Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Arti dhe Kultura | Tema shoqerore

2007 - Figura tė shquara qė u ndanė nga jeta

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 26-12-2007, 20:09
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 119
Kryesore 2007 - Figura tė shquara qė u ndanė nga jeta

2007 - Figura tė shquara qė u ndanė nga jeta

26-12-2007


Gjatė vitit 2007, ndėrruan jetė shumė figura tė njohura nė gjithė botėn, tė cilėt lanė gjurmė tė pashlyera. Natyrisht qė ata ishin tė shumtė, nga shkrimtarė, nė kėngėtarė, politikanė, aventurierė, dhe figura fetare.

Ish presidenti rus Boris Jeltsin vdiq nė muajin prill nė moshėn 76 vjeēare. Ai tėrhoqi vemendje nė mbarė komunitetin ndėrkombėtar nė vitet e fundit tė Bashkimit Sovjetik si president i Republikės Ruse. Ai iu kundėrvu komplotistėve mė 1991 kur ata u pėrpoqėn tė pėrmbysnin udhėheqėsin sovjetik, Mihail Gorbaēov. Ata nuk patėn sukses dhe shpejt shteti sovjetik ra.

Zoti Jeltsin fitoi zgjedhjet pėr njė Rusi tė pavarur nė dhjetor 1991 si dhe njė mandat tė dytė mė 1996. Ai doli nė pension 6 muaj para se t’i pėrfundonte mandati dhe zgjodhi kryeministrin e atėhershėm, Vladimir Putin, nė vend tė tij.

Muhamad Zahir Shah ishte mė tepėr sesa njė udhėheqės simbolik, ai ishte mbreti i fundit i Afganistanit. Ai sundoi pėr mė shumė se 40 vjet dhe njė grush-shteti mė 1973 e detyroi tė shkonte nė mėrgim. Ai u kthye nė atdhe mė 2002. Mbreti Muhamad Zahir Shah vdiq nė nėntor nė moshėn 92 vjeēare.

Arritjet e Kurt Valdhaimit si Sekretar i Pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara dhe si president i Austrisė u errėsuan mė vonė nga njoftimet se ai kishte shėrbyer nė njė njėsi tė ushtrisė gjermane nė Ballkan, e cila kishte kryer krime. Ndaj tij nuk u ngritėn kurrė akuza pėr krime lufte, por mohimi prej tij mė parė rreth shėrbimit nė atė njėsi e vuri pėrballėsh kritikash ndėrkombėtare. Valdhaim vdiq nė moshėn 88 vjeēare.

Edhe Pol Tibets zuri vėnd nė histori gjatė luftės sė dytė botėrore si piloti i ushtrisė amerikane, i cili nė vitin 1945 lėshoi bombėn e parė atomike nė Hiroshimė tė Japonisė. Piloti tha nė njė intervistė se nuk ishte penduar, madje e zinte fare mirė gjumi natėn. Lufta mori fund shpejt pas misionit tė tij historik, kur Shtetet e Bashkuara lėshuan bombėn e dytė mbi Japoni. Pol Tibets ishte 92 vjeē.

Lejdi Bėrd Xhonson jetoi nė Shtėpinė e Bardhė nė njė kohė tragjedie pėr Shtetet e Bashkuara. Bashkėshorti i saj, Lindon Xhonson, ishte nėn-president kur presidenti Xhon Kenedi u vra me atentat nė nėntor 1963. Xhonson u bė presidenti i 36-tė i Shteteve tė Bashkuara. Me anė tė njė projekti, Lejdi Bėrd Xhonson zbukuroi kryeqytetin e Amerikės; me pėrpjekjet e saj, mijėra lule u mbollėn nė Uashington. Ajo ndėrroi jetė nė moshėn 94 vjeēare.

I pėrndershmi Xheri Follwell ishte njė tele-evangjelist mjaft i njohur nė Amerikė, por pati ndikim edhe nė politikė. Zoti Follwell themeloi grupin politik lobist ‘Shumica Morale’ dhe mobilizoi miliona konservatorė pėr tė zgjedhur republikanin Ronald Regan president nė vitin 1980. Follwell mbeti njė forcė e efektshme nė lėvizjen konservatore tė krishterė dhe ishte njė njeri qė ngjallte debate. Ai vdiq nė maj nė moshėn 73 vjeēare.

Luēiano Pavaroti kishte njė personalitet po aq tė madh sa edhe zėri i tij. Tenori i madh ishte i njohur si mbreti i oktavės sė lartė, madje ai ishte njė prej pak kėngėtarėve tė operas qė kėndonte edhe nė zhanre tė tjera tė pėrhapura. Pavaroti vdiq nė maj nė moshėn 71 vjeēare.

Regjizori suedez, Ingmar Bergman, realizoi mė shumė se 50 filma gjatė karierės sė tij dhe konsiderohet gjerėsisht si njė prej figurave mė me ndikim nė historinė e kinematografisė. Tre prej filmave tė tij fituan ēmimin Oskar si filmi mė i mirė nė gjuhė tė huaj. Ingmar Bergman vdiq nė korrik nė moshėn 89 vjeēare. Edhe dy artistė tė tjerė tė njohur, shkrimtarė amerikanė, ndėrruan jetė nė vitin 2007 nė moshėn 84 vjeēare.

Normėn Majllėr ishte shumė i njohur pėr stilin e tij novator dhe herė herė bėnte komente, qė ngjallnin debate. Ai shkroi romane tė zhanreve tė ndryshme, qė u shitėn shumė. Kulmin e arriti me romanin The Naked and The Dead, i cili mė vonė u vu nė skenė.

Njė roman tjetėr shumė i shitur, qė u vu nė skenė ishte edhe ‘Slaughterhouse Five’ i shkrimtarit Kurt Vonegut, i cili nga shumė lexues amerikanė vlerėsohej pėr pikpamjet e tij satirike tė jetės sė shekullit tė 20-tė.

Njė hero tjetėr amerikan, aventurieri i guximshėm Evel Knievel, u bė pėr herė tė parė shumė i njohur nė vitet 60-tė e 70-tė me hedhjet e tij me motorēikletė, qė u transmetuan nė televizion. Ai nuk ishte gjithnjė i sukseshėm dhe theu 40 kocka tė trupit gjatė hedhjeve tė ndryshme. Aventurieri vdiq kėtė vit nė moshėn 69 vjeēare. //bsa//

Sabri Selmani
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 04-05-2008, 14:09
Minifotoja e anetarit TinaHG08
Veteran/e
 
Reg: 01-05-08
Lokalizimi: Lipjan,Dobrajė
Postime: 139
Kryesore

pushofshin ne paqe....
__________________
Qė jeta tė jua ndriqoj zemrėn edhe nė momentet mė me errėsirė.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 03:04.




Parajsa Shqiptare