Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

Artikull nga Ylli Pango,mbi TRAGJEDINE ne detin "JON"

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 14-01-2004, 23:50
Minifotoja e anetarit black&blue4ever
Anetare Nderi
 
Reg: 04-11-03
Lokalizimi: USA
Postime: 886
Kryesore Artikull nga Ylli Pango,mbi TRAGJEDINE ne detin "JON"...dhe....me shume

Me vjen te klith por as te bertas nuk kam me optimizem.......


E Hene, 12 Janar 2004

NJE VIZE

Nga Ylli Pango

Burri i madh i shtetit u perkul mbi te mjerin. Njeriu
i ngrire, ende me drithmat e asaj nate makabre ne trup
me veshtiresi hapi syte. "c'mund te bej per ty?",
pyeti burrri. "Nje vize", mezi mundi te shqiptonte i
shtriri, ofshajti dhe mbylli syte. Vetem kaq. "Nje
vize". Mund te kishte perfunduar ketu. Pa komente.
Askush nuk mund te me thoshte "shume shkurt".

Ne kete dialog te shkurter, te vertete te para dy
diteve, prane kokes se nje shtrati, ne spitalin e
Vlores, ne kete dialog te kryeshtetarit e viktimes
permblidhet gjithcka. Ne ate pergjigje te shkurter, sa
vete ofshama, te njerit prej te shpetuarve te paket te
gomones te se premtes se zeze, permblidhet e gjithe
drama e tragjedia shqiptare e ketyre viteve te
shpreses e te zhgenjimit te madh. Mungon vecse ofshama
e te gjithe shqiptareve, e nje populli, e cila
natyrisht nuk mund te mbyllet as brenda nje shkrimi e
as brenda mijera ton roman apo drame-leter. Ndaj
ofshama vazhdon: Nje vize o mik, o vella, nje vize. As
buke, as uje, as drite, as pune, e di s'mi jep dot,
s'je zot, s'ke kohe, a je diku ne bote. Por me jep se
paku nje vize, te shkoj vete aje, te punoj, te kem pak
buke, drite, uje, o mik, o vella. "Mjerimi s'do
meshire, as lot a sy te bukur te trishte. Lotet ka
kohe qe jane thare, nga dhimbja e pashterrur, nga ujet
e paket, nga erresira. Lotet kane mbetur vetem per
syte e bukur, per syte e lyer, per syte e ngopur.
Ashtu per gusto, per mbushje, per variacion. Per t'u
bere me te bukur. Per tu ndjere disi me njeri. Por nuk
i do me as keto lot, mjerimi. Mjerimi s'don as
meshire. As lypen krenare, sot tinzare a mekatare.
Mjerimi sot Migjen vella, do vize, do vize, ve vize, o
mik o vella, o qeveritar, te kam rixha". A e di Migjen
e ti aktor, a regjisor a cilido artist i madh i filmit
te madh per Titanikun e madh, se une, i mbyturi, une i
shpetuari, une i afermi i tyre, une qytetari shqiptar,
e jetova ate film shume me me tmerr madje edhe se ata
qe vdiqen ate nate te ftohte dimri te fillim shekullit
te kaluar, kur mbytej transoqeaniku i madh? A e di se
me vdiq i afermi ne duar i ngrire, si i vdiq Leonardo
Di Kaprio se dashures ne duar (natyrisht ai vdiq ne
film). Mua me vdiq vertet dhe s'do ta harroj gjithe
jeten. S'do t'ia harroj syte gjithe jeten. Nuk ka
aktor t'i beje ata sy. A e dini, se ne vdiqem cift,
cift i porsamartuar, e s'shpetoi anjeri nga ne, madje
gruaja vdiq e para, e une i dyti pasi me vdiq gruaja e
re ne duar. E vendosa atje ne skaj te gomones vete,
stive mbi te tjeret e prita dhe vete vdekjen. Kurse ne
film ajo shpetoi. Shpetoi e shkoi te tregoje. Une po u
tregoj se ketejmi. Ketej nga bota e pertejme. A e di o
mik e vella qe ke bere ate film se nuk drejtoja dot
kufomen e djalit te bere kuspull nga te ftohtet, per
ta shtrire ne arkivol? Nuk e shtrija dot. E laga me
lot. A e kuptoni Migjen, Titanik, njerez, se nuk ka
fantazi, artist, pene, te jetoje, t` perjetoje, te
vuaje a jo me te pershkruaje ato qe jetuam, perjetuam,
vuajtem ne? A e dini o njerez, o rruzull, o glob, se
sot nje shekull pas mbytjes se Titanikut, drama qe
zgjatet e zgjatet lengon prej 12 vjetesh e nje populli
te vogel te braktisur, u mpiks nga Zoti brenda disa
oresh ne nje nga tragjedite me te renda te perjetuara
ndonjehere nga qeniet e gjalla te quajtur njerez, ne
nje gomone te vogel, te permbytur e te tallazitur nga
dallget, nje nate te acarte dimri. I gjithe Titaniku i
madh, e gjithe dhimbja njerezore u fut, u mpak, u
kruspullos, nga te ftohtet, nga dhimbja mbi dhimbje
brenda asaj gomoneje. Ndofta per t'u kujtuar per here
te fundit dicka, dikujt. Nuk ka pasur ndonjehere art
makaber te servirur me gatshem, pa asnje nevoje per
transformim, trillim, sajim, fiction. As shkrim, as
drame, as film, as pikture. Pikture si ajo e njerezve
te stivosur ne thase. Ne thase te kruspullosur. Te
kruspullosur nga kufomat e kuspullosura nga te
ftohtet, nga vete dhimbja. Ne thase ku kishte edhe
15-16 vjecare, edhe gra te porsamartuara, edhe djem te
rinj. A e dini se aktoret e ketij filmi te tmerrshem,
vazhdojne te jetojne nen uje, ne spital, ne malesi, ne
varferi, ne lot. A e dini se regjisoret, dramaturgu,
producenti, perfituesit e filmit jane ende gjalle, te
lire, mund t'i intervistoni, mund t'i degjoni, tek
fajesojne aktoret, te mjeret, te gjoret, qe nuk duhej
ta luanin ashtu, nuk duhej, asesi nuk duhej, nuk duhej
te gabonin. ("Ah sa gabim, s'duhej kurrsesi te benin
budallallekun qe bene". A iket ne nje nate si ajo?) Po
a e dini si jetohet ne malesi, ne fshat, ne veri,
kudo, ne Vaun e Dejes, fare prane hidrocentralit,
prane drites, prane ujit? Shkoni e pyetini. Pyetini
edhe disa nga ata qe u ngrine, dhe ca nga ata qe jane
ende gjalle, shtatoret e mermerta te Migjenit, ku e ku
me Lulin e vocerr, stergjyshin e vogel qe prapseprape
me tollumat e veta mbulonte nje pjese te kembeve te
ngrira. Pyetini dhe kthehuni perseri. Nuk do t'u thone
gje. Nuk do te degjoni asnje ankese. As edhe nje. As
drita, as uje, as buke e as meshire nuk do t'iu kerkojne.
Jane mesuar pa to. Do tu kerkojne vec..... nje VIZE.
__________________
If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~

Modifikuar per here te fundit nga black&blue4ever : 15-01-2004 ne 00:12
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 15-01-2004, 00:17
Minifotoja e anetarit black&blue4ever
Anetare Nderi
 
Reg: 04-11-03
Lokalizimi: USA
Postime: 886
Kryesore

Nano vazhdon pushimet dhe injoron tragjedinė


Asnjė mesazh ngushėllimi pėr familjarėt e viktimave nga kryeministri dhe zyra e tij.



Kryeministri Nano me papėrgjegjshmėrinė mė tė madhe qė e karakterizon ka vazhduar i qetė pushimet e tij nė Turqi, duke mos ēuar as edhe njė mesazh ngushėllimi pėr familjarėt e viktimave tė tragjedisė sė djeshme nė Vlorė. Sė bashku me zonjėn e tij, "bamirėsen" Xhoi, kreu i ekzekutivit nuk i ka ndėrprerė pėr asnjė moment vizitat nė vendet turistike nė Turqi.

Kryeministri as nuk e ka ēarė kokėn se, tragjedia e djeshme nė brigjet e Vlorės ėshtė shkaktuar nga njerėz tė lidhur me funksionarė tė lartė shtetėrorė, tė cilėt janė padronėt e vėrtetė tė trafiqeve tė klandestinėve, drogės dhe krimit. Me gjakftohtėsinė qė karakterizon vetėm kriminelėt, kreu i qeverisė ka urdhėruar vartėsit e tij qė tė mbyllin sa mė parė dhe pa zhurmė pasojat e kėsaj tragjedie, duke zhdukur mundėsisht ēdo gjurmė tė kėtij krimi makabėr.
__________________
If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 15-01-2004, 16:08
Minifotoja e anetarit BISHA E PYLLIT
Moderator/e
 
Reg: 27-12-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 1,994
Images: 3
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek BISHA E PYLLIT Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek BISHA E PYLLIT
Kryesore

Te lumte moj......
__________________
Mallkuar qoftė,
ky Kurbeti i zi,
qė na i zhyti zemrat,
thellė nė plogėshti!!!...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 15-01-2004, 16:20
Minifotoja e anetarit black&blue4ever
Anetare Nderi
 
Reg: 04-11-03
Lokalizimi: USA
Postime: 886
Kryesore

Per cfare "me lumte" mor BISHA E PYLLIT?????!!!!!!

Sikur e kam bere une ate artikullin....e ka bere Ylli Pango,dhe eshte shume e DHIMSHME....por eshte REALITETI I PESHTIRE qe na rrethon.

Pastaj te mos flasim per Kreret e larte te Shtetit...sepse atyre ju duhet vene FLAKA te gjitheve.
__________________
If a tear fell from my eyes each time I thought of YOU, I would have a puddle of fallen wishes......~ crazy in ~
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 16-01-2004, 15:22
Minifotoja e anetarit BISHA E PYLLIT
Moderator/e
 
Reg: 27-12-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 1,994
Images: 3
Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek BISHA E PYLLIT Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek BISHA E PYLLIT
Kryesore

E kisha fjalen te lumte, per mundimin qe more dhe e publikove ne forum artikullin moj..
Une nuk te thashe qe e bere ti...

Edhe flaka besoj se nuk iu ben gje atyre besoj, pasi jane te siguruar ato !!!....
__________________
Mallkuar qoftė,
ky Kurbeti i zi,
qė na i zhyti zemrat,
thellė nė plogėshti!!!...
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
artikull, detin, jon, pango, tragjedine, ylli

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Fakte dhe arritje ne mjeksi Administratori Njeriu dhe shendeti 53 03-05-2008 08:01
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 12:26
Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. The Postman Politika shqiptare 0 30-11-2007 03:31
Drejtimi i shpirtit drejt nje pendimit te sinqerte SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 1 27-06-2006 10:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:46.




Parajsa Shqiptare