tė lartė. Ndėrkohė qė sektorėt ndėrtim, transport e komunikacion, dominohen nga meshkujt dhe femrat nė to janė nė minorancė, vetėm me 3 deri 9 pėr qind. Nuk janė mė shumė tė privilegjuara nė sektorin shtetėror, ku shifrat flasin pėr rreth 40% tė tė punėsuarve gjithsej. Nė grupin e ligjvėnėsve, nėpunėsve tė lartė dhe drejtuesve, femrat zėnė vetėm 26.8%, kurse nė grupet e specialisteve dhe nėpunėsve tė thjeshtė, pėrbėjnė 56.2% tė gjithė tė punėsuarve. Femrat Gjithė sa thuhet mė shifra, e mbėshtesin edhe vetė femrat, tė cilat kanė ndjerė se tregu i punės ėshtė shumė i ashpėr me `to. Jola Gjoni, ėshtė 29-vjeē dhe ka dy fėmijė. Ka mbaruar me mesatare tė mirė pėr Gjeologji-Miniera, por edhe vite pas diplomimit, nuk ka arritur tė sigurojė njė punė. "Sė paku pėr profesionin tim, ose diēka tė pėrafėrt",- thotė ajo, duke treguar se pėrgjithėsisht ėshtė marrė me rritjen e fėmijėve. Por, siē thotė vetė, edhe atėherė kur ka qenė e aftė tė punojė, nuk ka gjetur vend. "Kam punuar pėr njė periudhė kohe shitėse, me njė pagė qesharake dhe me orar tė zgjatur. Gjithė herėt qė jam interesuar nė administratė, kam lėnė dosje gjithandej, pa marrė pėrgjigje pozitive",- thotė ajo. Tani, e bindur t'i drejtohet Italisė, pėr t'iu bashkuar bashkėshortit. Specialistėt: Femra tė papuna, ja pse Njė sėrė arsyesh pėr situatėn problematike tė punėsimit tė femrave. Qė nė fjalėn e specialistėve, vjen nė pėrmirėsim sė fundi, por gjithsesi me shumė diferenca mes gjinive. Treguesit, sipas tyre, lidhen me situatėn e sotme tė tregut tė punės, ku punėsimi i femrave bie pėr shkaqe tė ndryshme. Sė pari, mbyllja e mjaft aktiviteteve industriale, nė tė cilat ka pasur numėr tė konsiderueshėm femrash tė punėsuara. Si arsye tė dytė, specialistėt rendisin zhvillimin e mjaft aktiviteteve tė orientuara mė shumė drejt punėsimit tė meshkujve. Konkretisht, tregtia, ndėrtimi apo edhe zhvillimi i hotelerisė e restoranteve, ku sundojnė tė punėsuarit meshkuj. Ndėrkohė, nė panoramėn pesimiste tė punėsimit tė femrave ndikon, sipas specialistėve, edhe lėvizja rurale-urbane, qė nuk u jep shumė mundėsi femrave tė ardhura nga zonat rurale, tė hyjnė nė tregun e punės. Nė grupin e tė papunėve tė regjistruar, femrat pėrbėjnė 48.4%. Kjo, sipas tyre, nuk shpreh nivelin e papunėsisė, por faktin qė femrat janė mė pak tė interesuara tė regjistrohen pėr tė kėrkuar punė, duke parė mundėsitė e pakta qė ato kanė nė tregun e punės. 46% E femrave tė afta pėr punė rezultojnė tė punėsuara, tė tjerat nė kėrkim pune, ose tė pashpresa pėr njė vend 68% E meshkujve tė aftė pėr punė janė tė punėsuar, madje krahasuar me femrat, marrin njė pagė shumė mė tė lartė 79% E gjithė tė punėsuarve nė sektorin e shėndetėsisė e zėnė femrat, ndėrsa nė arsim, mbi 66% janė femra
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
|
#2
| ||||
| ||||
| pershendetje administrator, e lexova me vemendje studimin qe ke paraqitur ketu, deri diku eshte realiteti, por kuptohet nuk eshte aq i thelle... une mendoj se tregu i punes eshte lufte per ekzistence ne te gjithe boten. pa dashur te bej krahasime por le te flasin ata qe aktualisht jetojne jashte, kane mbaruar shkolla, dhe e kane shume te veshtire te gjejne nje pune ne profesionin qe kane mbaruar... imagjino si eshte ne shqiperi...por ketu ka shume probleme... duke qene se tregu i punes eshte ende nje monopol ndikojne shume miqesirat dhe njohjet dhe nuk merren shume per baze diploma me 10 etj... pastaj kur vjen puna per femrat, ato jane akoma me te diskriminuara dhe kjo nuk fillon tek puna, por qe ne shtepi, familje, ku babai nuk e lejon te punoje apo te shkollohet, me pas burri dhe ne fund femijet te cilet kane nevoje per te... kuptohet kjo nuk eshte shumica, por eshte e konsiderueshme... duke qene se 70%e shqiperise eshte nje "fshat" kuptohet edhe mentaliteti eshte i tille... ne shohim Tiranen, bllokun dhe nuk kalojme kurre nga fshatrat e shqiperise (sepse kuptohet nuk na lidh puna) dhe kemi raste te shumta kur babai e fejon vajzen qe 16 vjec ose e ka fejuar dhe ajo nuk di gje... atehere cfare emancipimi dhe cfare kerkesash do te kete kjo vajze per veten e saj. ajo nga autoriteti i babait kalon ne autoritetin e burrit dhe ketu mbyllet gjithcka...edhe nje gje tjeter qe dua te shtoj (kuptohet ka shume me shume se kaq) femra duke qene me e ngarkuara ne shtepi dhe kujdeset per gjithcka , asnje firme nuk ka interes ti marri ne pune perpara nje burri, se shume shpesh ajo do marri leje, nuk del dot naten, do kerkoje lejen e lindjes etj etj... kam kaq shume per te shkruar por nuk dua te behem e besdisshme... |
|
#3
| ||||
| ||||
| Nuk mendoj se femrat jane me pak te paguara se meshkujt,gjithcka varet nga puna qe kryen,sepse eshte mese e ditur qe profesionistet paguhen njesoj.Por ndodh qe meshkujt nuk ndihen te realizuar me nje rroge "normale" (qe ne shqieri rralle e gjene) e keshtu kerkojne nje pune te dyte.........Nersa femrat shqipetare shyqyr qe e gjejne nje pune e u duket sikur ate rrogen ua falin,duhe te kuptojn se jane me vlere e qe jane te zonjat jo vetem te mbajne familjen e shtepin por edhe qe jane profesioniste po aq sa meshujt..... |
|
#4
| ||||
| ||||
| Qe femrat diskriminohen ne page kete nuk e luan as topi, dho jo vetem ne Shqiperi por ne te gjithe boten. Blu solli shume fakte reale qe shpjegojn mese qarte perse nje e femer e ka me te veshtire te caj ne boten e punes. Une do shtoja qe shoqeria vazhdon te jete maskiliste. Instikti i njeriut nga koha e shpellave, ku mashkulli dilte per gjueti e sillte ushqimin ne shtepi ndersa femra rinte ne shpelle gatuante e riste kalamajt, nuk ka ndryshuar akoma megjithese kushtet e jeteses kane ndryshuar thelbesisht. |
|
#5
| ||||
| ||||
| Kjo teme u shkonka per apetiti femrave. Do te thoja s'eshte e vertet pasi te gjith zyrat jan mbushur me femra,nuk pranojne me sekretar te jesh mashkull duhet te kesh fund te shkurter e buze te lyera(nuk meret parasysh diploma),ne meshkujt nuk kemi funde dhe femrat i zene punet tona.. Meshkujve ju japin pune ndertimi qe normalisht smund ti bejne femrat.. Pra meshkujt gjithmon i shikon duke bere pune te renda fizike,kurse femrat neper zyra,neper lokale,edhe ata qe jane ne shpij normalisht nuk lodhen se pushojn kur duhen ato,dhe punojne sipas deshires,cohen ne mengjes kur u del gjumi. Burri eshte ai qe i thomi nje fjale can malet,duhet patjeter te punoj cfardo lloj pune qofte ajo e lodhshme.e rende fizike,me ore te gjata,me rrezik shum her duke punu ne kate shume te larta dhe per nje qellim ta furnizoj familjen dhe ta bej te gezuar.. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Mendoj se nuk eshte e drejte qe grate te jene me pak te paguara se meshkujt pasi nuk duhet te behete diskriminimi gjinor dhe mendoj se edhe grate kane te drejte te ken nje rroge standarde qe iu pergjigjet kerkesave Citim:
PERKRAHNI GRATE |
![]() |
| Bookmarks |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Luan Zhegu - Nje brez i arte qe nuk vdes | Administratori | Muzika | 0 | 15-02-2007 17:10 |
| Rosela Gjylbeku - Fitoi Shkodra, kjo ka rendesi | Administratori | Muzika | 1 | 11-01-2007 20:33 |
| Roli i Isait (Jezusit) ne Islam. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 3 | 31-10-2006 20:22 |
| Prof. Dr. Sali Berisha rrėfen jetėn e tij | AlbShkodra | Politika shqiptare | 7 | 26-12-2004 19:18 |
| Tensioni i larte i gjaku- hipertensioni | canary | Njeriu dhe shendeti | 0 | 06-05-2003 22:53 |