Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

Nga ditari...

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-04-2007, 21:14
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 119
Kryesore Nga ditari...

NGA DITARI I NJĖ SHTEGTARI TĖ DRITĖS



"“Mos i beso atij qė thotė se e gjeta tė vėrtetėn, por besoji atij qė thotė se e kėrkoj tė vėrtetėn.”


Si djal i vetėm, siē thuhet “hasreti” nė familjen time, gjithnjė kam qenė i edukuar me mėsimet e traditės patriarkale. Babai, e posaēėrisht nėna, pėrherė mė kanė bombarduar me mėsimet religjioze, duke ma imponuar bindjen, se njeriu ėshtė krijesė mė madhėshtore e Perėndisė, i ndėrtuar nga dheu si trup qė vdes dhe shpirti i pavderkshėm hyjnor. Deri nė kohėn e pubertetit, posaqėrisht tė adoleshencės sė vonshme, mėsimet fetare nga prindėrit e mi i pranoja ashtu sikur ishin: shabllone standarde tė prezantimit, tė shprehura me nivelin e tyre tė kuptuarit tė gjėrave. Nga tėrė kėto, kureshtjen time tė njomė atėbotė mė sė tepėrmi e sfidonte etika fetare, posaqėrisht , ajo e parimeve tė drejtėsisė hyjnore, qė nė tė ardhmen, gjatė formimit tim si personalitet i kompletuar, do tė jenė bazė e pikėnisjes pėr kėrkimet dhe shtegtimet e mia nė kėtė rrugė tė pakthyeshme tė anės tjetėr tė krijesės sonė-SHPIRTIT.
Nė tėrėsinė e qenies sime, pėrherė ndieja bindjen se mėsimet religjioze ishin tė drejta dhe nė tė fshihej urtėsia e madhe intelektuale, por kurrsesi nuk mund tė pajtohesha me mėnyrėn e shqarimit dhe zbatimit tė tyre praktik, veēanėrisht pėr nivelin edhe mė tė lartė tė vetėdijesimit tonė shoqėrorė.
U sfidova nga ky realitet. Fillova tė kėrkoj mė tej...mė tej, e mė tej, duke gjurmuar varėsisht nga mundėsitė reale tė qasjes nė literaturėn pėrkatėse, dhe aq sa mė lejonte niveli modest i aftėsive tė mia intelektuale. Nė kėtė rrugė qė ishte e gjatė, shumė vonė vėrejta se, pikėrisht nė njohuritė e stėrgjyshėve tanė tė lashtė, fshihet visari mė i ēmueshėm i urtėsisė sė vėrtetė, tė cilin unė pandėrprerė e kėrkoja diku , dhe tė jem i sinqertė, duke mos ditur as vetė saktėsisht se ēfar nė realitet kėrkoja.
Nė kėtė rrugė tė pakthyeshme, kam hasur nė mjaft libra, literatur tė ndryshme siē i quanin alternative, njerėz, bashkudhėtarė tė shumtė kurioz si unė... Brodha i humbur tėrėsisht nė jetė, pėrplot trauma dhe dėshprime tė njėpasnjėshme ...por, sfida e pėrherėshme dhe kėmbėngulsia nė gjetjen e pėrjetimit tė ndjenjės adekuate se “mu kjo ėshtė ajo se ēka unė kėrkoj”, nuk mė ėshtė zhdukur kurrė. Nuk nguroj aspak tė pranoj se tek pas dyzet viteve e zbulova formulėn e parė tė urtėsisė qė m’i hapte shtigjet e arritjes deri te caku i pagabueshėm qė do tė mė shpjeri kah lumturia nė jetė.kah rruga e dritės!
Brohorita “E U R E K A”!
Formula ishte e thjeshtė, por gjeniale: ZOTI ekziston dhe ėshtė nė mua. AI nuk ėshtė shumė larg, diku nė qiell, ku unė isha mėsuar gjithmon ta kėrekoj”.
Ishte kjo ajo pikėnisje e parė qė mė orientoi kah binarėt e rrugės sė vėrtetė tė dritės. Rrugės qė kaherė isha nisur dhe dėshiroja qė me ēdo kusht tė arrija nė cak...por, cak nuk kisht! Vetė rruga ishte cak! Vetė kėrkimi ishte cak!
Instalova veten nė binarėt e kėsaj rruge tė pakthyeshme tė jetės, dhe mė nė fund, zbulova se kush isha unė nė tė vėrtetė. Njė zė i sė vėrtetės nga brendėsia e qenies sime mė foli: “Ti je realiteti i kėsaj bote. Ti je shkėndia e zjarrit tė madh tė Perėndisė qė ndizet pandėrprerė dhe quhet jetė...”
Por, nga kjo bindje e filozofisė sė jetės qė mė vetdijesoi tė jem ai qė jam, mu desh edhe njė hap tjetėr, edhe njė veprim mė pragmatik: si ta gjej Zotin nė mua dhe si tė komunikoj me tė?
Edhe pose shumė mė pas, por kurr jo vonė, kuptova se komunikimi im me Zotin nė mua ishte heshtja si gjuha e vėrtetė e zemrės.
Tė jem nė heshtje dhe pa vlerėsime, do tė thotė tė mos mendoj! Tė mos mendoj do tė thotė tė jem nė tė tashmen, hyjnor dhe i shkrirė nė Zotin...
Kėshtu zbulova edhe formulėn e kėrkuar pragmatike: vetėm e tashmja duhet pranohet, tė pėrqafohet dhe tė merret ashtu sikurse ėshtė. E kaluara dhe e ardhmja , me tė cilat merresha mė sė shpeshti nė mendje, ishin joreale dhe krijesa tė fantazisė sime, dhe se tė menduarit pėr to, mė mundėsonte ta ndjeja kohėn...E koha ? Koha s’ėsht asgjė tjetėr, veqse lėvizje e mendimeve.
Vetėm e tanishmja ėshtė vetėdija e pastėr. Ėshtė ajo realja dhe e pėrjetshmja e amshueshme. Ajo ėshtė fusha e paskajshme e mendimeve qė nė realitetin tonė objektiv shprehet si forca abstrakte, si dritė, nxehtėsi, elektricitet, magnetizėm... etj. Dhe, mė nė fund kuptova se, kėto forca nuk janė prezente as nė tė kaluarėn, as nė tė ardhmen. Ato, thjesht, janė...
Kjo ėshtė e vėrteta e shtegtimit tim kah rruga e dritės! E vėrteta e cila nuk pėrmbydhet , por vazhdon. Ajo ėshtė vazhdimėsi e pandėrprerė kah e pėrsosura e pėrhershme nė kreacion ...


Paraqet:Sabri Selmani
Kiel-Gjermani
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 24-05-2007, 12:06
Minifotoja e anetarit Maso
I/e Sapoardhur
 
Reg: 24-05-07
Postime: 1
Kryesore

...as une nuk kisha marre ne dore gjerat te cilat me duheshin pastaj,...endesha neper enderren time dhe kerkoja me sy e zemer i hamendur ,as nje shenje e vetme,...kur isha femije me dukej se te rriturit benin gjera te medha ,tash e kuptova se gjerat e medha i benim qysh te vegjel,...dhe kthehem te nje fjale : ah ta kisha ditur ,...

Nese njehere me gjeten poshte ,te rrezuar dhe me kapen dhe me kthyen ne bote kjo nuk do te thote se me ndihmuan ,...bera nje gje te cilen nuk do ta pranoja kurre si i lire ,pranova humbjen,...dhe neper qoshet e qdo kufiri kerkoj i pasionuar lirine time ,ta kthej enderren ,te kthehem te vendi kur shihja gjerat e medha,...kam ne trup petkun qe dua te nderroj qdo mengjes te jetes sime ,ama sa ftohte ,...vertete ftohte ,...e mbaj veten me therrimat qe i gjej ne enderren time te dikurshme ,se enderra kurre nuk duhet te humbe,ajo duhet te shfaqet gjithmone qofte edhe ne pagjumin tone ,...

Mire,...asnje gote e zbrazet nuk te shuan etjen ,ama ka gjurme feste ,karriget perreth sikur te bejne te ndjehesh i pranishem ,sikur fryma jote ishte aty derisa te gjithe festonin ,nuk mungove duke mos qene aty ,...prania e nje te largeti,...qe shkon dhe shkon,...mbase vetem ne mungese te shohin ....!!!

pershendetje
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 02:31
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 13:29.




Parajsa Shqiptare