Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

Nje ore me Arthur Schnitzlerin

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 20-04-2006, 12:21
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Nje ore me Arthur Schnitzlerin

Njė orė me Arthur Schnitzlerin
E. Demo

Pėr herė tė parė interpretohet live nė Tiranė njė nga shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm austriakė tė gjysmės sė parė tė shek.XX, Arthur Schnitzler.

Rastin dhe fatin e mirė pėr tė dėgjuar pėr herė tė parė live nė origjinalin gjermanisht njė nga shkrimtarėt mė tė rėndėsishėm austriakė tė gjysmės sė parė tė shek.XX, Arthur Schnitzler-it, e patėn studentėt e gjermanistikės nė Tiranė. Dje nė mbrėmje, nė kinemanė e vogėl tė Qendrės Ndėrkombėtare tė Kulturės ku Ambasada Austriake kishte ftuar aktorin vjenez Christian Dolezal. Pėr dy orė artisti 36-vjeēar ka sjellė njė pjesė nga proza Schnitzler-it i cili zuri hapėsirėn mė tė madhe tė interpretimit dhe pjesa tjetėr iu la dramturgut austriak Hermann Beil. E menduar pėr njė audiencė mbi 300 vetė, mbrėmja e djeshme pėrfundoi nė njė rreth tė ngushtė gjermanishtfolės, pėr arsye tė dobėta organizative tė aktivitetit. Sidoqoftė, ishte njė rast pėr t’i bėrė homazh nė Shqipėri njė personaliteti si Arthur Schnitzler (1862-1931), ndėrsa pėrkthimi i ndonjė vepre tė tij nė shqip do tė ishte vėrtet ngjarje. Ai ėshtė kumbari i filmit tė fundit tė Stanley Kubrick-ut, “Eyes Wide Shut” 1999. Regjisori u mbėshtet nė novelėn e Schnitzler-it “Roman i ėndrrės”. Ky intelektual jetoi gjatė gjithė jetės sė tij nė Vjenė, qyteti i aristokratėve. Nė veprėn e tij letrare hyjnė drama, poezi dhe prozė.

Mė tė njohurat drama prej tij janė “Anatol” (1893) e cila bėn fjalė pėr lidhjet dhe melankolinė e njė playboy; “Leibelei” (1896) ku flet pėr njė vajzė tė ėmbėl e shumė tė dhėnė pas seksit; “Reigen” (1903) dhe “Profesor Bernhardi” (1912) e cila i adresohet anti-semitizmit nė shoqėrinė vjeneze. Kur nė vitin 1938 Hitleri bėri tė vetėn Vjenėn, teatri mė prestigjioz i qytetit zotohej se do ta pastronte skenėn e tij nga “hebrejtė e fėlliqur” si Schnitzler-i. Pėrveē anti-semitizmit (Schnitzler ishte hebre), temat qė ai ka trajtuar mė shumė dhe mė me intelektualizėm janė dashuria, seksi, dhe vdekja pėr tė cilat kishte kulturė tė gjerė nga studimet pėr psikologji dhe nga oreksi i tij madh seksual, siē del nga shėnimet nė ditarin e tij. Lidhjet e tij me psikanalizėn janė tė qarta. Kjo del edhe nga njė letėr qė Sigmund Freud-i do tė shkruante me admirim njėherė: “Kam pėrshtypjen se ju keni mėsuar pėrmes intuitės – nėpėrmjet saj dhe si rezultat i introspeksionit tė ndjeshėm – gjithēka qė mė ėshtė dashur tė nxjerr nė dritė me punė tė mundimshme tek persona tė tjerė.”

Letėrsia e kėtij njeriu ėshtė perceptuar si imorale dhe kritikuar qoftė nė Evropė, qoftė nė Amerikė. Por Schnitzler nuk ka tė bėjė as me moralistėt dhe as bėn moral. Subjekti pėr tė ėshtė i njėjti: dashnori dhe njė dashnore ose dy. Sipas kritikės pushteti i tij qėndron tek krijimi i atmosferės qė i ngjan mbrėmjeve vjeshtore tė mbushura me remineshencė. Probleme tragjike ngrihen kohė pas kohe, krizat mbėrrijnė, katastrofa ndodh, por ėshtė njė katastrofė personale, e cila pranohet me njė dorėheqje ironike nga heroi aristokrat, dhe njė psherėtimė qė ia shton repertorit tė pėrvojės sė tij. Ky ėshtė personazhi tip i veprės sė Schnitzler-it.

Ai zbulon psikologjinė e intimitetit. Detajet e rrethanave kanė fare pak rėndėsi pėr tė dhe thotė gjithēka qė mund tė thuhet. Kalimi i paevitueshėm nga njė marrėdhėnie e vjetėr tek e reja dhe drita e vjetėr e dashurisė qė kalon tek njė dashuri e re. Kėta janė heronjtė dhe heroinat e Schnitzler-it. Thelbin e tė cilėve pak a shumė e ka pėrcjellė Kubrick me aktorėt Nikol Kidman e Tom Kruiz nė filmin “Eyes wide shut”. “Romani i ėndrrės” (1926) i cili me shumė vėshtirėsi e gjeti publikun pas shumė vitesh do tė binte nė sy me realizimin e kėtij filmi. Seria e dramave dhe novelat e tij e kanė rigjetur dritėn e botimit nė vitet 2000. Sot studiuesit vendas tė botės gjermanofolėse e konsiderojnė tė denjė kėtė autor pėr tė qenė i detyrueshėm nė programet mėsimore.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Shtypi shqiptar nė 1913-ėn, nė mbrojtje tė Kosovės Sabahi Historia 1 16-06-2008 12:21
E Verteta - Tradhetia Nga Aban Skenderaj Dhe Gjergj Gjuvani basi Muzika 0 28-12-2007 10:26
Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit Sabahi Teologjia 0 08-05-2007 10:46
Serenatat Korēare! AlbShkodra Muzika 0 08-05-2004 06:31
Histori Shkodrane : Krimet komuniste. AlbShkodra Historia 21 16-12-2003 19:36


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 09:33.




Parajsa Shqiptare