Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

Ligji: Jo mė cigare nė vende publike

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 11-06-2004, 03:04
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,062
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Ligji: Jo mė cigare nė vende publike

Edhe njė projektligj pėr duhanin, nuk do tė shitet pėr moshat nėn 18 vjeē. Stop cigareve tė hapura

Nuk do tė mund tė pihet dhe reklamohet mė duhani nė vende publike, si institucione shėndetėsore, vende ku shėrbehet pėr tė ngrėnė, shkolla, emisione televizive, mjete transporti etj. Pronarėt duhet tė ndajnė lokalet dhe restorantet nė dy ambjente: njė tė duhanpirėsve dhe tė jo-duhanpirėsve. Nuk do tė ketė mė cigare tė hapura, as reklama nė vende publike, mass-media etj. Tashmė nė ndihmė tė shėndetit publik, shteti shqiptar ka vendosur masa tė rrepta pėrsa i pėrket mėnyrės sė futjes, prodhimit dhe tregėtimit tė duhanit nė vend, nėpėrmjet njė projektiligji tė veēantė. Njė person juridik qė do tė veprojė nė kundėrshtim me ligjin do tė gjobitet nga 100 mijė deri nė 300 mijė lekė. Sipas kėtij ligji ėshtė e ndaluar shitja e produkteve tė duhanit, pėr personat nėn 18 vjeē dhe pėr kėtė arsye nė ēdo dyqan, duhet tė ketė njė shenjė paralajmeruese, nė njė distancė prej 10 metrash. Nga 1 korriku i kėtij viti, do tė ndalohet edhe shitja pjesė-pjesė e cigareve, tė ndara nga paketa origjinale e prodhimit tė tyre. Pėr tė kontrolluar pėrdorimin e produkteve tė duhanit, me qėllim marrjen e masave, do tė ngrihet edhe Komisioni Intersektorial pėr kontrollin e duhanit, nėn drejtimin e Ministrit tė Shėndetėsisė. Nėdrkohė qė mbikqyrja e zbatimit tė kėtij vendimi do tė bėhet nga inspektorėt e higjenės, ata tė shėndėtėsisė, shkollės, tregtisė dhe turizmit.

Jo mė reklama pėr duhanin

Reklamat e duhanit i shohim ngado. Kjo sidomos nė vende publike, tabela pranė stacioneve tė autobuzėve, ku edhe numri i njerėzve ėshtė mė i pėrqendruar, nė lokale, nė taracat e pallateve ku pėrmasat e tabelave janė shumė tė dukshme nga njė distancė relativisht e largėt etj. Por projektligji ka parashikuar edhe kėtė gjė, as njė reklamim qoftė edhe indirekt. Kėshtu, do tė ndalohet nė mėnyrė kategorike reklamimi i produkteve tė duhanit nga masmedia, nuk do tė lejohet as njė lloj reklame nė vende publike, mjete transporti, libra, revista, kalendare, artikuj veshmbathje, etiketa, postera etj
Konsiderohen reklama tė gjitha llojet. Tė tilla reklama mund tė bėhen vetėm nė rastin e njė ngjarjeje sportive me rėndėsi ndėrkombėtare. Ndėrkohė, shtypi nuk do tė mund tė botojė asnjė fotografi apo vizatim me njerez duke pirė duhan me qėllim reklame.

Ku do tė ndalohet duhanpirja

Nėse gjithnjė ėshtė toleruar me pirjen e duhanit, madje edhe nė autobuzė e spitale, tashmė projekligji e ka pėrcaktuar qartė, jo mė duhan nė vende publike. Nuk do tė ketė mė praktika tė tipit “fshehurazi”. Kėshtu, duhanpirja ndalohet nė tė gjitha institucionet shėndetėsore dhe private, nė ēdo institucion arsimor ku zhvillohen kurse edukimi dhe trajnimi. Po kėshtu do tė jetė e ndaluar tė ndezėsh cigare vendet publike, me pėrjashtim tė atyre ambjenteve qė janė destinuar pėr kėtė qėllim, tė cilat sipas nenit 14 tė kėtij ligji, nuk duhet tė zėnė mė shumė se 30% tė siperfaqes totale tė vendeve publike. Vendi i duhan-pirjes, duhet tė pėrcaktohet brenda 6 muajve pas marrjes se vendimit nga personi juridik ose fizik, i cili ėshtė pronari ose pėrfituesi i vendit publik. Paisjet pėr kėtė ambjent pėrfshijnė aparatet e ventilimit, tavllat dhe paisjet pėr shuarjen e zjarrit. Vendet pėr duhanpirjen dhe jo-duhanpirjen nė vendet ku shėrbehet ushqim, duhet tė pėrcaktohen nga kėto firma. Nuk do tė lejohen tavllat nė vendet qė janė kthyer nė jo-duhanpirėse

Masat parandaluese tė duhanpirjes

Qė nga data 1 korrik e kėtij viti, nuk do tė lejohet prodhimi dhe tregtimi i cigares qė pėrmban mė shumė se 10 mg katran, mbi 1 mg nikotinė dhe mbi 10 mg monoksid karboni. Testet e katranit dhe nikotinės janė bėrė duke u bazuar nė standartet e ISO-s. Sipas projektligjit, do tė ndalohet pėrdorimi i termave “me pėrmbajtje tė ulėt katrani, e lehtė, ultra e lehtė, e butė”, apo terma tė tjera analoge dhe mbi tė gjitha etiketat e vendosura nė ēdo markė pakete cigaresh duhet tė shkruhen nė gjuhėn Shqipe.


Mesazhi qė duhet tė shėnohet nė ēdo paketė nė Shqip

Duhani dėmton seriozisht shėndetin.
Duhanpirja shkakton kancer.
Duhanpirja gjatė shtatzanisė rrezikon shėndetin e fėmijės tuaj.
Duhanpirja shkakton goditje dhe infrakt tė zemrės.
Duhanpirja tė shkurton jetėn.


Do tė gjobitet nga 100-300 mijė lekė, njė person juridik qė kapet
Duke prodhuar ose tregtuar cigare nė kundėrshtim me ligjin
Duke prodhuar ose tregtuar cigare, me kuti ose paketa ku nuk janė shtypur qartė tė dhėnat dhe paralajmėrimet e kėrkuara nga ligji
Duke iu shitur produkte tė duhanit personave nėn 18-vjeē
Duke shitur cigare tė ndara nga paketimi i tyre
Duke u bėrė reklamė produkteve tė duhanit nė kundėrshtim me ligjin
Duke lejuar pirjen e produkteve tė duhanit nė transmetime direkte nė televizion ose duke botuar nė gazeta foto apo vizatime tė personave qė pijnė duhan pėr qėllime reklamimi
Do tė konsiderohet vepėr penale kur sasia e nikotinės katranit dhe monoksidit tė karbonit ėshtė mbi 15 % mbi normat e lejuara dhe do tė dėnohet me gjobė 2-3 milion lekė

Gjobitet me 5 mijė lekė njė drejtues institucioni, kur njė qytetar kapet duke pirė duhan

Nė njė institucion shėndetėsor
Nė dhoma ku shėndeti i punėtorėve lidhet me profesionin e tyre
Nė njė institucion qė merret me aktivitete edukative dhe sportive
Nė njė vend ku ndalohet duhanpirja
Nė njė vend publik
Ne njė dyqan ėmbėlsirash ose me ushqim delikat
Nė dhoma ku sherbehen ushqime tė tjera nė tė cilat ndalohet duhanpirja

OBSH: Ēdo 6,5 minuta nė botė vdes nga njė duhanxhi

Ēdo 6,5 minuta nė botė vdes njė njeri nga pasojat e pirjes sė duhanit. Kėto janė tė dhėnat e fundit e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė. OBSH-ja paralajmėron pėr pasojat e pirjes sė duhanit nė veēanti nė vendet e varfėra dhe ato nė zhvillim. Me pirjen e duhanit njerėzit e varfėr e keqsojnė edhe mė shumė gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Kėtė vit dita kundėr pirsjes sė duhanit shėnohet me moton: "Duhani dhe varfėria - njė rreth i djallit". Sėmundjet dhe vdekja si pasojė e pirjes sė duhanit, siē dėshmojnė raportet vjetore tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, i godasin gjithnjė e mė shumė vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 pėrqind e tė gjithė njerėzve qė pinė duhan jejtojnė nė vendet nė zhvillim. Rrethi i djallit me pirjen e duhanit do tė thotė edhe se ky mėkat shpenzon edhe mė shumė buxhetin edhe ashtu tė ultė familjar. Pėr kėtė ekzistojnė edhe dėshmi tė shumta. Douglas Bettcher, shef i iniciativės pėr luftimin e pirjes sė duhanit, paraqet edhe disa shembuj konkret. "Rreth 10,5 milionė njerėz nė Banglladesh do tė siguronin njė ushqim mė tė mirė me paratė tė cilat shpenzojnė pėr duhan. Nga buxhetet familjare tė duhanxhinjėve jepen dhjetė herė mė shumė para pėr cigare se sa pėr shkollim. Nė Bombay tė Indisė pėr shembull, njerėzit pa kulm mbi kokė shpenzojnė mė shumė pėr duhan se sa pėr ushqime dhe nevoja tė tjera. Ndėrsa rreth 40 pėrqind e tė ardhurave tė studentėve ose puntorėve nė Nigeri jepet pėr cigare." Por kjo nuk ėshtė e vetmja: Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogaritė se nga pasojat e pirjes sė duanit gjithnjė e mė shumė rėndohet edhe sistemi shėndetsor. Sipas tė dhėnave tė Bankės Botėrore gjshtė deri 15 pėrqind e tė gjitha shpenzimeve tė sistemit shėndetsor nė vendet e zhvilluara industriale jepen pėr shėrimin e sėmundjeve nga duhani. Pėr vendet e varfėra nuk ekzistojnė tė dhėna tė sakta, por ėshtė e ditur se nė Egjypt ose nė Kinė pėr shembull, tė dhėnat pėr kėto qėllime janė jashtėzakonisht tė larta. Prandaj, Organizata botėrore e shėndetėsisė energjikisht kundėrshton argumentet e Industrisė sė prodhimit tė duhanit, e cila pohon se me prodhimin e tij sigurohen mirėqenja dhe vende pune. Kjo organizatė ka shpresa tė mėdha tek konventat kundėr duahnit. "Konventa imponohet si njė zgjidhje globale. Miratimi i saj vitin e kaluar ishte njė arritje shumė e madhe. Ajo paraqet njė sukses dhe procesi shkon edhe mė tutje. Deri tani kemi 118 nėnshkrime tė saj, ndėr tė cilat edhe BE, ndėrkohė qė priten edhe 16 ratifikime tė tjera", thotė ai. Secili shtet i cili i bashkangjitet kėsaj konvente pranon se pirja e duhanit ėshtė njė problem global me pasoja shumė serioze pėr shėndetėsinė. Ai obligohet qė tė marrė edhe masa tė posaēme pėr luftimin e kėsaj dukurie. Para futjes nė fuqi tė kėsaj konvente, ajo duhet tė miratohet nė tė paktėn 40 vende tė ndryshme tė botės. Ndėrkohė qė duhet tė miratohen edhe ligjet konkrete kundėr pirjes sė duhanit.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 11-06-2004, 15:42
Minifotoja e anetarit saje.
Veteran/e
 
Reg: 31-03-04
Lokalizimi: Shqiperi..
Postime: 1,264
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek saje. Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek saje. Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek saje. Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek saje. Dergoni nje mesazh nepermjet Skype tek saje.
Kryesore

Pershndetje Administrator,me ne fund edhe ne shqiperi nje ligj qe kufizon pirjrn e duhanit,mbase gaboj kur them ligj sepsde eshte akoma nje projekt ligj dhe nuk do te ishte cudi sikur ky prujekt ligj te mos kalonte ne parlament ,gjithsesi un uroj qe te kthehet sa me shpejt ne ligj.Po pati mundesi doja te kerkoja nje adrse interneti ku mund te gjej ndonje informacin nem lidhje me ligjet qe dalin ne shqiperi,falimderit.
__________________
1000 %
Shqiptar dhe per kete i them botes qe jam Krenar
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 05-07-2004, 20:42
Minifotoja e anetarit Sirius
Moderator/e
 
Reg: 08-07-02
Lokalizimi: Nowhere
Postime: 3
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek Sirius Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Sirius
Kryesore

Jam plotesisht PRO ketij projektligji ne parim.

Ne vecanti, duhet te jem kundra ne detajet per formen se eshte paraqitur.

Duhet te dime dicka, ne radhe te pare: CFARE ESHTE NJE "VEND PUBLIK"

Po te konsultojme normativat ligjore te Republikes se Shqiperise, veme re se;

"CDO GJE QE I SHERBEN INTERESIT PUBLIK CILESOHET SI VEND PUBLIK"

Ketu perfshihen sherbimet, territoret, godinat etj etj.

Pra, ne formen qe eshte paraqitur,i bie qe une nuk duhet te perdor (konsumoj) duhan ne RRUGE!!! Ti leme menjane normat e kultures dhe edukates (qe nuk na e lejojne te konsumojme duhan ne rruge),sepse jane normate tilla qe ne si qytetare i konstatojme dhe "denojme" ne nje fare menyre,por askush nuk mund te me ndjeke mua ne shkalle administrative,civile magari dhe penale nese thyej nje norme te tille!!!
Me ligjin e ri ne formen qe paraqitet mua mu ndaloka nje gje e tille.
Qesharake!!!
Neser pasneser do vijne te me ndalojne dhe ne shtepine time nje gje te tille!!!
Atehere do te jete Tragjike!!!

Shendeti?!!
Shendeti eshte i imi dhe i askujt tjeter.
Ligji me njeh te drejten e ndihmes mjekesore per sa kohe une jam i afte te kuptoj dhe llogjikoj KUR UNE E KERKOJ ATE!

Ndihma shendetesore eshte nje e drejte,jo nje detyrim qe une kam!

Ka dhe shume detaje te tjera teknike ne Projektligjin ne fjale,qe mepare duhen rregulluar,pastaj me kismet te kaloje ne parlament.
Mos e ktheni ne nje debat politik; Jo kane interesa ekonomike parlamentaret tane,jojane te korruptuar etj etj.

Nese keni mendime te tilla, beni mire ti mbani per veten tuaj per sa kohe nuk keni mundesi te provoni nje intencion te tille. Askush nuk mund te censurohet ne shprehjen e mendimit te tij ne menyre te lire, por gjithkush mban pergjegjesi nese shprehja e nje mendimi te tille ka shkaktuar nje ofendim, nese nuk e kuptoni dot ofendim = shkelje e te drejtes se imazhit! Nuk besoj se do jeni as deputete ose ne pozicione te zgjedhurish qe nuk mbani pergjegjesi per cfare shprehni gjate ushtrimit te detyres tuaj!


Shpreha thjesht mendimet e mia te lira, dhe nuk ofendova askend.


Pak histori, nese nuk e dini;

Iniciativa ne fjale e ka origjinen ne SHBA, rreth fundit te viteve '90. Iniciatori, e nisi kete gje vetem e vetem se kundershtari i tij politik financohej per fushaten e tij elektorale nga nje multinacionale duhani! Eshte provuar nje gje e tille sepse sot e kesaj dite nje komision i senatit amerikan vazhdon te hetoje!

Kjo nxiti shume qeveri te shteteve te tjera te benin te njejten gje. disa per te njejtat aresye, disa te tjera thjesht per fushate elektorale!

Por sic thote nje ligj i nenes natyre, cdo gjeka nje shkak nje zhvillim dhe nje pasoje.
Shkakun e morem vesh, zhvillim po ashtu,po pasoja?

Pasoja nuk eshte ajo qe mendojne disa, qe u ul numri i perdoruesve te duhanit dhe si rrjedhim u rriten mesataret e gjendjes shendetesore etj etj!!

Pasoja eshte ne faktin qe konsumatoret e duhanit, cilesohen si qytetare te dores se dyte!!
Shkurt = DISKRIMINIM
Nuk eshte aspak nje gje e pelqyeshme, eshte ne vetvete nje shkelje e te drejtave te njeriut, atyre te drejtave qe trombetohet se po mbrohen me kete ligj!


Mos harroni nje gje:

"E DREJTA JOTE MBARON ATY KU FILLON E DREJTA IME"
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
cigare, ligji, publike, vende

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Malaj: Qeveria dėshtoi me investimet publike informuesi Politika shqiptare 0 24-11-2007 19:12
Oketa: Prokurimet publike tashme me metoden elektronike informuesi Shtypi i dites 0 07-10-2007 02:48
Ylli Pango - Ligji i ri liberalizon licencat turistike Administratori Shtypi i dites 1 23-04-2007 15:04
Perhapja E Islamit Sabahi Kurani dhe Jeta 0 21-04-2007 17:01
Ligji i Legalizimeve - Si do plotėsohen deklarimet e vjetra? Administratori Shtypi i dites 1 01-09-2006 08:40


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:57.




Parajsa Shqiptare