| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| "Aleksandėr Moisiu", universiteti i shumėpritur Valmora Gogo Deri tani janė regjistruar 600 tė rinj, kryesisht nga Durrėsi, Kavaja, Kruja dhe Peqini. Vlerėsime nga intelektualėt pėr ēeljen e universitetit. Godina e universitetit “Aleksandėr Moisiu” ėshtė vetėm dykatėshe. Mė pak regjistrime, shkolla e lartė jouniversitare. Ballė pėrballė me detin. Universiteti i ri “Aleksandėr Moisiu”, ndodhet vetėm disa metra larg bregut tė detit Adriatik. Afėrsia me detin e cilėson mė sė miri njė universitet nė njė qytet bregdetar, nė Dyrrahun e dikurshėm. Njė godinė dykatėshe, e ngjashme me shkollat nėntėvjeēare, do shėrbejė si universitet, ku tė rinjtė do tė mėsojnė, do tė fitojnė pėrvojė e, mbi tė gjitha, do tė dinė tė njohin mė mirė veten. Tė habit kontrasti i madh mes idesė se sa gjigant mund tė jetė njė universitet dhe asaj qė shohim, njė godinė “e vockėl”. Godina e verdhė, gėrshetuar edhe me ngjyrėn kafe, sapo ėshtė pėrfunduar. Ėshtė e rrethuar nga hekurat e gjelbėr, nė tė gjitha anėt. Dera, e kyēur, edhe me ndihmėn e njė zinxhiri, nuk na krijoi mundėsinė qė tė hynim brenda. Nuk ishte e nevojshme. Nga sa mėsuam mė pas, asnjė nuk kishte hyrė, pėrveē punėtorėve qė e kishin ndėrtuar. Edhe punonjėsit universitarė, tė emėruar sė fundmi, kishin punuar nė tė tjera ambiente. Madje edhe vetė tė rinjtė qė synojnė tė nisin studimet janė regjistruar gjetkė, nė Drejtorinė Arsimore Rajonale tė Durrėsit. Regjistrimet e deritanishme Banorėt e Durrėsit duket se e fituan “betejėn” pėr tė pasur njė universitet nė qytetin e tyre. Ndryshe nga banorėt e Beratit apo Fierit, qė nuk e patėn kėtė mundėsi, tashmė ata do tė kenė njė universitet me tre fakultete. 20 do tė jetė numri i pedagogėve qė do tė punojnė nė Universitetin “Aleksandėr Moisiu”, ku tė pranishėm do tė jenė edhe pedagogė tė huaj. Pėrpos dėshirės sė madhe pėr tė pasur njė universitet, qėndron edhe numri i kėrkesave pėr studim i tė rinjve. Plot 600 tė rinj janė regjistruar. Shifra kėto tė dy ditėve mė parė dhe qė kanė prirje pėr t’u shtuar mė tepėr. Vasillaq Papai, drejtor i Drejtorisė Arsimore Rajonale tė Durrėsit, thotė se dega mė e kėrkuar ėshtė menaxhim-turizmi. “Nė degėn e menaxhim-turizmit janė regjistruar 290, nė degėn e ciklit tė ulėt janė regjistruar 170, nė degėn e gjuhės angleze janė regjistruar 70, kurse nė shkencat e administrimit 50”, -thotė Papai. Treguar nga ai, ka mė pak regjistrime nė shkollėn e lartė jouniversitare 2-vjeēare. “Studentėt vijnė kryesisht nga Durrėsi dhe rrethinat e tij, Kavaja, Kruja, Peqini dhe Lushnja”, - thekson drejtori Papai. Vlerėsimet Shumė arsye e kanė penguar hapjen e njė universiteti nė Durrės, ndėr to edhe afėrsia me kryeqytetin, Tiranėn. Njė pjesė e madhe e tė rinjve nga Durrėsi vazhdojnė studimet nė universitetet e kryeqytetit. Ndėrsa tė rinjtė e tjerė nuk do tė “lodhen” duke provuar fugonėt, autobusėt apo edhe trenin pėr tė mbėrritur nė kryeqytet. Universiteti duket se kompleton qytetin. Durrėsit, me portin mė tė madh nė vend, thėnė nga intelektualėt e tij, i kishte munguar vetėm njė universitet. Agim Bajramaj thotė se qytetarėt e kanė kėrkuar dhe pritur hapjen e njė universiteti. “Durrėsi e ka merituar me kohė njė universitet”, -shprehet poeti Bajramaj. Ai thotė se jo mė pak tė drejtė ka pasur Durrėsi kur ka kėrkuar kėtė universitet se sa Shkodra, Korēa apo Elbasani. Kurse Vasillaq Papai, drejtor i Drejtorisė Arsimore Rajonale, e cilėson si njė ngjarje historike hapjen e universitetit. “Jam i bindur se ky universitet do tė luajė njė rol shumė tė rėndėsishėm edhe nė zhvillimin ekonomik tė qytetit”, -thekson Papai. Hapja e universitetit duket se ka “pleksur” edhe pushtetet. Ai vendor, pėrfaqėsuar nga socialistėt, dhe ai qendror, pėrfaqėsuar nga demokratėt, quket se kanė qenė tė njė mendjeje pėr tė pasur njė universitet tė ri. Tashmė mbetet pėr tė parė cilėsinė e studimeve tek “Aleksandėr Mosiu”. Degėt Universiteti, me tre fakultete Tre fakultete janė pėrcaktuar fillimisht pėr universitetin. Rektori i universitetit, Agim Kukeli, shprehet se universitetin nuk e bėjnė strukturat, por pedagogėt dhe studentėt, megjithatė shton se kėto struktura do tė ruhen. ”Do tė shohim se si do tė ecet me degėt e caktuara dhe mė pas do tė shohim edhe mundėsinė e shtimit tė degėve dhe pedagogėve”, - thekson rektori Kukeli. Anglisht, cikėl i ulėt, kualifikime pasuniversitare, shkenca tė administrimit, menaxhim turizėm. Kėto janė degėt e universitetit tė ri. Nė kėtė universitet do tė jetė edhe njė shkollė profesionale, shkolla e lartė jouniversitare dyvjeēare, e cila do tė pėrgatisė asistentė. Tė rinjtė qė do tė studiojnė nė degėn e ciklit tė ulėt, duket se do tė privilegjuar, pasi nuk ėshtė pėrcaktuar asnjė kuotė pėr kėtė degė. Pyetur pėr kurrikulat, programin mėsimor qė do tė pėrdoret pėr degėt, rektori Agim Kukeli thotė se ende nuk janė pėrcaktuar pėrfundimisht. Tarifa pėr tė gjitha degėt e universitetit “Aleksandėr Moisiu” do tė jetė e njėjtė, 15 mijė lekė tė reja. 30 prill ėshtė dita e fundit e regjistrimeve pėr nė universitetin “Aleksandėr Mosiu” 15 mijė lekė ėshtė tė tarifa shkollore e regjistrimit pėr tė gjitha degėt e universitetit. 3 janė fakultetet qė do tė ketė Universiteti i Durrėsit ”Aleksandėr Moisiu” Muri pėrforcues Papai: Njė mur pėr sigurinė e godinės Pėr godinėn nevojitet edhe njė mur pėrforcues. Kodra qė ndodhet pas godinės krijon probleme, pasi ka rrėshqitje dherash. “Ėshtė e nevojshme qė tė ndėrtohet njė mur pėr sigurinė e godinės”, -thotė drejtori i Drejtorisė Arsimore, Vasillaq Papai. Sipas tij, fondi ėshtė gati nga Ministria e Arsimit dhe Shkencės, por ditėt me shi kanė penguar ndėrtimin e kėtij muri. “Kėto ditė ndoshta do tė mbarohet edhe ndėrtimi i murit nga firma qė e ka marrė pėrsipėr”, -nėnvizon Papai. Pėrpos kėsaj, sipas tij, godina mund tė ketė nevojėn e ndonjė rregullimi tė brendshėm. “Gjithēka ėshtė gati dhe rektori sė shpejti do tė marrė ēelėsat e godinės”, - siguron Papai, duke shtuar se nė tetor tė rinjtė do tė fillojnė studimet pa pasur punime nė sallat ku do tė studiojnė.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| aleksander, moisiu, shumepritur, universiteti |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Bariē: Nuk kemi frikė nga Aleksandėr Hleb | informuesi | Sporti Shqiptar | 0 | 14-11-2007 01:05 |
| Perfaqesues te Biznesit vendas dhe te huaj kerkojne tek presidenti Moisiu ndryshimin | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 12-09-2007 17:24 |
| Moisiu leter Ban Ki-Munit - Percaktoni statusin e Kosoves | Administratori | Politika shqiptare | 0 | 30-01-2007 11:35 |
| Aleksandėr Lalo - Arti eshte frut pas buke | Administratori | Muzika | 0 | 21-12-2006 17:10 |
| Bibla ne Shqip | Administratori | Bibla dhe Jeta | 11 | 27-02-2005 01:51 |