Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nėn ujė

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 26-09-2008, 09:11
Minifotoja e anetarit rreze dielli
Veteran/e
 
Reg: 19-02-07
Postime: 64
Hapet Atlantis, hoteli ekstraluksoz nėn ujė

Eshtė hapur hotel Atlantis, superluksozi me 1.539 dhoma, pozicionuar nė njė ishull artificial nė formėn e palmės nė Dubai, nė Emiratet Arabe. Struktura, qė mban brenda edhe njė park gjigand ujor, ka kushtuar mė shumė se 1 miliardė euro dhe i ofron klientėve suita magjike, nga tė cilat mund tė shohin delfinėt, qė deri pak muaj mė parė notonin pėrgjatė brigjeve tė ishullit Salomone nė Oqeanin Pacifik.Ky vlerėsohet si ishulli artificial mė i madh nė botė, ndėrsa emri i hotelit frymėzohet nga Atlandita ishulli legjendar. Resorti i ri nė Dubai, synon tė rinovojė shkėlqimin e ishullit tė antikitetit;Nė akuariumin gjigand do tė notojnė 65.000 peshq. Nuk do tė mungojnė edhe delfinėt, ata qė kanė njė pėrshtatshmėri tė lehtė pėr tė bėrė akrobacira jashtė ujit. Dhomat standard do tė kushtojnė rreth 300 euro nė natė. Ēmime tė larta do tė kenė suitat, 900 metėr katrorė; secila nga kėto suita ka tre dhoma gjumi tre banja dhe njė sallon me njė tryezė tė dekoruar me ar. Pėrreth resortit do tė ketė njė numėr tė madh restorantesh, qendra konferencash, butikė tė ndryshėm, qė do tė prezantojnė veshje dhe aksesorėt mė nė modė.




Hoteli me 5 yje nuk i ka ngazėllyer tė gjithė. Mė kritikėt nė kėtė drejtim kanė qenė ambientalistėt, qė e kanė vlerėsuar negativisht projektin qė nga fillimi i tij. Sipas ekologjistėve konstruksioni ka dėmtuar seriozisht ishullin. Negativisht ata kanė vlerėsuar edhe rrugėn mė shumė se 30 orė qė u ėshtė dashur delfinėve pėr tė mbėrritur deri nė destinacion. Por gjithė kjo nuk duket se ka ndikuar nė investitorėt qė kanė deklaruar se besojnė nė kėtė projekt. Manjati amerikan Donald Trump ka njoftuar se shumė shpejt do tė ngrejė njė hotel tė vetin nė kėtė ishull. Ndėrsa pėr vitin 2010 duhet tė jetė gati njė teatėr me 1800 vende.


Gazeta: Shekulli
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
atlantis, ekstraluksoz, hapet, hoteli, nen, uje

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 10:26.




Parajsa Shqiptare