Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

8 Marsi: Keqkuptuar si feste!

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 07-03-2006, 21:21
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 1,967
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kryesore 8 Marsi: Keqkuptuar si feste!

8 Marsi: Keqkuptuar si festė
Elda Spaho

8 Marsi nuk ka ndonjė arsye tė madhe pėr t'u festuar dhe nė botė ia ka lėnė prej kohėsh vendin 9 Majit, ditės sė Nėnės.
Arsyeja ėshtė e thjeshtė: nė tė vėrtetė simbolizon njė ditė proteste.

Ka nga ato, qė mezi e presin 8 Marsin dhe kjo ėshtė e kuptueshme. Nė Shqipėri shumicėn e tė papunėve dhe tė tė varfėrve e pėrbėjnė gratė, kėshtu qė nė kėtė ditė ato i gėzohen dhuratave, qė nuk i marrin edhe aq shpesh: lule, ndonjė krem fytyre a drekė nė restorant. Janė shtėpiaket ato qė e festojnė 8 Marsin mė me zell, sepse pėr to ėshtė njė ditė pėr tė dalė jashtė mureve, njė ditė kur “komandojnė”. Kėshtu ėshtė edhe pėr Iniada Gjatėn, njė grua e re, nėnė e dy fėmijėve. “Zakonisht 8 Marsin e festoj me burrin jashtė Tiranės.Tė them tė drejtėn, mezi e pres, se kėtė ditė kemi ne gratė e papuna. Tė tjerat i kalojmė nė shtėpi”.

Kurse pėr gratė qė e kanė njė punė, mė sė shumti festa ėshtė simbolike. Tė mėsuara me statusin e tyre e me tė ardhurat e pėrmuajshme, pėr kėto gra 8 Marsi nuk ėshtė ndonjė ditė e rrallė. E gjithsesi, askush s'i shpėton dot atmosferės ngjitėse tė festimit tė kėsaj dite, qė nė fund tė fundit nuk ka asgjė tė keqe.

Ajo thotė qė pėr 8 Mars, mė shumė se dhuratat konkrete, i pėlqejnė surprizat nga bashkėshorti, qė nė tė vėrtetė nuk janė edhe aq tė shumta prej ca kohėsh sepse ata tė dy janė njė ēift shumė tė ngarkuar me pėrgjegjėsi. Ajo ėshtė Elvana Hana, drejtoreshė e Institutit i Sigurimit tė Kujdesit Shėndetėsor (ISKSH). Gjithsesi, mes takimeve e orareve tė zgjatura, bashkėshorti i saj, njė nėpunės banke, nuk ka harruar kurrė t'i bėjė dhurata gjatė 5 vjetėve tė martesės sė tyre e gjatė atyre tė bashkėjetesės. “Dhurata mė e bukur qė kam marrė pėr 8 Mars nga bashkėshorti im janė njė palė syze dielli. Mė kanė pėlqyer shumė”,-thotė drejtoresha e re, duke qeshur.

Por Elvanės i bėn dhurata edhe vajza e vogėl, fėmija i vetėm deri tani i ēifit Hana. “Mė dhuroi njė herė njė trėndafil”,- kujton ajo. Gjithsesi i rėndėsishėm ėshtė mendimi.
Drejtoresha e ISKSH-sė shton se 8 Marsi festohet rregullisht nė shtėpinė e saj, por pa ndonjė zhurmė tė madhe, qė s'ka pse tė jetė. Jo dreka e kafene jashtė sepse kėto janė diēka qė Elvana i ka patur prej vitesh, si shumica e grave qė kanė njė rrogė e njė post tė vetin. “Festojmė nė shtėpi, vetėm me familjen”,- thotė ajo.

Pėr Englantina Gjermenin, drejtoreshėn ekzekutive tė Aleancės Gjnore pėr Zhvillim, dikur Qendra e Gruas, 8 Marsi duhet tė ishte nė tė vėrtetė mė shumė njė ditė kur gratė tė mblidheshin.

Pse jo, edhe tė protestonin. Njė ditė ku tė kėrkonin mė shumė tė drejta. “Mė duket se kjo festė ėshtė keqkuptuar paksa nė Shqipėri e unė mendoj se festimi ėshtė diēka qė ka mbetur nga socializmi. Sepse qė nė momentin kur njė grua nė 8 Mars thotė: kjo ėshtė dita ime, kthehet nė diēka diskriminuese. Asaj i takojnė tė drejtat qė nga momenti kur lind, nė tė gjitha ditėt e jetės. Jo vetėm nė 8 Mars”.

Por pėrveē syrit kritik ndaj ikjes sė grave mė herėt nga zyrat e punės, mbledhjet e tyre bashkė, pa burrat, nėpėr lokale, e dhuratat, Gjermeni pranon se edhe asaj i pėlqen qė burri i saj t'i falė diēka atė ditė. “Kam marrė vazhdimisht lule, pėr mua ėshtė dhurata mė fisnike”,- thotė pedagogia e problemeve gjinore. Kėtė e dinė mirė tė gjithė tė njohurit e miqte e saj. Sigurisht edhe bashkėshorti. Gjermeni i do aq shumė lulet saqė i pėrdor edhe nė veshje, mobilim e arredim. Mjafton t'i hedhėsh njė sy zyrės sė saj, tek ish-Qendra e Gruas, pezulet e dritareve dhe tavolinat, e sė cilės janė mbushur me saksi tė vogla e tė mėdha. Lule paraqesin edhe pikturat e shumta nėpėr mure.

8 Marsi ėshtė njė ditė qė nuk ka ndonjė arsye tė madhe pėr tė festuar dhe nė botė ia ka lėnė prej kohėsh vendin 9 Majit, ditės sė Nėnės. Arsyeja ėshtė e thjeshtė: nė tė vėrtetė ajo pėrkujton njė ditė proteste. “Dhjetėra vjet mė parė, nė 8 mars, gratė zhvilluan nė Ēikago tė SHBA-ve njė protestė tė madhe, ku kėrkuan mbrojtjen e tė drejtave tė tyre. Ky ėshtė edhe kuptimi i vėrtetė i kėsaj dite”,- thotė Gjermeni.

Karakteri i gėzueshėm i kėsaj dite ka ngelur i fortė nė Shqipėri jo aq pėr vetė natyrėn tonė festive sesa pėr ngjyrat e ndezura, qė i dha pėr dhjetėra vjet me rradhė sistemi komunist qė e ngriti nė kult 8 Marsin e gruas sė fortė komuniste, qė gėzonte tė gjitha tė drejtat e qė s'i mungonte asgjė. Edhe pse, nė fakt, asaj i ishte dyfishuar tashmė pesha e jetės. “Por ka edhe njė arsye tjetėr pse shqiptarėt e festojnė kaq shumė 8 Marsin: ata kanė shumė pak informacion pėr domethenien e vėrtetė tė kėsaj dite, ndoshta nuk e dinė se pėrkujtojnė njė protestė”,- thotė Gjermeni.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg elvana-hana.jpg (5.8 KB, 0 vezhgime)
Lloji i Skedarit: jpg englantina-gjermenin.jpg (9.2 KB, 0 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Urime 7 Marsi! shiu Kendi i pershendetjeve 1 07-03-2008 18:34
Pavaresia e Kosoves, Tirana perfshihet ne feste informuesi Shtypi i dites 0 18-02-2008 18:42
Pavaresia e Kosoves, Tirana sot ne feste informuesi Shtypi i dites 0 17-02-2008 13:15
Prishtina ne feste dhe nen emocionet e pavaresise se paralajmeruar informuesi Politika shqiptare 0 17-02-2008 13:15
Nė Spanjė, festė pėr humbjen e Hamilton informuesi Sporti Shqiptar 0 23-10-2007 13:30


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 22:14.




Parajsa Shqiptare