Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Bota e Sportit | Sporti Shqiptar

Atletika

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 05-01-2004, 19:10
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Atletika

Atletja e madhe (5 here kampionia e Shqiperise dhe 2 here e Greqise ne hedhjen e shtizes) por ēuditėrisht e heshtur Vojsava Lika, vajza shqiptare qė pėrfaqėson nė Greqi klubin e njohur Panelinios, por qė e ka pėr nder qė ėshtė malėsore nga Shqipėria. Vojsava, qė tė gjithė jetėn ia ka kushtuar sportit ka njė ėndėrr: Tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Olimpiadėn e Athinės.

Eshtė krenare pėr ato qė ka arritur. Njė vajzė nga Gjormi ka plotėsuar thuajse ēdo objektiv sportiv tė jetės sė saj. Ka dalė kampione me Shqipėrinė, kampione me Greqinė dhe kampione e ballkanit. Veē kėtyre ajo ka zėnė vende nderi nė tė gjitha veprimtaritė ndėrkombėtare qė ka marrė pjesė. Kjo ėshtė pra atletja e madhe por ēuditėrisht e heshtur Vojsava Lika, vajza shqiptare qė pėrfaqėson nė Greqi klubin e njohur Panelinios, por qė e ka pėr nder qė ėshtė malėsore nga Shqipėria. Vojsava, vajza e cila ka bashkuar nė njė krenarinė me sukseset ndjen se nuk ėshtė kėnaqur plotėsisht me ngrohtėsinė e nėnės, pasi qė nė moshėn 14-vjeēare ajo ėshtė larguar nga shtėpia pėr tė vazhduar shkollat sportive. Vojsava, qė tė gjithė jetėn ia ka kushtuar sportit ka njė ėndėrr: Tė pėrfaqėsojė Shqipėrinė nė Olimpiadėn e Athinės. A do tia arrijė vallė?. Sigurisht qė jo gjithēka varet prej saj. Nė Greqi asaj i janė krijuar tė gjitha kushtet e megjithatė nė Olimpiadė premtoi rezultatin surprizė pėr vendin amė. Po Shqipėria a don tia plotėsojė dot dėshirat asaj?. Ndėrsa Olimpiada po afron gjithēka e ngrohtė, ēuditėrisht duket e akullt. Vojsava do tė pėrfaqėsojė nė Olimpiadė njė shtet.Dėshira e saj ėshtė Shqipėria. Nė mos u realizoftė kjo, ajo do tė mendojė pėr tė pėrfaqėsuar dikė tjetėr. Disa oferta tashmė i janė bėrė. Si do tė rrjedhin ngjarjet?, askush nuk e di. Por ndiqni intervistėn ekskluzive qė ajo dha kėto ditė pėr "Gazetėn e Athinės":

Si e filluat sportin?
Si tė gjithė tė tjerėt. Kam marrė pjesė nė tė gjitha aktivitetet qė bėnim nė shkollė, nė shkallė rrethi etj.

Ishe e prirur pėr atletikėn?
Jo. Isha e prirur pėr tė gjitha llojet e sportit. Luaja gjithēka, madje edhe futboll.

Si arritėt tė dilni nga "kufijtė" e fshatit?
Nė aktivietet, qė bėnim nė rrethet, vėzhgues tė ndryshėm pasi mė panė, mė thanė qė tė paraqitesha pėr tė dhėnė normat nė shkollėn e mjeshtrisė sportive nė Durrės.

Kur ndodhi kjo?
Nė vitin 1985.

Nuk besoj se patėt problem me marrjen e normave?
Jo, nuk ishin gjėrat ashtu siē mi kishin thėnė.Kishte shumė vėshtirėsi dhe unė nuk i mora normat.

Ēfarė bėtė pastaj?
Kėmbėngula shumė. Isha e bindur pėr tė marrė normat. U futa dy-tre herė derisa mė nė fund ia arrita qėllimit.

Ēfarė moshe kishit atėherė?
14-15 vjeēare.

A ishte e vėshtirė pėr njė vajzė malėsore tė merrej me veprimtari sportive?
Patjetėr qė kishte vėshtirėsi. Po unė si Sava kam pasur gjithnjė mbėshtetje nga prindėrit e mi ndėrsa ka pasur edhe vajza tė tjera, qė megjithėse kanė pasur talent nuk kanė arritur tė realizojnė dėshirat e tyre. Dhe kėtu kanė influencuar njė sėrė faktorėsh.

A tė kujtohet gara e parė e atletikės?
Gara e parė ka qenė 800 metra. Unė pėrfaqėsova Shkollėn e Mjeshtrisė tė Durrėsit dhe zura vendin e parė.

Keni marrė pjesė nė garat e vrapimeve, nė basketboll, volejboll etj, po si u lidhėt me shtizėn?
Njė grup vajzash, tė cilat mesa duket ishin mėrzitur me hedhjen e shtizės dhe po e mbanin nė dorė dhe mė thanė: "Sava hidhe edhe ti njėherė"?.E mora shtizėn dhe e hodha. Mirėpo njė trajneri, i cili po mė ndiqte nė veprimet e mia, i kishte pėlqyer hedhja ime e shtizės. Unė nuk dija gjė dhe po rrija nė dhomė.Mė vinė 2-3 vajza dhe mė thonė se tė kėrkon trajneri. Madje ata mė kėrcėnuan sepse po tė mos shkoja do tė mė pėrjashtonin nga shkolla e mjeshtrisė. Edhe kjo mė duhej. Mė hyri frika. Fillova tė qaj.Mė nė fund shkova.

Pėr cilin trajner ishte fjala?
Pėr trajnerin e hedhjes sė shtizės Enver Mysja.

Mė pas?
Trajneri mė pyeti:"Pėrse e hodhe shtizėn?, Pėr qejf i thashė. Hidhe prap, mėtha. E hodha. Nesėr e mbrapa do tė vish tek unė tė stėrvitesh. Ai bisedoi me trajnerin tim tė garave Eqerem Bylykbashi dhe fillova tė stėrvitem nė garėn e hedhjes sė shtizės. Pas njė muaji stėrvitjeje dal kampione kombėtare nė hedhjen e shtizės. Mė duket se ishte viti 1987. Dua tė them se nuk bėra kurrė garė me moshat e mia.

Sa ka qenė largėsia, qė ju e keni hedhur shtizėn atėherė?
53 metra e 30 centimetra.

Sa vjet keni dalė kampion nė Shqipėri?
5vjet.

A e keni pėrfaqėsuar Shqipėrinė nė aktivitetet ndėrkombėtare?
Kam qenė nė njė miting tė organizuar nė Angli, nė vitin 1993, ku merrnin pjesė disa nga atletėt mė tė mirė tė botės si Karl Ljuis etj.

Ēfarė vendi zure?
U zhvilluan garat nė Londėr, Birmingam, ku unė zura vendin e tretė.lshte diēka e jashtėzakonshme pėr mua.

Pas Londrės erdhėt nė Greqi?
Jo, u ktheva nė Shqipėri. Pėr tė qenė e sinqertė me ju, dua tė ju them se doja tė rrija nė Londėr. Ata donin tė mė mbanin atje, por nuk mė la trajneri.

Me ēfarė ekipi ishit nė Shqipėri?
Me asnjė ekip. E lashė sportin. Vazhdova punėn si arsimtare nė njė fshat tė rrethit tė Krujės, qė quhet Thumanė.

Cila ishte arsyeja?
U mėrzita shumė pas kthimit nga Anglia. Tė them tė drejtėn pėsova njė shok tė tmerrshėm. Edhe tani kur e kujtoj atė rast mė ngrihet mishi kokėrr, ja shikojeni. Ndoshta ishte hera e parė, qė kisha dalė jashtė shteti dhe Londra mė befasoi. Aq dėshirė kisha tė rrija atje sa nuk ka.

A erdhi njeri tju kėrkojė tė ktheheshit nė sport sepse ishit njė artlete e madhe, qė ,pėrfaqėsonit vendin?
Jo, nuk erdhi askėrkush.

Ēfarė bėtė mė tej?
Nė vitin 1996, meqė kisha edhe disa kushėrinj Greqi, erdha nė Athinė.

E patėt tė vėshtirė?
Shumė.

Si shkuat tek klubi sportiv Panelinios?
Krejt rastėsisht. Njė djalė i dajės i thotė njė tė njohuri tė tij grek se unė kisha mbaruar dy shkolla fizkulture, kisha qenė kampione e Shqipėrisė nė hedhjen e shtizės dhe kisha marrė pjesė nė disa takime ndėrkombėtare. Ai mė pa njėherė dhe pastaj mė tha qė tė paraqitesha nė klub.

Pastaj?
Shkova nė klub. Bėra njė provė dhe e hodha shtizėn nė kufinjtė e 47 metrave. Ata mė pėlqyen. I thashė se sportin e kisha lėnė pėr 3 muaj dhe nuk i tregova qė kisha 3 vjet qė nuk merreje me tė.Megjithatė ata mė pranuan. Mė krijuan tė gjitha kushte; pagesat, hotelin. lu ktheva me shumė dėshirė stėrvitjes.

Kur keni marrė pjesė pėr herė tė parė nė kampionatet greke?
Garat e para i kam bėrė nė prill tė vitit 1997. Aty ishte edhe Mirela Manjani. Atėherė e hodha shtizen 51 metra. U kėnaqėn tė gjithė. Dola nė vendin e dytė. Pas kėsaj gare shkova nė Stamboll pėr tė pėrfaqėsuar Greqinė nė kampionatin e klubeve kampione. Zura vendin e dytė.

Kanė kaluar plot 6 vjet, qė keni shkelur kėmbėn nė tokėn helene. Cilat janė trofetė qė keni fituar nė Greqi?
Ēdo vit unė kam zėnė vendin e parė ose tė dytė.Dua ta theksoj se kam zėnė vend tė parė kur nė kampionat nuk ka marrė pjesė Mirela.

Cili ka qenė viti mė i sukseshėm pėr ju?
Ky qė jemi, viti 2003.

Pėrse?
Sepse gjatė kėtij viti kam dalė kampione e Greqisė dhe kampione e Ballkanit.

Cilat ishin rezultatet tuaja nė kėto veprimtari?
60.07 metra.

Po nė Ballkaniadė?
Po ai rezultat, 60 metra.

Jeni aktivizuar me ekipet greke gati njėherėsh me Mirela Manjanin. A e njihnit mė pėrpara Mirelėn?
Posi. Unė kam mbaruar shkollėn nė Durrės dhe jam stėrvitur nga i njėjti trajner Enver Mysja. Madje ka pasur raste qė jemi stėrvitur edhe sė bashku.

Ēfarė pėrshtypje kishit nga takimi juaj i parė nė Greqi?
U takuam nė garė. Unė pėrfaqėsoja Panelinion dhe Mirela Olimpiakosin.

Ēfarė marrėdhėniesh keni tani me Mirelėn?
Tė ftohta.

Cila do tė jetė e ardhmja e Vojsavės nė Greqi?
Kėtė vit them se do tė jetė njė bum i madh.

Cili ka qenė kujtimi mė i bukur nga garat qė keni zhvilluar?
Kujtimet mė tė bukura i kam nga Shqipėria.

I keni realizuar tė gjithė objektivat qė i keni vėnė vetes?
Besoj se po.

Olimpiada e Athinės 2004 po afron. Kė do tė pėrfaqėsoni?
Dėshira ime ėshtė tė pėrfaqėsoj Shqipėrinė.

A keni kontaktuar me drejtuesit e federatės sė atletikės?
Po.Mė parė me Artan Shytin, mė pas me Ajet Toskėn etj, por nuk kam ndonjė pėrgjigje konkrete.

Si e ndjeni veten nė Greqi?
Mjaft mirė. M'i kanė krijuar tė gjitha kushtet me shtėpi, pagė ushqim, stėrvitje. Dhe me mua sillen shumė
mirė.

Ndjeheni greke?
E kam pėr nder qė jam malėsore nga Shqipėria.

Nėqoftėse nuk do tė pėrfaqėsoni Shqipėrinė, ke do tė pėrfaqėsoni?
Unė pres tė bisedoj me drejtuesit e federatės shqiptare tė atlektikės dhe nėqoftėse nuk biem dakord, kam mjaft kėrkesa tė tjera. Jam zotuar qė nė garat e muajit prill ta hedh shtizėn nė kufinjtė e 64 metrave. Me kėtė rezultat kush ai shtet qė nuk mė merr.

Ky vit ka qenė i mbarė pėr ju sepse jeni shpallur edhe kampione e Greqisė, por edhe kampione e ballkanit. Cilat kanė qenė sukseset tuaja gjatė viteve tė tjerė?
Nė Shqipėri pėr 5 vjet kam qenė kampione e vendit. Ndėrsa nė Greqi kėtė sukses e kam arritur nė vitet 1999 dhe 2003. Nė tė gjitha vitet e tjera kam qenė e dyta. E tillė kam qenė edhe nė veprimtaritė ndėrkombėtare, qė kam marrė pjesė.

Atėherė suksese tė mėtejshme.
Ju faleminderit!.

Pasaporta e Vojsava Likės
Emri: Vojsava
Mbiemri: Lika
Datėlindja: 27 qershor 1970
Vendlindja: Gjormė tė rrethit tė Laēit
Shenja sipas horoskopit: Binjakėt
Gjatėsia: 1 metėr e 70 centimetėr
Pesha: 70 kilogramė
Imazhe te Ngjitura
Lloji i Skedarit: jpg vojsavalika.jpg (7.6 KB, 65 vezhgime)
__________________
Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 14-01-2004, 16:28
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore Atletik !

Te rejat nga ''Atletika''
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 14-01-2004, 16:29
Minifotoja e anetarit AlbShkodra
Anetare Nderi
 
Reg: 11-09-03
Lokalizimi: Londer
Postime: 5,425
Kryesore

Klodiana Shala

Rekordmenias e vėndit Klodiana Shala ka pėrmirsuar rekordin e saj nė garėn e 400 metrave me kohėn 55.84 nga 56.82 qė ishte.

Atletja e talentuar e klubit sportiv Tirana e ka arritur kėtė rezultat nė salla tė mbyllluar anė Greqi vėndin ku ajo po vazhdn pėrgatitjet.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
atletika

« Karate' | Tennis »
Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 03:00.




Parajsa Shqiptare