| Cfare ju duhet te dini? |
| |||||||
|
#1
| ||||
| ||||
| Pershendetje te nderuar diskutues, Mendoj se ia vlen te diskutohet rreth kesaj teme,pasiqe nga te dy palet ka shume fjale,etiketime te keqija apo edhe komplimente te pamerituara. Pasiqe shumica e anetareve te ketij Forumi mendoj se jane nga Shqiperia,do te doja ta di se cili eshte mendimi juaj per "kosovaret",iu ka rene t'i shihni brigjeve te Adriatikut,rrugeve e shesheve te Tiranes,Durresit dhe neper qytetet tjera te Shqiperise edhe me siguri shumica kane krijuar nje opinion rreth tyre,per menyren sesi ecin,sesi flasin,sesi i ngucin femrat etj.etj. Nese jeni te sinqerte dhe flisni konkretisht per pershtypjet nga situatat konkrete,atehere do t'ua shperblej edhe une kete ne po kete menyre,do ta shfaq edhe une ne menyre te sinqerte mendimin qe kam krijuar personalisht apo edhe kam degjuar nga shoket,te afermit,te njohurit etj. rreth jush ne Shqiperi(pasiqe une jetoj ne Kosove). Paraprakisht iu falenderoj per pergjigjjet! |
|
#2
| ||||
| ||||
| ndryshimi I Vetem Eshte Se Jetojne Ne Vende Te Ndryshme.si Shqipetaret Ashtu Edhe Kosovaret Jane Te Papare. |
|
#3
| ||||
| ||||
| teme interesante, e pergezoj hapesin e temes per kete pyetje... ne fakt perpara 90 une personalisht dhe ne pergjithesi e gjithe shoqeria ime nuk i njihte pothuajse fare kosovaret... nuk kishim asnje informacion per to... pas 90 situata ndryshoi... une personalisht i respektoj kosovaret dhe traditat e tyre jane shume te ndryshem nga ne... jemi te gjithe shqiptare por mua me duket se kemi goxha ndryshime... nje gje qe kam fiksuar nga kosovaret kur u be lufta ne kosove ishte qe i ngacmonin shume gocat ne xhiro (me vjen te qesh sa here e kujtoj), kane familje me shume femije, kam rastisur njehere te shoh nje burre te martuar me 3 gra dhe secila me nga shume femije qe jetonin te lumtur bashke te gjithe... pastaj gjuha eshte nje tjeter karakteristike qe i dallon shume nga shqiptaret e shqiperise... i respektoj per luften dhe rezistencen e i kane bere e po i bejne serbve... kaq per momentin nese me kujtohet ndonje gje tjeter do shkruaj serish... |
|
#4
| ||||
| ||||
| Chipita, pajtohem se nuk ka ndonje dallim esencial,por nuk kuptova ne cfare kuptimi ishte kjo fjala"te papare"!?? Blu, te falenderoj per mendimin e dhene duke i shtjelluar disa gjera deri ne detaje... Ti sic duket ben shume xhiro,perderisa te kane rene aq shume ne sy ato ngacmimet e kosovareve qe u kane bere gocave neper xhiro Mendon se kane te gjithe kosovaret shume femije?? Edhe mund te jete kjo,por zakonisht shume femije kane njerezit qe jetojne neper fshatera...mjafton te shkosh ne Kukes psh.e te shohesh se kjo nuk eshte veti vetem e kosovareve. Sa per gjuhen edhe kjo varet,sepse jo cdokund perdoret kjo gegerishtja.E pranoj se ne pergjithesi kemi veshtiresi me theksin e shqipes letrare,madje shpeshhere mendoj se shpetimi i vetem per kete gje,eshte qe te kete me shume lidhje te ndersjella martesore hahaha. Por edhe ne Kosove ankohen se gjuha qe e flasin nje pjese e madhe e njerezve ne Shqiperi,nganjehere del si gjuhe e "llastuar"letrare.Ketu me kujtohet nje person nga Kosova,i cili ne nje bisede me nje tiranas duke dashur ta pershtaste gjuhen,ishte ngaterruar aq keq,saqe kishte filluar te flasi serbokroatisht. Ne fund e vleresoj respektin qe kendaj sakrifices se kosovareve ne lufte kunder serbeve,pasiqe nje pjese paraqiten teper modern edhe nuk duan t'ia dine per kete gje. Ok,duke shpresuar qe te kete poastime te reja,ju pershendes nga Prishtina! |
|
#6
| ||||
| ||||
| ka shume dallime..duke filluar nga ana fizike, n'Ks jan ma t'bardh dhe ma t'gjat (jo te gjith kuptohet, amo shumica) n'Shq e kan lekuren ma zeshkane dhe jan pak ma t'vogel me trup (jo te gjithe kuptohet, amo shumica)..Ks anojn ma shume nga SHBA, Gjermani, Zvicerr, Austri dhe vendet Skandinave kurse Shq nga Italia dhe Greqia..n'Ks ka shume emra shqipe, n'Shq ma pak..n'Ks jan shume te theksuara fiset, n'Shq ma pak..n'Ks ka vetem geg kurse n'Shq geg e tosk..n'Ks flitet djalekti kurse n'Shq shqipja standarde..n'Shq parktikohet halo kanuni (n'disa vende) kurse n'Ks jo (edhe pse ma par e kan praktiku edhe n'Ks) e shume e shume dallime tjera BLU n'fakt kan pas shume femi (gjyshja ime ka bo 10 femi) amo tash jo edhe aq shume..n'fakt une kom vetem nje vlla
__________________ unikkatil + uck + ibrahim rugova+ migjen kelmendi = KOSOVA |
|
#7
| ||||
| ||||
| pike se pari per vellezrit qe jetojn ne Shqiperine meme,ne nuk jemi kosovar por jemi shqiptar,nuk ka far dallimi,kemi kulture te njejte,gjuhe te njejte,tradita te njejta,kombesi te njejte histori te njejte.....ndersa historia do te mallkoj ata qe u munduan ti ndanin shqiptaret sic eshte Ibrahim Rugova kur krijoi mitin dardan e me pas u mundua te krijonte identitetin Kosovar,nderroi flamurin madje edhe himin kombetar,gje qe u konvenonte qaqeve pushtuse neofashiste sllave,dhe rrugen e tij po e vazhdon edhe Migjen Kelmendi,nje njeri qe per interesa te veta deshiron ta ndaje nje komb te tere....shpresoj se nuk ka te ofendua e sa per I.Rugoven e M.Kelmendin nuk besoj se mund te kene ndonje lidhje me UCK-ne,asgje nuk i lidh vetem sa i ndan....Kur ushtaret e benin betimin e UCK,thuhej se do te luftohej per bashkimin e trojeve shqiptare,dhe clirimin e tyre natyrisht.....kam fakte sepse familja ime eshte prekur nga bemat e LDK kur ne vitin 1992 ne gazeten e saj ka vene emrat e personave qe i quante kryengrites e militant(keta ishin ne ilegalet qe me vone do shendrroheshin ne grupe te armatosura) gje qe detyroi nje pjese te familjes sime te largohej per ne shqiperi e te kthehej ne kosove vetem me arme ne dore...dhe ky akt lirisht mund te quhet spiunazh i hapur,duke e ditur se cfare njerez ka ne perberjen e LDK,e disa partive te tjera qe dikur kishin qejf ta quanin vehten jugosllav ndersa tash kosovar,vetem shqiptar jo. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Ne thelb jane shqiptare, kudo neper bote njihen te tille "albanian". Pastaj duke qene se kane jetuar ne ambiente te ndryshme dhe me kushte te ndryshme edhe mentaliteti mund te jete paksa i ndryshem
__________________ CUN HALLALL |
|
#9
| ||||
| ||||
| Citim:
Te uroj per temen teper te goditur.Shqiptaret e Kosoves jane njerez shume te mire te kulturuar e mikprites.Kete e them nga eksperienca ime personale.Puna me ka dhene mundesine te kem kontakte te shpeshta me shqiptaret e Kosoves.Por do te thoja qe nuk me pelqejne disa nga paragjykimet e disa shqiptareve per vellezerit tane Kosovare.Nqs ata i paragjykojne pa te drejte kjo do te thote qe nuk kane respekt per njeri tjetrin.Kur ne nuk kemi respekt per njeri tjetrin cfare presim ne nga bota?Kur te arrijme te pranojme njeri tjetrin keshtu sic jemi atehere te pretendojme qe dhe bota te kete respekt per ne.Shpresoj me gjithe shpirt qe ti jepet sa me shpejt pavaresia Kosoves se mjaft e shfrytezuan ata te serbise. Respekte |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| dallimi, eshte, jush, kosovareve, mes, shqiperise, shqiptareve, sipas |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Gjergj Kastrioti - Skenderbeu | AlbShkodra | Historia | 14 | 17-08-2008 12:56 |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Kristianizmi eshte duke vdekur ne token e Krishtit | Sabahi | Teologjia | 0 | 08-05-2007 10:46 |
| Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 1 | 27-06-2006 10:30 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |