Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

Karen Krsitin Paus - Dite e shenuar ne jeten e nje bashkepunimi

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 21-12-2006, 12:53
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Karen Krsitin Paus - Dite e shenuar ne jeten e nje bashkepunimi

Ditė e shėnuar nė jetėn e njė bashkėpunimi

Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrėveshjeve” (FZKPM) u themelua nė dhjetor tė vitit 1995 nga njė grup specialistėsh tė drejtėsisė, sociologjisė dhe kulturės. Ky Fondacion ėshtė njė organizatė joqeveritare dhe jofitimprurėse qė jep ndihmesėn e vet nė demokratizimin e shoqėrisė shqiptare nėpėrmjet zgjidhjes me ndėrmjetėsim e pajtim tė mosmarrėveshjeve qė lindin ndėrmjet individėve apo grupeve sociale, si dhe edukimit pėr paqe, mirėkuptim e tolerancė. Pėr kontributin e dhėnė nė zhvillimet e demokracisė dhe shoqėrisė civile, nė vitin 1998 Fondacioni ėshtė vlerėsuar me ēmimin ndėrkombėtar, dhėnė nė bashkėpunim nga Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe Bashkimi Europian. Nė periudhėn 1995 – 2003, Fondacioni u mbėshtet nė veprimtarinė e tij kryesisht nga qeveria daneze, ndėrsa duke nisur nga viti 1999 e nė vazhdim ai ka pasur mbėshtetjen e qeverisė norvegjeze. Nė vitet e aktivitetit tė vet FZKPM ka pasur edhe kontributin e ēmuar tė njė numri tė madh bashkėpunėtorėsh shqiptarė e tė huaj, puna e tė cilėve pėr promovimin e vlerave tė paqes, mirėkuptimit dhe tolerancės nė Shqipėri ka ka qenė mbresėlėnėse. Bashkėpunimi me Znj. Karen Kristin Paus, kriminologe, Kėshilltare nė Shėrbimin Norvegjez tė Ndėrmjetėsimit me qendėr nė Oslo tė Norvegjisė, padyshim qė zė njė vend tė veēantė nė historikun e kėtyre bashkėpunimeve.

Zonja Karen Kristin Paus ishte nismėtarja e vendosjes sė bashkėpunimit midis Fondacionit “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrėveshjeve” dhe “Shėrbimit Kombėtar Norvegjez tė Ndėrmjetėsimit” nė vitin 1996. Ajo ėshtė koordinatore e programit tė pėrbashkėt “Bashkėpunim ndėrmjet ekspertėsh dhe shkėmbim njohurish dhe pėrvojash nė fushėn e ndėrmjetėsimit pėr zgjidhjen e konflikteve”, i nisur nė vitin 1999 e nė vazhdim, financuar nga Ministria e Jashtme e Norvegjisė. Nė sajė tė mbėshtetjes sė dhėnė nga Qeveria Norvegjeze dhe ekspertizės sė dhėnė pėrmes programit tė pėrbashkėt pėr Qendrat e Ndėrmjetėsimit dhe rrjetin e ndėrmjetėsve, ėshtė mundėsuar tė trajtohen dhe tė zgjidhen me ndėrmjetėsim nga viti 2000, mesatarisht 2100 deri nė 2200 konflikte civile, familjare, e penale nė vit.

Nė kuadėr tė kėtij programi tė pėrbashkėt, janė organizuar konferenca, ėorkshop-e dhe seminare tė pėrbashkėta me pjesėmarrjen e ekspertėve dhe ndėrmjetėsve norvegjezė dhe atyre shqiptarė. Znj. Paus ka bėrė tė mundur qė gjatė kėtyre viteve, ekspertė tė instancave mė tė larta tė gjyqėsorit norvegjez tė trajnojnė me dhjetėra prokurorė, gjyqtarė dhe magjistratė shqiptarė nė fushėn e ndėrmjetėsimit.
Jam e gatshme pėr bashkėpunime tė tjera me Shqipėrinė nė kėtė fushė, dhe tani sigurisht mė e frymėzuar pas kėsaj dite tė veēantė pėr mua me marrjen e kėsaj medaljeje.

Intervistė me Karen Krsitin Paus , Koordinatore e projektit te pėrbashkėt Norvegji –Shqipėri ne fushėn e Ndėrmjetėsimit

Zonja Paus, duke ju uruar pėr dekoratėn e akorduar nga Presidenti Shqiptar, shpresojmė tė na tregoni sadopak nga emocionet e kėtij momenti?
Marrja e Medaljes sė Mirėnjohjes nga ana e Presidentit tė Republikės, Z.Alfred Moisiu, ėshtė njė nder i madh pėr mua dhe jam shumė mirėnjohėse pėr kėtė. Kurrė nuk e kisha menduar diēka tė tillė kur filluam projektin tonė tė pėrbashkėt me kolegėt shqiptarė shumė vite mė parė.

Kjo medalje ėshtė njė frymėzim i madh pėr tė vazhduar punėn time nė Shqipėri. Kam ndjerė shumė ngrohtėsi dhe mikpritje gjatė kėtyre viteve, kėshtu qė pėr mua tė punoja nė Shqipėri ka qenė njė pėrvojė shumė e kėndshme. Ceremonia e organizuar nė Presidencė, nė tė cilėn u dekoruan 9 persona, ishte shumė mbresėlėnėse dhe emocionuese pėr mua. Kjo ceremoni do ta mbajė gjallė kujtesėn e kėsaj dite.

A mund tė na njihni shkurtimisht me bashkėpunimin e derisotėm shqiptaro – norvegjez nė fushėn e ndėrmjetėsimit?
Shėrbimi Kombėtar Norvegjez i Ndėrmjetėsimit, tė cilin pėrfaqėsoj unė nė Shqipėri dhe partneri ynė, Fondacioni “Zgjidhja e Konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrėveshjeve” (FZKPM) kanė bashkėpunuar qė nė vitin 999 pėr zbatimin e njė projekti tė pėrbashkėt tė mbėshtetur nga Ministria e Punėve tė Jashtme e Norvegjisė. Por kontaktet tona pėr mbėshtetje profesionale kanė filluar qė nė 1996-ėn. Pėrmes kėtij bashkėpunimi ne kemi realizuar shumė aktivitete duke pėrfshirė ndėrmjetės nga te dy vendet, Shqipėria dhe Norvegjia, si dhe ekspertė tė ndryshėm nga fusha e drejtėsisė.

Unė besoj se projekti ynė i ka frymėzuar profesionistėt qė punojnė nė fushėn e ndėrmjetėsimit nė tė dyja vendet. Pėr mua ka qenė njė privilegj tė punoj me Fondacionin pėr gjithė kėto vite. Gjatė bashkėpunimit me stafin e Fonacionit dhe rrjetin e ndėrmjetėsve kam patur kėnaqėsinė tė takoj dhe punoj me shumė profesionistė tė mirė, tė pėrkushtuar qė dallohen me tė vėrtetė nė shoqėri pėrmes punės sė tyre.
Ne, norvegjezėve, na kanė bėrė shumė pėrshtypje arritjet e ndėrmjetėsve tė Fondacionit nė punėn e tyre pėr tė trajtuar dhe zgjidhur konflikte shumė komplekse dhe tė rėnda – pėr shembull, ndėrmjetėsimi nė rastet e gjakmarrjes, si dhe shumė llojeve tė tjera tė konflikteve qė ndeshen nė komunitet. Medalja qė mora sot ėshtė gjithashtu njė reflektim i punės sė madhe tė bėrė nga partneri ynė, FZKPM-ja. Qė prej vitit 2001 e nė vazhdim FZKPM-ja zgjidh mesatarisht 2000-2500 raste konfliktesh civile dhe penale me ndėrmjetėsim dhe pajtim. Fondacioni ėshtė i pėrfshirė gjithashtu dhe nė sėrė projektesh pėr trajtimin dhe ndėrmjetėsimin e konflikteve.

Po tė ardhmen e kėtij bashkėpunimi si e shihni?
Ndėrmjetėsimi ka rrėnjė tė thella nė traditėn shqiptare dhe kjo i jep vendit tuaj njė mundėsi unike pėr tė zhvilluar njė sistem tė qėndrueshėm pėr ndėrmjetėsimin. Unė besoj se ju mund tė arrini rezultate domethėnėse nė fushėn e ndėrmjetimit qė do tė kontribuojnė nė zhvillimin e njė shoqėrie paqėsore dhe demokratike. Aftėsitė pėr tė ndėrmjetėsuarit janė njohuri tė rėndėsishme nė jetė, kėshtu qė ėshtė diēka shumė e mirė qė Fondacioni ėshtė pėrfshirė nė projekte me shkollat, ku fėmijėt qė nė njė moshė tė vogėl mėsojnė se si mund tė zgjidhen konfliktet nė mėnyrė paqėsore dhe konstruktive. Konfliktet nuk janė vetėm negative; ato mund tė jenė tė dobishme dhe tė ēojnė nė pėrmirėsimin e marrėdhėnieve midis palėve tė pėrfshira nė konflikt dhe nė komunitet, nėse palėt nė konflikt janė tė gatshme dhe u krijohet mundėsia pėr tė marrė pjesė nė njė proces ndėrmjetėsimi.

Nė shumė vende evropiane ka njė lėvizje nė rritje pėr tė reformuar sistemin e drejtėsisė penale duke zbatuar drejtėsinė restauruese. Dhe ne nė Norvegji mendoj se jemi shumė para nė kėtė drejtim. Aktualisht ndėrmjetėsimi nė vendin tim ėshtė njė shėrbim qė financohet nga shteti dhe Ministria e Drejtėsisė i kushton vėmendje tė madhe kėsaj fushe. Nė trajtojmė rreth 8000 raste nė vit dhe rreth 80% e rasteve transferohen nga policia dhe prokuroria. Shpresoj shumė qė ne mund t’ju frymėzojmė dhe tė kontribuojmė nė zhvillime tė mėtejshme nė kėtė fushė nė Shqipėri. Me pak fjalė drejtėsi restauruese do tė thotė tė lehtėsosh reagimet alternative ndaj krimit tė cilat e lejojnė kundėrvajtėsin tė pėrpiqet tė riparojė dėmin fizik dhe moral qė i ka shkaktuar viktimės dhe i krijon mundėsi viktimės tė luajė njė rol mė aktiv nė zgjidhjen e konfliktit.

Qėllimi ėshtė qė, pėrmes procesit ndėrmjetėsues, ku mund tė pėrfshihen shpesh dhe familjarė tė palėve, shokė, etj tė gjendet njė zgjidhje qė tė krijojė paqe dhe tė parandalojė incidente tė tjera midis palėve. Drejtėsia restauruese ėshtė relativisht njė fushė e re dhe unė besoj se bashkėpunimi ndėrkombėtar ėshtė shumė i rėndėsishėm pėr tė mbėshtetur njėri-tjetrin nė zhvillimin e kėsaj fushe. Prandaj unė jam e gatshme pėr bashkėpunime tė tjera me Shqipėrinė nė kėtė fushė, dhe tani sigurisht mė e frymėzuar pas kėsaj dite tė veēantė pėr mua me marrjen e kėsaj medaljeje.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Aforizma suzi00 Letersia 4 21-10-2007 15:42
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 13 21-04-2007 17:33
Bibla ne Shqip Administratori Bibla dhe Jeta 11 27-02-2005 01:51
Historia e Shqiperise - ILIRET AlbShkodra Historia 29 25-10-2003 00:05


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 08:15.




Parajsa Shqiptare