| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Droga dhe tė rinjtė Flet kryetarja e komunitetit Emanuel nė vendin tonė, Besa Rroshi Fenomeni, tė rinjtė qė drogohen janė gjithnjė e mė agresivė TIRANE Tė rinjtė drogohen. Mė i frikshėm akoma ėshtė fakti se nė kėtė vrasje shpeshherė protagonistė bėhen edhe vetė prindėrit e tyre. Ata ua blejnė vetė tė rinjve drogėn. Duke u dhėnė para ata nuk i ndihmojė, vetėm i ēojnė drejt vdekjes, thotė kryetarja e komunitetit Emanuel nė Shqipėri, Besa Rroshi. Shpeshherė familjet janė tė parat qė e kanė provuar peshėn e drogės. Janė nėnat, tė parat, qė i shikojnė fėmijėt nėse janė gjallė apo janė tė vdekur. Familjarėt qajnė hallet, dhimbjen e tyre, kur shohin fėmijėt si tė vdekur, por tė gjallė mbi tokė, thotė Besa. Por, ndėrkaq, nė njė intervistė pėr Panoramėn, ajo tregon se nė familjet shqiptare po ndodh edhe njė fenomen tjetėr: tė rinjtė janė bėrė gjithnjė e mė agresivė. Sa persona janė duke u trajtuar, aktualisht, nė qendrėn tuaj? Sot u bėnė 20 veta, sepse hynė dy tė rinj. Ky ėshtė numri maksimal qė do tė mbajmė pėr kėtė periudhė. Jo gjithmonė terapia psikopedagogjike, qė zhvillohet nė qendrėn tonė, ėshtė e thėnė tė funksionojė me sukses, pasi varet nga dispozicioni i personave. Ēdo njeri e ka nė dorė vetė. Mjafton edhe sikur njė ditė ta heqim nga vdekja, e tia japim jetės. Sa duhet tė zgjasė kjo terapi qė njė i droguar tė shėrohet pėrfundimisht? Terapia duhet tė zgjasė deri nė dy vjet. A ėshtė e vėshtirė kjo terapi pėr tė rinjtė? Nė Shqipėri jo tė gjithė kanė arritur ta zgjasin kaq shumė. E kanė shumė tė vėshtirė tė rrinė mbyllur. Ata janė tė lirė nė atė vend, pasi nuk ėshtė burg; aty nuk ka policė, nuk ka armė, sėshtė ushtri, nuk ėshtė spital. Ēdo njeri duhet tė vijė me dėshirėn e tij pėr tė shėruar vetveten. Ashtu siē hyjnė, ata janė tė lirė tė dalin. Ne i kėshillojmė pėr tė mos dalė, dhe vjen njė ditė qė ata dalin. Por, pėr tu rikthyer ėshtė gjithnjė e mė e vėshtirė, sepse kanė radhė dhe ne duhet tua japin mundėsinė tė gjthėve pėr tė reflektuar, dhe, ajo qė ėshtė mė kryesorja ėshtė se gjatė kohės qė ata presin pėr tė rihyrė nė qendėr, duhet tė ridetoksikohen. Disa prej tyre kanė qenė disa herė nė komunitet, por kur hyn pėr herė tė tretė atje, nuk mund ti rikthehesh drogės. Kėto janė fatkeqėsitė e drogės: dikush vdes, dikush shkon nė burg etj. A keni pasur raste qė tė rinjtė tė jenė shėruar plotėsisht? Ata qė kanė ndenjur, mė shumė se njė vit, njė vit e gjysmė, ne kemi tė dhėna qė ia kanė dalė mbanė; ata kanė punuar intensivisht pėr ta rishqyrtuar jetėn e tyre. Pas daljes nga komuniteti, i kanė mbajtur lidhjet me ne. Ka tė rinj qė e kanė mbaruar komunitetin dhe tani punojnė me ne e bėjnė jetė normale. Shoqėria duhet tė punojė shumė pėr krijimin e vendeve tė punės, mundėsive pėr tė shkuar nė njė shkollė apo tė krijojė aktivitete. Nuk mjafton vetėm komuniteti, as njė spital toksikologjik, por duhet njė veprimtari serioze, nga ana e shtetit. Cili ėshtė roli i familjes nė kėtė proces? Familja ėshtė baza pėr ēdo tė ri, sidomos nė vendin tonė ku tė rinjtė janė tė varur nga familja. Jo vetėm pėrsa i pėrket ēėshtjes sė banimit, por edhe varėsisė financiare. Prandaj familja duhet pėrgatitur. E para ėshtė familja. Ne punojmė me to, duke u shpjeguar se ēfarė duhet tė bėjnė, rregullat etj. Gjėja e parė, pėr tė cilėn kanė nevojė kėta tė rinj, ėshtė dashuria, qė bazohet nė vlerat dhe nė bazat e shėndosha tė moralit. Si reagojnė familjarėt, qė trajtohen njėkohėsisht kėtu, nė qendrėn dėgjimore? Familjet janė dakort dhe janė ato tė parat qė e kanė pranuar peshėn e drogės; ajo i shikon fėmijėt nėse janė gjallė apo janė tė vdekur. Familjarėt qajnė hallet, dhimbjen e tyre, kur shohin fėmijėt si tė vdekur, por tė gjallė mbi tokė. Nė familjet shqiptare po ndodh njė fenomen tjetėr: tė rinjtė janė duke u shndėrruar gjithnjė e mė agresivė, dhe kjo ėshtė shumė alarmante. Ngrenė dorėn kundrejt familjarėve pėr tė marrė para. Dua tė theksoj qė kėta familjarė tė mbahen tė fortė, tė mos dorėzohen para tyre, sepse duke u thėnė para, nuk i ndihmojė, vetėm i ēojnė drejt vdekjes. Tė rinjtė bėjnė presion psikologjik; mė mirė tua ngushtojnė mundėsitė pėr tua gjetur drogėn sesa ti mėsojnė se si ta gjejnė mė lehtė. Kėto familje kanė njė dhimbje tė jashtėzakonshme. Por, tė mos harrojmė se sa prindėr kanė vdekur, duke jetuar me kėtė dhimbje; nuk kanė duruar mė dhe kanė vdekur. Unė kam njohur shumė prej tyre. Ka edhe nga ata qė janė detyruar tė shesin gjithēka, qė tė mund tua siguronin atyre drogėn. Pse ndodh kėshtu? Shumė gabojnė nga dashuria e nga padituria, por kjo dashuri ėshtė shndėruar nė dobėsi. Droga ėshtė vetėm njė korruptim i mendjes. Ne, tė parėt, duhet tė tregojmė seriozitet. Ne nuk kemi asnjė lloj ndihme financiare nga shteti, por nuk u marrim asgjė kėtyre tė rinjve. Ne mbijetojmė me ndihmėn e vullnetarėve tė tė njėjtit komunitet nė Itali, qė japin pėr ne. Sigurisht, do tė vijė momenti qė shteti duhet ti marrė kėto shėrbime. Ne e kuptojmė se tani pėr tani shteti shqiptar ka vėshtirėsi. Ėshtė e domosdoshme njė strategji pėr tė krijuar shėrbime tė ndryshme. QENDRA Emanuel, dhjetė vjet nė Shqipėri Qendra e ka zanafillėn e vet nė vitin 91. Mė 94 u bė kuvendi i parė nė lidhje me devijimet rinore nė njė shoqėri nė tranzicion. Komuniteti Emanuel u krijua si rezultat i eksperiencės sė tė njėjtit komunitet me qendėr nė Leēe. Kurimi i toksikomanėve filloi nė vitin 98, me trajtimin e tyre nė Itali. Meqenėse koha dhe eksperienca tregoi qė ky shėrim nuk ėshtė plotėsisht i mundur, larg realitetit ku i riu ėshtė droguar, menduam qė ta bėjmė akoma mė konkrete. Nė vitin 1999 u krijua qendra e dėgjimit, qė ishte qendėr ditore. Nė vitin 2000 u inagurua qendra polivalente e Vaqarrit, qė merret me rehabilitimin psikopedagogjik tė tė rinjve toksikomanė, kryesisht meshkuj, thotė Besa Rroshi. Nė qendėr trajtohen grupmoshat 18-40 vjec Tė rinjtė, mbi 18 vjeē, trajtohen nė komunitetin Emanuel nė Vaqarr. Grupmoshat, me tė cilat merremi ne, janė nga 18 deri nė 39-40 vjecc. Kemi pasur edhe njė rast tė veēantė, njė 14-vjeēar, por kjo nuk ėshtė moshė e pėrshtatshme pėr tė hyrė nė njė qendėr si kjo e jona. Prandaj dhe e kemi tė kufizuar grupmoshėn e veprimit, thotė Besa Rroshi. ''Panorama''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#2
| ||||
| ||||
| C'te bejne dhe Shqiptaret e shkrete!!!!!!!.....shyqyr qe pane droge me sy dhe o burraaaaaa!!!!!!!!
__________________ If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~ |
|
#3
| ||||
| ||||
| hahahaahahahahahahahahahahaahahahahahahahahahahaha hahahahhahahaahhahahahahahahahahahahahahahahahahah ahahhahahaahahahahahahahhaah Ku e ke gjet ket artikull? lol... Djali: O ba ik me blej nja i kg bar? Babi:Ca bari do?Bar Vlore apo Fieri se nga ato ka ne treg? Djali:Si te duash vetem te jet i mire. Amon mer amon.Kush eshte ai prind qe te ble drog???
__________________ 4 U This shit right here is for you. All your faces I can see. You all think it's about me. I'm about to break. This is my fate Am I still damned to a life Of misery and hate. You would never known. What I've done for you. What you may put me through. I'd do it for you. I could have never lived. If it wasn't for you. |
|
#4
| ||||
| ||||
| O babo ke letra se du me kap i tre fletc... hahahahahahhahahhahah
__________________ This place inside my mind, a place I like to hide A place Id like to find, a deeper state of mind A place inside my brain, another kind of pain, You dont know the chances. Im so blind! |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| blejne, droge, femijeve, prinderit |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Si tu themi fėmijėve tanė "JO", pa shantazh dhe pa britma | Pali | Gjithe bota e femijeve | 2 | 06-05-2008 15:11 |
| Si t`u flasim fėmijėve tanė pėr Islamin? | mjeshtri | Kurani dhe Jeta | 0 | 31-03-2008 21:58 |
| Itali, Laborator droge, ne pranga dy shqiptare | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 18-12-2007 22:13 |
| Greket investojne 4.4 miliarde euro ne arsimimin e femijeve | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 18-12-2007 16:02 |
| Tė njohim mė mirė Islamin. | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 30 | 07-06-2007 09:53 |