Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Sporti Shqiptar

Basketbolli

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #36  
Te vjeter 19-03-2006, 17:17
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Flamurtari kthehet sėrish nė krye

Flamurtari kthehet sėrish nė krye
Kastriot Brahimi

Flamurtari - Skėnderbeu 126-101
(37-22, 35-25, 29-28, 25-26)
Njė ndeshje spektakolare ajo midis Flamurtarit dhe Skėnderbeut nė basketboll pėr femra luajtur dje nė Vlorė, ku gjithsej u shėnuan 227 pikė dhe shifrat pėrfundimtare tė lojės kanė qenė 126-101. Ky ėshtė rekordi i ri i pikėve tė realizuara nė njė ndeshje femrash kėtė kampionat. Tė dyja ekipet luajtėn hapur gjatė gjithė kohės, duke u mbrojtur jo mirė, por duke qenė rezultative nė sulm. Skuadra vlonjate e siguroi epėrsinė qė nė pjesėn e parė, duke u shkėputur 37-22 nė periodėn e parė dhe pjesa e parė u mbyll 72-47. Nė 20 minutat e dyta korēaret e ngushtojnė disi diferencėn, por loja kontrollohet gjithnjė nga vlonjatet, qė fitojnė 126-101. Flamurtari rikthehet sėrish nė vendin e parė pas kėtij suksesi.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #37  
Te vjeter 19-03-2006, 17:18
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Ndeshjet e djeshme nė basketboll pėr meshkuj

Ndeshjet e djeshme nė basketboll pėr meshkuj

Partizani - Flamurtari 75-46
(16-8, 22-4, 16-19, 21-15)
Ndonėse Partizani nė basketboll pėr meshkuj ka mundur dje Flamurtarin me rezultatin 75-46, loja mes dy ekipeve ka qenė tepėr amatore, pa nerv dhe pa cilėsi. Kjo e kushtėzuar nga mosha e re e basketbollistėve nė fushė, ēka bėri qė niveli i ndeshjes tė ishte shumė larg atij qė pritej. Shumė gabime, nė sulm dhe mbrojtje, shumė personale dhe njė ndeshje qė u ndoq nga 20 shikues, si pėr tė konfirmuar se niveli la shumė pėr tė dėshiruar. Madje skuadra e Flamurtarit, nė pjesėn e parė shėnoi vetėm 12 pikė, duke rivalizuar disi vetėm nė 20 minutat e dyta. Ndėrsa trajneri i Partizanit, Kuqo, mund tė kėnaqet me 2 pikėt e marra dhe me faktin qė po hedh nė fushė vazhdimisht emra tė rinj.
G. SPIRI

Tirana - Valbona 65-125
(18-26, 13-37, 14-34, 19-28)
Valbona fitoi me 60 pikė ndaj Tiranės, njė diferencėn qė flet qartė pėr epėrsinė e skuadrės kampione ndaj asaj bardheblu, nė sfidėn e luajtur dje nė "Asllan Rusi". Skuadra tropojane fitoi 125-65 ndaj Tiranės, duke marrė 2 pikėt e radhės nė kampionat dhe duke korrur suksesin e 24-t nė 25 javė tė luajtura. Ndeshja foli gjatė gjithė kohės pėr skuadrėn e Valbonės, e saktė nė gjuajtje dhe mbrojti mirė, duke bėrė diferencėn me Shimėn, dje 32 pikė, ndėrsa Karaj realizoi 27 pikė. Pėr t'u evidentuar fakti qė pas disa javėsh mungesė, dje u rishfaq nė lojėn e Valbonės kapiteni Bilali, i rikthyer pas dėmtimit. Ndėrsa Tirana ishte larg asaj qė pritej, duke zhgėnjyer me shtatlartėt e saj.
N. GOCI

Vllaznia - Teuta 99-73
(28-10, 30-19, 22-22, 19-23)
Vllaznia ka fituar me lehtėsi dje ndaj Teutės me rezultatin 99-73, duke ruajtur pozitat nė vendin e dytė nė klasifikim. Vllaznia arriti qė ta sigurojė epėrsinė e nevojshme qė nė 20 minutat e para, duke u shkėputur ndjeshėm, 58-29, pra duke shėnuar dyfishin e pikėve tė kundėrshtarit. Durrsakėt nuk kanė qenė tė saktė nė lojėn e tyre nė pjesėn e parė, ndėrsa nė 20 minutat e dyta pėrfituan nga njė ulje e ritmit tė lojės nga ana e basketbollistėve tė Vllaznisė pėr tė ngushtuar rezultatin. Gjithsesi, fitorja e skuadrės shkodrane ishte plotėsisht e merituar, duke konfirmuar periudhėn e mirė qė po kalon nė kampionat, ēka shihet nė rezultatet pozitive qė po arrin nė javėt e fundit.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #38  
Te vjeter 19-03-2006, 17:21
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Basketboll-Kategoria B, meshkuj dhe femra. Luhet java e 15-tė

Basketboll-Kategoria B, meshkuj dhe femra. Luhet java e 15-tė

Luftėtari Partizani 43 62
(12 13, 8 18, 15 19, 8 12)
I ka humbur tė katėr periodat ekipi vendas Luftėtari, i cili udhėhoqi 6 0 dhe 8 4, por e humbi periodėn e parė me njė pikė. Mė tej shuhet si flaka nė kashtė dhe Partizani ndizet nga trajneri i tij, qė u thėrret lojtareve: "Jetoni me lojėn." Pjesa e parė u mbyll 20 31. Diferenca mė e thellė u arrit nė shifrat nė shifrat 35 57 dhe ndeshja u fitua me meritė nga Partizani. Luftėtari humbet pėr tė dytėn herė radhazi nė fushėn e vet, duke zhgėnjyer edhe ata pak tifozė qė e ndjekin.
S. PAPADHOPULLI

Mati - Vllaznia 72-56
(21-16, 13-18, 22-8, 16-14)
Mati nė basketboll pėr femra, i suksesshėm nė fushėn e tij, tashmė ka mundur qė tė fitojė 72-56 ndaj Vllaznisė, njė takim i lehtė pėr skuadrėn burrelase. Vllaznia arriti qė tė luajė mirė dhe tė rivalizojė vetėm nė pjesėn e parė, e cila u mbyll nė barazim 34-34. Mė tej, loja u komandua nga skuadra e Matit, qė u shkėput ndjeshėm nė periodėn e tretė dhe nė atė tė katėrt, duke fituar me meritė. Ky sukses e ngjit skuadrėn e Matit nė vendin e tretė, ndėrsa Vllaznia zbret sėrish nė atė tė fundit.
A. KĖRTUKA

Skėnderbeu - Shkodra B. 87-62
(19-17, 20-11, 28-15, 20-19)
Skėnderbeu rikthehet te suksesi nė kampionat, duke fituar me lehtėsi 87-62 ndaj Shkodra Basketit. Kjo e fundit, pas humbjes njė javė mė parė nė fushėn e saj, nuk arriti qė tė rivalizojė dhe u dorėzua shpejt. Por ēelėsi u suksesit tė Skėnderbeut ishte Reinaldo Kacori, qė dje shėnoi 45 pikė, mė shumė se gjysma e totalit tė ekipit tė tij. Tė katėrta periodat u komanduan nga basketbollistėt e Skėnderbeut, qė u shkėputėn gradualisht dhe e merituan fitoren, qė i mban nė vendin e dytė.
L. TREBICKA

Apolonia - Pogradeci 71-52
(16-9, 15-14, 24-16, 16-13)
Apolonia nė basketboll pėr meshkuj korr suksesin e 12-tė nė kampionat dhe mbetet skuadra e vetme qė nuk ka pėsuar asnjė humbje deri mė tani. Dje, ekipi i trajnerit Kasaj fitoi 71-52 ndaj Pogradecit, duke u shkėputur nga ndjekėsit. Ky i fundit nuk arriti qė tė pėrsėritė suksesin e njė jave mė parė nė Shkodėr dhe u detyrua qė tė dilte kokulur nga Vlora, ku pėsoi humbjen e 11-tė. Loja u komandua vazhdimisht nga basketbollistėt e Apolonisė, qė tregoi njė epėrsi dhe njė lojė konstante.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #39  
Te vjeter 12-04-2006, 12:35
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kryeqytetasit befasojnė nė Shkodėr

Kryeqytetasit befasojnė nė Shkodėr
Gjergj Kola

Studenti fiton betejėn e parė me Vllazninė
Vllaznia - Studenti 74-86
(20-20, 23-30, 18-15, 13-21)
VLLAZNIA: Halili (10), Myselimi (10), Gjeēaj (26), Nexhimi (13), Bėrdica (7) / Taraboshi (2), E. Llazani (4), Hadėri, Omi (2), Tevia, Dibra. Trajner: P. Osmani
STUDENTI: Mitku (24), A. Karaj (26), Hysenagolli (16), Talelli (5), Topi / Lasku, Mansaku (3), Lame (4), Palushi, Ivezaj (2), Dervishi. Trajner: A. Fagu
Gjyqtarė: E. Koēi, G. Cici

Studenti nė basketboll pėr meshkuj ka fituar dje nė Shkodėr 86-74 ndaj Vllaznisė, gjysmėfinalen e parė tė play-off-it, duke hedhur njė hap tė sigurt drejt finales. Njė sukses jashtė fushė, qė do tė thotė shumė pėr ekipin e trajnerit Fagu, qė dje ka zhvilluar njė ndeshje tė mirė, madje duke befasuar edhe vetė shkodranėt. Kėta tė fundit, pasi i kishin fituar 2 takimet e mėparshme nė "Qazim Dervishi" me kryeqytetasit, dje dolėn kokulur, ndonėse deri nė fund rivalizuar. Gjithēka u zgjidh nė periodėn e fundit, ku ndonėse rezultati ishte i ekuilibruar, dy aksione radhazi tė humbura nga basketbollistėt e Vllaznisė nė shifrat 66-67 pėr Studentin, i dhanė mundėsi kėsaj tė fundit qė tė shkėputet dhe fitojė "betejėn" e parė. Vllaznia realizoi 12 gjuajtje tė sakta nga distanca, ku u dallua Gjeēaj, por nga krahu tjetėr ishin Mitku dhe Karaj (teknike pėr kėtė tė fundit nė periodėn e dytė) ata qė mbajtėn "gjallė" lojėn e Studentit, ndėrkohė qė nė periodėn e fundit Hysenagolli ishte deciziv nė lojėn nė tabelė.

Perioda e parė ėshtė kryesisht e ekuilibruar, ku fillimisht udhėheq Studenti e mė pas Vllaznia, por pa arritur asnjė nga ekipet qė tė shkėputet. Kėshtu, 10-minutėshi i parė pėrfundon nė barazim 20-20. Nė periodėn e dytė ėshtė Studenti qė luan mė mirė, ka iniciativė, ėshtė mė i qetė dhe pėrfiton nga njė lojė mė nervoze e kundėrshtarit, duke u shkėputur ndjeshėm. Vllaznia nuk ndjek dot ritmin dhe pjesa e parė mbyllet 43-50 pėr Studentin. Perioda e katėrt do tė sillte shumė emocione, rivalitet dhe lojė tė bukur, pasi shkodranėt nė 2-3 raste e ngushtojnė diferencėn nė 1-2 pikė, 53-54, 58-60.

Por kryeqytetasit arrijnė qė tė ruajnė qetėsi dhe mbi tė gjitha kryesimin, duke e mbyllur periodėn e tretė nė epėrsi 61-65. Njė diferencė e tillė natyrisht qė e bėri interesante edhe periodėn e katėrt, sidomos nė 5 minutat e para, kur Vllaznia e ngushton diferencėn sėrish nė 1 pikė, 66-67, por gabimet e saj favorizojnė kundėrshtarin, qė shkėputet menjėherė 66-72. Kjo diferencė ruhet deri nė fund, ku Studenti fiton 74-86 dhe tashmė ndodhet me njė kėmbė nė finale. Gjithsesi, takimi i ardhshėm ditėn e premte nė Tiranė pritet qė tė jetė njė tjetėr "betejė" e fortė mes skuadrave, ku deri nė fund ekipet do tė luajnė pėr fitore.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #40  
Te vjeter 12-04-2006, 12:39
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Valbona kėrkon finalen e katėrt radhazi

Valbona kėrkon finalen e katėrt radhazi
Genti Spiri

Valbona - Dinamo 94-84
(22-18, 21-18, 35-25, 16-23)
VALBONA: E. Karaj (16), Skanja 913), Kasmi (15), Shima (20), Stevoviē (24) / Bilali , Madani, Gjonaj, Sh. Llazani, Gaēi, Byberi. Trajner: A. Muhametaj
DINAMO: Sėrbo , Domi , Jakova , Mema (17), Saliaga (18) / Adhamidhi (20), Cubaj (11), Profka, Lleshi, Abazi, Ceni. Trajner: E. Ēarēani
Gjyqtarė: T. Hasnjoku, Sh. Bekteshi

Kampionia nė fuqi nė basketboll pėr meshkuj, Valbona, ka fituar dje 94-84 gjysmėfinalen e parė ndaj rivales Dinamo, duke hedhur kėshtu njė hap pėrpara drejt finales sė katėrt radhazi. Dy ekipet qė vjet u pėrballėn nė finale, dje kanė zhvilluar njė lojė tė mirė, ku ndonėse niveli nuk ishte shumė i lartė, rivaliteti dhe emocionet nuk munguan. Valbona, ndonėse ishte gjatė gjithė kohės nė avantazh, nuk arriti tė krijojė ndonjė shkėputje tė madhe, duke i dhėnė mundėsi Dinamos qė deri nė fund tė shpresojė. Madje, blutė e trajnerit Ēarēani dje kanė arritur tė realizojnė 15 gjuajtje tė sakta nga distanca, duke e mbajtur deri nė minutėn e fundit tė hapur lojėn. Ndėrsa Valbona, falė elementėve me mė shumė pėrvojė, arriti tė tregohej mė e kujdesshme nė momentet decizive, duke u shkėputur pikėrisht nė ēastet e fundit tė ēdo periode.
Sėrbo hap serinė e koshave me njė 3-pikėsh (ky ishte dhe avantazhi i vetėm i Dinamos), por shpejt Valbona shkėputet 11-7, 15-13.

Perioda e parė ėshtė e qetė dhe korrekte, ku gabimi i parė personal vjen pas 8 minutash lojė (Stevoviē). Gjithsesi, Valbona arrin tė udhėheqė 22-18 nė periodėn e parė, ku u dallua Shima e Stevoviē, njė dushe qė deri nė fund do t'i hapte probleme Dinamos. Por nė minutat e para tė periodės sė dytė Dinamo arrin tė barazojė 2 herė, 27-27 dhe 29-29, ku dallohet kapiteni Mema, ndėrkohė qė gradualisht hyn nė lojė edhe Adhamidhi e Saliaga. Deri nė 2 minutat e fundit tė kėsaj periode shifrat janė 37-36 pėr Valbonėn, ēast kur kampionėt shkėputen 43-36 nė pėrfundim tė pjesės sė parė. Nė 10-minutėshin e tretė, loja ėshtė shumė e shpejtė dhe loja ėshtė shumė e bukur, por gjithnjė nėn komandėn e Valbonės, qė e rrit diferencėn dhe udhėheq 78-61. Kur mendohej se Valbona do tė shkėputej sėrish, janė basketbollistėt e Dinamos qė e ngushtojnė diferencėn deri nė 9 pikė, 90-81. Por Valbona administron me qetėsi epėrsinė e krijuar e Kasmin e Karajn, duke fituar 94-84. Tė premten, do tė luhet gjysmėfinalja e dytė.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #41  
Te vjeter 12-04-2006, 12:41
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Mati: Mund tė arrijmė vendin e dytė

Mati: Mund tė arrijmė vendin e dytė
Avni Kėrtuka

Ekipi i vajzave tė Burrelit ka fituar takimin e radhės nė shtėpinė e tij, duke mundur me rezultat tė ngushtė Pėrmetin. Pas njė pjesė tė parė tė komanduar nga mikeshat, nė pjesėn e dytė doli nė pah loja e mirė e basketbollisteve matjane, tė cilat pėrmbysėn disavantazhin dhe fituan 61-54. Kjo fitore e afron skuadrėn e Matit me atė tė Pėrmetit dhe tashmė diferenca mes dy ekipeve ėshtė vetėm 1 pikė.

Njė nga lojtaret e ekipit tė Matit, Vjollca Noka, pėr kėtė takim do tė shprehej: "Natyrisht qė fitorja na gėzon shumė, si ne lojtaret ashtu dhe tifozėt tanė. Fitorja u arrit ndaj njė kundėrshtari tė fortė, prandaj ka rėndėsinė e saj pėr vazhdimin e kampionatit. Duke qenė se ka ende ndeshje, shpresojmė qė Pėrmetin ta lėmė pas nė renditjen pėrfundimtare dhe ky ėshtė njė nga objektivat tona. Dua tė pėrshėndes tė gjitha vajzat e ekipit pėr lojėn e mirė qė kanė zhvilluar nė kėtė sezon, pasi kemi konsoliduar vendin e tretė dhe shpresojmė pėr mė lart," - deklaron Noka.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #42  
Te vjeter 12-04-2006, 12:42
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Paratė e Promocionit, nga fondi Grand i Federatės

Paratė e Promocionit, nga fondi Grand i Federatės
Genti Spiri

Mbėshtetja e Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr Kupėn e Promocionit nė basketboll pėr meshkuj nuk do tė ketė asnjė vlerė financiare, ndaj do t'i duhet Federatės sė Basketbollit ta pėrballojė financiarisht kėtė turne. Pėr kėtė arsye, dje ėshtė zhvilluar njė mbledhje kryesie e FSHB-sė, ku ėshtė vendosur qė njė pjesė e fondit Grand tė vitit 2006 pėr kėtė federatė tė kalojė pėr Kupėn e Promocionit. "Na vjen vėrtet keq qė MTKRS-ja u tėrhoq pas mbėshtetjes qė na tha se do tė bėnte nė fillim tė kėtij viti, madje Turneu i Promocionit ishte nė projektet qė kjo ministri kishte pėr 6-mujorin e parė tė vitit. Ne zhvilluam disa takime me drejtuesit e MTKRS-sė, ku na thanė se do tė na mbėshtesnin financiarisht, por mė pas njė gjė e tillė nuk ndodhi. Tė ndodhur para kėtij fakti, vendosėm qė tė prekim njė pjesė tė fondit pėr tė pėrballuar shpenzimet e kėtij turneu, qė fillon nė fund tė majit," - u shprehėn dje anėtarėt e kryesisė pas pėrfundimit tė mbledhjes. Kupa e Promocionit zhvillohet pėr herė tė parė nė vendin tonė dhe do tė marrin pjesė 8 shtete, tė ndara nė 2 grupe me nga 4 skuadra.

Gjithashtu, nė mbledhjen e djeshme, kryesia vendosi qė tė krijojė njė komision monitorimi pėr ekipin kombėtar tė meshkujve, i pėrbėrė nga Avni Ponari, Kostandin Shkurti dhe Bashkim Milo. Kėta do tė ndjekin nga afėr ekipin kuqezi nė kėtė turne, ndėrkohė qė sė shpejti pritet tė mbėrrijė nga trajnerėt e kombėtares plani i punės dhe lista paraprake e lojtarėve. Afati i fundit qė kjo listė tė dorėzohet nė FIBA-Europe ėshtė 18 prilli, pra koha fluturon. Nė mbledhje u vendos edhe qė lojtarėt e rinj e tė reja tė aktivizohen edhe me ekipet e tė rriturave, njėkohėsisht gjatė njė sezoni. Njė debat ky shumė i pėrfolur ky kohėt e fundit, por qė mori miratimin e shumicės sė kryesisė.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #43  
Te vjeter 12-04-2006, 12:43
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Studenti-Vllaznia, gjithēka nė takimin e tretė

Studenti-Vllaznia, gjithēka nė takimin e tretė
Genti Spiri

Studenti - Vllaznia 58-68 (1-1)
(14-16, 13-14, 13-20, 18-18)
STUDENTI: Mitku (17), Topi (1), A. Laraj (7), Talelli (2), Lame (16) / Hysenagolli (9), Mansaku (5), Ivezaj (1), Lasku / Dervishi, Palushi. Trajner: A. Fagu
VLLAZNIA: Halili (10), Bėrdica (17), Nexhimi , Gjeēaj (23), Myselimi / Taraboshi (2), Omi, E. Llazani / Hadėri, Dibra, Tevia. Trajner: P. Osmani
Gjyqtarė: D. Bardhi, Sh. Bekteshi

Vllaznia fitoi 68-58 ndaj Studentit nė gjysmėfinalen e dytė tė play-off-it nė basketboll pėr meshkuj dhe merr revanshin e humbjes nė takimin e parė nė Shkodėr, duke barazuar 1-1 me ndeshje. Shkodranėt, qė dje nuk kishin se ē'tė humbisnin, kanė zhvilluar njė lojė mė tė mirė se rivali, duke bllokuar skuadrėn e Studentit, e cila ka gabuar shumė nė gjuajtje dhe ka qenė e paqartė nė organizim. Edhe Vllaznia ka bėrė mjaft gabime, por ka ditur tė shfrytėzojė mė mirė mundėsitė qė iu krijuan. Takimi, deri 60 sekonda para pėrfundimit ka qenė i hapur, ku miqtė udhėhiqnin 58-62, por nxitimi nė momentet e fundit i dha mundėsi Vllaznisė tė fitojė me 10 pikė. Sfida u karakterizua nga shumė gabime personale, 52 gjithsej (24 Studenti dhe 28 Vllaznia), ēka solli edhe shumė gjuajtje tė lira. Studenti realizoi 24 pikė nga vija e gjuajtjeve tė lira nga 58 pikė tė shėnuara gjithsej, ndėrsa shkodranėt shėnuan 25 pikė nga gjuajtjet e lira. Kjo flet qartė pėr njė lojė tė ashpėr nė mbrojtje nga tė dyja ekipet, ēka solli shumė gabime nė gjuajtje dhe njė nivel mesatar.

Studenti e udhėhoqi vetėm nė 2 momente ndeshjen, 10-9 nė periodėn e parė dhe 27-25 nė atė tė dytė, ndėrsa pjesa tjetėr e lojės ishte nėn komandėn e shkodranėve. Ndonėse kėta tė fundit nuk arritėn qė tė shkėputeshin shumė, ditėn gjithnjė tė ishin mė lart se kundėrshtari, ku u dallua Gjeēaj, shėnuesi mė i mirė me 23 pikė. Loja nis me shumė gabime, ku pas 5 minutave tė para rezultati ishte i barabartė 4-4. Por nuk mungoi rivaliteti, ku ndeshja, nė 28 minutat e para, ėshtė luajtur fort pėr ēdo pikė. Studenti arriti edhe tė barazojė nė 2-3 raste, pėr herė tė fundit nė shifrat 37-37 nė periodėn e tretė. Nga ky ēast Vllaznia shkėputet 40-50 nė mbyllje tė periodės sė tretė. Kur duhen dhe 3 minuta lojė diferenca ngushtohet 56-60, por Studenti duket qė ėshtė nė njė ditė jo tė mirė, ndėrsa shkodranėt administrojnė mirė avantazhin "e vogėl", falė qetėsisė qė tregojnė nė fushė (nga fusha dalin Karaj dhe Omi me 5 personale). Studenti, nga dėshira pėr fitore gaboi shumė, madje mė shumė seē duhej, ndėrsa Vllaznia arriti tė ruajė epėrsinė dhe tė fitojė 58-68. Tashmė, gjithēka mes dy ekipeve do tė zgjidhet nė gjysmėfinalen e tretė, ditėn e martė nė "Qazim Dervishi".
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #44  
Te vjeter 12-04-2006, 12:45
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Valbona siguron kualifikimin nė finale

Valbona siguron kualifikimin nė finale
Nderim Goci

Dinamo - Valbona 88-97 (0-2)
(16-21, 31-21, 19-31, 22-24)
DINAMO: Sėrbo (12), Saliaga (30), Domi (18), Adhamidhi , Mema (9) / Cubaj, Jakova (11), Profka (2) / Lleshi, Ceni, Abazi. Trajner: E. Ēarēani
VALBONA: E. Karaj (19), Shima (27), Kasmi (15), Bilali (20), Skanja (12) / Stevoviē (4) / Gjonaj, Madani, Gaēi, Sh. Llazani, Byberi. Trajner: A. Muhametaj
Gjyqtarė: E. Koēi, G. Cici

Valbona nė basketboll pėr meshkuj ėshtė kualifikuar pėr nė finalen e play-off-it pėr tė katėrtin vit radhazi, duke kėrkuar po pėr tė katėrtėn herė titullin kampion. Skuadra tropojane, dje ka fituar ndaj Dinamos me rezultatin 88-97, duke siguruar suksesin e dytė nė takimet gjysmėfinale e si pasojė edhe tė drejtėn pėr t'u kualifikuar pėr mė tej. Dinamo bėri mė tė mirėn e saj nė kėto dy gjysmėfinale, madje mė shumė se sa pritej, krahasuar me kampionatin, por pa mundur qė tė mundė Valbonėn. Kjo e fundit, tregoi se mbetet pretendendja numėr 1 pėr titull, ku ndonėse me pak vėshtirėsi arriti tė mundė me meritė, nė tė dyja gjysmėfinalet, Dinamon, e cila mbyll kėtu sezonin e saj.
Ndeshja do tė niste e qetė, ku skuadrat nė periodėn e parė nuk arrijnė qė tė japin mė tė mirėn e tyre. Nė fillim udhėheq Valbona, rezultati barazohet 9-9, udhėheq Dinamo, sėrish barazim 12-12 dhe perioda e parė pėrfundon 16-21 pėr Valbonėn.

Kampionėt nuk arrijnė qė tė shkėputen dhe kjo i jep mundėsi Dinamos qė tė rivalizojė, ku dallohet Saliaga nė gjuajtjet nga distanca. Blutė arrijnė tė dalin nė epėrsi 32-30, madje shkėputen 36-30. Valbona shėnon, por koshi i Saliagės nė ēastet e fundit e shkėput Dinamon 47-42 nė mbyllje tė pjesės sė parė. Minutat e para tė 10-minutėshit tė tretė ruajnė rivalitetin, deri nė 53-52 pėr Dinamon, ēast kur Valbona merr frenat e lojės dhe do tė fitonte. Perioda e tretė mbyllet 66-73 pėr kampionėt, qė e rrisin diferencėn nė periodėn e fundit, por gjithnjė pa krijuar diferencė tė madhe. Dinamo pėrpiqet mjaft, por Valbona e administron me qetėsi lojėn (nga fusha dalin Mema, Adhamidhi e Stevoviē me 5 personale) dhe fiton 97-88.

Pėrmeti, fitore tė lehtė ndaj tė kuqve
Partizani - Pėrmeti 47-85
(10-24, 7-19, 14-22, 15-20)
Pėrmeti ka fituar me lehtėsi dje ndaj Partizanit nė "Asllan Rusi" me shifrat 85-47, njė takim i vlefshėm pėr javėn e 18-tė tė kampionatit nė kategorinė B pėr femra. Pėrmetaret i kanė fituar tė katėrta periodat, duke u shkėputur gradualisht dhe duke e merituar fitoren. Partizani pėr asnjė ēast nuk rivalizoi siē duhet, ndėrkoha qė fitorja e mikeshave ishte e merituar. Njė sukses qė konsolidon pozitat e Pėrmetit nė vendin e dytė nė renditje.

Volejboll
Kryesueset nė pritje tė play-off-it
Sot do tė luhen ndeshjet e javės sė 19-tė dhe tė parafundit tė kampionatit kombėtar tė femrave nė volejboll, ku nuk parashikohet ndonjė surprizė e veēantė, duke parė duelet e kėsaj jave. Dinamo kryesuese do tė pėrballet me Studentin, ku kjo e fundit duket se tashmė e ka arritur objektivin e saj, hyrjen nė katėrshe. Teuta do tė presė Aulonėn nė "Ramazan Njala", ndeshja qė mund tė dhurojė diēka, ndėrsa Tirana do tė luajė nė "Asllan Rusi" ndaj Minatorit.

Java e 19-tė, sot
Femra - Grupi A1
DINAMO - STUDENTI 12.0
TEUTA - AULONA VOLEJ 12.00
TIRANA - MINATORI 16.00
Femra - Grupi A2
POGRADECI - PARTIZANI 12.30
KORABI - SKĖNDERBEU 10.00
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #45  
Te vjeter 12-04-2006, 12:46
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Tirana vuan shumė nė derbin me Studentin

Tirana vuan shumė nė derbin me Studentin
Genti Spiri

Tirana - Studenti 66-62
(11-16, 22-14, 15-14, 19-18)
TIRANA: Ēakiēi, E.Bujari, Pėrmeti, Kostallari, Nehani, M.Alibegaj, Plasa, G.Bujari, Zykaj, Shytaj. Tr: E.Alibegaj
STUDENTI: Ajdini, Ēapoku, Mazreku, Hoxhaj, Deliu, Shahinlli, Zeneli, Sherifaj. Tr:Mitku
Gjyqtarė: A. Kasmi, R. Shqevi

Tirana ka marrė kreun e renditjen nė basketboll pėr femra, pas fitores sė arritur dje ndaj Studentit, njė sfidė e fituar me vėshtirėsi nga basketbollistet bardheblu me rezultatin 66-62. Njė ndeshje qė deri nė fund dhuroi emocione, ndonėse niveli nuk ishte ai qė pritej. Studenti fitoi 11-16 periodėn e parė, por Tirana do tė merrte frenat e lojės nė mbyllje tė pjesės sė parė: 33-30. Loja do tė ruante tė njėjtin rivalitet edhe nė 20 minutat e dyta, ku falė lojtareve mė shtatlarta dhe me mė shumė pėrvoja, Tirana diti tė administrojė mė qetėsi epėrsinė e krijuar. Ndeshja pati edhe momente tensioni, por nė fund fitorja e bardhebluve me shifrat 66-62 ishte e merituar. Sot luhen ndeshjet Skėnderbeu-DHL (10.00) dhe Elbasani-Flamurtari (11.00).
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #46  
Te vjeter 12-04-2006, 12:47
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Vllaznia-Studenti, sot finalistja e dytė

Vllaznia-Studenti, sot finalistja e dytė
Genti Spiri

Vllaznia - Studenti 1-1 (17.00)
Formacionet e mundshme
VLLAZNIA: Halili, Bėrdica, Nexhimi, Gjeēaj, Myselimi. Trajner: P. Osmani.
Nė dispozicion: Tevija, Omi, Hadėri, Taraboshi, E. Llazani, Zusi.
STUDENTI: Mitku, Topi, A. Karaj, Talelli, Lame. Trajner: A. Fagu
Nė dispozicion: Hysenagolli, Mansaku, Lasku, Ivezaj, Palushi, Dervishi
Gjyqtarė: G. Cici, E. Koēi

Sot pasdite, nė pallatin e sportit "Qazim Dervishi" tė qytetit tė Shkodrės do tė luhet gjysmėfinalja e tretė e play-off-it nė basketboll pėr meshkuj, midis Vllaznisė dhe Studentit. Kėta tė fundit fituan para njė jave nė Shkodėr takimin e parė, por gjithēka u baraspeshua nė takimin e dytė, ku Vllaznia arriti tė fitojė nė kryeqytet. Pra, barazim 1-1 me ndeshje dhe pėr tė pėrcaktuar ekipin e dytė finalist (pas Valbonės, qė mundi nė gjysmėfinale Dinamon), do tė luhet edhe takimi i tretė midis Vllaznisė dhe Studentit. Gjithēka e hapur nė kėtė takim, ku dy nga ekipet mė tė mira tė vendit do tė luftojnė pėr njė vend nė finale. Gjyqtarė tė kėtij takimi, ashtu si njė javė mė parė, do tė jenė ndėrkombėtarėt Gentian Cici dhe Ervin Koēi.

Nė tė dy kampet impenjimi ėshtė maksimal, pėr tė fituar sot dhe pėr t'u kualifikuar. Shkodranėt do tė kėrkojnė tė pėrfitojnė nga faktori fushė, duke qenė se luajnė nė shtėpinė e tyre. Por pėrballė do tė kenė Studentin, qė shpreson tė pėrsėritė fitoren e njė jave mė parė. Pra, njė betejė e hapur deri nė minutėn e fundit, mes dy ekipesh qė meritojnė tė kualifikohen nė finale. Te Vllaznia mbetet pėr t'u verifikuar gjendja e Bėrdicės, qė nė gjysmėfinalen e sė premtes nė "Asllan Rusi" doli para kohe nga loja i dėmtuar. Ndėrsa te Studenti nuk ka asnjė dėmtim dhe skuadra ėshtė nė gjendje tė mirė. Ndeshja do tė luhet nė orėn 17.00, ndėrkohė qė ekipi qė do tė kualifikohet nė finale do tė pėrballet me Valbonėn, ditėn e premte nė kryeqytet.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #47  
Te vjeter 12-04-2006, 12:48
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Aliaj, nė "luftė" kundėr play-off-it

Aliaj, nė "luftė" kundėr play-off-it
Genti Spiri

Pas ndeshjeve tė kategorisė A pėr femra luajtur kėtė fundjavė, asnjė ndryshi