| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Lajmet me te fundit nga bota e boksit Shqiptare . |
|
#2
| ||||
| ||||
| VLLAZNIA Pėrfaqėsuesja greke e boksit ka zhvilluar testing e parė miqėsore me boksierėt e klubit Vllaznia. Nė njė atmosferė mjaft tė kėndshme tė krijuar nga organizatorėt nė pallatin e sportit Qazim Dervishi, tetė boksierė tė klubit kuqeblu janė pėrballur denjėsiht me homologėt e tyre grekė, duke ringjallur nė kėtė mėnyrė entuzasėm, emocione dhe krenari, tek shikuesit, tė cilėt me boksin kanė zėvėnėdėsur zhgėnjimin qė ka sjellė futbolli nė kėtė qytet. Nė tetė takimet e zhvilluara, boksierė shkodranė kanė qenė fitues nė pesė pesha, dy sfida janė fituar miqtė nga Greqia, ndėrsa nė peshėn 69-tė kg Sulejman Dashi dhe Kristo Gacis janė ndarė nė barazim. Filimi ka qenė mjaft premtues pėr kuqeblutė, kur nė peshėn 60-tė kg Erjon Zhega ka dominuar mbi Kristo Zambaras, por gjithēka ėshtė baraspeshuar kur boksieri grek Vasilis Xhokas ka fituar mbi Besnik Limanin, si dhe pėr mė tepėr kur Dashi dhe Gacis e pėrfundojnė takimin nė barazimin. Entuziasmi tek tė pranishimit do tė jetė shumė mė i madh, kur beniaminėt e tyre do tė arrijnė dy fitore tė njėpasnjėshme me anė tė Oltion Krajės dhe Eduart Hoti. Miqtė do tė kundėpėrgjigjen me triumfin e Petro Kasapis, ndėr epilogo do tė jetė inkadeshent, pas fitoreve tė Sokol Buluqit dhe Nelson Hysės.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#3
| ||||
| ||||
| VLLAZNIA : Bilanci i miqėsores me Iraklios: 5 fitore, 2 humbje dhe njė barazim Boks, shkodranėt fitojnė ndaj grekėve Boksi shkodran triumfon mbi atė helen. Nė pallatin e sportit "Qazim Dervishi" tė qytetit tė Shkodrės, tė mėrkurėn nė mbrėmje u zhvillua takimi miqėsor ndėrkombėtar mes boksierėve tė Vllaznisė dhe ekipit grek Iraklios, organizuar nga klubi sportiv "Vllaznia" dhe kompania "Lori Caffe". Boksierėt shkodranė u treguan mė tė pėrgatitur, duke fituar ndaj kundėrshtarėve 5-2, ndėrkohė qė njė takim doli nė barazim. Paraqitja e boksierėve tanė nė kėtėo ndeshje ka qenė e njė niveli tė mirė. Gjatė gjithė aktivitetit boksierėt shkodranė janė mbėshtetur edhe nga boksdashėsit e kėtij qyteti, tė cilėt kanė qenė tė pranishėm nė shkallėt e pallatit tė sportit. Trajneri i Vllaznisė, Zef Gjoni, u shpreh i kėnaqur pėr rezultatet e boksierėve te tij, duke theksuar se nė takimet e ardhshme, ata do tė synojnė gjithnjė cilėsinė sportive dhe trofetė nė takimet kombėtare e ndėrkombėtare. Nė pėrgjithėsi, boksierėt e klubit sportiv Vllaznia, kanė arritur rezultate tė mira brenda dhe jashtė vendit. Nė kampionatet e fundit kombėtare tė zhvilluar nė Shqipėri, Vllaznia ka qenė njė dominues i ringut shqiptar. Gjithsesi, paraqitja nė ndeshjet e fundit, tregon pėrmirėsimin e boksierėve shkodranė, ambicjet e tė cilėve janė tė mėdha. Ndėrkohė sikurse ėshtė mėsuar nga burime brenda kulbit shkodran, njė tjetėr turne miqėsor i pret boksierėt e kėtij klubi. Pas disa javėsh, ata do tė zhvillojnė takime miqėsore me boksierėt e Klajd Klub. Fituesit e turneut 60 kg: Zhega (Vllaznia) 64 kg: Xhokas (Greqi) 69 kg: Dashi (Vllaznia)-Garlis (Greqi) barazim 75 kg: Kraja (Vllaznia) 78 kg: Hoti (Vllaznia) 81 kg; Kasapio (Greqi) 91 kg: Buliqi (Vllaznia) + 91 kg; Hysa (Vllaznia)
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. Modifikuar per here te fundit nga AlbShkodra : 14-10-2003 ne 19:41 |
|
#4
| ||||
| ||||
| Krasniqi, sot ne ring kunder Julius Francis Luan Krasniqi do te luaje sot ne darke ne ringun e Hamburgut, ndaj anglezit Julius Francis, ish-kampion i Britanise dhe Komonuelthit. Kjo sfide, qe do te transmetohet direkt nga ZDF gjermane, do te jete ne perberje te nje nate boksi, qe ka si takim kryesor ate te Dariusz Michalceeski ndaj Julio Gonzales, per titullin boteror te EBO. Krasniqi thote para ndeshjes per "heute.t-online.de" se "une e vleresoj Julius si nje boksier shume me talent dhe pervoje dhe bashke me trajnerin tim Michael Timm, jemi pergatitur shume mire. Krasniqi, 32 vjec, ka qene kampion i Europes ne EBU, para se te mundej nga polaku Saleta, te cilin ai e mundi me pas. Francis, 37 vjec, eshte ndeshur me kampione te medhenj si Mike Tyson, Vitali Klitschko apo Axel Schulz dhe ka nje bilanc prej 23 fitoresh, 13 humbjes dhe 1 barazimi. Krasniqi ka 24 fitore ne 25 ndeshje. Ne ringun e Hamburgut, Michalceeski do te synoje te hyje ne histori duke barazuar rekordin e Rocky Marcianos, me 49 fitore dhe asnje humbje ne karriere. Deri tani ai eshte ne 48 fitore. Gjithashtu, gjermani, do te synoje te thyeje rekordin e Archie Moore te mbrojtjes se titullit kampion, qe deri tani eshte ne 24 here. Nese ai fiton ndaj Gonzalesit, do te mbroje per here te 25-te titullin boteror ne peshen e mesve, ne kategorine EBO. Gonzales ka 36 fitore dhe vetem nje humbje, edhe kete ndaj legjendes Roy Jones Junior. Luan Krasniqi |
|
#5
| ||||
| ||||
| Luan Krasniqi eshte serish nje hap larg betejes per titullin kampion te Europes. Shqiptari nga Juniku, qe lufton per Gjermanine, fitoi te shtunen ne ringun e Hamburgut (qyteti ku ai banon), ndaj britanikut Julius Francis (ish-kampion i Britanise dhe Komonuelthit), ne 8 raunde, me pike. Ajo ishte e vetmja ndeshje e peshes se rende ne mbremjen hamburgere, qe kulmoi me takimin e Dariusz Michalceeski ndaj Julio Gonzales, per titullin boteror te EBO. Kjo ndeshje u fitua nga ky i fundit me pike (116-112, 116-112, 113-115) duke i dhene fund endrres se Michalceeskit per te barazuar rekordin e Rocky Marcianos me 49 fitore dhe asnje humbje ne karriere dhe per te thyer rekordin e Archie Moore, me 25 mbrojtje te titullit kampion. Ai mbeti ne shifren 24, po aq sa ish-legjenda. Tani, Krasniqi ka bilancin 25 fitore dhe 1 humbje, ndersa Francis, qe eshte ndeshur me kampione te medhenj si Tyson, Vitali Klitschko, Schulz dhe ka nje bilanc prej 23 fitoresh, 14 humbjes dhe 1 barazimi. Sipas "boxing.de", Krasniqi eshte nje hap larg rifitimit te titullit europian, por atij i duhet te ndeshet me turkun Sinan Samil Sam, mbajtes i kurores. Krasniqi-Samil Sam, nje krahasim Ne renditjen europiane te peshes se rende, Krasniqi ndodhet ne vend te 3-te, pas vellezerve Klitschko (Eladimir e Vitali). Kampion i Europes (EBU) ne kete peshe eshte turku Sinan Samil Sam (qe nga 8 shkurt 2003), ndersa sfidanti i tij eshte danezi Brian Nielsen. Te dy keta nuk hyjne ne renditjen e "contenders", pra atyre qe aspirojne te jene sfidant i kampionit. Shqiptari tjeter, Shpend Abazi, kampion i pavlefshem per IBC, ndodhet ne vend te katert ne renditjen europiane te peshes 57 kg. Kampion eshte Cyril Thomas i Frances (qe nga 20 qershor 2003), sfidanti i tij eshte Nicky Cook i Britanise se Madhe. Abazi garon per ngjyrat daneze. Krasniqi, lindur me 10.05.1971, i gjate 1.92 metra, poligloti nga Juniku me banim ne Hamburg (njeh shqip, gjermanisht, serbo-kroatisht, anglisht, italisht), ka interesa edhe ne ski, futboll dhe ne politike, pervec boksit. Arritjet si amator kane qene Kampion i Europes me 1996, medalje bronzi ne Olimpiaden e Atlantes me 1996 dhe nenkampion i botes me 1995 (i lene pas vetem nga kubanezi i madh Felix Savon). Si profesionist doli kampion i Europes me 05.01.2002 me fitoren ndaj Rene Monse ne 12 raunde. Titullin e humbi ndaj Saletas me 20.07.2002, me nokaut teknik ne raundin e 9-te. Pergjigja ndaj polakut erdhi me 26.04.2003, duke e hedhur nokaut qe ne raundin e pare dhe duke fituar ndeshjen. Me 25 fitore, 1 humbje, ai ka 13 suksese me nokaut (KO). Kush eshte Sinan Samil Sam, kundershtari i mundshem i Krasniqit ne rrugen per titullin europian. Turku, eshte me i ri se Luani, lindur me 23.06.1974. Ai eshte nje centimeter me pak i gjate sesa junikasi, 1.91 metra, eshte ne boks nga 1988 dhe profesionist nga 15.04.2000. Ka te njejtin promotor si Krasniqi (Universum Box-Promotion) dhe te njejtin trajneri, Michael Timm. Arritja e tij me e madhe eshte titulli kampion i Botes per amatore ne 1999 ne Houston te SHBA. Idhulli i tij eshte Mike Tyson. I martuar me Fundan, Sinan nuk ka femije. Ai ka 3 motra e dy vellezer, si nje turk i vertete. Ai ka 19 ndeshje ne karriere, me 18 fitore e 1 humbje. Ka humbur takimin e fundit, me 27.09.2003, ndaj Juan Carlos Gomez ne Buffalo te Nee York (SHBA), pas 10 raundeve. Ka fituar titullin europian me 12.10.2002, ndaj Saletas me fitore me nokaut ne raundin e 7-te dhe e ka mbrojtur titullin dy here (ndaj Danny Eilliams dhe Julius Francis). Samil Sam ka arritur deri ne 15 vendet e para te renditjeve boterore te peshes se rende, duke qene i 13-ti ne federaten IBF, i 14-ti ne ate EBA dhe i 15-ti ne ate EBO, ndersa Krasniqi tani per tani nuk ka arritur deri ketu. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Krasniqi: Do te synoj titullin boteror Boxing.de: Luan, si u pergatitet per ndeshjen e te shtunes? "Pergatitjet e mia filluan ne fund te gushtit, ne Sakopane, kampe stervitjeje polake, ku une jam pergatitur se bashku me Michalceeski dhe Sinan Samil Sam, ne male. Me pas vazhdova ne Hamburg, ku kisha si partner sparringu, amerikanin Corrie Sanders. Gjithsej ishin 6 jave pergatitje. Une jam shume ne forme". -Si ju duket Julius Francis? "Julius eshte nje boksier me shume pervoje. Ndeshje e mire. Une nuk kisha ndermend te sfrocohesha per te fituar para perfundimit. E kam njohur Francis vite me pare ne Londer, nje kundershtar shume i mire". Partneri juaj Samil Sam e ka mundur Francis. A eshte strategjia e tij nje model per ju? "Jo, aspak. Secili ka strategjine e tij. Une jam i shpejte nga kembet. Dal ne ring dhe bej boksin tim. Kjo eshte menyra me e mire per mua". -Mendoni per titullin europian? "Une nuk mund te garoja ndaj Francis per titull. Duhej te isha ndeshur me shume. Por une shpresoj qe ndeshja ime e ardhshme te jete per titull". Le te kthehemi te Samil Sam. Ai humbi ndaj Juan Carlos Gomez ne SHBA. Komenti juaj? "Ndeshja mes Gomez dhe Samil Sam ishte shume e mire. Por une e dija se nese ka perballe nje kundershtar te shpejte nga kembet, Samil Sam e ka te veshtire. Ai eshte nje boksier "bombardues". -Ju keni qene kampion i Europes, ndersa tani kampion eshte Sam. Kur do ndesheni me njeri-tjetrin? "Une do te jem me shume gezim i gatshem per kete ndeshje, ne cdo kohe qe ajo te vije. Por i vetmi problem eshte se ne kemi te njejtin trajner dhe keshtu do te mbetet edhe per disa kohe. Nese kjo nuk mund te shmanget do te pergatitemi per ndeshje dhe nje zgjidhje do te gjendet. Por per planifikimin e kesaj eshte pergjegjes vetem Promoter Universum, promotori im. Por nese do te kem nje shans per te luftuar per titullin boteror, une do ta harroja me gjithe qejf titullin europian". |
|
#7
| ||||
| ||||
| Boks: Vazhdon ne Tirane kampionati kombetar Ne pallatin e sportit "Asllan Rusi" ne Tirane kane nisur te henen pasdite takimet paraeleminatore te kampionatit kombetar te boksit. Ne te marrin pjese 11 ekipe si, Klajd Klub, Vllaznia, Dinamo, Flamurtari, Partizani, Skenderbeu, Teuta etj, me 58 boksiere, qe do konkurojne ne 9 pesha. Takimet do zgjasin kater dite, ne perfundim te te cilave do percaktohen dhe fituesit e peshave perkatese. Pardje jane zhvilluar 20 takime paraeleminatore. Sot do luhen gjysmefinalet. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Luan Krasniqi operohet me sukses 02.11.2003 - Luan Krasniqi eshte lenduar ne shpatull pas dyluftimit te fundit kunder Julius Francis. Ai operohet me sukse ne nje nga qendrat kirurgjikale per shpatull ne qytetin e Heiderlbergut nen drejtimin e Prof.Habermeyer dhe gjendja e tij shendetesore permiresohet dita dites.Gjate dyluftimit ne Hamburg shume experte te boskit apo tifoza u habiten pasi Luan Krasniqi nuk perdorte gjate dyluftimit gjyajtjet e fuqishme me te djathten Gjate raundit te dyte ndjeva nje dhimbje qe me therte ne krahun e djathte, gje qe nuk me lejoi te boksoja ashtu siē doja une. Pyetjes pse ai e mbajti te fshehte lendimin e tij Luani ju pergjiqj duke thene: Une nuk isha i kenaqur me veten time ashtu siē nuk ishin te kenaqur edhe njerzit e mi. Ne ato momente une nuk isha i sugurt se ēfare ndodhi me mua. Po te tregoja qe kisha dhimbje do te dukej sikur une kerkoja te shfaqesohesha, dhe kjo nuk eshte ne natyren time. Po tani ai eshte i gezuar pasi nuk ka patur pasoja te metejshme. Pas perfundimit me sukses te operacionit, eshte planifikuar qe Luan Krasniqi te dyluftoje para dyluftimit te Kliēkos me Johnson me daten 6 dhjetor. Por se a do te dyluftoje kjo end enuk eshte e sigurt. Ky eshte operacioni i dyte i Luanit, duke mos harruar qe ai humbi nje shance te mire ku ai nuk mundi te merrte pjese ne dyluftim para publikut amerikan. Luanit do ti duhet te beje nje jave pauze pasi te dale nga klinika dhe ai do te jete nen kujdesin e doktorit Dr. Sven Lichtenberg. Per Luanin planet jane te qarta: N.q.s cdo gje do te jete ne rregull, atehere te gjithe do ta shohin se shpejti perseri Luanin e vjeter. Deri ate ahere sherim te shpejte.... ''Tifozat.com'' |
|
#9
| ||||
| ||||
| Luani i Kosoves kunder Mezatit nga Turqia Boksieri yne shqiptare nga Juniku i Kosoves do te takohet ne ring kah shkurti ose marsi i vitit qe vjen(2004),per ti matur forcat me kampionin europian te tanishem ne kategorine e rende turkun Sinan Samil Sam.Boksier i cili poashtu vjen nga shtepia e boksit Universum Box Promotion(Hamburg),sikurse edhe Luani yne i madh.Luani don qe ta riktheje prape titullin e kampionit europian dhe me kete titull t“i hape vetit rruget drejt ringut Amerikan,enderr kjo e te gjithe boksiereve.Te ju rikujtojme se Luan Krasniqi gjate karrieres se tij si amator disa here e ka mposhtur Sinanin (mezatin nga Bospurusi) duke e shnderruar gjithmone ne nje kingj.Edhe kesaj radhe jemi te bindur se do ta beje kete dhe i deshirojme sukses duke na gezuar me nje KO. (tifozat.com) |
|
#10
| ||||
| ||||
| Cedric Fields: Krasniqi mund te dale kampion i Europes Cedric Fields, boksieri me pervoje amerikan, deklaron se Luan Krasniqi ka shanset e tij ne ndeshjen per titull europian ndaj turkut Sinan Samil Sam. "Sinan eshte boksier i forte, - thote Fields, - shikuesit e shumte turq do e motivojne. Por, Luani eshte nje boksier "per exellence", i cili mund te godas forte edhe ne levizje. Vendoses ne kete duel eshte se kush e ka psiqiken me te forte. Nese dueli zgjat e shoh Luanin si fitues. Vendoset prej raundit te gjashte deri ne te tetin se kush fiton". Keshtu shkruan "sportalbania.com"
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#11
| ||||
| ||||
| Luani shqiptare me gjak shqiptari ''kampion i ri europian'' Zonja dhe zoterinj, Kampioni i ri europian ne kategorine e rende quhet Luan Krasniqi. Luani shqiptare me gjak shqiptari e mposhti me plote merite te ashtuquajturin mezati nga bosporusi, te cilin plot 12 runde e grushtoi, dhe i tregoi se Luani nuk frikohet, sic pandehte ai(mezati ne nje intervju). I tregoi se ende nuk ka ndoshe qe nje turk ta mposhte nje shqiptare. Ia tregoi atij disa sharte shqiptarqe, kurse shqiptareve te vete u tregoi dhe ua vertetoi qe nuk eshte gjerman. U tregoi se eshte bir i shqipes, i cili krenohet me nacionalitetin e tij shqiptare. U tregoi vellezerve te vete se gjeja me e mire qe mund te ndodhe ne ring eshte te kete sa me shume shqiptare duke e perkrahur ne salle, dhe me ne fund secili shqiptare eshte deshmitare qe Luan Krasniqi e puthi flamurin e shqipes me dy krena, flamurin kuq e zi. Vellezer dhe motra, per kenaqesine tuaj do t“ju themi se ne Gjermani jetojne afro 4 milione turq, kurse vetem 150 000 deri 200 000 shqiptare, pra turqit jane afro 20 here me shume se ne shqiptaret, por ne salle turqit ishin me perqindjen minimale ne krahasim me ate te shqiptareve. Ata nuk paten shansen as te degjohen, te pakten nje here duke e perkrahur mezatin e tyre. Edhe Skenderbeu amanet e kish pa lane:Kurre prej turkut me humbe nuk bane Cka t“ju themi me shume turqve, askush nuk ju ka faj qe e keni mezatin. Ne e kemi Luanin, e Luan dihet kush eshte, vetem MBRETI. Urime Luan Krasniqi,urime shqiptare,behu gati Amerike! Sinan vs Krasniqi 161 te qelluar 174 506 goditje 485 32 % Quota 36 % Marre nga: ''TIFOZAT.COM''
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#12
| ||||
| ||||
| Luan Kresniqi pas fitores -Luan, urime per fitoren mbi Sinan Samil Sam. Si ndjehet kampioni i ri i Europes? "Ndjehem super. Eshte vertet nje ndjenje shume e mire. Une jam duke e marre veten ne shtepi, po lundroj ne internet dhe po lexoj letrat e tifozeve te mi. Une kam marre ne menyre te papritur kaq shume letra. Por gjithashtu une jam stervitur shume dhe e ndjej veten se vlej per kampion te Europes". -A ishte kjo fitorja me e rendesishme e karrieres tuaj? "Padiskutim ishte suksesi me i madh imi deri me tani. Per mua ishte edhe me shume se nje sukses. E dija se do te ishte e veshtire -Puna juaj ne Rotteeil bashke me skuadren tuaj duket se u shperblye mire. "Teresisht. Une isha shume i qete ne ring per shkak te punes qe kisha bere. Trajneri im me ndihmoi shume. Une u perpoqa edhe ne ring te mbaja kontakt me te, ndonese nuk ishte e lehte". -A do te mbeteni serish me trajnerin Torsten Schmitz dhe a do te vazhdoni te sterviteni ne Rotteeil? "Ne Rotteeil ishte parashikuar te stervitesha vetem 3 jave. Tani une do te kthehem ne Hamburg dhe do te jem prane menaxhereve te mi. Me pas ne do te vendosim se ku, kur dhe me ke do te stervitemi. Por eshte e qarte se une dua te vazhdoj te punoj me po ata njerez qe kam pasur deri tani". -Ekspertet kane thene se ndeshja juaj ishte me terheqesja per titullin e kampionit europian ne dekadat e fundit. "Ishte vertet shume e ashper, por edhe shume e paster. Se pari une duhet te falenderoj Sinan sepse ai boksoi shume paster. Ishin te gjitha kushtet qe ajo te ishte nje ndeshje shume e mire, sepse ne ishim te dy te paster si boksiere dhe dhame maksimumin tone. Se si renditet ky luftim, kete duhet ta bejne te tjeret". -Por kjo ndeshje perfundoi shume keq me sjelljen josportive te Oner (menaxherit te Samil Sam). "Kjo la nje shije te keqe. Gjithkush mund ta shihte sesa paster luftuam ndaj njeri-tjetrit une dhe Sinan. Sidoqofte, njerezit thone vetem fjale te mira per kete ndeshje". -A shkoi ndeshja ashtu sic e kishit parashikuar? "Ne menyre te papritur po. Une isha pergatitur vendosmerisht per ate menyre luftimi. Trajneri me dha forcen e duhur ne menyren e duhur. Ai me dha shume energji. Ky ishte nje sukses i madh edhe per te. Ne u beme gati vetem ne 4 jave. Askush nuk do ta kishte besuar kete'. -A ishte ajo qe pame, me e mira e Luan Krasniqit apo ju mund te permiresoheni? "Une e pashe ndeshjen ne video, me pas, dhe mendoj se isha mire. Por une mund te boksoj me mire, ndersa ne ate ndeshje u ruajta jo pak. Kjo sepse ndeshja ishte aq shume e rendesishme saqe une nuk doja te rrezikoja me kot. Gjithkush qe e pa ate ndeshje mund te thote se Luani mund te jape me shume. Une thjesht duhet te vazhdoj te punoj qe te jem me i persosur". -Si shpjegohet se ju nuk iu kishin leshuar nervat ashtu sic kishin parashikuar shume vete? "Une dua te them se une u bera shume i forte vetem nga vullneti per te fituar. Humbja ime me Saleten beri qe une te rrezohesha shume. Nuk dija si te kerkoja falje per ate qe kisha bere. Por une isha vetem 4 jave i stervitur dhe doja te perfundoja gjithcka ne 8 raunde. Une, ndoshta, isha ne kushtet me te keqija ne te gjithe karrieren time. Disa nga partneret e mi ne stervitje u larguan dhe me keshilluan qe te mos boksoja ndaj tij. Por une u ndesha ne Dortmund. Ne mendonim se Saleta nuk ishte nje kundershtar i vertete per mua dhe se une mund ta shtrija ne toke per 4 raunde. Por ai u tregua me i forte dhe ndeshja zgjati me shume. Por une nuk desha te dorezohesha. E dija se nje dite do te isha une ai qe do te qeshte. Dhe sot une mund ta beje kete, sepse e di se cilat jane mundesite e mia. Ne ate kohe nuk isha aq i pergatitur per nje ndeshje per titull europian. Me pas ne e dime se c'gjera negative u shkruan per mua dhe nese nuk do t'i kisha nervat e forta, nuk do ta kisha marre dot veten. Por une u ktheva, fitova pese ndeshje radhazi dhe te shtunen e shkuar e rifitova titullin europian. Tani une i kam bindur edhe kritiket me te medhenj. Ne jemi njerez dhe ne mund te gabojme. Por duhet te ngrihesh, te vazhdosh, te kthehesh aty ku e ke lene. Jo gjithkush e arrin kete". -Sinan nuk pranon se e ka humbur ndeshjen. A e prish kjo fitoren tuaj? "Jo, kjo nuk mund ta hijezoje fitoren time. Ne fillim une nuk e kuptova se cfare po ndodhte. Vetem ne video degjova se cfare kishte thene Oner. Kjo me habiti, sepse Oner menjehere pasi une u shpalla fitues, hyri ne ring dhe me ngriti ne ajer. Kjo tregonte respektin e tij. Por sjellja tjeter ishte josportive dhe e papranueshme". -Ndaj kujt do ta mbroni titullin? "Nuk e di ende se kush do jete sfidanti im. Une do te ndeshem me keto qe menaxheret e mi do te me vene perpara. Timo Hoffmann do te ishte interesant". -Sinan Samil Sam do te doje nje revansh. A do ta kete ai kete? "Une kur u ndesha me Sinanin isha sfidanti i tij i pare. Por kur humba, une zbrita ne vend te 9-te ne renditje dhe punova per nje kohe te gjate qe ta rifitoja pozicionin tim. Edhe ai duhet te perpiqet shume. Sportivisht ai e meriton nje ndeshje tjeter, ndonese une nuk dua te kem te bej me humbes te keqinj". -A mund ta imagjinoni nje ndeshje per titull boteror? "Patjeter. Une e kam thene gjithnje, une dua t'i fitoj titujt. Sinan i perkiste elites boterore dhe une e provova se mund te ndeshem me kete nivel. Per tre vjet jam stervitur me Lennox Leeis. Une kam besim ne vetvete dhe e mendoj me te vertete nje ndeshje per titull boteror. Por do te duhet kohe dhe kjo duhet arritur ndeshje pas ndeshjeje". -Me cilin kampion bote do te doje te ndesheshe? "Do te ishin te gjithe njelloj per mua. Te gjithe kampionet jane te mire. Ne ate nivel askush nuk te fal ndonje gje. Por une mendoj se une mund t'ia dal me te gjithe". -Cfare do te beni ne javet e ardhshme? "Une do te pushoj ne shtepine time ne Rotteeil, por edhe do te shkoj per ski e me pas ndoshta ne ndonje vend me diell. Me pas une do te kthehem ne stervitje si zakonisht".
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#13
| ||||
| ||||
| Ka pėrfunduar nė qytetin e Shkodrės kampionati kombėtar i 19-vjeēarėve Vllaznia, kampione e dyfishtė Kampionati kombėtar i tė rinjve tė rritur, qė pėrfundoi dje nė qytetin e Shkodrės, fare mirė mund tė cilėsohet kampionati mė i bukur dhe mė emocionues. Boksierėt vendės tė Vllaznisė janė shpallur pėr tė dytin vit radhazi kampionė tė vendit, por tashmė pėr kategorinė e 19-vjeēarėve, apo siē quhen ndryshe tė rinjtė e rritur. Nisur nga titulli i djeshėm, shkodranėt janė tepėr optimistė pėr tė fituar edhe titullin e fundit, atė tė kampionit pėr tė rritur. Kampionati qė pėrfundoi dje, ka startuar mė 12 maj nė pallatin e sportit "Qazim Dervishi", finalet e tė cilit kanė pėrfunduar dje pasadite. Takimet janė karakterizuar nga njė rivalitet i fortė mes ekipeve pretendente pėr tė fituar kėtė titull. Sipas specialistėve tė boksit, nė kėtė aktivitet ėshtė vėrejtur njė nivel i kėnaqshėm boksimi tė sportistėve pjesėmarrės. Nė kėtė kampionat morėn pjesė 36 boksierė, qė kanė pėrfaqėsuar 9 ekipe: Vllaznia, Partizani, Flamurtari, Apolonia, Pogradeci, Albpetroli, Teuta, Tomori dhe Pėrparimi i Kukėsit. Qė nė ditėn e parė tė garave, ku janė zhvilluar takimet eliminatore, janė evidentuar boksierėt e Vllaznisė, Flamurtarit, Partizanit dhe Pogradecit. Vllaznia ka nxjerrė 5 boksierė nė finale, e ndjekur nga Flamurtari me 3 boksierė, ndėrsa me nga 2 dhe 1 boksierė finalistė kanė qenė Partizani dhe Pogradeci. Po diferenca me kundėrshtarėt ka qenė e madhe pėr ekipin e trajnerit Kujtim Demi tė Shkodrės. Ajo qė duhet evidentuar ndoshta mė shumė se lufta sportive e boksierėve ėshtė interesimi i madh qė kanė treguar sportdashėsit shkodranė pėr kėtė kampionat. Si asnjėherė tjetėr, shkallėt e pallatit tė sportit "Qazim Dervishi" kanė qenė tė mbushura plot me spektatorė
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |