Shoqeria civile dhe politika
Adri Nurellari (gazeta metropol)

cdo vend ka nevoje per nje qeveri efikase dhe per nje sektor te konsoliduar privat qe do te mund te mobilizoje forcat prodhuese te tregut te lire dhe te siguroje nje begati per ekonomine e vendit. Mirepo keto dy sektore nuk jane mjaftueshem dhe mangesite e tyre i ploteson sektori i trete i quajtur ndryshe shoqeria civile. Shoqeria civile sipas Qendres per Shoqerine Civile e Shkolles Londineze te Ekonomise dhe Shkencave Politike (LSE), i referohet asaj bashkesie institucionesh, organizatash dhe sjelljesh qe ndodhet midis shtetit, botes se biznesit dhe familjes. Ne fakt shoqeria civile ende nuk ka fituar nje perkufizim te standartizuar ose thene ndryshe, per te ka shume perkufizime qe ne pergjithesi perpiqen te pershkruajne aktivitetin e organiztave jo-qeveritare, grupeve qytetare, sindikatave, shoqatave te biznesit, think-tank-eve, akademise, organizatave fetare dhe medias.
Shoqeria civile kryen aktivitete te ndryshme qe ndahen ne disa kategori kryesore qe nuk jane te diferencuara plotesisht nga njera tjetra dhe qe shpesh mbivendosen. Ka grupe qe ofrojne sherbime duke besuar se individe te ndryshem duke punuar se bashku me baze punen vullnetare mund te zgjidhin shume probleme sociale. Kategoria tjeter eshte filantropia ose bamiresia ku njerez te ndryshem dhurojne para ose te mira te tjera me synim ndihmesen e te varferve, te pastreheve etj. Nje grup tjeter shoqatash verprojne si grupe avokacie ose grupe presioni qe perpiqen te permbushin objektiva te caktuar sic jane shoqatat per te drejtat e njeriut, ose ajo per te perndjekurit politik. Pastaj media eshte nje nder perfaqesuesit kryesor te shoqerise civile dhe po keshtu ka kategori te tjera sic jane edhe institucionet fetare dhe ato arsimore.
Shoqeria civile eshte nje aktor shume i rendesishem dhe i fuqishem ne jeten e perditshme dhe ajo qe vlen per tu shqyrtuar eshte roli qe luan ne jeten politike. Ne fakt shoqeria civile nuk eshte gje tjeter vec ushtrimi i demokracise pjesmarrese nderkohe qe demokracia perfaqesuese eshte territori ku vepron qeveria dhe politika. Njerezit kane te drejte per te folur pra te drejte per ti dhene ze nje opinioni gje qe nuk kerkon doemosdoshmerisht qe ky ze te jete perfaqesuese e nje komuniteti. Dhe ky eshte thelbi I demokracise perfaqesuese.
Nga ana tjeter pergjegjesia ndaj nje komuniteti eshte thelbi i demokracise perfaqesuese e cila kerkon procedura formale si zgjedhjet per te siguruar qe vendimet qe jane arritur te jene te drejta e legjitime. Qe te dy keto formave te demokracise duhet te jene te pranishme ne politike ne menyre qe politika te veproje ne sherbim te publikut. Pa presion publik te qendrueshem qeverite nuk i permbushin premtimet e bera para zgjedhjeve dhe pa zgjedhje nuk mund te pajtohen dhe vihen ne jete interesat dhe kerkesat qe egzistojne ne shoqerine civile. Pra kane nje rol plotesues te ndersjellte qe nuk ka se si te mohoet. Mirepo kohet e fundit nje grup organizatash jo-fitimprurese (OJF) ka perhapur idene se shoqeria civile duhet pare si krejteesisht e ndare nga sektori i pare bile edhe si opozite , dhe kjo ide ka zene goxha rrenje ne mendesine shqiptare.
Nje nder pyetjet qe te shkon menjehere ne mendjen tone tek i shikojme OJF-te eshte legjitimiteti i veprimtarise se tyre. Me legjitimitet zakonisht kuptohet e drejta per te qene dhe per te beere dicka ne shoqeri, dhe ne rastin tone ideja se sa i justifikuar, i pranueshem dhe i ligjshem eshte nje veprim i nje organizate. Ne rastin e sektorit te pare dhe te dyte legjitimiteti si dhe procesi i llogaridhenies jane goxha me te qarta, jane kontraktuale dhe te konsoliduara. Ne rastin e politikes a legjitimitetin dhe marrjen e llogarise e ben vota dhe ne rastin e biznesit ate e realizon tregu ndersa per nje OJF eshte e veshtire qe kjo gje te realizohet.
Megjithate mendohet se ka disa vecori qe i japin kredibilitet veprimtarise se nje shoqate duke i pajisur me nje fare legjitimiteti. Se pari vete anetaresia eshte nje forme perfaqesie, dhe nese kjo anetaresi eshte e gjere dhe kryesia e organizates zgjidhet ne meyre demokratike nga anetaret atehere organizata eshte me perfaqesuese dhe disi me te besueshme. Kjo pasi shoqata perfaqeson shume njerez dhe drejtuesit japin llogari para anetareve. Nese ato e pretendojne kredibilitetin duke u bazuar tek anetaresia, atehere ato duhet te jene te afta te tregojne ke perfaqesojne ato dhe si. Nje tjeter forme kredibiliteti eshte ekspertiza dhe kompetenca qe nje OJF mund te ofroj. Me nje fjale nese organizmat e tjere legjitim vleresojne se ato sjellin aftesi, njohuri e pervoje te cmuar dhe e pranojne ose njohin rolin e tyre konsultativ. Nese ato pretendojne nepermjet ekspertizes atehere duhet te deshmojne qe kjo ekspertize eshte rigoroze. Ligji gjithashtu mund t'ju japi atyre kredibilitet nese nje shoqate respekton legjislacionin dhe rregullat qe jane te vlefshme per sektorin e trete. Se fundmi OJF-te fitojne nje fare besueshmerie nese ata promovojne disa interesa specifike te publikut sic eshte rasti i shoqatave per mbrojtjen e ambjentit. Shoqatat e ndryshme e evokojne kredibilitetin kryesisht duke i kombinuar faktoret e mesiperm.
Koheve te fundit eshte vene re qe disa shoqatave te ndryshme shqiptare jane bere goxha te famshme ne opinionin publik duke filluar te kritikojne vrullshem ate qe ata e quajne “klase politike” Keto grupe njerezish pretendojne se flasin “ne emer te popullit” dhe shtiren si alternative ndaj politikaneve dhe partive politike. Keto pretendime jo vetem qe jane genjeshtra dhe manipuluese por rrezojne kredibilitetin dhe seriozitetin e shoqerise civile ne pergjithesi pasi kete njerez shtiren si perfaqesues te shoqerise civile. Keto grupe njerezish deklarojne se politikanet nuk veprojne per te miren e publikut, por qe ata te gjithe se bashku jane moralisht shume me ulet se aktivistet qytetare. Edhe pse ne e dime qe nje pjese e mire e politikaneve tane nuk jane aq te ndershem por kjo nuk do te thote qe politika si e tere duhet braktisur e denuar dhe aq me pak qe keto grupo qe nxjerrin keto deklarata kane me shume legjitmitet e ndershmeri se politika.
Fillimisht del pyetja nese kjo e shume deklaruara elite e “shoqerise civile” eshte apo jo pjese e saj dhe sa legjitimitet ka ne deklaratat e veta. Kuptohet qe nuk me takon mua qe te vendos po apo jo, pasi une , sipas kritereve qe pershkrova, thjesht parashtroj nje kendveshtrim nepermjet shtypit pra marr pjese ne demokraci e nuk perfaqesoj. Megjithate kjo nuk me pengon qe te shtroj disa pyetje dhe ta le ne dore te publikut te vendose. Sa vullnetariat kane keto shoqata, kur dihet qe rrogat ne sektorin e trete jane me josheset ne tregun shqiptar te punes? Sa larg kesaj politike te felliqur jane keto shoqata jo qeveritare kur dendur ne to gjenden ish politikane ose njerez qe dikur ose ende I sherbejne politikes? Kush eshte mandati i ketyre shoqatave dhe sa e perfaqesojne ato publikun shqiptar kur llogarine ato e japin vetem para donatorit dhe kur shumicen e parave marrin nga jashte? Kush eshte elektorati qe i jep legjitimitetin ketyre shoqatave dhe ku eshte tregu qe i ben te pergjegjshme keto shoqata? Per me teper ne Shqiperi ndodh dendur qe nje shoqate apo think tank te organizoj pas nje projekti per mbrojtjen e ambjentit, nje tjeter per te drejtat e njeriut dhe nderkohe te aplikoj tek donatoret e ndryshem per nje projekt per decentralizimin. Sa kompetence kane keto shoqata kur dihet se ato zorr se jane te specializuara e per rrjedhoje eksperte per nje lem te caktuar? Po edhe sikur ta zoterojne kete ekspertize duke ditur se sa para shtien ne dore, kuptohet qe ato shnderohen me shume ne kompani konsulence qe perfitojne abuzivisht nga ligji i OJF-ve se sa OJF qe ofrojne konsulence.
Ne parim keto shoqata ngaterojne pjesmarrjen me perfaqesine duke propozuar struktura paralele te erreta dhe duke minuar institucionet e demokracise perfaqesuese. Zgjedhjet e lira, parlamentet e pergjegjshme, forca e ligjit dhe qeverite efikase nuk kane se si te zevendesohen nga aktivizmi civil. Propogandimi i iluzionit qe politika konvecionale mund te zevendesohet me daljen ne shesh, botimet e flete palosjeve, tryezat e rrumbullakta, aleancat e koalicionet etj etj, ka nje dem te jashtezakonshem per publikun pasi dekurajon angazhimin politik dhe I carmatos ata nga mjetet qe kane ata ne dore per te realizuar te drejtat e tyre. Keto organizata po thellojne nje hendek mes publikut dhe qeverisjes duke eleminuar mundesine qe publiku ta kontrolloje dhe influencoje qeverisjen. Ne fakt sikur politikanet e mire te kishin shteruar atehere e kunderta duhej te ishte keshilluar, qe do te thote qe publiku duhej te inkurajohej te perfshihej ne politike. Dhe kjo do te thote jo vetem votim por edhe perfshirja ne parti dhe organe te tjera politike si dhe kandidim i njerezve te rinj. Njerezit nuk duhet ti largohen politikes duke e lene pushtetin ne duart e me pak njerezve por duhet te futen ne tregun politik e ti zevendesojne me gare politikanet egzistues. Si mund te perfshihen njerezit e mire ne politike kur keta perfaqesuesit e ndershem te shoqerise civile e stigmatizojne politiken dhe shajne apriori politiken per se dhe cdo politikan te tanishem ose potencial. Politikanet e mire nuk kane per te ardhur nga qielli por vijne nepermjet perfshirjes aktive te popullit ne politike dhe ata qe dekurajojne kete perfshirje jane mbeshtetes te status quo-se. Dhe duke influencuar ne kete menyre jane edhe ata pjese e interesave qe vertiten rreth politikes.
Me pak fjale ne kemi nevoje per shoqerine civile jo sepse ata “perfaqesojne popullin”por sepse me ata mund ti bejme gjerat me mire duke marre parasysh vlefshmerine e presionit te tyre, vlerat qe ata promovojne, debatet qe ata nxisin, propozimet qe ata japin por kurresesi kapacitetin e tyre per te perfaqesuar popullin . eshte shume e rendesishme te kuptojme se shoqeria civile eshte kompletuese e jo rivale e demokracise perfaqesuese dhe se demokracia perfaqesuese nuk eshte perfekte por eshte gjeja me e mire qe mund te kemi per tu qeverisur.