Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Sporti Shqiptar

Peshėngritja

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 02-10-2003, 21:59
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Peshėngritja

Peshngritja shqiptare vazhdon pėrgatitjet e fundit pėr pjesmarrjen nė botrorin Vankuver 2003. Palestra e pėrgatitjes sė sportistėve tė ekipit pėrfaqėsues kėto ditė ėshtė tejet e ngarkuar. Bie nė sy rikthiomi i nėn kampionit tė botės nė fuqi nė stilin e shkėputjes ilirjan Sulit i cili pas njė mungese relativisht tėq shkurtėr ėshtė rikthyer pėrsėri pėr tė marrė pjesė nė kampionatin botror tė Kanadasė. Sipas vetė Sulit mungesa ka qėnė e detyruar pėr arsye objective gjė qė do tė rikuperohet me pėrgatitjen intensive nė kohėn e mbetur deri nė botror.

Ndėrkohė trajneri i ekipit pėrfaqėsues dhe personal i tij dje Kafaranit Hektor Shaqiri ėshtė optimist dhe beson nė arritjen e formės maksimale nga tė dy peshngritėsit e tij Kafarani dhe Suli.

Botrori i Ksanadasė starton mė datrė 12 nėntor dhe ndėrkohė pjesmarrja e peshngritėsve shqipatrė nga ana e federatės do tė ketė mundėsi tė bėhet nė njė afat tė mėvonshėm ghė qė i hap dritėnė jeshile edhe mjaft pehmgritėsve ntė tjerė.

'TeleSport'
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 15-10-2003, 14:09
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Peshėngritje

Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve akordon njė fond prej 3.7 milionė pėr FSHP-nė

Federata mė e suksesshme e shumėsportėshit shqiptar tashmė ėshtė dhe federata mė "e pėrkėdhelur" nga Ministria e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr vetė faktin se peshėngritja shihet si i vetmi sport qė mund tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Lojėrat Olimpike "Athina 2004". Pėrveē kėsaj, sukseset mė tė fundit qė ka arritur ky sport gjatė periudhės qė nė krye tė MKRS-sė ka qenė ministrja Arta Dade, ka bėrė qė kjo e fundit tė shikojė me pėrparėsi ēdo kėrkesė qė vjen nga Federata Shqiptare e Peshėngritjes. Drejtori i pėrgjithshėm i sporteve pranė MKRS-sė, Artan Shyti, thotė: "Peshėngritja ėshtė i vetmi sport qė nė Lojėrat Olimpike "Athina 2004" mund tė shkojė me norma kualifikuese dhe jo me ftesa. Ka qenė pikėrisht kjo politikė qė ka ndjekur dikasteri ministror, kur ka akorduar njė fond prej 3.7 milionė lekėsh pėr ekipin tonė kombėtar, qė do tė pėrfaqėsohet nė Kampionatin Botėror tė Peshėngritjes, qė zhvillohet nė Vankuver tė Kanadasė. Ky fond ka ardhur pas kėrkesės paraprake qė ka bėrė Federata Shqiptare e Peshėngritjes. Sipas kėrkesės, kjo federatė ka kėrkuar njė fond prej 35 milionė lekėsh pėr tė mbuluar shpenzimet e ekipit tonė nė kėtė botėror. Sipas preventivit paraprak tė dėrguar nė MKRS, kėto shpenzime janė kėrkuar pėr pėrfaqėsimin me ekip tė plotė. Sipas drejtorit tė pėrgjitshėm tė sporteve pranė MKRS-sė, z. Shyti, me vendim tė ministres sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Arta Dade, ky fond ėshtė livruar pa hasur asnjėlloj problemi. Ndėrkohė qė shteti tashmė e ka bėrė punėn e vet, federata, nga ana tjetėr, deri para 10 ditėve nuk e kishte pėrcaktuar ende nėse do tė shkohet me ekip tė plotė apo me individė tė veēantė, edhe pse kėrkesėn pėr fonde e ka bėrė pėr ekip tė plotė qė para njė muaji. Ky i fundit pas mbledhjes sė radhės sė kėshillit tė trajnerėve dhe mė pas tė kryesisė ka dalė nė njė vendim pėrfundimtar, ndėrkohė qė pėrgatitjet pėr kėtė pėrfaqėsim nga ana e vetė peshėngritėsve dhe trajnerėve kishin kohė qė kishin filluar. Pėrfaqėsimi me ekip tė plotė krijon mė tepėr mundėsi kualifikimi pėr peshėngritjen shqiptare, kėshtu qė ėshtė justifikuar edhe kėrkesa pėr fond nga ana e FSHP-sė.

Ekipi ynė kombėtar

56 kg Erkand Qerimaj-Gerti Trasha
62 kg Rifat Bardhi
77 kg Artan Suli-Theharit Trasha
85 kg Ilir Suli Ilir Kafarani
105 kg Olsi Ēota
Trajner: Hektor Shaqiri
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 12-11-2003, 17:03
Minifotoja e anetarit drago
Veteran/e
 
Reg: 10-11-03
Lokalizimi: itali
Postime: 585
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek drago Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek drago Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek drago
uroj

uroj qe kete rradhe shqiperia te fitoj kampionatin kombetare. te pakten nje sport si peshngritja te ngreje flamurin si ekip me keto talente qe ka dhe shpresoj qe ky sport te financohet me shume nga shteti dhe bizneset sepse do ishte mekat qe keto talente te dilnin kampion me flamuj te tjere vetem semarrin me shume nga ana materiale nga shtetet e tjere se sa nga ne dhe se ahtetet etjera kane kushte me te mira se ne
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #4  
Te vjeter 14-11-2003, 16:48
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Peshėngritėsat shqiptarė pretendojnė pėr medalje

Botėrori i peshėngritjes nis sot nė Vankuver tė Kanadasė

Pikėrisht sot fillon nė Vankuver tė Kanadasė Kampionati Botėror i Peshėngritjes. Shqipėria merr pjesė nė kėtė kampionat me njė ekip tė plotė prej 8 peshėngritėsish, ku midis tyre shquhen 27 vjeēari Ilirian Suli dhe 33 vjeēari Ilir Karafani, tė cilėt do tė konkurrojnė qė tė dy nė peshėn 85 kg. Tė dy sportitėt shqiptarė vijnė nė kėtė kompeticion si pretedentė pėr fitimin e ndonjė medaljeje. Nė botėrorin e kaluar qė u zhvillua nė Varshavė (Poloni), Ilirian Suli i "Dinamos" fitoi medaljen e argjendtė nė stilin e shkėputjes, ndėrsa Ilir Karafarani (edhe ky sportist i "Dinamos") nė Evropianin e Lutraqit (Greqi) fitoi medaljen e bronxtė nė stilin e shtytjes. Njė tjetėr Suli nė kėtė Kombėtare ėshtė dhe sportisti i njohur shqiptar 32- vjeēari Artan Suli. Nė ekipin shqiptar bie nė sy pjesėmarrja e 2 kampionėve evropianė U-17 dhe U-15 vjeēarėve Erkand Qerimaj i "Vllaznisė" sė Shkodrės dhe Gerti Trasha. Gerti nė kėtė kampionat do tė ketė dhe vėllain e tij 18-vjeēarin Theoharis Trasha (qė tė dy ata janė dhe pjesėtarė tė ekipit privat "Egnatia" Elbasanit). Pjesėtarėt e tjerė tė ekipit kombėtar janė dhe 20-vjeēari i "Vllaznisė" sė Shkodrės Refat Bardhi dhe 27-vjeēari i "Skėnderbeut" sė Korēės Olsi Cota. Mė poshtė po ju paraqesim kalendarin sportiv tė pjesėmarrėsve shqiptarė nė tė cilin ėshtė pasqyruar koha dhe vendi i pjesėmarrjes sė tyre si dhe pesha me tė cilėn vijnė nė kėtė kampionat si dhe renditja provizore e tyre para garave.

Ja programi pėr shqiptarėt
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-
Meshkuj - 56 kg (45 pjesėmarrės)
E premte - 14 nėntor 2003
Meshkuj - 56 kg - Grupi C
36. Erkand Qerimaj Albania 230
37.-40, Gert Trasha Albania 225
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-
Meshkuj - 62 kg (47 pjesėmarrės)
E premte - 14 nėntor 2003
Grupi C
36.-39. Refat Bardhi Albania 260
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-
Meshkuj - 77 kg (58 pjesėmarrės)
E hėnė - 17 nentor 2003
Meshkuj - 77 kg - Grupi E
50. Theoharis Trasha Albania 300
Meshkuj - 77 kg - Grupi D
36.-38. Artan Suli Albania 320
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-
Meshkuj - 85 kg (55 pjesėmarrės)
E mėrkurė - 19 nėntor 2003
Meshkuj - 85 kg - Grupi C
29.-31. Ilirjan Suli Albania 360
Meshkuj - 85 kg - Grupi B
16.-19. Ilir Kafarani Albania 370
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-
Meshkuj - 105 kg (52 pjesėmarrės)
E premte - 21 nėntor 2003
Meshkuj - +105 kg - Grupi D
41.-45. Olsi Cota Albania 360
*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-*-
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #5  
Te vjeter 21-11-2003, 00:35
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kafarani 99% nė Olimpiadė, i 8- nė Botėror

Ilir Kafarani ka zėnė vendin e tetė, ndėr 35 pjesėmarrės, nė dygarėsh nė Kampionatin Botėror nė peshėngritjes nė Vancouver tė Kanadasė, nė peshėn 85 kg. Sportisti shqiptar ka ngritur 165 kg nė stilin e shkėputjes dhe 200 kg nė shtytje, me njė rezultat tė pėrgjithshėm prej 365 kg. Me kėtė rezultat, sipas Federatės Shqiptare tė Peshėngritjes, me 99 pėrqind ai ėshtė i kualifikuar pėr nė Lojrat Olimpike tė Athinės nė vitin e ardhshėm. "Kafarani ėshtė 99 pėrqind i kualifikuar, - tha dje Sekretari i Pėrgjithshėm i kėsaj federate, Ilir Kraja, - sepse, ndėrsa 7 sportistėt e parė nė renditje shkojnė direkt nė Olimpiadė, Iliri ėshtė i pari ndėr ata qė do tė pėrzgjidhen, sepse ai zuri vendin e tetė. Pėr mė tepėr, Ilir vazhdimisht ka pasur rezultate tė larta". Sidoqoftė, nė rast tė ndonjė befasie, Kafarani do tė ketė edhe njė mundėsi tjetėr pėr tė shkuat nė Olimpiadė, nė Kampionatin Europian qė do tė zhvillohet nė Kiev tė Ukrainės vitin e ardhshėm. Nė peshėn e tij, kampion i botės doli rumuni, Valeriu Calancea me rezultatin 382.5 kg (167.5+215), ndėrsa nėnkampion doli kinezi Yuan Aijun, me tė njėjtin rezultat, por me peshė trupore mė tė rėndė pėr 80 gram. Duke iu kthyer renditjes, Kafarani la pas po pėr peshė trupore, iranianin Hadi Sayed Panizvan dhe polakun Mariusz Rytkoėski, qė arritėn tė njėjtin rezultat si ai. Shqiptari peshonte 83.95 kg, iraniani 84.38 kg, ndėrsa polaku 84.36. Kafarani ka ngelur 5 kg poshtė rezultatit tė tij mė tė mirė arritur kėtė vit nė Europian, ku zuri vendin e tretė nė stilin e shtytjes me 205 kg dhe vendin e pestė nė dygarėsh. Iliri dha edhe njė herė provėn e njė sportisti shumė tė qėndrueshėm dhe me vazhdimėsi tė admirueshme aq mė tepėr pėr moshėn 33-vjeēare. Ai ka zėnė vendin mė tė mirė nga garuesit shqiptarė nė Botėror, ndėr tė cilėt Erkand Qerimaj u rendit nė vendin e 28-tė nė peshėn 56 kg, me rezultatin 227.5 kg.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #6  
Te vjeter 21-11-2003, 13:21
Minifotoja e anetarit drago
Veteran/e
 
Reg: 10-11-03
Lokalizimi: itali
Postime: 585
Dergoni nje mesazh nepermjet ICQ tek drago Dergoni nje mesazh nepermjet AIM tek drago Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek drago
Kryesore

presim me shume nga keto sportista shpresojme t'i japin frytet
__________________
brus lee
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #7  
Te vjeter 21-11-2003, 15:01
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Citim:
Origjinali i postuar nga drago
presim me shume nga keto sportista shpresojme t'i japin frytet
Ne keto sportet e forces kemi te drejte te jemi nder me te miret sepse ne fund te fundit me shume force duhet se cdo gje tjeter.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #8  
Te vjeter 22-11-2003, 17:49
Minifotoja e anetarit inter_forever
Veteran/e
 
Reg: 21-11-03
Lokalizimi: modena,itali
Postime: 185
Kryesore

Ne ne peshengritje duhet te ishim kampion bote,,,po ca te besh qe ca peshengritesa kane harruar emrat e mbiemrat...jane te semure te shkretet kane humb memorjen!!!!!!
__________________
NON MOLLARE MAI !!!!!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #9  
Te vjeter 29-01-2004, 19:13
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Ilirjan Suli

Peshngritsi i talentuar Ilirjan Suli vazhdon seancat stėrvitire me ngarkese tė plotė nėn drejtimin e teknikut Hektor Shaqiri . Sipas Suli gjėndja aktuale ėshtė optimale dhe se ngarkesa vazhdon tė rritet ēdo ditė deri nė arritjen e gjėndjes optimale.Objektivi i parė pėr Sulin ėshtė pjesmarrrja nė evenimentin e parė tė vitit 2004 siēėshtė Kupa e Shqipėrisė. Ky aktivitet do tė zhvillohet mė muajin mars ku pėr tė gjithė peshmgritėsit konkurimi do tė jetė njė testim pėr gjėndjen aktuale. Suli gjithashtu ėshtė i motivuar dhe kėrkon tė ruajė gjėndjen nė kupėn e shqipėrisė qė do tė jetė nė vazhdimėsi tė kampionatit europian.

Mjeshtri shtangės Ilirjan Suli sė bashku me teknikun e njohur Hektor Shaqiri kanė si objektiv tė tyre tė arrijnė nė dy garėsh nė zonėn e medaljeve .
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg ilir-suli-1.jpg (5.2 KB, 35 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #10  
Te vjeter 02-02-2004, 22:52
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Kafarani, sportisti mė i mirė i 2003-shit

Ilir Kafarani shpallet sportisti mė i mirė shqiptar i vitit 2003. Nė njė pėrfundim tė tillė ėshtė arritur vetėm pas anketės sė pėrvitshme “10 sportistėt mė tė mirė tė vitit 2003” tė zhvilluar nga gazeta mė e madhe sportive nė vendin tonė “Sporti shqiptar”. Pėr pėrzgjedhjen e fituesve tė kėsaj ankete e cila zhvillohet pėr tė 47-in vit me radhė kanė votuar 52 gazetarė sportivė tė organėve kryesore tė medias sė shkruar dhe asaj elektronike nė Shqipėri, tė cilėt me votat e tyre kanė pėrcaktuar 10 sportistėt mė tė pėlqyer shqiptarė. Ndėrkohė qė 75 ėshtė numri i sportistėve, qė nga futbollistė e peshėngritės deri te tenisi e gjimnastika artistike, tė cilėt kanė “rrėmbyer” pikė nė kėtė anketė me gazetarėt. Nga kėto 75 sportistė, votat mė tė shumta tė gazetarėve sportivė kanė shkuar nė favor tė Ilir Kafaranit (367), peshėngritėsit shqiptar i cili nė Botėrorin e Vankuverit qė u zhvilluar nė Kanada u rendit nė vendin e 8-tė. Me kėtė rezultat, Kafarani fiton dhe tė drejtėn pėr tė qenė pjesėmarrės nė Lojėrat Olimpike Athina 2004 qė do tė zhvillohen nė Greqi.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #11  
Te vjeter 01-05-2004, 23:03
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

"Athinė 2004", nis sherri pėr kandidaturat

Parimisht ėshtė vendosur qė nė Lojėrat Olimpike "Athinė 2004" Shqipėria tė pėrfaqėsohet me Ilir Kafaranin dhe Thehodhoris Trashėn. Themi parimisht, pasi deri nė startin e Lojėrave Olimpike kryesia do tė diskutojė dhe kėshilli i trajnerėve do tė shohė ecurinė e peshėngritėsve. Pavarėsisht kėsaj, njė tjetėr peshėngritės pretendent pėr tė shkuar nė kėto lojėra, konkretisht Erkand Qerimaj, pėrmes trajnerit tė tij Genc Barkiēi ka reaguar pėr kėtė vendim tė federatės. Vetė trajneri Barkiēi deklaron se federata e ka fyer kampionin, duke mos e marrė parasysh si kandidaturė tė mundshme pėr nė olimpiadė. "Unė kam kėmbėngulur qė nė olimpiadė tė shkojė Erkandi, pasi ai ėshtė 2 herė kampion i Evropės pėr 17-vjeēarėt dhe nė Kiev dha rezultatin mė tė lartė nga tė gjithė peshėngritėsit. Megjithatė, duke u uruar suksese tė dy peshėngritėsve, Kafarani dhe Trasha nė olimpiadė, them se kryesia gaboi mė kandidaturėn e Qerimajt. Ajo ka fyer sedrėn dhe karakterin e njė sportisti tė talentuar," - pėrfundon trajneri Barkiēi.
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #12  
Te vjeter 30-01-2006, 21:18
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,031
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Pirro Dhima rrefen jeten e tij si hero i Greqise

Pirro Dhima
“Ne Shqiperi s’me kerkuan kurre autografe”
Tashme eshte kthyer ne nje simbol kombetar. Por nuk ka qene gjithnje keshtu per te. Shqiptari Pirro Dhima tregon se si arriti te fitoje tre medaljet e arta olimpike, por edhe mundimet per te marre pasaporten greke kur erdhi fillimisht ne Greqi
Me nje greqishte te kendshme, por ende me theksin e asaj qe flasin edhe sot ne Vorio Epir, Pirro Dhima nuk ka asgje me pak se nje hero i vertete i Greqise. Pa frike mund te konsiderohet “mbret i mbreterve” te sportit grek. Te mos harrojme se kur Pirro erdhi ne Greqi, nga Vorio Epiri, disa nxituan te thone se sportisti i madh do te shuhej shume shpejt. Por me nje shpejtesi te tille, ndodhi e kunderta dhe triumfi i tij eshte mese i qarte. Sepse ai perfaqeson edhe vendin qe njehsohet me Lojerat Olimpike, Greqine. Ndaj shume njerez tani shtrojne pyetjen per te ardhmen e peshengritjes greke: “Cfare do te behet me ne pa Pirron?”

Tashme pas mijera oresh stervitje, Pirro deshiron vetem qe te jetoje ca me shume me familjen e tij, gruan dhe tre femijet. Dhe nese nje dite, do te vendose qe te hyje ne jeten politike, do te jemi fuqimisht pro tij. Te pakten, kur flet per shqiptare dhe klandestine, e njeh mire, dhimbjen e njeriut qe u lind dhe u rrit atje.
Ne dy intervista te dhena per revisten e permuajshme helene “Men” si dhe per te perditshmen kombetare “Kathimerini”, Pirro Dhima per here te pare flet per jeten e tij private, me detaje te shumta. Tregon cilat jane gjerat qe ka dashur te beje ne jete dhe ato qe dikur deshiron te arrije. Si i ka fituar 3 medalje te arta Olimpike dhe nje te argjendte. Por edhe si ka fituar pasaporten greke. Shqiptari i njohur ne Greqi, si heleni Pirro Dhima, heroi kombetar, flet edhe per Shqiperine ku eshte lindur dhe tregon “pengun” e tij, qe kurre nuk i kerkuan ne vendin e lindjes nje autograf.

Nese ne Lojerat Olimpike te Sidnej, nuk do te kishe marre medalje te arte a do te vazhdoje ne ato te Athines?
Jo. Nuk do te kishte kuptim. Sepse gjithnje kam patur dhe kam nje qellim te madh ne jete: Te jem i pari ne histori me kater medalje te arta. Nderkohe, nese do te kisha marre ne Sidnej qofte edhe medalje te argjendte, ky qellim qe i kisha vene vetes, automatikisht do te menjanohej.

Cfare ben me medaljet e tua?
Ato olimpike, i kam ne zyre, te tjerat, ne shtepi.
Jepni autografe apo i konsideroni bezdisje?
Kur isha 17 vjec, Sulejmanolu, ishte “miti” im. Ne disa ndeshje, une i kerkoja autografe. Dhe ai me perzinte me neveri. Nga ai moment, une ndala ta konsideroja ate njeri te rendesishem. Sigurisht qe eshte e pamundur te presesh qe nje djalosh qe vjen te te kerkoje autograf, te kuptoje, le te themi, se je me miq ne nje taverne dhe kerkon te argetohesh. Per mua nuk eshte e falshme qe t’i zhgenjesh fansat, qofte edhe duke mos u dhene autografe.

Tani dua t’iu marr une nje autograf?
(autografi qe me jep Pirro, eshte i vecante pasi shkruan emrin e tij dhe “Hellas”, ndaj e pyes: Kete firme perdornit edhe ne Shqiperi?
Sigurisht qe kur isha ne Shqiperi, nuk shkruaja “Hellas”. Por atehere nuk me kerkonin ndonjehere autografe.

Martesa juaj me 1996 ishte shume e bujshme...
Vertete. U mblodhen disa mijera persona. Ishte bukur. Por nese do te rimartohesha, me te njejten grua, do ta beja me dhjete njerez te mi me te ngushte. Ironia e dasmes sime, ishte se e kishim planifikuar per nje te diel zgjedhjesh parlamentar. Dhe u detyruam ta shtyjme pasi nuk gjenim dot orkester. Fatmiresisht erdhi kengetari Antonis Remols me nje orkester nga Selaniku.

Ne vitin 1992 ju moret pasaporte greke dhe te drejten e pjesemarrjes ne Olimpiada?
Kujtoj se ne vitin 1992, kam kaluar muaj te tere nga nje zyre ne tjetren, per dokumentat e mia. Atehere mesova edhe rruget e Athines. Dhe tmerri im ishte kur perballesha me njerez ne keto zyra qe per te njeqindten here, me pyesnin: “Si the se quhej gjyshja jote?”

Kishte shume njerez qe me thonin mos shko te punosh se ndryshe do marresh fund si sportist. Gjithsesi mora pergjegjesite mbi vete dhe bera c’ka munda. Me tej, bleva bileten per ne SHBA, pasi kisha mbledhur disa para per shpenzimet e mia atje dhe u nisa. Kjo eksperience me vlejti pasi mora medaljen olimpike.

C’lloj barre eshte te jesh heroi kombetar per nje komb te tere?
Pergjegjesia eshte maksimale. Ndjej qe gjithcka qe them apo bej, apo edhe vendos te merrem ne te ardhmen, nuk duhet qe te merzise apo trishtoje asnje grek. Sepse te gjithe greket me kane njehsuar me suksesin e Greqise. Barre goxha e rende pra.
Nga c’pjese perberese duhet te jete i pergatitur nje person, qe te arrije majat, si ju?
Shtepine me te mire, e ben me gure dhe me dru, me lendet me te mira dhe me produktive. Te tilla na duhen secilit prej nesh qe te triumfoje. Une zbatoj gjithnje rregullin e punes sistematike dhe veteperqendrimit.

Cfare pengjesh keni gjate viteve te fundit?
Nostalgjite e mia familjare. Femijet e mij u rriten pa me patur prane. Te gjitha momentet e tyre, gezimet dhe merzite nuk kam patur mundesite qe t’i perjetoj.
Jeni baba i tre femijeve. Sa ju lendon imazhi i nje femije qe humb luften me jeten?
Mbi te gjitha me lendon mungesa e bujarise. Sidomos kur shoh njerez qe rregullisht, hedhin ushqime pak bajate, lodra te vjetra, rroba te dala mode prej pak kohe, gjithnje, duke e ditur shume mire se cfare ndodh diku me tutje.

Nese do t’u jepej rasti, cfare do t’u thoshit njerezve qe shpresojne dhe luftojne per nje te neserme me te mire?
Te enderrojne dhe te shpresojne. Te besojne ne fuqite e tyre dhe te perpiqen. Nuk me pelqejne fjalet e medha. Do t’u thoja pikerisht cfare une bera ne jeten time.

Nderimet
Feste kombetare dhe emrin e Dhimes, stadiumit Olimpik
Pirro Dhima, eshte nje nder kater peshengritesit e te gjithe botes, te cilet kane nga kater medalje olimpike ne koleksionin e tyre. Dhima i bashkangjitet, Norbert Semanskit (SHBA), Roni Veler, (Gjermani) dhe Nikolai Pesalof, (Kroaci).

Por rekordet e grekut Pirro Dhima, me tre medalje te arta dhe nje te argjendte, jane me te mira nga te gjithe kampioneve te tjere. Per arritjet e Dhimes ne pergatitjen e fitores se Lojerave Olimpike, punuan se bashku ne grup afro pese mije persona. Ne nderim te peshengritesit shqiptar, te cilesuar si heroi kombetar i Greqise, autoritetet sportive kane propozuar qe stadiumit Olimpik te Nikeas, me i madhi i peshengritjes ne te gjithe boten, t’i vihet emri “Pirro Dhima”. Nga ana tjeter, drejtuesit vendore te Nikeas, kane propozuar edhe qe 21 gushti, dita kur u mor medalja e katert, te konsiderohet feste e pervitshme per banoret.
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg pirrodhima.jpg (31.2 KB, 1 vezhgime)
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #13  
Te vjeter 10-05-2007, 14:34
Minifotoja e anetarit Christian
Moderator/e
 
Reg: 09-04-04
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 307
Images: 1
Peshengritesja Fetije Kasaj pozitive ne testin antidoping

Peshengritesja Fetije Kasaj rezulton pozitive ne testin antidoping

--------------------------------------------------------------------------------

Fetie Kasaj ėshtė shpallur nėnkampione e Evropės nė stilin e shtytjes dhe nė dygarėsh, nė kampionatin qė po zhvillohet nė Strasburg tė Francės. Peshėngritėsja shqiptare ka arritur tė ngrejė 123 kilogramė nė stilin e shtytjes dhe 91 nė atė tė shkėputjes, duke u konfirmuar si shtangistja e dytė nė Evropė, pas ruses Shainova. Stili i shkėputjes ka qenė sėrish pika e dobėt e Fetie Kasajt, ku ajo ka dėshtuar nė dy provat e para. Megjithatė shqiptarja tentoi tė ngrinte 131 kilogramė nė stilin e shtytjes, pėr tė zėnė vendin e parė, por nuk ia ka arritur nė provėn e tretė. Rusja Shainova e mbylli kėtė stil me 130 kilogramė duke marrė medaljen e artė. Njė tjetėr medalje nė Strasburg ka siguruar edhe Romela Begaj, e cila ka ngritur 96 kilogramė nė stilin e shkėputjes. Ajo ka marrė medaljen e argjendtė nė peshėn 58 kilogramė nė kėtė stil, duke bėrė qė Shqipėria tė kthehet sėrish me medalje nga njė aktivitet ndėrkombėtar.

Lajmi eshte bere i ditur nga Agjencia Boterore e Antidopingut e cila ka derguar mbremjen e djeshme nje faks ne Federaten Shqiptare te Peshengritjes ku njofton se Kasa ka perdorur substanca te ndaluara.

Nenkampionia e Europes ne sportin e peshengritje Fetije Kasa ka rezultuar pozitive ne testin antidoping. Lajmi eshte bere i ditur nga Agjencia Boterore e Antidopingut e cila ka derguar mbremjen e djeshme nje faks ne Federaten Shqiptare te Peshengritjes ku njofton se Kasa ka perdorur substanca te ndaluara. Analizat jane kryer gjate kampionatit europian qe u zhvillua nje muaj me pare ne Strazburg, por peshengritesja shqiptare ka ende nje mundesi per te provuar te kunderten. Kasa ka kohe deri ne 19 maj per te apeluar vendimin dhe per t’iu nenshtruar nje analize te dyte e cila do te tregoje nese ajo ka perdorur apo jo substanza te ndaluara. Nese testi do te rezultoje serish pozitiv atehere Fetije Kasa do te humbase automatikisht titullin nenkampione e Europes dhe do te pezullohet nga kompeticionet sportive per 2 vjet.
__________________
I LOVE INTER

Modifikuar per here te fundit nga Christian : 15-05-2007 ne 11:32.