| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Basketbolli ngre sot siparin e javės sė nėntė tė tij me takimet Studenti Flamurtari pėr femra dhe Tirana Valbona pėr meshkuj. Flamurtari vjen nė takimin e kėsaj jave me autoritetin e kryesueses sė kampionatit ku nė tetė javė ka arritur tetė fitore duke triumfuar ndaj skuadarave mė tė mira tė vėndit siē janė Luftėtari kampione nė fuqi e vėndit e pėrforcuar kėtė sezon me katėr basketbolliste bullgare, Skėnderbeut dhe Tiranės. Ndėrkohė skuadra modeste e Studentit qė drejtohet pėr herė tė parė kėtė sezon nga njė emėr i ri siēėshtyė Arjan Konomi do tė kėrkojė tė bėjė tė atė qė nuk e kanė bėrė simotart e saj domethėnė tė thyejė pėr herė tė parė nė kėtė sezon skuadrėn e Flamurtarit. Njė atmosferė tjetėr inkandeshte do tė krijojė nė pallatin e sportit Asllan Rusi takimi i meshkujve midis skuadrave tė Tiranės dhe Valbonės. Njė ndeshje kjo qė vė pėrballė kampionėt nė fuqi tė vėndit basketbollistėt e Valbonės qė nuk kanė provuar ende shijen e humbjes nė tetė javė me ekipin e tiranės qė ka pėsuar njė humbje me Dinamon. Tė dy kėto takime do tė transmetohen drejtpėrsėdrejti nga ekrani i vetėm sportiv nė vėnd Telesport respektivisht femrat nė orėn 17 dhe meshjkujt nė orėn 19. Kėto janė dy takimet e para tė javės sė nėntė qė do tė pasohen nesėr me takimet e tjera ku nė tiranė pėr meshkuj do tė vihen pėrballė Dinamo- Partizani dhe Studenti me ekipin privat EDS. Ēiftet e tjerė tė kėsaj jave janė Skėndėrbeu- Elbasani Apollonia Vllaznia Flamurtari Pogradeci Ndėrsa pėr femra java plotsohet me duelet Partizani- Tirana Skėndėrbeu Apolonia Pėrmeti Luftėtari Skėndėrbeu Apolonia Elbasani- Mati. |
|
#2
| ||||
| ||||
| Basketboll Basketbolli i femrave ka pėrcaktuar ēiftet gjysėm finaliste tė kupės sė Shqipėrisė, qė janė Luftėtari- Tirana dhe Flamurtari Skėndėrbeu. Janė katėr skuadrat mnė ,tė mira tė vendit ėt5 cilat udhėheain dhe tabvelėn e rėnditkjed [pas pėrfundimit tė fazės sė parė qė janė kualifikuar nė gruopert pėrkatse. Lkėshtu nė elbasan kampionet e vėndit nė fuqi , basketbolliste Gjirokastyrite kanė arritur tė rėnditen nė vėndin e parė nė gryup duke fituar edhe nfdaj skuadrės rivale qė ishte Skėndėrberu e cila ėshtė rėnditur nė vėndin e dytė. Ndėrkohė nė Tirana ė nė Asllan Rusi kampionia e vjeshtės Flamurtari ka arritur nė tre takime Tre fitore duke spostuar legjendėn e basketbollit pėr femra Titranaėn ne vendine dytė . Nė kėtė mėnyrė pas rezulateve dhe rėnditjeve nė grupe shorti i para caktuar nga federata e basketbollit ka vėne pėrbgallė fillimisht skuadarėn e Luftėtarit me atė tė Tiranės dhe mė pas do tė ndeshen midis tyre Flamurtari me Skėndėrbeun. Gjkithashtu federata shqipater e basketbollit ka pėrcaktuar dhe vėndin ku do tė zhvillohet fejnell Fouri qė ėshtė pallati i sportit i qytet tė Vlorės . Takimet do tė fillojnė mė datė 18 dhjetor pėr tu ia lėnė vėndin finales mė datė 19 po tė kėtij muaji . Ju kujtojmė se kėtėo takime doi tė keni mundėsi ti ndiqni nėpėrmjet ekranit tė vetėm sportiv nė vėnd siē ėshtė Telesport |
|
#3
| ||||
| ||||
| SHQIPĖRIA - Kėrkon tė rikthehet basketbolli * Basketbolli i kėtushėm pėrballė atij tė Kosovės. * Pasi Shqipėria do tė marrė pjesė pas tetė vjetėve nė Kampionatin Evropian. * Ndėrkohė qė Valbona e Tropojės fiton trofeun e dytė tė vitit. * Dhe FSHB qė kėrkon tė ndryshojė?... Prej njė shkrimi tė kohėve tė fundit qė kam botuar nė revistėn "Ekskluzive VIP" me titullin "Tė shkosh nė Kosovė dhe tė gjesh basketbollin", ju kėrkoj leje tė shkėpus kėto rradhė: "...Dhe kėtu qėndron ajo qė katėr vjet mė parė unė, vizitor i vonuar 30 e sa vjet i Kosovės, as qė mund ta merrja me mend. Nė Kosovė janė rreth 40 basketbollistė tė huaj dhe pothuajse tė gjithė trajnerė tė huaj: Gjergja, Bevanda, Perinqiq, Peshiq, Kurtoviq, Vanjak. Sepse Kosova nuk do tė vonojė nė basketboll. Dhe nė zhvillimet e njė kuptimi mbarėbotėror qė ka sporti i sotėm, bie fjala trajnerėt kosovarė Agron Kurtalani apo Dervish Agaj, nuk ndjehen tė vetmuar. Po ashtu dhe moria e basketbollistėve tė rinj tė talentuar tė Kosovės, ndoshta Grapci, Thaēi, Kurti, Mehmeti, Breca, Sylejmani, Batusha, Dragusha, Ashimi, Kadrija, Bislimi, Maxhuni, Azemi, Miftari, Lila, Rugova. Brenda njė periudhe shumė tė shkurtėr, Kosova i'a ka arritur qė tė paktėn njė sport ta bėjė popullor: basketbollin. Dhe me njė nivel shumė tė lartė... Kur tė nesėrmen kam marrė "Jakovlevin" e vjetėr pėr t'u kthyer nė Tiranė dhe papritmas kam takuar prindin e njė basketbollisti, Abdulla Kasmi, i cili kishte fluturuar pėr tė parė birin e tij Sokol Kasmin, "heroin" e ndeshjes Dukagjini - Bashkimi (70-66), siē e pėrcaktonte gazeta "Kosova Sport", atėherė nė ēast mendja ime shkon te sporti shqiptar i Tiranės. Aleksandėr Damo, Bledar Gjeēaj, Sokol Kasmi, Sokol Jahollari, Dritan Mema - basketbollistė tė kryeqytetit shqiptar Tirana - sot janė pjestarė tė Dukagjinit tė Pejės, Bashkimit tė Prizrenit, Universitetit tė Prishtinės. Bujar Shehu, i vetmi trajner nga Tirana qė ėshtė nė kampionatin e Kosovės, mė thoshte kohė mė parė se klubet e Kosovės janė tepėr pėrpara atyre tė Shqipėrisė. Tash e besoj, madje qė largėsia ėshtė e jashtwzakonshme. Kosova qė vjen nga lufta, i'a ka arritur qė shumė shpejt njė sport ta bėjė popullor: basketbollin. Nė ēdo ndeshje vijnė 3000 e mė tepėr spektatorė. Kur nė ndeshjet e sportit mė popullor tė Shqipėrisė, qė ėshtė futbolli, nuk vijnė mesatarisht as rreth 2000! Ndėrsa basketbolli i Tiranės e Shkodrės luhet thuajse pa spektatorė!" Them se kjo ēka kam botuar para njė muaji qėndron edhe tash, por disi jam mėdyshas, sepse gjatė kėtyre ditėve jam gjėndur para dy befasive. E para, ka qenė befasia e marrjes vesh se pas tetė vjetėve Shqipėria do tė marrė pjesė nė Kampionatin Evropian tė basketbollit pėr meshkuj. Dhe e dyta se Valbona e Tropojės ka fituar javėn qė shkoi pėr herė tė parė Kupėn e Shqipėrisė, trofeu i dytė pėr tw brenda kėtij viti. Ndonėse ka dhe njė dukuritė tė tretė: transmetimi televiziv i ndeshjeve tė Kupės nga Telesport, ka gjetur njė jehonė nė Shqipėri, duke i ftuar spektatorėt tė vijnė nė Pallatin e Sportit "Asllan Rusi", ēka ėshtė sprovė nxitjeje. Dhe mund tė thuash se edhe nė Shqipėri kėrkon tė mbėrrijė basketbolli. 1. Nė tė vėrtetė ai ka gati 80 vjet nė Shqipėri, tė paktėn si fillime, pavarėsisht se Kampionate Kombėtare ne njohim vetėm kėta tė Pasluftės sė Dytė. Ndonėse, siē e kam shkruar me kohė, Haki Korēa - njė figurė e madhe e futbollit shqiptar - ka kėmbėngulur pak vite mė parė kur e kam intervistuar nė Toronto tė Kanadasė, se edhe Pasluftės, "ne kemi zhvilluar kampionate kombėtare tė basketbollit e tė volejbollit". Por tė qėndrojmė te tema e kėsaj jave, e cila lindi prej faktit se pas tetė vjetėsh, Shqipėria do t'i rikthehet pjesėmarrjes sė saj nė Kampionatin Evropian. Dhe kjo ngjau pikėrisht kur isha bėrė gati tė botoja shkrimin me titull: "Pėrse Shqipėria nuk ka Kombėtare tė pėrherėshme tė basketbollit". Sepse nė tė vėrtetė nuk ka. Si pėr kėte them se mė nė fund basketbolli kėrkon tė vijė. Shorti, i hedhur nė Beograd nga FIBA, e pėrcaktoi Shqipėrinė nė grupin ku bėjnė pjesė edhe Qipro, Biellorusia, Austria. Pėr histori ne jemi ndeshur me ta: 1947. Pragė. KE: Austria - Shqipėria 44-27 Austria - Shqipėria 52-17 1957. Sofje. KE: Austria - Shqipėria 58-45 1993. Zalaegerszeg. KE: Bjellorusia - Shqipėria 99-72 1995. Shkup. KE: Bjellorusia - Shqipėria 108-73 1996. Reikjavik. KE: Qipro - Shqipėri 72-63 Dhe tė gjitha, siē shihet, pėr Kampionatin Evropian (KE). Dhe tė gjitha humbje. Interesante ėshtė se kėto ndeshje, ose pjesėmarrje, janė tė ndara nė dy skajet e pakėndshme tė zhvillimit historik tė basketbollit shqiptar: nė fillimet e tij kur Kombėtarja sapo ėshtė krijuar dhe nė vitet '90 kur Kombėtarja sapo ishte shkatėrruar. Pėr tė kuptuar se ēka ka qenė Kombėtarja jonė nė vitet '40, mjaftojnė tė kujtojmė ndeshjen pėr vendet 13-14 nė Kampionatin Evropian tė 1947-tės kur Jugosllavia mundi Shqipėrinė 90-13! Kur nė ndeshjet paraprake, pėrfundimet ishin po tė kėtilla, tė paimagjinueshme pėr kah thellėsia e humbjeve. Kronologjia ėshtė thuajse "rrėnqethėse", madje tė denja pėr eciklopedinė e humbjeve mė tė thella nė sport. Tek janė: Italia - Shqipėria 60-15! Belgjika - Shqipėria 114-11! Egjipti - Shqipėria 104-19! Jugosllavia - Shqipėria 90-13! Ndėrkaq, skaji tjetėr, ai i viteve '90 i shkatėrrimit tė saj, ndonėse nuk mund tė ketė mė shifrat pionieristike tė vitit '47, siē i pamė mė sipėr, janė po tronditėse pėr tė keq, sepse i pėrkasin njė kohe tė re. Bjellorusia na mund deri nė 35 pikė largėsi, dhe na shkatėrron edhe Qipro me gati 10 pikė largėsi! Kur njė herė, mė 1978 Partizani fitonte 151-58 me kampionen e Qipros, Limasol! Kjo ėshtė shifra e jashtwzakonshme e rritjes sė paimagjinueshme tė basketbollit shqiptar nė vitet '60, '70, '80, ēka pėr fat, asnjėherė nuk u pasqyrua nė kampionatet evropiane pėr shkaqe mospjesėmarrjeje. Dhe ja vitet '90, vitet e shkatėrrimit tė basketbollit tė fuqishėm qė krijuam nė tri dekadat e mesit tė Pasluftės. Shqipėria rikthehet kėshtu, nė Kampionatin Evropian pas tetė vjetėve, sepse pjesėmarrja e fundit e saj ka qenė mė 1996, kur ėshtė mundur me 34 pikė largėsi nga Danimarka, 19 pikė nga Irlanda, 3 pikė nga Luksemburgu, 9 pikė nga Qipro, duke marrė 1 fitore tė vetme 14 pikė mbi Islandėn. Janė pėrfundime krejt tė papranueshme, por qė pasqyrojnė atw qė thashė mė sipėr: skajin e dytė, atw tė shkatėrrimit tė Kombėtares nė vitet '90 pėr shkaqe qė merren me mend, tė ngjashme pėr gjithė sportet e tjerė. E pra, a mund tė shpresojmė se nė vitet 2000' do tė mund t'i rikthehemi traditės sė tri dekadave tė mesit tė Pasluftės, atyre '60', 70', 80, kur Shqipėria, veēanėrisht pėrmes ndeshjeve me klubet, fill pas Ballkaniadės sė paharrueshme tė vitit 1965 tė humbjeve sinqerisht dinjitoze, kapi nivele tė pėlqyeshme evropiane? Kohėt e arta tė Renato Radojės, Vaso Shakės, Agim Fagut - treshja unike e basketbollit shqiptar? Me sa shihet Shqipėria sportive e ka pritur me indiferencė, marrjen vesh pėr pjesėmarrjen e saj pas tetė vjetėve nė Kampionatin Evropian! Nuk di a ėshtė botuar diku tė paktėn shorti i grupit tonė sepse nuk kam arritur ta shoh pėrsėmbari. Ēka tregon injorimin e pashembullt. Nėse ėshtė botuar diku do tė jetė punė radhėsh tė shkurtėra, tė fshehura, siē ngjet me gazetarinė tonė tashmw vėrtet jo pa deformime. Kėsisoj, prapw them se nuk ka njė arsye tė fortė pėr tė pohuar se basketbolli po mbėrrin nė Shqipėri. Jemi tė detyruar tė mbetemi deri te thėnia "se ai po kėrkon tė vijė". Dhe ende nuk dihet nėse vėrtetw vjen. Ngjitur me ne pėrvoja e Kosovės ėshtė njė mėsim i vyer. Tė huajt e atjeshėm, po nxisin basketbollin. Sponsorėt kanė gjallėruar klube tė twra. Publiku nuk gjen bileta pėr ndeshjet. Basketbolli ėshtė bėrė sporti Nr. 1, pra mbi futbollin qė atje ka nxjerrė Kujtim Shalėn e Fadil Vokrrin, Xhevat Prekazin e Fadil Muriqin. S'kemi ē'bėjmė, duhet shkuar pėr tė marrė pėrvojė edhe nė Kosovė. Basketbolli megjithatw kėrkon tė vijė nė Shqipėri. 2. Njė basketbollist, prodhim i basketbollit shqiptar, me emrin Ermal Kuqo, biri i Robert Kuqos sė famshėm tė Partizanit dhe tė Kombėtares sonė, ėshtė bėrė i pari dhe i vetmi shqiptar qė merr pjesė nė Euroligėn - gara mė e rėndėsishme e basketbollit profesionist evropian midis klubeve. Ai ėshtė thuajse titullar i Efes tė Pilsen tė Stambollit, njė nga klubet mė tė mėdhenj tė Evropės, pasi ka prekur kampionate nė SHBA. Eshtė 23 vjeē. 207 cm shtatlartė, nė 6 ndeshjet e edicionit tė sivjetėm tė Euroligės 2003-04, ai ka luajtur mesatarisht 17.52 minuta pėr ndeshje, ka shėnuar mesatarisht 7.8 pikė po pėr ndeshje. Kemi tė bėjmė me njė fenomen tė periudhės; nė tė vėrtetė, kemi tė bėjmė me sportistin shqiptar mė me arritje nga gjithė sportet e lojėrave me top, siē i quanin dikur sipas pedagogjisė sportive socialiste. Saqė patėm shpikur tė parėt nė Botė, Federatėn e Lojėrave me Dorė, e cila megjithatw i pat dhėnė njė hop tė paparė basketbollit dhe volejbollit nė Shqipėri. A ėshtė njė shenjw kuptimplotė Ermal Kuqo, i cili mendja ta do se duhet tė jetė shtylla e Kombėtares sonė nė Kampionatin e ardhshėm Evropian shtatorin 2004? Me siguri. Veēse ai ėshtė pak. Dhe nuk mund tė themi se basketbolli po vjen. Vetėm mund tė pėrsėrisim "se basketbolli po kėrkon tė vijė". Korab Llazani, drejtor nė Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, njė figurė e shquar e basketbollit kombėtar, anėtar i kryesisė sė Federatės Shqiptare tė Basketbollit dhe kryetar i Komisionit tė tė Rinjve dhe Basketbollit tė Vogėl, mė rreshton rradhazi emra basketbollistėsh shqiptarė si Kuqo, Kotrri apo Garo, kėta dy tė fundit pjesėmarrės nė Kampionatet e Universiteteve tė SHBA, duke shtuar dhe emra tė tillė si Ndoja dhe Bushati nė Itali, pa shkuar te basketbollistėt e tjerė shqiptarė tė cilėt luajnė nė Kampionatin e Kosovės, skeda me tė cilėt ėshtė kjo (shtatlartėsia, vitlindja dhe klubi): Aleksander Damo 202 cm 1970 Dukagjini Peje Bledar Gjeēaj 197 cm 1970 Bashkimi Prizren Sokol Jahollari 200 cm 1974 Universiteti P. Sokol Kasmi 196 cm 1980 Dukagjini Peje Dritan Mema 202 cm 1969 Bashkimi Prizren E pra kėsaj here me Ermal Kuqon nė krye, Shqipėria mund tė ofrojė pėrmes pesėmarrjes saj nė Kampionatin Evropian (KE), tė paktėn njė Kombėtare krejt tjetėr, shpresėdhėnėse, jo thjesht pėr tė marrė njė kualifikim tė mundshėm prej ndeshjeve tė grupit me Austrinė, Biellorusinė e Qipron, ēka duket e vėshtirė, por pėr tė vėnė gurin e parė drejt vėrtetėsimit praktik tė slloganit tonė: "Basketbolli kėrkon tė vijė!" Dhe ndoshta edhe me tė tjerė. Vėshtroni kėta emra basketbollistėsh nga Kosova. I kam pėrzgjedhur kryesisht pėr shtatlartėsinė mbi 2 metra. Dhe shumica janė tė rinj: Valon Grapci 204 cm 1974 Dukagjini Valdet Grapci 202 cm 1974 Dukagjini Blerim Mazreku 205 cm 1981 Mabetex Ngadhnjim Dragusha 207 cm 1982 Mabetex Edmond Azemi 200 cm 1980 MEB Prishtina Florian Miftari 204 cm 1983 MEB Prishtina Edmond Azemi 200 cm 1980 MEB Prishtina Bekim Maxhuni 201 cm 1970 Exclusive Fikret Handzic 210 cm 1981 Trepca Mund tė jenė edhe prej kėtyre pjesė e ardhshme e Kombėtareve shqiptare. E dini qė nuk ka mė pengesa. Kujtoni Besnik Hasin, Mehmet Dragushėn dha Lorik Canėn e Kombėtares sė futbollit. Pėr herė tė parė Shqipėria ka mundėsinė e formimit edhe nė basketboll tė njė Kombėtareje mbarėshqiptare. Kėsaj radhe me basketbollin shqiptar asgjė frymėzuese dhe frytdhėnėse nuk mund tė bėhet pa njė bashkim sportiv me basketbollin e Kosovės, edhe pse nė pamje tė parė duket diēka pasionante dhe fiktive... 3. As kaq nuk mjafton pėr tė thėnė se basketbolli erdhi. Ai vetėm po kėrkon tė vijė. Dhe nėse basketbolli nis e vjen pėrmes pjesėmarrjes nė Evropė, ai duhet ta shkelė mirė Shqipėrinė. Fundoret e Kupės sė Shqipėrisė nė basketboll javėn qė shkoi, kanė dy merita tė mėdha: Valbona e Tropojės dhe SK Tirana dhuruan njė spektakėl tejet shpresėdhėnės. Dhe erdhėn jo pak shikues. Basketbolli vėrtet qė mund tė mbėrrijė. Njė basketbollist 17-vjeēar i Sportklub Tiranės, Gerti Shima, 204 cm shtatlartė, qe njė zbulim i fundores sė Kupės. Dikush thotė se emri i tij ka shkuar deri te Cibona e Zagrebit. Ndėrkaq, Valbona e Tropojės duke fituar pėr herė tė parė Kupėn e Shqipėrisė pak muaj pas titullit tė kampionit, i vė vulėn pėrmbysėse historisė sė vjetėr tė basketbollit shqiptar. Trajneri i saj Adem Muhametaj ėshtė prova mė e re e ēudisė. Presidenti i Valbonės, Avni Ponari, mbarėshtruesi financiar dhe organizativ i kėsaj sfide tropojane, ėshtė prova tjetėr e ēudisė. Skuadra nuk luan nė Tropojė, sepse nė Tropojė tani pėr tani ėshtė vėshtirė tė jetohet, jo mė tė luhet. Por tropojasit kanė ardhur nė Tiranė dhe thirrjet "Valbona" dėgjohen natyrshėm. Mėsimi i Valbonės dhe i Avni Ponarit, qė ka ndėrtuar njė skuadėr kryesisht me basketbollistė tė ardhur, ėshtė prova e tretė e ēudisė dhe si mendėsi ngjason me pėrvojėn kosovare tė sotme tė basketbollit. Shqipėria ka nevojė tė ndėrtojė dhe tė rindėrtojė klubet e basketbollit. Sepse kur bie fjala, ndal te kėto shifra rezultatesh si Valbona - Partizani 101-55 apo SK Tirana - Partizani 103-58, apo kur nuk e dėgjon askund Vllazninė e Shkodrės apo Teutėn e Durrėsit - kampione tė shquara tė basketbollit, atėherė e kupton se basketbolli prap nuk mund tė vijė. Ai vetėm sa kėrkon qė tė vijė. ( Pėr fat Vllaznia sapo ka lėvizur: dy shqiptarė tė Malit tė Zi, Camaj (207 cm) dhe Berishaj (198 cm) - prodhim i basketbollit tė fuqishėm malazez - sapo kanė dalė nė fushė me tw). Korab Llazani mė dhuroi njė revistė tė re qė nuk e kisha parė: "Basket News", botim Federatės Shqiptare tė Basketbollit. U befasova. Kryesisht pėr inisiativėn dhe dėshirėn pėr njė kulturė tė re nė vetė FSHB. Ristrukturimi i kampionatit me 12 skuadra nė njė grup tė vetėm, ėshtė njė shenjw tjetėr i mirė. Andrea Troja nė rolin e sekretarit tė FSHB ėshtė po aq njė mendim i mirė. Federata Shqiptare e basketbollit ka nė kryesinė e saj Presidentin e Komitetit Olimpik tė Kombėtar tė Shqipėrisė, Stavri Bello, njė basketbollist i shquar. President i FSHB ėshtė njė njeri i biznesit, Marsel Skwndo dhe anėtar i kryesisė ėshtė njė tjetėr njeri i biznesit tė ndėrtimit, Ilir Trebicka, njė basketbollist i klasit tė parė tė viteve mė tė bukura tė basketbollit shqiptar. Kėta sa pėr tė dhėnė emra qė tė bėjnė tė shpresosh se njė kombinim i mbarėshtrimit tjetėr financiar dhe teknik i vetė Federatės Shqiptare tė Basketbollit, mundet qė vėrtetė ta sjellė basketbollin e bukur nė Shqipėri. Ēka nuk mund tė them se ėshtė bėrė. Po aq nuk mund tė them se pranė mjedisit basketbollistik ndodhen tė gjithė ata qė duhet tė ndodhen. Nuk e pranoj se sapo ka filluar tė formohet klani edhe kėtu. Ndonėse zėra kritikė dėgjohen aty - kėtu. Mbi tė gjitha nė mbarėshtrimin organizativo-financiar tė basketbollit, Shqipėria ėshtė me kilometra larg basketbollit nė Kosovė. Dhe shpesh tė duket disi e pėrgjumur. Duke pėrjashtuar Valbonėn e Tropojės. Rolet duket se janė megjithatw. Mungon interpretimi i tyre. Le tė shpresojmė. 4. Krejt papritmas, ditėt e fundit kam lėnė njė takim me kolegun Agron Kaja tek ai qė quhet Kėndi i Lojėrave nė Rrugėn e Elbasanit. Erdha pak pėrpara. Brenda nė kėnd ka njė bar nė natyrė. U ula, porosita njė kafe dhe po prisja duke hedhur vėshtrimin te kėndi. Vetvetiu ashtu vetėm siē isha, mė rrėmbyen kujtimet. Ky ka qenė Stadiumi i Lojėrave me Dorė "Studenti", ose Stadiumi "Studenti", siē i thonim shkurt pėr arkitekturėn e tij me tribuna rretheqark, i cili nė fund tė viteve '50 dhe deri afėr atyre '70, ka luajtur rolin mė tė madh pėr ta ngritur basketbollin shqiptar. Ne spektatorėt e parė tė tij kemi pėrjetuar me sytė tonė rritjen e pazakontė tė kėtij sporti nė kėtw amfiteatėr historik tė sporteve nė natyrė. Kėtu nė ēdo ndeshje kanė qenė shpesh deri dhe nė 4000 shikues! Hodha vėshtrimin djathtas dhe befas pashė se fusha ishte po aty, nė pėrmasat e saj. Kalova nėpėr mend episode tė pafund. Nuk ka patur vend mė tė pėrshtatshėm se sa ky pėr tė ndėrtuar njė Pallat Sporti. Krejt afėr qendrės, po dhe larg qendrės, nė njė anė qė nuk i prishte punė askujt, as lėvizjes, as arkitekturės sė kryeqytetit. Nė tė vėrtetė me shkatėrrimin e tij, kėtu ėshtė prishur njė histori e madhe pėr ne. Pallati i Sporit "Partizani" siē u thirr nė themelim, i iku Tiranės nga qendra jo se atje qe vendi i pėrshtatshėm, por sepse atje ishte i gatshėm hangari i aeroportit tė vjetėr ēka lehtėsonte ndėrtimin e tij. Sikur tė kishte burra dhe tė ndėrtonin sot kėtu njė Pallat Sporti (basketbolli) modern ku ende fusha dhe relievi e Tribunės sė "Studentit" janė thuajse po ato! Ky po, do tė ishte rikthimi i basketbollit nė zemrėn sportive tė dikurshme tė Tiranės... Nė qendėr tė Katovicės, qytetit mė sportiv tė Polonisė, kam parė duke u ndėrtuar mė 1971 Pallatin e Sportit ndėr mė tė modernėt e Evropės. Medison Skuer Garden ėshtė edhe ai nė njė pikė nevralgjike tė jetės sė New Jorkut. Prishtina e ka pallatin e sportit po aty, thuajse nė qendėr. Duhet "afruar" Pallati i Sportit "Asllan Rusi". Ose tė paktėn te Kėndi i rrugės sė Elbasanit tė vihet njė pllakė me mbishkrimin: "Kėtu ėshtė themeluar basketbolli modern nė Shqipėri". Ardhjen e basketbollit nė Shqipėri nuk mund ta sjellė gradualiteti i punėve dhe veprimeve, pra kurrsesi "sulmi gradual", por vetėm "i shpejti". U shkėputa nga "utopia". Kolegu erdhi ndėrkaq. Basketbolli kėrkon tė vijė megjithate.... Besnik DIZDARI (gazeta TEMA)
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#4
| ||||
| ||||
| Arben Fagu do tė jetė trajneri i ri ekipit tė Studentit Arben Fagu tashmė do tė jetė trajneri i ekipit tė Studentit pėr meshkuj qė do ta drejtojė skuadrėn nė fazėn e dytė tė kampionatit kombėtar tė basketbollit pėr meshkuj. Njė fazė e parė pėr ekipin e Studentit qė duhet konsideruar e pasukseshme ka bėrė qė drejtuesit e kėtij klubi tė vendosin afrimin e teknikut tė njohur Arben Fagu duke larguar nga ky post ish basketbiollistin Spartak Boshnjaku. Njė lėvizje kjo e studiuar nga drejtuesit e kėtij klubi qė kanė afruar njė nga trajnerėt mė tė njohur nė vėnd jo vetėm pėr ekipin dinamovit por edhe tė ekipit pėrfaqėsues. ARBEN Fagu tashmė njė personalitet i basketbollit nė vėnd ka marrė pėrsipėr drejtimin e njė skuadre tė re e me perspektivė. Ndėrkohė njė detyrė e vėshtirė pėr trajnerin Arben Fagu mbetet konsolidimi i kėsaj skuadre e cila ka nė pėrbėrje tė saj vetėm emra tė rinj gjė qė pa dyshim ėshtė njė minus por qė pėr vetė tekmnikun Fagu pėrbėn njė element mė shumė nė punėn e tij nė drejtim tė rritjes sė niveliut dhe njėkohėsisht tė cilėsisė sportive. Kėshtu Studenti nė basketboll pėr meskuj ėshtė skuadfra e parė qė ka bėraė njė merkato nė fuqishme nė pankinė por qė pritet tė pasohet edhe nė pėrbėrje |
|
#5
| ||||
| ||||
| Ervin Koēi Gjyqtari i kategorisė ndėrkombėtare nė basketboll Ervin Koēi ėshtė i preferuari i organit mė tė lartė tė basketbollit nė europė. Fiba i ka besuar atij tė gjykojė nė Maqedoni takimin midis Rabotniēkit vėndas dhe Apoel nikosia e Qiprois . Ky takim ėshtė i vlefshėm pėr kompeticionin Ēampions Kap men. |
|
#6
| ||||
| ||||
| Luftetari fiton Superkupen e Shqiperise ndaj Flamurtarit Vajzat basketbolliste te ekipit te "Luftetarit" shpallen fituese te Superkupes se Shqiperise. Ne ndeshjen e se merkures me ekipin e Flamurtarit gjirokastritet fituan me rezultatin 153-22. Vendaset nuk hasen asnje lloj veshtiresie pasi kundershtari, Flamurtari u paraqit ne ndeshje pa lojtaret titullare por me kampionet e moshave. Pjesa e pare u mbyll me rezultatin 36-2 ne favor te gjirokastriteve. Kjo epersi vazhdoi edhe ne pjesen e dyte me 72-2, pjesa e trete perfundoi 115-10 dhe e gjithe loja perfundoi me rezultatin 153 -22 ne favor te gjirokastriteve. Per "Luftetarin" shenuesja me e mire ishte K.Popjankova me 32 me pas vijne Cekic dheV.Popjankova me 25 pike, Moceva 20, Hristova 22 dhe Sotiri 13 pike, etj. Ne ceremonine e mbylljes kryetari i bashkise se Gjirokastres Flamur Bime i dorezoi kupen kapitenes se "Luftetarit" Llukani. Pas ndeshjes trainieri Thoma Kuci pohoi per "Korrierin" se, fitoria e Superkupes fale lojes se basketbollisteve gjirokastrite ishte e padiskutueshme, Luftetari keshtu seleksionoi trofeun e tij te shtate ne histori e te gjitha keto ne 3 sezonet e fundit perfshi kete ne vazhdim.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#7
| ||||
| ||||
| Kombėtarja e basketbollit mblidhet pėr Europianin Pėrfaqėsuesja shqiptare e basketbollit nis seleksionimet pėr Turneun e Promocionit qė zhvillohet nė Maltė. Mė pas skuadra do tė fillojė serinė e ndeshjeve eliminatore tė Kampionatit Europian pėr Divizionin B. Pėr kėtė arsye trajnerėt Avrami e Fagu kanė nisur tė hėnėn grumbullimin e parė me lojtarė qė luajnė nė kampionatin shqiptar, duke zhvilluar stėrvitje nė pallatin e sportit "Asllan Rusi". Nė kėtė stėrvitje morėn pjesė 17 basketbollistė tė ekipeve mė tė mira tė kampionatit si Tirana, Valbona, Dinamo, etj. Ekipit kombetar do t'i bashkohen edhe basketbollistė qė luajnė jashtė vendit, kryesisht nė kampionatin e Kosovės. Kombetarja e basketbollit do tė marrė pjesė fillimisht nė Turneun e Promocionit, qė zhvillohet ēdo vit nė Maltė dhe me pas nė eliminatoret e Kampionatit Europian, nė Divizionin B. Ekipi shqiptar ndodhet nė grupin C bashkė me ekipet e Austrisė, Belarusit dhe Qipros. Duhet thėnė se gjatė viteve tė kaluara Kombėtarja jonė e basketbollit ka arritur rezultate tė dobėta pėrballė kundėrshtarėve respektivė.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#8
| ||||
| ||||
| Vllaznia Vllaznia nė basketboll pėr meshkuj nė pėrgatitjet e fundit pėr fazėn e dytė tė kampionatit. Skuadra e cila drejtohet nga mjeshtri i njohur Petrit Osmani ėshtė pėrballur nė njė takim miqėsor me ulqinakėt e Riverės, sfidė tė cilėn e kanė fituar me rezultatin 86-77. Me shumė se rezultati trajneri shkodran ėshtė i kėnaqur nga loja e zhvilluar nga tė pėrzgjdhurit e tij dhe beson se njė gjėndje e tillė do tė shfaqet edhe nė takimin e parė ndaj Partizanit dhe sikundėr ēdo kundėrshtari kuqeblutė do tė kėrkojnė fitoren .Megjitahtė synimet e Vllaznisė pėr kėtė edicion janė modeste. Trajneri Osmani duke njohur mirė forcėn dhe mundėsitė e skuadrės sė tij shpreson nė njė pėrfshirje nė fazėn e plei-offit dhe renditje nė katėr ekipet mė tė mira. Njė gjė e tillė pasi objektivat e kuqebluve janė afatgjata, duke startuar nga edicioni i ardhshėm. Afrimi i disa sponsorėve pranės skuadrės do tė bėjė tė mundur qė me ngjyrat e Vllaznisė nė sezonin e ri tė luajnė tė gjithė basketbollistėt shkodranė, qė aktualisht luajnė nė ekipet e tjera. Nė rast tė sė do tė realizohet njė sipėrmarrje e tillė, atėherė pėr Vllazninė, synimi i vetėm do tė jetė titulli kampion.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#9
| ||||
| ||||
| Basketboll-Femra. Janė luajtur dje ndeshjet e dyta gjysmėfinale tė play-off-it Skėnderbeu - Flamurtari 137-71 Flamurtari ėshtė ndalur dje nė Korēė (137-71 pėr Skėnderbeun) nė ndeshjen e dytė tė play-off-it nė basketboll pėr femra, madje me shifra tė thella. Skėnderbeu u ka kthyer viston vlonjateve, tė cilat menduan mė shumė pėr ndeshjen e tretė nė Vlorė sesa pėr sfidėn nė "Tamara Nikolla". Flamurtari ka mbėrritur dje nė Korēė 15 minuta para fillimit tė takimit, ku nė krye tė ekipit ka qenė zv.trajneri Vladimir Birēe sė bashku me 6 lojtare tė reja. Gjithsesi, Skėnderbeu i trajnerit Kostani nuk ka lėshuar pėr 40 minuta nė fushė, madje shifrat janė thelluar qė nė dy periodat e para. Pėr Skėnderbeun, formacioni ka qenė mė i miri, ndėrkohė qė nė ēaste tė caktuara janė aktivizuar edhe vajzat e reja. Vetėm njė herė do tė barazohej rezultati, ku pas shifrave 12-12 Skėnderbeu nuk ndalet mė. 34-24 do tė pėrfundonte perioda e parė, ku protagonistet kryesore janė Shehu e Plasa pėr Skėnderbeun, ndėrsa Hila pėr Flamurtarin ka shėnuar 4 gjuajtje pėr 3 pikė. Nė periodėn e dytė, korēaret nuk kanė mė "mėshirė" pėr Flamurtarin, kur shifrat shėnojnė 70-37 nė pėrfundim tė 20 minutave tė para. Edhe nė periodėn e tretė, pėrveē lojtareve mė tė mira tė Skėnderbeut, aktivizohen edhe Kacori, Pambuku, Nuredini e Seferi, ndėrsa pėr Flamurtarin rezerva e vetme nė stol, Hoxha, nuk hyri asnjėherė nė fushė. Shifrat do tė thelloheshin edhe mė shumė, madje me plot 50 pikė do tė pėrfundonte perioda e tretė, 103-53. Edhe nė periodėn e katėrt, korēaret vazhdojnė tė mendojnė pėr tė thelluar diferencėn, ndėrkohė qė Demiraj e Hila pėr Flamurtarin kundėrpėrgjigjen nė disa raste. Pėrfundimisht, 137-71 pėr Skėnderbeun, qė nė kėtė mėnyrė barazon fitoret nė 1-1 me Flamurtarin. Prej shumė vitesh, korēaret nuk fitonin me njė diferencė tė tillė ndaj Flamurtarit, ndėrkohė qė do tė paraqiten tri ditė mė vonė nė pallatin e sportit nė Vlorė, pėr ndeshjen e tretė gjysmėfinale tė play-off-it.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#10
| ||||
| ||||
| Kampionet kėrkojnė titullin e tretė Studenti - Luftėtari 53-66 (0-2) Luftėtari e Studenti nė basketboll pėr femra kanė kryer angarinė e fundit pėr kėtė sezon (tani e tutje gjithēka kthehet nė njė "betejė" pėr kampionet), teksa janė pėrballur mes tyre nė njė sfidė qė vlente mė shumė pėr statistikė. Gjirokastritet kanė fituar 66-53 ndaj kryeqytetaseve, duke siguruar kualifikimin pėr nė finale. Sfida e djeshme ishte pa grintė, ēka bėri qė edhe emocionet e rivaliteti tė mungonin. Gjithsesi, ndeshja do tė kujtohet pėr disa shifra tė saj tė veēanta. Kėshtu, 17 pikėt e Luftėtarit nė periodėn e parė i shėnuan vetėm dy lojtare, Hristova 8 dhe K. Popjankova 9. Moceva, gjatė 34 minutave lojė qė luajti, nuk gjuajti asnjėherė nė kosh, duke u shėrbyer mjaft mirė kolegeve tė saj. Ndėrsa te Studenti shėnuan tė gjitha lojtaret, ēka tregon se trajneri Greva u dha mundėsi tė gjitha basketbollisteve tė aktivizoheshin. Sa pėr statistikė, perioda e parė u mbyll 17-7 dhe pjesa e parė 27-20, ndėrsa perioda e tretė 47-34, gjithnjė pėr Luftėtarin. Studenti vetėm nė minutat e para tė ndeshjes udhėhoqi deri nė 7-6 dhe nė fillim tė pjesės sė dytė arrin ta ngushtojė diferencėn 31-30. Ndėrsa pjesa tjetėr e ndeshjes flet pėr Luftėtarin, qė tashmė mendon pėr finalet, ndėrsa kampionati i Studentit mbyllet kėtu.
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |
|
#11
| ||||
| ||||
| Drejtuesit e kombėtares sė meshkujve shprehin planet e tyre Trajnerėt e ekipit kombėtar nė basketboll pėr meshkuj kanė dalė dje paradite nė njė konferencė pėr shtyp, ku kanė shprehur planet e tyre pėr pjesėmarrjen e Shqipėrisė nė Kampionatin Evropian tė Basketbollit. Trajnerėt janė shprehur se do tė kėrkojnė tė bėjnė njė paraqitje sa mė tė mirė nė kėtė turne. Por, sipas tyre, gjithēka do tė varet nga fakti nėse do tė mbėrrijnė tė gjithė lojtarėt e kėrkuar nga trajnerėt. Kėshtu, nė njė listė me 24 emra tė thirrur pėr Turneun e Promocionit, 10 prej tyre luajnė jashtė Shqipėrisė. Nėse kėta lojtarė japin konfirmimin e tyre pėr pjesėmarrje, atėherė dhe synimet e ekipit tonė kombėtar nė kampionatin evropian do tė jenė mė tė mėdha. Pėr kėtė arsye, Turneu i Promocionit do tė jetė njė test me mjaft vlera, ku do tė provohen tė gjithė lojtarėt e grumbulluar. Ndėrkohė, trajnerėt Avrami, Fagu e Kuqo u shprehėn se kanė rėnė dakord me FSHB-nė pėr tė zhvilluar disa grumbullime deri nė shtator, kur do tė fillojė evropiani. I pari do tė kryhet nė periodhėn 17-22 maj, kur tė grumbullohet kontigjenti prej 24 basketbollistėsh. Mė pas, nė prag tė Turneut tė Promocionit, do tė zhvillohet grumbullimi i parė i rėndėsishėm, duke u pėrzgjedhur elementėt mė tė mirė. Njė tjetėr grumbullim (mendohet 1-javor) do tė kryhet nė muajin korrik pėr tė parė gjendjen e sportistėve. Ndėrsa nė prag tė evropianit (muajin gusht) do tė zhvillohet grumbullimi pėrfundimtar, ku mendohet se do tė jenė tė gjithė sportistėt e thirrur nga trajnerėt e kombėtares. Po gjatė kėsaj periudhe, pritet qė tė zhvillohen disa ndeshje miqėsore me ekipe tė vendeve fqinje, si pėr tė testuar kombėtaren ashtu dhe pėr tė promovuar kėtė turne nė Tiranė. Lojtarėt Gjatėsia Mosha Skuadra Ermal Kuqo 2.08 24 Efes Pilsen Arvin Kotri 2.04 23 USA Gerti Shima 2.02 18 Tirana Aleksandėr Damo 2.00 34 Drita Dritan Mema 2.00 35 Dinamo Bruno Daliu 2.00 19 USA Marlin Sukaj 2.04 24 Roma (kat.D) Erin Hasani 2.06 19 Tirana Alfred Biberaj 2.04 25 Valbona Bledar Gjeēaj 1.96 32 Vllaznimi Afrim Bilali 1.98 24 Valbona Vildan Mitku 1.96 20 Tirana Jani Konomi 2.04 18 DAF Reinaldo Kacori 1.98 20 Skėnderbeu Ardian Domi 1.99 20 Dinamo Arionel Lame 1.96 20 Tirana Real Vorfa 1.98 20 Valbona Sokol Jahollari 1.96 24 Drita Klaudio Ndoja 1.97 19 Casalpulstrelegno Adrian Selmani 1.86 34 Tirana Erkand Karaj 1.88 23 Tirana Franko Bushati 1.88 19 Stela Azzura Elton Saliaga 1.88 27 Dinamo Marlen Gjeli 1.88 21 Valbona Lojtarė tė mundshėm Saimir Shaptahoviē 1.76 23 BpB Prishtina Fation Miftari 2.04 23 BpB Prishtina Edmond Azemi 2.01 24 BpB Prishtina Orion Garo 2.09 24 Dakota Trajnerė: Roland Avrami, Arben Fagu, Artan Kuqo
__________________ Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im. |