Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Sporti Shqiptar

Tennis

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 25-11-2003, 15:07
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Tennis

Martin Islamaj , banues nė Nürnberg tė Gjermanisė shkruan ne letren e tij drejtuar www.Sportdashesi.com
"Bėhet fjalė pėr vajzėn time tė dytė, Danielėn. Ajo ėshtė 13 vjeē, ka lindur me 14 Shkurt 1990 nė Durrės dhe ishte 1 vjeē kur ne erdhėm kėtu. Flet shqip relativisht mirė dhe e don shumė Shqipėrinė ku ka dhe shumė tė afėrm tė saj. Para pothuaj 7 vjetėsh, kur ajo ishte 5 vjeē e gjysėm, filloi tė luajė tenis. Pas njė viti Daniela fitoi turneun e parė dhe pas dy muajsh kishte fituar 5 tė tillė. Atėherė filloi tė luajė nėpėr turne me kundėrshtare mė tė mėdha nė moshė, tė cilat edhe ato i mundi pa shumė vėshtirėsi. Qė t`i bie shkurt, Daniela i kapėrceu tė gjitha stadet dhe tani ndodhet nė renditjen e Bavarisė nė vėndin e parė dhe nė atė tė Gjermanisė nė vendin e katėrt me njė diferencė minimale me atė tė parin. Ne klasifikimin europian ajo ndodhet momentalisht nė vendin e 25 pėr moshėn e saj.

Mė 8 dhe 9 Maj tė vitit tė kaluar, Daniela u ftua nė Mynih nga traineri i pėrfaqėsueses sė juniorėve nė njė seminar pregatitor. Gjatė bisedės qė bėra mė pas me tė, mė tha se kishte qėnė shumė kurreshtar pėr ta parė Danielėn dhe ajo qė kishte parė e kishte befasuar. Pėrveē lojės sė saj shumė tė rafinuar dhe agresive, teknika e saj ėshtė njė unikat dhe fakti qė ka sukses i habit tė gjithė ekspertėt qė e kanė parė. Daniela luan me dorėn e djathtė dhe me dorėn e majtė, ajo e kalon raketėn nga njėra dorė nė tjetrėn sipas situatės, pra ajo ka dy “forehand” ose "drive“ – siē i thone nė shqip. Servisin e kryen mė tė fortė me tė djathtėn dhe mė me tė prerė me tė majtėn, kėshtu qė pėr kundėrshtaren ėshtė e vėshtirėtė parashikojė se ē`gjuajtje do tė vijė mė pas. Nėpėr turne, ndonėse luhen shumė ndeshje njėkohėsisht, pothuaj tė gjithė shikuesit mblidhen rreth fushės ku luan Daniela dhe bėjnė komente nga mė tė ndryshmet. Njė pjesė (sidomos prindėt e fėmijėve tė tjerė) e shohin teknikėn e saj, si njė sfidė qė i bėhet tenisit dhe urojnė qė ajo tė mos ketė sukses. Specialistėt janė mė tė pėrmbajtur dhe e quajnė tė pabesueshme qė tė dy duartė tė funksionojnė njėlloj mirė.
Duke qene se ajo ka dy nėnshtetėsitė, vendosi qė nėpėr aktivitetet ndėrkombėtare tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė. Qė prej muajit Mars, kur ajo u thirr me pėrfaqėsuesen shqiptare nė dy turne nė Luxemburg, ajo ka pėrkarshi emrit tė saj inicialet ALB nė vėnd tė D qė kishte pėrpara. Pėr kėtė ajo e ndjen veten krenare.
Nė se ju duket interesante, me kėnaqėsi do t`ju pėrgjigjesha ndonjė pyetjeje ose do t`ju jepja informacione tė tjera. Unė kam fotografi tė panumėrta tė saj si dhe filmime qė nga dita e parė kur filloi me tenisin deri nė ndeshjet e fundit. Ndoshta njė ditė do tė hyjnė nė punė.

( www.Sportdashesi.com )
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg islamajdaniela_03.jpg (16.8 KB, 152 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 25-11-2003, 15:12
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Intervista eksluzive e babait te Danieles (njekohesisht dhe trajner i saj) rreth mundesise se mosperfaqesimit te Shqiperise nga Daniela per shkak te veshtiresive financiare dhe mosinteresimit nga ana e shtetit shqiptar

13 vjecarja e talentuar e quajtur ndryshe nga media gjermane si pasardhesja e vetme e Steffi Graf, ndersa pranon me vetmohim te mbroje vetem ngjyrat kuq e zi te Shqiperise, nuk gjen asnje lloj mbeshtje nga shteti shqiptar dhe biznesmenet shqiptar.

Daniela Islamaj nuk ka gjetur deri tashti asnje lloj mbeshtetje nga Ministria e Kultures dhe e Sporteve ne Shqiperi si dhe asnje sponsorizues shqiptar. Biznesi gjerman ia ka shtrua rrugen e saj me dafina te arta nqs ajo pranon te luaj per Gjermanine duke i derguar asaj vazhdimisht oferta dhe kontrata te majme qe do ti sigurojne Danieles nje te ardhme te sigurte ne majen e Tenisit Boteror. Por Daniela se bashku me babain e saj Martin Islamaj qe eshte dhe njekohesisht trajneri i saj, nuk i kane pranuar keto oferta duke i refuzuar ato vazhdimisht sepse pranojne te luajne vetem me ngjyrat e atdheut e tyre .
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg islamajdanielaunbenannt37.jpg (7.5 KB, 134 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 25-11-2003, 15:14
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

C'fare ka ndodhur ?

Krenaria shqiptare dhe patriotizmi i familjes ISLAMAJ ka triumfuar deri tani mbi cmiren monetare te ofruar nga te huajt duke pasur shpresen se do te kene mbeshteje shqiptare. POR NE SHQIPERI FLEJNE duke mos ditur se cfare ndodh pertej hundes se tyre. Nga Olimpiku shqiptar nuk ka ardhur asnje lloj mbeshtetje per stervitjen dhe te ardhmen e Danieles ne sportin mjaft te kushtueshem te tenisit, qe se bashku me golfin dhe hipizmin, konsiderohen si "Sporte pasanikesh", mbasi ushtrimi dhe aktivizimi ne kete sport (dhe vetekuptohet edhe fitimet), i bejne si me te shtrenjtit ne boten sportive. Dhe kjo aq me teper per tenisin, mbasi ai mbetet si sporti vetjak me reklamues dhe me i veshtire mbasi ne te ndryshe nga sporte inviduale te tjera si boksi, atletika , peshengritja, etj, ai nuk eshte i ndare ne shume kategori por ne te marrin pjese te gjithe ne nje kategori te vetme dhe me i miri eshte realisht me i miri i te gjitheve sportisteve ne bote qe ushtrojne tenisin. Vendi i pare do te thoshe te jesh ne krye te elites me te mire te zgjedhur nga qindra miliona tenise ne mbare boten. Dhe vajza shqipetare Daniela Islamaj eshte futur ne kete elite duke zene deri pak me pare vendin e 23 ne Bote per moshen e saj U14 dhe vendin E PARE ne Gjermani . Suksesi i saj eshte nje mrekulli e vertete duke marre parasysh se ajo ka arritur deri ketu me forcat dhe mbeshtetjen vetem te familjes se vet dhe ne menyre te vecante te babait te saj, qe luan dhe rolin e trajnerit per te.

Por mesa duket kjo mrekulli do te mbese per ne vetem per nje kohe te shkurter, mbasi e ardhmja e saj ne kete sport kerkon nje investim financiar qe eshte i paperballueshme per familjen e saj. Zgjidhja e vetmja eshte ajo qe ka ngjare ne rinine e tyre me te gjithe sportistet e njohur boteror: Sponsorizimi i tyre nga afariste ose nga shteti per te cilen luajne. Afariste, kompani te ndryshme gjermane dhe Federata gjermane i jane gjendur prane Danieles me kontrata te ndryshme sponsorizuese, por qe ne thelb ato kane nje kusht te perbashket - perfaqesimin nen ngjyrat gjermane . Kjo behet per arsyet sepse produkti qe do te reklamoj Daniela do te shitet ne Gjermani dhe nqs Daniela luan per ndonje perfaqesuese tjeter ajo nuk eshte dhe aq e njohur dhe interesante sa duhet per publikun dhe konsumatorin gjerman.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg islamajdanielaunbenannt40.jpg (20.5 KB, 139 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 25-11-2003, 15:19
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Nga atdheu i saj Shqiperia nuk ka ardhur pothuaj asnje pergjigje serioze pozitive lidhur me mbeshtetjen e saj, deri sa ajo te eci me kembet e veta. Ne veren e kaluar Daniela se bashku me babain e saj Martinin ishin ne Shqiperi ne nje vizite pushuese si dhe per te bindur sponsorizuesit e saj te mundshem, se investimi i tyre ne ****eren e saj do te jete shume fitimprures per ata vete si dhe per reprezentimin e Shqiperise nga ana e saj e mire. Martini shkoi edhe ne Ministrine e Kultures dhe te Sporteve per te kerkuar nje burse per Danielen, por pervec premtimeve boshe nuk morri asgje me vehte. E njejta gje ndodhi edhe me disa afariste shqiptare, nga te cilet, me gjithe pasurine e pamase te tyre, askush nuk afroi seriozisht bashkepunimin e tij, ndonese ajo do te ishte si nje kokerr rere ne nje plazh duke pasur parasysh shumen qesharake qe i nevojitet Danieles ne krahasim me mundesite qe do te mund te ofronin ata. Dhe te mos harrojme se ne Shqiperi ashtu dhe si ne shume vende evropiane ekziston nje ligj per sponsorizimet e sportisteve shqiptare te talentuar, ku ne baze te tij, shuma e ofruar nga sponsorizuesi hiqet nga taksa financiare qe ai i pagon shtetit shqiptar. Pra cdo lloj mbeshtetje per Danielen nuk do te hiqej nga fitimi i sponsorizuesit, por nga ajo qe ai ka paguar me pare ndaj shtetit.

Kohet e fundit Danieles i eshte paraqitur dhe mundesia qe afron nje miliarder nga Emiratet e Bashkuara Arabe, i cili nen ndjenje e patriotizmit per vendin e tij, i ka bere nje oferte perrallore disa tenisteve te rinj te talentuar te huaj qe te perfaqesojne ne tenis vendin e tij arab, me qellim qe tenisi te behet akoma me i njohur midis rinise arabe . Dhe kjo jo me kot mbasi dihet se sporti i tenisit dhe yjet e saj jane dhe yjet e reklamimit dhe te medias, si dhe asaj qe quhet Showbiznes. Keshtu ne realitet cdo qindarke e hedhur per finacimin e ketyreve sportisteve te talentuar do te kthehet njemijefish nga reklamimi qe ata do ti bejne vendit te tyre ne mbare boten ( kryesisht turizmit ) dhe gjithashtu produketeve te ndryshme te biznesit te tyre.

Por mesa duket Shqiperia ne kete fushe teper te rendesishme te zhvillimit, jo vetem nuk ben pjese ne Europe, por ndodhet diku mbas vendeve te treta, te cilat edhe ato po bejne te gjitha perpjekjet qe, duke shfrytezuar dhe sportin te rrisin nivelin e tyre ekonomik dhe kulturor. Mosmbeshtetja e Danieles nga Shqiperia (perfshire shtetin dhe financieret shqiptare ), do ta detyroje kete vajze te talentuar dhe familjen e saj qe te pranojne nje nga ofertat e huaj qe i afrohet asaj vazhdimisht. Ata do te pranojne jo dhe aq per fitimet kolosale monetare, por me teper per te siguruar te ardhmen e suksesshme te Danieles ne nje sport ku vetem njeri eshte ne krye dhe te gjithe te tjeret renditen poshte tij.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg islamajdanielaunbenannt33.jpg (12.9 KB, 131 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 25-11-2003, 15:22
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

"Une do te arrij ne maje. Qielli do te jete kufiri im"

pergjigjur ajo pyetjes se nje gazetari lidhur me synimet e saj, gjate nje interviste me rastin e fitimit te nje turneu. Ne qofte se Daniela e zhgenjyer nga mosinteresimi shqiptar ndaj saj, do te detyrohet qe te luaje per vende te huaja, kjo do te jete nje humbje e pariparueshme per sportin shqiptar dhe njekohesisht per shoqerine dhe ekonomine (ne vecanti turizmin) shqiptare... Sa me shpejte duhen marre masat nga shteti shqiptar qe te mos vazhdohen te behen gabime te tjera fatale, te cilat mrekulline e deritanshme te "fenomenit DANIELA", do tja dhuronin "per mrekulli" gjermaneve ose arabeve.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg islamajdanielaunbenannt34.jpg (18.0 KB, 124 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 25-11-2003, 15:30
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Me poshte po japim intervisten eksluzive, te dhene nga babai i Danieles , Martin Islamaj per www.sportdashesi.com si dhe mbare median sportive shqiptare, me shpresen se ne Shqiperi do te zgjohen dhe do te gjenden ne te ardhmen e afert mbeshtetes per nje nga talentet me te madhe te sportit te tenisit.

INTERVISTA

Z. Martin, qe prej dy muajsh nuk eshte degjuar gje rreth Danieles. Mund te na informoni se c/po ndodh momentalisht me te?
Daniela turneun e saj te fundit e ka luajtur ne fillim te muajit Shtator. Qe atehere ajo i eshte neneshtruar nje stervitjeje intensive dymujore, per tu pregatitur per sezonin e vitit te ardhshem. Kjo ishte e domosdoshme per te realizuar disa ndryshime te vogla ne tekniken e saj. Per kete kishim ne dispozicion dy te ashtuquajtur "hiting partner", me te cilet stervitej pothuaj c/do dite per automatizimin e goditjeve. Edhe permirsimit te shpejtesise dhe stervitjes koordinative i eshte kushtuar shume rendesi. Shpresojme se do te jete gati ne kohen e duhur per te filuar sezonin e ri me sukses.
Sezoni i ri i turit Europian fillon ne muajin Janar. Deri atehere ajo nuk do te marre pjese ne asnje turne ?
Ne fillim menduam qe deri ne fund te vitit ne vazhdim Daniela te luaje vetem disa ndeshje stervitore. Ne muajt e fundit te ketij sezoni jane per tu luajtur vetem pak turne, nga te cilat gjysma jane ne Izrael, ku per shkak te gjendjes se ndere, pervec tenisteve vendas nuk shkon pothuaj asnje i huaj. Mirepo duke pare progresin e shpejte te saj, e ndryshuam planin dhe e regjistruam ne nje turne ne Moske, i cili fillonte me 3 Nentor. Per fat te keq Daniela pesoi para pak ditesh nje lendim ne shpatullen e djathte, keshtu per te mos e keqesuar gjendjen, u detyruam qe ta anullonim pjesemarrjen e saj atje. Nderkohe ajo ndjehet me mire dhe ka rifilluar stervitjen. Ne 8 Dhjetor parashikohet qe te luaje ne Paris ne turneun mbylles te ketij viti, per te pritur sic thame fillimin e sezonit te ri.
Nderkohe Daniela vazhdon klasen e 8-te te gjimnazit sipas sistemit gjerman. A nuk e pengojne njeri-tjetrin detyrimi shkollor dhe stervitjet si dhe udhetimet e shpeshta te shoqeruara me mungesa te zgjatura ne shkolle?
Eshte e vertete qe per te ushtuar nje sport kaq kompleks si tenisi dhe aq me teper ne nivelin ne te cilin luan Daniela, eshte shume e veshtire qe ai te kombinohet se bashku me shkollen pa lene mbas dore njeren prej tyre. Deri tani ajo ka shkuar normalisht ne shkolle paradite dhe eshte stervitur mbasdite. Kjo menyre stervitjeje eshte bere krejtesisht e pamjaftueshme, duke patur parasysh se konkurenca e saj pothuaj pa perjashtim prej vitesh nuk shkon me rregullisht ne shkolle duke gjetur zgjidhje nga me te ndryshmet. Disa vazhdojne nje shkolle private me korespondence, te tjere shkojne gjithashtu neper shkolla private nje here ne muaj dhe materialet mesimore i marrin nepermjet internetit. Kurse shumica, sidomos tenistet nga ish vendet e Europes lindore, te Azise apo te Amerikes jugore jane shkeputur fare nga detyrimi shkollor. Ne periudhen e turneve ajo sigurisht mungon ne shkolle, pasi ka marre me pare leje ne drejtorine e gjimnazit ku meson. Ajo ka patur shume fat qe drejtori i saj luan vete tenis dhe tregohet tolerant ndaj saj. Edhe mesuesit e tjere jane "te arsyeshem", ndonese ne kohen jashte turneve asaj nuk i behet asnje favor tjeter.
Si e spjegoni ju faktin qe, ndonese konkuron ne kushte te tilla te pabarabarta, Daniela eshte shume e suksesshme ne turnete qe luan?
Une si baba i saj e kam te veshtire te flas pozitivisht per te, pasi c/do prind gjykon me nje lloj subjektivizmi per femijen e tij. Si trainer me lejohet te them se Daniela eshte shume e talentuar dhe inteligjente, gje qe i krijon lehtesira ne gjithe aktivitetin e saj te perditshem. Ajo ka nje kujtese pothuaj fenomenale, qe e ndihmon qe edhe ne mesime te jete nder te parat, megjithe kohen e paket qe i mbetet per te mesuar. Ne stervitje ajo eshte teper e vemendeshme duke u perqendruar tek thelbesorja dhe perpiqet te jape gjithnje maksimumin. Ne ndeshje ajo ne menyre intuitive gjen zgjidhjet me te drejta, duke kompensuar keshtu ndryshimin e madh midis programit te saj stervitor dhe atij te kundershtareve "profesioniste". Ne saje te ketyre cilesive dhe te vullnetit te saj te hekurt, Daniela ka mundur qe deri tani te ruaje te njejtin nivel me me te mirat e botes per moshen e saj. Mirepo ne vazhdim kjo do te jete shume e veshtire, per arsye te specifikes se stervitjes qe do ti duhej te perballoje ne kete faze vendimtare te zhvillimit te saj. Per tenistet femra ne moshen 14-16 vjecare, qe luajne ne nivelin me te larte, sipas eksperiences se deritanishme, duhet te behet automatizimi i te gjitha goditjeve nepermjet nje stervitjeje te perditeshme shumeoreshe. Pervec kesaj duhet fiksuar strategjia e lojes, e cila do ta shoqeroje gjate gjithe ****eres se saj, pra i duhet dhene shume rendesi perpunimit taktik. Njekohesisht duhet qe te pakten dy ore ne dite ti kushtohem kondicionit fizik, stervitjes koordinative dhe asaj mentale. Eshte nje program "i dhunshem" qe duhet perballuar, per ate qe don qe te dale ne krye te nje ushtrie shumemilioneshe junioresh, te gjithe te gatshem per te sakrifikuar ne emer te nje qellimi te vetem - te behen superstar ne tenis. Mirepo per fat te keq Danieles deri tani i ka munguar gjeja me e cmuar - koha.
Mund te spjegoheni me qarte?
Sic e theksova me lart, per ti bere balle kesaj ngarkese stervitore, ajo duhet te kete gjithe diten ne dispozicion. Stervitja e saj duhet ndare ne tre seanca duke i lene dhe kohen e duhur per regjenerim. Per kete veprimi i pare duhet te jete radikal dhe ne dukje i dhembshem - Daniela duhet te kaloje ne nje shkolle private me korespondence, per te qene e lire paradite per stervitje. Ajo duhet te jete plotesisht e perqendruar tek tenisi, dhe jo te kete probleme te tjera frenuese si p.sh. ankthin e nje provimi apo ne se do ti jepet leje te luaje nje turne diku neper bote. Edhe fakti qe ti e din se te tjeret sterviten shume me gjate dhe ne menyre me profesionale se sa ti, te krijon dashur pa dashur nje ndjenje respekti karshi tyre, gje kjo teper e demshme pasi ul besimin tek vetvehtja. Me boshlleqe ne pregatitjen drejt rruges si profesioniste, mund te fitosh here pas here ndonje ndeshje, por e pare ne perspektive, nuk mund te futesh ne eliten e me te mireve. Per te arritur aty duhen mundur te gjithe te tjeret dhe per kete duhet te jesh i pregatitur me se miri.
Por c'fare ju pengon qe te realizuar planet tuaja?
Jane nje sere faktoresh te cilet funksionojne vetem ne se jane te lidhur me njeri - tjetrin. Qe Daniela te stervitet gjate gjithe dites, ajo duhet te kaloje sic thashe ne nje shkolle me korespondence. Kjo ka kuptim vetem atehere, po qe se edhe une do te jem i lire paradite. Pra, une duhet te largohem nga puna dhe pervec kesaj duhet te angazhoj edhe nje trainer tjeter, i cili duhet te gezoje besimin e plote tonin. Per te koordinuar te gjitha aktivitetet stervitore dhe ato te turneve, ne kushtet e mesiperme, duhet qe une te jem pervec trainer edhe shofer, shoqerues gjate turneve, mjek, thures raketash dhe analist. Ne edhe tani i filmojme pothuaj te gjitha seancat stervitore si dhe ndeshjet e Danieles dhe i analizojme me vone, gje qe perben pjesen teorike te pregatitjes taktike. Behet fjale per nje aktivitet qe te merr pothuaj gjithe diten, gjithnje pa llogaritur periudhen e turneve, gjate se ciles duhet perpiluar dhe zbatuar nje plan tjeter. Pra pervec asaj qe duhet te perballoje vete Daniela, me duhet edhe mua te sakrifikoj punen time si konstruktor dhe ti perkushtohem teresisht tenisit te saj. Mirepo kjo nuk eshte aq e thjeshte…
Me sa kuptoj, ju keni nevoje per mbeshtetje financiare. Per Danielen qe eshte nr. 1 i tenisit gjerman dhe nr. 23 ne bote besoj se nuk perben ndonje problem. Apo keni hasur ne veshtiresi?
Familja jone ka nenshtetesine shqiptare dhe ate gjermane. Daniela eshte thirrur dy here ne perfaqesuesen gjermane te te rejave neper seminare stervitore. Heren e dyte, ne fillim te vitit ne vazhdim, ne e refuzuam ftesen pasi kishim marre nje vendim te perbashket, qe ajo te perfaqesonte vendin e saj te lindjes. Qe prej muajit Mars ajo luan pra nen flamurin shqiptar, gje qe i ka krijuar mjaft probleme. Ajo nuk u ftua ne kampionatin e pergjithshem te Gjermanise dhe ne ate te Bavarise. Pa pritur u nderprene te gjitha ndihmat qe merrte per te klubi i saj nga federata gjermane e tenisit , me te cilat financoheshin nje pjese e takses se fushes per stervitje dhe nje pjese e pageses se partnereve te saj. Gjithashtu u eshte bere presion firmes se prodhimit te raketave Wilson, per te prishur kontraten e sponsorizimit qe ka me te prej dy vitesh. Me sa duket u eshte lenduar se tepermi sedra prej superfuqie ne tenis, aq me teper se ata jane mesuar perhere me te kunderten. Ne kampionatin europian ne Vichy te Frances, qe u zhvillua ne muajin Korrik te ketij viti, ne ceremonine e hapjes ne ishim prane ekipit gjerman (sipas renditjes alfabetike Albanie, Allemagne) dhe traineri i perfaqesueses gjermane, me pare aq i perzemert, nuk pranoi as te na pershendese. Une kam mbetur i habitur nga ky reaksion aq i forte. Megjithate, kjo nuk ka penguar qe firma te ndryshme manexhimi te na ofrojne here pas here bashkepunimin e tyre.
Dhe ju nuk keni pranuar ?
Problemi paraqitet me i komplikuar se sa duket. Firma te tilla ka me shumice ketu ne Gjermani dhe aktiviteti i tyre konsiston nder te tjera ne financimin e ****erave te tenisteve te rinj, duke i premtuar vehtes te ardhura te shumefishuara me vone. Midis tyre zhvillohet nje konkurence e madhe per te "rrembyer" me te miret. Revistat periodike te tenisit jane te mbushura me inxerime, qe ftojne teniste te rinj te talentuar por ende te panjohur qe te lajmerohen prane tyre. Pjesen me te madhe te shpenzimeve ata e sigurojne nepermjet lidhjes se kontratave me firma prodhuese gjermane, duke i vene klientet e tyre (pra tenistet) ne dispozicion per qellime reklame. Pothuaj te gjithe 100-et e pare te klasifikimit kane lidhur kontrata sponsorizimi me firma te tilla. Ne edhe para pak ditesh morem nje propozim te riperseritur nga nje firme te cilen e kishim refuzuar njehere. Por ajo qe na beri me shume pershtypje ne kete rast ishte se formulimi i kerkeses ishte bere ne nje menyre te tille, qe na la te kuptojme se prapa fshihej federata gjermane e tenisit. Me sa duket edhe per ata ka ardhur koha qe logjika t/i zere vendin inatit dhe kane nderruar taktike duke perdorur variantin e bute. Arsyeja qe ne nuk kemi pranuar te bashkepunojme me firma te tilla eshte se ata si kondite te pare te vene qe eventualisht duhet te perfaqesosh tenisin gjerman. E pare nga ana e tyre fare e kuptueshme, sepse partneret e tyre industrialiste sigurisht qe preferojne sportiste gjermane para atyre shqiptare. Eksperienca e hidhur e nje vajze tjeter teniste shqipetare qe banon ne Gjermani dhe sponsorizohet nga nje firme e tille dhe qe nga manexheri i saj i eshte ndaluar kategorikisht te luaje per Shqiperine, per me teper qe ajo nuk e ka as nenshtetesine gjermane, na e perforcon bindjen se durimi qe kemi treguar deri tani eshte i perligjur. Por sa kohe akoma mund te humbasim pa rrezikuar te ardhmen e Danieles, eshte veshtire te thuhet me saktesi. Per te mbetur te afte te konkurojme me me te miret, duhet te nxitohemi.
E pare nga kendi juaj i veshtrimit, pse ngurrohet nga organet sportive shqiptare ose nga sponsore private shqiptare financimi i ****eres se nje rasti ndoshta te paperseritshem sic eshte ai i Danieles?
Kete pyetje ja kam bere shpesh vehtes dhe mendoj se pothuaj askush ne Shqiperi nuk eshte ne gjendje te parashikoje permasat e verteta te fitimit apo te humbjes. E kam fjalen jo vetem per fitimin material, por me shume per sherbimin kolosal qe Daniela do ti bente vendit te saj, ne rast te nje ****ere te sukseseshme si teniste profesioniste. Ne c`do jave luhen dhjetra turne ne te gjitha vendet e botes dhe organizatoret fillojne me muaj perpara nje propagande te sportisteve pjesemarres dhe nepermjet tyre edhe te vendeve nga ato vijne. Rasti i tenistit maroken El Aynaoui, qe ne prag te nje turneu te zhvilluar ne Mynih, pas nje reklame te suksesshme ne televizorin bavarez, beri qe turizmi i gjermaneve ne Marok ne vitin pasardhes te rritet 400%, eshte vetem nje nder shume te tille. Kuptimplote eshte edhe shkrimi i gazetes me te madhe gjermane, Bild Zeitung, i titulluar "Faleminderit, Steffi", i drejtuar tenistes se famshme Steffi Graf, te nesermen e kurorezimit te saj si sportistja (jo vetem tenistja) me e mire e shekullit te kaluar. Nder te tjera autori, nje nder penat me te njohura letrave te sotme gjermane, shkruante: "Sherbimi qe Stefi i ka sjelle Gjermanise se pasluftes, eshte me i madh se ai i te gjithe ambasadoreve te saj te marre se bashku". Dhe te mendosh se Daniela konsiderohet po nga shtypi gjerman si pasardhese e mundeshme e Steffi Graf, e kam te veshtire te perfytyroj se ne Shqiperi pothuaj askujt nuk i intereson qe te ndermarre dicka per ta mbeshtetur ate. Ajo qe Daniela ka arritur me nje pune te stermundimshme, duhet te mos lihet ne mes te rruges. Ndoshta kjo tingellon si thirrje e deshperuar per ndihme, por nuk eshte aspak ashtu. Ajo qe une kerkoj nga shteti dhe afaristet shqipetare, eshte nje bashkepunim. Nuk besoj te kete fushe tjeter, ku investimi te jete aq fitimprures. Ata qe deshirojne te investojne ne marken Daniela, i siguroj se asnjehere nuk do te pendohen, aq me teper qe sipas nje ligji te vitit 1993, shpenzimet per sponsorizim hiqen nga tatimet. Kualiteti i jeteses se tyre do te ndryshoje krejtesisht. Te perjetosh atmosferen elektrizuese te turneve te medha, ku dhjetra mijera brohorasin pro apo kunder partnerit tend, te krijohen ndjenja dhe emocione te tilla qe te cojne prane infraktit. Dhe te shohesh te ngrihet flamuri i vendit tend apo te degjosh hymnin shqiptar te kenduar diku ne nje cep te botes - jeta merr nje kuptim tjeter krejt te vecante. Mjafton te mbyllesh syte e te enderrosh.
Pse ngulni kembe qe Daniela te luaje per Shqiperine? Tenisi eshte nje sport internacional dhe per te do te ishte me e lehte po te perfaqesonte p.sh. Gjermanine.
Kur u larguam nga syte-kembet nga Shqiperia ne vitin 1991, lame pas nje vend i cili na e kishte prure ne maje te hundes. Me kalimin e viteve ne vend te huaj, filluam dalngadale te ndjejme se rrenjet tona jane me te thella se sa e mendonim ne fillim. Ndarja fizike nuk do te thote patjeter edhe nderprerje e lidhjeve shpirterore me ate qe ke lene pas. Duke ndjekur ndryshimet qe ndodhin ne Shqiperi, une e ndjej si detyre morale qe sejcili prej nesh duhet te kontriboje ne menyren e vet qe ky vend te perparoje. Keshtu ka ndodhur edhe ne Gjermanine e shkaterruar nga lufta. Ne se te gjithe vetem shohim se c/bejne te tjeret, atehere rruga e zhvillimit do te jete shume e gjate. Mua me kane shpetuar lotet, kur kam pare Pirro Dhimen ne Lojrat Olimpike te Atalantes duke ngritur kupen e kampionit, i mbuluar me flamurin grek. Ky ka qene nje moment qe me ka mbetur ne mendje duke me lene nje shije te hidhur. Sa caste te lumtura do te na kishte dhuruar te gjitheve, po te kishte veshur uniformen kuq e zi. Per keto momente ja vlen te sakrifikosh. Nuk mund ta harroj ate qe shkroi nje bashkeatdhetar nga SHBA ne faqen e internetit tek www.sportdashesi.com., pasi lexoi atje, se Daniela do te luaje per Shqiperine: "Bravo Daniela. 3 milione shqipetare ta urojne fitoren me shume se 80 milione gjermane". Besoj se ai te kete te drejte.
Kam degjuar dicka rreth propozimit te perfaqesuesve te nje vendi arab per te financuar ****eren e Danieles. Si qendron e verteta dhe mund te na jepni ndonje hollesi?
Kjo teme eshte shume aktuale, prandaj nuk deshiroj qe ta komentoj gjate. Vetem kaq: emri i Danieles eshte ne krye te nje liste junioresh, te zgjedhur per te kontribuar per zhvillimin e sportit te tenisit ne njerin nga shtetet e vogla por shume te pasura arabe te Gjirit Persik. Asaj i ofrohen kondita perrallore, perballe nje koncensioni kapital - duhet te pranoje te marre nenshtetesine e vendit ne fjale. Nje teme teper delikate por dhe nje shans qe nuk te vjen per here te dyte. Eshte nje trill i nje personi te vetem, qe don te beje dicka me shume per rinine e vendit te tij. Na ka shkaktuar disa nete pa gjume, pa mundur ta zgjidhim dilemen. Vetem per nje gje me vjen keq: pse ky te mos jete nje shqiptar.
Z. Martin, ishte nje interviste informative, per te cilen ju falenderojme.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg islamajdanielaunbenannt30.jpg (15.4 KB, 124 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 25-11-2003, 15:32
Minifotoja e anetarit inter_forever
Veteran/e
 
Reg: 21-11-03
Lokalizimi: modena,itali
Postime: 185
Kryesore

Ca pret nga plerat e shqiperise , qe e kane mendjen vetem
te fusin ndonje lek per vete ne xhep!!!
Dhe pastaj ne themi pse nderrojne flamur atletet tane...
Me siguri dhe DANIELA do perfundoje si Mirela Manjani, kampionen e botes qe perfaqeson Greqine...(por ajo nuk ka nderru emrin mos ta ngaterrojme me SABanIS, apo Dimas)
VERBERIA E MINISTRISE SE KULTURES NUK KA KUFI...
__________________
NON MOLLARE MAI !!!!!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 25-11-2003, 15:34
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Daniela Islamaj - Tenistja 13 vjecare qe fitoi turneun e Furthit te Bavarise
Daniela eshte tenistja me e re ne moshe qe ka mundur te fitoje kete turne ne te cilen moren pjese mbi 200 pjesemarres.

Furth,Gjermani - 15 Shtator 2003
Fundi i javes kaloi i mbushur me emocione. Daniela mori pjese per here te pare ne nje turne te rriturash deri ne moshen 21 vjecare dhe ne menyre sensacionale e fitoi ate.

Ky ishte turneu i fundit i sezonit te veres per te dhe pas nje pushimi nje mujor ajo vendosi qe kete rradhe te mos marre pjese ne nje turne junioresh, por ne ate te te rriturave, ku rregullisht merr pjese elita e tenisit te Bavarise dhe me gjere. Turneu, ne te cilen moren pjese mbi 200 pjesemarres, u zhvillua ne qytetin Furth te Bavarise.
Vitin qe shkoi Daniela kishte fituar ne konkurencen e 16 vjecareve dhe sivjet u fut ne turne pa shume pretendime, edhe per shkak te nje demtimi te lehte ne shpatullen e djathte. Por si per cudi rundet e para i kaloi pa shume veshtiresi, deri sa te shtunen per habine e te gjitheve ajo u ndodh ne gjysemfinale perballe tenistes amerikano – gjermane Ivett Kraus. Kjo e fundit pjesen me te madhe te saj e ka kaluar, e paisur me nje burse tenisi, ne Florida, ne akademine e famshme te trainerit po aq te famshem Nick Boletieri, nga duart e te cilit kane dale kampione te tille si Agassi, Becker, Selesh, Kuria etj.
Kraus, e cila ishte koka e dyte e turneut, e filloi setin e pare furishem dhe kaloi shpejt ne avantazh me 3:0. Daniela ne fillim u duk si pa shance karshi kesaj tenisteje shume te shpejte dhe muskuloze. Por pas pergjumjes se fillimit, ajo e mblodhi shpejt vehten dhe u kunderpergjigj me nje loje plot rafinese dhe variacione, gje qe e nxorri krejt nga ritmi kundershtaren dhe fitoi 4 loje rradhazi. Pas pushimit 1-minutesh Daniela u ngrit te shkonte ne fushen e saj, kur gjyqtari e thirri dhe i beri te ditur se Krauss po terhiqej nga loja per shkak te nje dhimbje ne kembe. Nje veprim disi i cuditshem, aq me teper qe ajo deri atehere nuk dha ndonje shenje se kishte ndonje dhimbje, por gjithsesi Daniela u gjend ne finalen e turneut.
Te djelen, ne nje ambjent te zbukutuar si ne nje feste, ne prani te nje numri te shumte shikuesish, ne Centre Court, u zhvilluan ndeshjet finale per femra dhe me pas per meshkuj. Kete rradhe Daniela kishte perballe koken 1 te turneut, tenisten trupmadhe Sarah Schulze, e cila gjate sezonit te veres kishte arritur disa rezultate te bujeshme.
Ne kete ndeshje, tenistja 13 vjecare shqiptare u fut shume e mobilizuar dhe duke e ditur se per te patur nje shans duhej te jepte 120% te rendimentit te saj maksimal, kaloi shpejt ne avantazh 2:0 ne setin e pare. Schulze u pergjigj me gjuajtje te fuqishme dhe pas 10 minutash rezultati u barazua 2:2. Me pas Schulze kalon 3:2 ne avantazh, pastaj 3:3, 4:3 per Schulze dhe Daniela barazon 4:4. Nje moment mungese koncentrimi i saj dhe Schulze fiton dy loje rradhazi dhe njekohesisht setin e pare. Pra 1:0 me sete kunder Danieles.
Edhe setin e dyte ajo e fillon duke shenuar disa winner dhe shpejt rezultati eshte 3:1 per te. Schulze kundersulmon dhe serish perfiton nga disa gabime te lehta te Danieles duke barazuar 3:3. Daniela kalon serish ne avantazh 4:3, Schulze barazon 4:4 – Daniela nuk fal me dhe me goditje te sakta dhe te fuqishme fiton dy lojet e tjera duke fituar keshtu setin e dyte 6:4.
Seti i trete filloi furishem nga te dyja tenistet dhe pas 2:2, Daniela fiton tre loje rradhazi dhe kryeson 5:2. Schulze provon edhe nje here me deshperim te futet ne loje dhe rezultati shenon 5:3. Ketu Daniela shenon 4 pike rradhazi njeren me te bukur se tjetren, duke fituar setin e trete dhe gjithe ndeshjen me rezultatin perfundimtar 2:1. Nje fitore fantastike, me e veshtira gjate gjithe ****eres se saj te deritanishme, duke patur parasysh nivelin e larte te kundershtareve dhe diferencen e madhe te moshes. Ne ceremomine e dorezimit te kupave, kryetari i komunes se Furth-it u shpreh se se vetem fakti qe pame per here te pare nje teniste qe majtas dhe djathtas luan me vorhand, ja ka vlejtur ardhjen per te asistuar ne kete finale. Daniela eshte tenistja me e re ne moshe qe ka mundur te fitoje kete turne, te dozuar me 500 Euro. Vete Daniela pasi falenderoi organizatoret, spektatoret per mbeshtetjen si dhe kundershtaren per lojen e saj te bukur, premtoi se vitin qe vjen do te kthehet perseri per te mbrojtur titullin e sapofituar.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg islamajdanielafurth-2003-8.jpg (13.9 KB, 113 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 25-11-2003, 15:37
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

"Nürnberger Zeitung" shkruan: Daniela Islamaj, e ardhmja e lavdishme e tenisit gjerman

Tenistja 13 vjecare shqiptare konsiderohet nga gazeta e njohur gjermane "Nürnberger Zeitung" si e vetmja shprese e tenisit femra ne Gjermani dhe pasardhese e denje e kampiones se padiskutueshme dhe sportistes me te mire te shekullit te kaluar, Steffi Graf.

Gazeta e perditeshme gjermane "Nürnberger Zeitung" ka botuar ne faqen e saj sportive artikullin me titul "Sportit te bardhe i mungojne herojte" duke i u dedikuar paraqitjes se dobet te profesionisteve gjermane te tenisit ne ranglisten boterore. Pasi pershkruan gjendjen e tanishme te tenisit gjeman, autori aludon ne mungesen e ****zmatizmit te tenisteve me te mire Haas, Kiefer dhe Schütler, qe interesimi i medias gjermane nuk eshte aq i madh si ne kohen e Boris Beckerit. Per gjendjen e femrave as qe behet fjale qe tani per tani te dale nje pasardhese e denje e kampiones se padiskutueshme dhe sportistes me te mire te shekullit te kaluar, Steffi Graf. Me pas autori shkruan: Tenistja e re me e mire e tanishme e Gjermanise vjen nga Nürnbergu, dhe vlen edhe per shefin e rinise te Bayernit, Theo Niebler, si nje deshmi e punes se suksesshme qe behet ne region. Nbi te gjitha ne moshat nen 14 vjeē shpreson Niebler ne nje te ardhme te lavdishme. Daniela Islamaj, e cila stervitet ne klubin e Nürnbergut SV 1873 Nürnberg-Süd eshte kampione e Bayernit.
Me pas kritikohet federata gjermane e tenisit, e cila per shkak te “xhelozive te vogla, nuk i ofron ndihme sa duhet tenistet e rinj dhe trainereve te tyre, per te hedhur hapin e tyre te pare ne kampin e profesionisteve. Ata lihen te vetmuar – perfundon autori dhe eksperti i njohur i tenisit gjerman Christian Rothmund artikullin e tij.

Pergatiti: Arlind Ciri (www.Sportdashesi.com)
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg islamajdanielaunbenannt36.jpg (13.3 KB, 108 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 25-11-2003, 15:43
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Daniela Islamaj - Vendi i 3-te ne turneun e Waiblingenit i jep asaj vendin e 24 ne Europe
Nga piket e fituara ne turneun e Waiblingenit 13-vjecarja Islamaj doli per te paren here ne krye te Gjermanise, bile dhe te atyreve te moshes 14-vjeēare

Ne javen qe shkoi tenistja 13 vjeēare shqiptare Daniela Islamaj mori pjese ne turneun nderkombetar te tenisit per te rinj, te zhvilluar ne Waiblingen prane Shtutgartit. Per sportdashesit e shumte te tenisit, po japim nje informacion te shkurter te turit europian per junioret.

Dega europiane e federates nderkombetare te tenisit, Tennis Europe ( TE ), organizon kete tur te perbere nga 114 turne te shperndare pothuaj ne te gjithe shtetet europiane per moshen nen 14 vjeē. Turnete ndahen ne tre kategori dhe luhen me sistem eliminimi. Ne to marrin pjese teniste te rinj me te mire me ekipet perfaqesuese edhe nga vende te kontinente te tjere, keshtu qe klasifikimi i dale nga keto turne eshte ai zyrtar boteror. Piket shperndahen ne baze te rundeve te fituara, pra fituesi i rundit te pare merr 15 pike, i te dytit 20 e keshtu me rradhe. Ne klasifikim perfshihen piket e fituara ne 5 turnete me te suksesshem gjate 52 javeve te fundit – nje model i ngjashem qe ndiqet edhe per profesionistet. Pra ne ē“do jave hiqen rezultatete e javes koresponduese te vitit te kaluar dhe shtohen ato te javes se fundit. Ne klasifikim, i cili aktualizohet ē“do te merkure ne darke dhe mund te ndiqet nga faqja e meposhtme e internetit, perfshihen mbi 1000 tenistė dhe po aq teniste te moshave 12, 13 dhe 14 vjeēare. Daniela ndodhet momentalisht ne vendin e 74 per 14-vjeēaret dhe ne ate te 26 per 13-vjeēaret.
Ne Waiblingen ishin regjistruar djem dhe vajza nga vende te te gjithe kontinenteve te botes. Megjithe vapen e padurueshme qe i kalonte 40° ne hije, ajo zhvilloi ndeshje shume te forta duke fituar njeri pas tjetrit kater runde dhe te shtunen u ndodh ne gjysemfinale para tenistes Ellen Linsenbolz. Pasi fitoi setin e pare, Daniela e filloi mire edhe te dytin dhe atehere kur dukej se gjitheēka do te perfundonte pa probleme, kundershtarja mori nje pushim taktik (plagosjeje), i cili zgjati rreth 15 min (te lejuar jane 3 min.). Pasi u kthye ne fushe, ajo luajti si e shnderruar dhe i ktheu te dy setet e tjera ne favor te saj duke fituar te gjithe ndeshjen. Daniela zuri vendin e trete ndermjet 128 pjesemarresve – nje rezultat shume i mire ne nje fushe teper te forte. Nga piket e fituara ne kete turne, ajo doli per te paren here ne krye te gjermaneve, bile dhe te atyreve te moshes 14-vjeēare, te cilet ndodhen te perfaqesuara ne ranglisten boterore, ndermjet tyre edhe kampionja dhe nenkampionja e sivjetme e Gjermanise. Kete vit Daniela nuk u ftua te marre pjese ne kampionatin gjerman si shpagim per vendimin e saj per te luajtur nen flamurin kuq e zi.

Pergatiti: Arlind Ciri (www.Sportdashesi.com)
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg pislamajdaniela.jpg (7.6 KB, 106 vezhgime)
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 25-11-2003, 15:45
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Mersi l΄Albani

Ǔfjale te rrall