Total: (110,051) Pershendetje Vizitor | Regjistrohuni | Ndihme | Na Shkruani
Parajsa.com Forumi
... komuniteti i shqiptareve

Kendi i Reklamave


Tregoni rezultatet 1 ne 26 nga 26
  1. #1
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon25 Lojrat Olimpike

    Te tensionuar, te etur per fitore, teper ambicioz dhe te denje per tu vleresuar .
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  2. #2
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon15 Basketboll!

    Nxehja eshte bere, loja ka filluar dhe po behet gjithmone me e ashper, talenti, forca e karakterit, vullnetit dhe ambiciez duket gjate gjithe kohes. Djerse, ego, potence, force dhe egersi, cdo gje eshte per tu vleresuar!
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  3. #3
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Kryesore Boksi!

    Boksi profesionist, pergatitje e larte fizike, mendore dhe psiko-emocionale .
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  4. #4
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon15 Baseball!

    Ndersa gjuan topin me shkop, e di se ajo fitore eshte per te gjithe tifozet dhe fansat .
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  5. #5
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon15 Volejboll ne plazh!

    Me shume emocione, me shume gjalleri, me shume ajer te paster, me teper konkurence
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  6. #6
    Minifotoja e anetarit Administratori
    Administratori eshte Jashte Linje Administratori Pedestrian Killer Champion
    Reg
    06-07-02
    Lokalizimi
    Chicago
    Postime
    2,935
    Faqe ne Ditar
    10
    Images
    2408

    Icon15 Hedhje nga trapolina!

    Jete, gjalleri, shkathtesi, levizje aerobike dhe marramendese .
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Always be yourself, express yourself, have faith in yourself, don't go around looking to duplicate a successful personality.

  7. #7
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Medaljet.

    Medaljet per Athina 2004 u bene te njohura korrikun e kaluar ne Prage. Ana e perparme e medaljeve te 2004 u ndryshua per here te pare qe prej Lojrave Olimpike qe u zhvilluan ne Amsterdam ne 1928. Tipari kryesor i tyre eshte paraqitja e karakterit grek i treguar ne te dyja anet, qe mbart vlera te vecanta, qe prej koheve te vjetra e deri me sot, duke reflektuar karakterin e Heleneve. Qellimi i organizatoreve te Athina 2004 ishte modifikimi i pjeseve kryesore te medaljeve dhe te perfshinin elemente greke qe nxjerrin ne pah ndryshimin qe kane pesuar keto lojra nga zanafilla deri ne kohet moderne. Athina 2004 kerkoi qe te perfshinin perendite dhe qendra antike e Athines ne dizajn. Greket e vjeter besonin ne perendine Nike si perendia qe personifikon fitoren ne stadium ashtu si ne nje fushe beteje. Sipas mitologjise, Zeusi e dergoi ate ne Toke per te kurorezuar fituesit. Zbulimet treguan se Nike shfaqej gjithmone me krahe, duke zbritur nga qielli per te dorezuar medaljet e fitores. Medaljet e Athina 2004 do te kene te gdhendur ne njeren ane te medaljes perendine Nike qe zbret ne stadium per te kurorezuar kampionin, ndersa ne anen tjeter ai eshte i pranishem brenda stadiumit te Panathinaikos, stadiumi ku u linden lojrat olimpike ne 1896. Nga lashtesia thuhej se Nike kur jepte medaljet ulej dhe mbante ne njeren dore nje kalli misri dhe nje kurore lulesh ne tjetren. Nderkohe qe pjesa e pasme e medaljes ka tre elemente, flaken e perjetshme e Olimpit e cila kalon ne 5 kontinente, pishtarin dhe atletin.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  8. #8
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Pampuri, heroi i vetem shqiptar i lojerave olimpike

    Rekordet vendosen per t'u thyer, por jo rekordi olimpik i Ymer Pampurit. Ne pjesemarrjet e saj modeste ne Lojerat Olimpike, Shqiperia ruan nje rekord, qe ka mbetur dhe do te mbetet gjithmone i pathyer. eshte rekordi i Pampurit, ne peshengritje, ne stilin e forces. Ne Olimpiaden e Mynihut, me 1972, peshengritesi shqiptar mori pjese ne stilin e forces, nje stil qe tashme nuk ekziston me, dhe pikerisht per kete arsye rekordi i tij do te qendroje gjitmone ne fuqi. Me 29 gusht 1972, Pampuri arriti te ngrinte lart peshen 127.5 kilograme. Nje peshe qe i siguroi sportistit 27-vjecar nga Tirana rekordin olimpik, por jo medaljen e arte. Pampuri nuk shkelqente ne dy stilet e tjere, shtytje dhe shkeputje, qe jane edhe sot. Keshtu, ne trigaresh, ai u rendit vetem i nenti dhe medaljen e arte e mori bullgari Nurikian. Edhe pse rekordi Olimpik i Pampurit jeton per shkak te heqjes se stilit te forces, asgje nuk ia ul vlerat vendosjes se tij ne Olimpiaden '72, nje fitore e madhe dhe e merituar.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  9. #9
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Sportistet Tane Ne Olimpiade:

    ATLETIKE

    Emri: KLODIANA
    Mbiemri: SHALA
    Gjinia: F
    Data e Lindjes: 22.08.1979
    Vendi i Lindjes: Tirane
    Sporti: Atletike - 400m & 400m pengesa
    Gjatesia: 163
    Pesha: 51 Kg

    Ka filluar karieren e saj sportive ne vitin 1993 kur ishte 14 vjec.
    Ka marre 4 Medalje Ari neper takimet Nderkombetare, Dy here nenkampione e Ballkaniades, 12 rekorde Kombetare per te reja, 7 Rekorde Kombetare ne salla te mbyllura (indoor) dhe 4 Rekorde kombetare ne outdoor.

    Rezultate:
    Ne garen e Indoor Athine 22 Shkurt 2003 arriti rezultatin 56.82s (rekord Kombetar ne Salla te mbyllura.
    Ne kampionatin Ballkanik me salla te mbyllura ne Athine zuri vendin e dyte (medalje argjendi) me rezultatin 54.46s.
    Ne Kampionatin Boteror te Budapestit ne 5 Mars 2004 arriti rezultatin 54.62s dhe u rendit e 17 ne bote.

    ATHINE MEETING (INDOOR) 400m 55.86
    ATHINE BALLKANIK (INDOOR) 400m 54.46
    BUDAPEST BOTEROR (INDOOR) 400m 54.62
    KALLAMATA MEETING (Papaflesi) 400/p 57.67
    EDESA MEETING 400m 53.82
    NOVI SAD EUROPE CUP 200m 24.34
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  10. #10
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Sportistet Tane Ne Olimpiade.

    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  11. #11
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Sportistet Tane Ne Olimpiade.

    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  12. #12
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Sportistet Tane Ne Olimpiade.

    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  13. #13
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Sportistet Tane Ne Olimpiade.

    ATLETIKE

    Emri: DORIAN
    Mbiemri: cOLLAKU
    Gjinia: M
    Data e Lindjes: 02.06.1977
    Vendi i Lindjes: Tirane
    Sporti: Atletike -hedhje cekici
    Gjatesia: 184 cm
    Pesha: 115 Kg

    Ka filluar sportin e atletikes ne moshen 9 vjecare ne vitin 1987 me Klubin Dinamo. Prej 12 vjetesh eshte pjemarres ne ekipin kombetar.
    8 here kampion Kombetar ne hedhje cekici. Traineri i tij prej 17 vjetesh Vaso Selenica.

    Rezultate:
    14 Mars 2004 ne Olimpiaden e hedhjeve e zhvilluar ne Malte D.collaku arriti rezultatin 72.20m ku norma e perfaqesise ne « Athina 2004 » eshte 74m. Ne klasifikimin e pergjithshem u rendit i 12 ne Europe.

    2004-Vendi 2-te ( 74.41m ), Takim Nderkombetar / Hungari
    2004-Vendi 1-re ( 73.31m ), Bundesliga Gjermane /Gjermani
    2004-Vendi 12-te ( 72.19m ), Kampionati Europian / Malte
    2004-Vendi 4-rt ( 70.06m ), Kupa e Evropes /Novi Sad
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  14. #14
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Sportistet tane ne Olimpiade.

    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  15. #15
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Sportistet tane ne Olimpiade.

    NOT

    Emri: ROVENA
    Mbiemri: MARKU
    Gjinia: F
    Data e Lindjes: 21.05.1987
    Vendi i Lindjes: Shkoder
    Sporti: Not/Stili
    -50 m stil bretkose
    -50 m stil i lire
    -100 m stil i lire
    Gjatesia: 172 cm
    Pesha: 58 Kg

    Notare e Klubit «Vllaznia» dhe njekohesisht e Ekipit Kombetar Shqiptar.

    Ka filluar sportin e notit ne vitin 2000. Ne moshen 12 vjecare merr pjese ne garat e femijeve ne Tirane, ne garat 50m (0'39''18), 100m (1'28''10)stil i lire dhe 50m bretkose (0'46''23).
    Ne 2001 grumbullohet ne ekipin Kombetar ne Tirane per te marre pjese ne grupin rinor (Ballkaniade) ne Kavallas te Greqise.

    Ne 2001, ne Sarande ne Kupen e Republikes per te rejat thyen rekordin e 50m stil i lire per femijet, thyen rekordin e 50m bretkose per femije e te reja me rezultat (nga 0'42''18 ne 0'41''06). Ne garat e 50m,100m stil i lire dhe 50m brekose ze vende te para duke arritur kategorite e para ne te gjtha aktivitetet e vitit 2001.
    Merr pjese ne maratonen Kup Obale ne Mal te Zi, ze vendin e 5 ne klasifikimn e pergjithshem nder 63 notare pjesmarres dhe cilesohet si notare me shume perspektive.

    Ne 2002, merr pjese ne kampionatin Ballkanik ne Stamboll.
    Ne Durres thyen rekordin e saj te stilit bretkose me rezultat 0'40''60, si dhe ne te gjitha aktivitet ze vende dhe katekogori te para per garat 50m, 100m stil i lire dhe 50m bretkose.
    Ne Durres thyen rekordin e te rejave dhe te rriturve me rezultatin 0'38''98
    Ne Sarande Kupa e Republikes per te rritur perseri thyen dy rekorde:
    1- 50m bretkose per te rritur me rezultatin 0'38''45
    2- 50m stil i lire per te reja me rezultatin 0'30''75
    Merr pjese ne Kampionatin Boteror ku permireson rezultatin e saj ne 100m stil i lire me rezultatin 1'10''08 dhe zuri vendin e 51 nder 98 sportiste pjesmarres.
    Merr pjese ne garat Olimpike Rinore Tirane, ku ze 4 vende te para 50m, 100m stil i lire dhe 50m, 100m bretkose.

    Rezultatet me te mira:
    -50m Stil i lire 0'30''75
    -100m stil i lire 1'10''08
    -50m bretkose 0'38''45
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  16. #16
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Sportistet tane ne Olimpiade.

    NOT

    Emri: KRESHNIK
    Mbiemri: GJATA
    Gjinia: M
    Data e Lindjes: 23.06.1983
    Vendi i Lindjes: Pogradec
    Sporti: Not/Stili
    -50 m stil i lire
    -100 m stil i lire
    -200 m stil i lire
    Gjatesia: 175 cm
    Pesha: 75 Kg

    Notar i Klubit «Pogradeci»
    Ka filluar sportin e notit ne moshen 13 vjecare ne vitin 1996, ku me grupmoshat e femijeve ka pasur rezultate te kenaqeshme.
    Ka marre pjese ne maratonen Ruvina/Pogradec ne vitin 2000 me rezultat 1h.4min
    Ne 2002 Kupa e Republikes e zhvilluar ne Sarande ku ne 50m, 100m, 200m stil i lire ze vendet e para me kohet me te mira. Ketu fitoi te drejten e per te marre pjese ne Kampionatin Boteror ne Barcelona/Spanje dhe konkuroi ne 50m,100m dhe 200m stil i lire.
    Ne vitin 2003 thyen rekordin kombetar te maratones Ruvina.
    Ne vitin 2003 Kupa e Republikes/Sarande 50m, 100m stil i lire mori vendin e pare dhe me kete gare fitoi te drejten te marri pjese ne Lojrat Olimpike «Athina 2004» si notari me i suksesshem.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  17. #17
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Ceremonia e hapjes se lojrave olimpike.

    Ceremonia e hapjes se lojrave olimpike.
    Imazhe te Ngjitura Imazhe te Ngjitura
    • Lloji i Skedarit: jpg 1.jpg (134.3 KB, 1 vezhgime)
    • Lloji i Skedarit: jpg 2.jpg (109.2 KB, 0 vezhgime)
    • Lloji i Skedarit: jpg 4.jpg (138.8 KB, 0 vezhgime)
    • Lloji i Skedarit: jpg 6.jpg (131.5 KB, 0 vezhgime)
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  18. #18
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Tregimet e Athines - Triumfi i Greqise dhe risite e para "shqiptare"

    Nga BESNIK DIZDARI

    I derguar i posacem ne Lojerat Olimpike "Athina 2004"

    Interesant! Ne 108 vjet te Lojerave Olimpike ky eshte rasti i trete qe ne to jane te pranishem gazetare shqiptare. I pari ka qene Anton Mazreku me 1936 ne Berlin. I dyti ka qene Vladimir Grillo me 2000 ne Sidnei. Dhe i treti qenkam une me 2004 ne Athine. Edhe me kaq, pra nga kjo mungese e padegjuar ne historine e sportit boteror per nje shtet evropian, mjafton per te kuptuar se sa role te parendesishem ka luajtur Shqiperia ne Lojerat Olimpike.
    Dhe keshtu, i ulur ne tribunen e shtypit te Stadiumit Olimpik te Athines ne mbrembjen e rralle te 13 gushtit 2004, krejt papritmas rashe ne shoqeri gazetaresh italiane, plot 200 te akredituar! Degjoj prej me te afertit, Giancarlo Padovan te "TuttoSport" te Torinos, pyetjen qe nuk e kisha degjuar asnjehere: "cfare medaljesh synon te marre Shqiperia?" Mbeta keq, por shpejt e mora veten, vura buzen ne gaz dhe u pergjigja: "Asnje". E menjehere, ndersa Pirro Dhima po pershkonte i vetem gjithe Stadiumin Olimpik te Athines me flamurin e Greqise nder duar, pa levizur permbi 15-20 minuta krahun e tij te fuqishem, qe mbante ne force te plote valevitjen e flamurit blubardh te Greqise, shtova: "Ja, ky eshte nje shqiptar i cili ka fituar tri medalje te arta olimpike, ndonese nen Greqine". Padovan heshti dhe shtoi: "Po te tjere te ketille, kampione shqiptare nen famuj te tjere?" "Jane 14 medalje olimpike", - shtova, - te fituara nga sportiste shqiptare nen flamuj te shteteve te tjera".
    Gjithcka dukej cuditerisht artificiale. Nuk ishte as vendi dhe as koha per te folur per nje Shqiperi Olimpike ne diten e triumfit magjik te Greqise. Jo ne perflakjen e Stadiumit 75.000 spektatoresh, por qofte edhe me vete parakalimin me individual qe deri me sot ka pare historia e Olimpiadave, pra te nje njeriu te vetem, ne kete mbremje me emrin Pirro Dhima. Une as nuk kam lexuar dhe as nuk pare ndonjehere qe nje Olimpiade te celet kesisoji me parakalimin e nje njeriu te vetem me flamurin e vendit organizator, duke ua mbajtur frymen ndale gati 100.000 njerezve (se bashku me sportistet po dhe me 2500 vullnetaret e pranishem ne Stadium). I zhytyr aty midis gati 10.000 gazetareve te pranishem, duke patur po prane dhe po krejt rastesisht, nje tjeter koleg te huaj, mikun tim Charlez Camenzuli, sekretar i pergjithshem i AIPS-e, megjithate me dukej se deri diku isha nje njeri "me rendesi" dhe qe kisha te beja pikerisht me kete flamurtar te Greqise me emrin Pirro Dhima. Ne janarin e vitit 1991 e kisha shpallur si nje nga 10 sportistet me te mire te Shqiperise sime dhe te tij, pikerisht kete, asokohe nje djale 19-vjecar me emrin Pirro Dhima.
    Ky tregim per mua do te vazhdonte te nesermen, kur me ishte dhuruar ne zyren e Komitetit Olimpik te SHBA-se pas nje vizite te shkurter, numri i fundit i te perjavshmes me te famshme shumesporteshe ne bote, "Sport Illustrated", e cila botimin e saj te posacem "Portretet e me te medhenjve", e kishte hapur me nje foto te karakterit vertet epik te Pirro Dhimes. Dhe ishin vetem 6 sportiste prej krejt historise se sportit boteror. Ishte nje lloj "Panteoni Olimpik", sic e percakton "Sport Illustrated", krijim i fotografit te madh francez Gerard Rancinan. Ishin edhe atleti Haile Gebrselassie, skermistja Laura Flessel Colovic, atleti Jan Zelezny, gjimnastja Svetlana Khorkina, notari Alexander Popov". Legjenda! Ne percaktimin per Dhimen, ""Sport Illustrated" shkruan: "Pyrros Dymas (Greqi). Ka lindur ne Himare te Shqiperise, ka emigruar ne Greqi me 1991 dhe eshte bere hero kombetar i saj. Luani 187 poundesh i Himares ka fituar tri medalje te arta dhe ne Athine mund te behet peshengritesi i pare qe do te fitoje kater. Shume popullor, Dimas 32 vjec, ne nder te tij ka nje stadium ne Greqi..."
    Askund, tash gati 15 vjet, nuk e kisha lexuar percaktim me te vertete se kaq. Kjo eshte ""Sport Illustrated" e SHBA-se.
    Nderkaq, Pirro po bente hapat e tij te fundit duke hyre ne histori si njeriu qe celi nje Olimpiade. Dhe mandej mrekullia greke. Camenzuli, i cili ka ndjekur 8 Olimpiada, me thote se kurr nuk ka pare nje mrekulli te tille. 74-vjecari Candido Cannavo, ish drejtori mitik i "La Gazzetta dello Sport" te Milanos deri dy vjet me pare, i thirrur per nder si i derguar special i gazetes qe e ka drejtuar per dy dekada, e percaktoi kete mjedis athiniot, si "katedra mitike e mendimit njerezor". Ishin 3000 vjet histori qe u shpalosen ne peshen humanizmit, sic titullonte vete skenari i mbremjes "antike" te Athines moderne te 13 gushtiti 2004. Une nuk arrij kurrsesi ta them me bukur se Cannavo:
    "Nana Greqi, - shkruan ai, - u be nje det ku miti lundron me fytyren e nje femije drejt artit, shkences, historise dhe, per fat edhe drejt kronikes se pangjyre te botes sone te vogel", duke perfshire kaq natyrshem "rastin Kenteris".
    Gjithsesi Greqia kishte triumfuar. Kishte triumfuar me ate cka ka bere, me ate cka ka ndertuar, me ate cka i ka blatuar gjithe botes qofte dhe ne tri oret e vetme te magjise se "Olimpikut" te shtrire ne detin e tij "vogel" prej 25.000 kilometra katrore, qe me shkelqimin e tij, per aq pak kohe u be deti i botes. Dhe duke ruajtur me te rendesishmen: sigurine, ndonese kercenimet nuk ndaluan asnje dite. Kjo Olimpiade me e ruajtura sidomos prej nje sofistikimi qe vinte nga qielli athiniot; prej nje dirixhibli i bardhe bore - roja me e paster e jetes se njeriut - qe prap te kujtonte po klasiken, triumfin e vet e bente edhe me te plote. Vetvetiu gjithcka ndjehej edhe ne parakalimin unik, vetjak, te palekundur te "Luanit te Himares" me emrin Pirro Dhima, fituesi im i 10 me te mireve i vitit 1990, idhulli i eksperteve te sportit boteror, te historise sportive, te olimpizmit mbareboteror, te shkences sportive, te rekordit, te rezultatit, te heroizmit sportiv. Dhe i mallkuar sidomos nga pjesa e madhe prej 600.000 emigranteve qe jetojne e punojne ne Greqi, deri dhe ne "tradhetar".
    Edhe kjo te duket nje risi shqiptare.
    Triumfi grek vjen kesisoj, permes disa "risive" te cuditeshme shqiptare qe shpalosen pa filluar mire Olimpiada. Nuk eshte nje risi parakalimi i hijshem i Shqiperise se bashku me te 200 shtetet e tjere te botes, per habi e renditur per parakalim jo e dyta, por e 13-ta, sepse nuk mund te tirumfoje kurrsesi mbi alfabetin grek qe vendos te tjetersoje renditjen. Sikur per nje cast, ate janar te vitit 1991, kur ne proklamonim per here te pare Pirro Dhimen ne Tirane, te na thoshte dikush se pas 14 vjeteve nje Olimpiade do te celej me te, madje duke pershkuar i vetem pisten si flamurmbajtes sublim i nje bote te pacak olimpike, gjithcka do te na dukej nje perralle. E pra, a nuk eshte edhe ky realitet i pameshirshem, nje risi "shqiptare"?
    Te shtunen ne mbremje vone, permes nje aventure udhetuese per shkak befasish te paimaigjinueshme transporti, po dhe deshires per te pare SHBA-ne ne basketboll - ne fakt zhgenjim i madh me Porto Rikon - ia kam arritur te mberrij nga Qendra e Shtypit ne "Helliniko Olympic Complex" dhe me ne fund te i paimagjinueshmi "Peace & Friendship Stadium" me synimin e vetem per te pare nje volejbollist shqiptar me emrin Donald Suxho per te cilin paraprakisht kam shkruar tashma. Ai eshte nen siglen "USA".
    Per fat e perjetova ne nje ndeshje humbese, 1-3 me Italine - Nenkampione e Botes ne fuqi. Eshte shqiptari i pare qe merr pjese nen fanelen e SHBA ne nje nga tre sporte me popullore te topit ne historine e njerezimit. Luajti pak. Mandej ne se bashku me fotoreporterin Fredi Hazizllari, e therriten bash nga tribuna e shtypit. Donaldi erdhi menjehere dhe me nje miresjellje e modesti te pakrahasueshme, qendroi me ne, ndersa ndeshja kishte mbaruar tashma dhe shoket e tij amerikane ishin futur ne nentribunat madheshtore te gjigandit "Peace & Friendship Stadium", padyshim nder me modernet ne bote me te gjithe 17.000 vendet e tij. Kishte mbetur shqiptar ne gjithcka Suxho, i biri i te famshmit te volejbollit tone, Petrika Suxho. Kishte mbetur shqiptar ne aksentin e te folmes qytetare te Korces, ne sinqeritetin, buzeqeshjen dhe thjeshtesine. Ndonese ai eshte i vetmi sportist shqiptar - i formuar ne shkollen e volejbollit te Skenderbeut te Korces - i cili mbante ne gjoks siglen me sugjestionusese te shoqerise se sotme njerezore, e sidomos te sportit olimpik: "USA", pervec te tjerave dy here Kampione Olimpike (1984, 1988) edhe ne volejboll. Nen kete fanele te magjishme, Donald Suxho kishte fituar Turneun olimpik te Norceca-s, Turnenun e Meksikes, Turneun e Liges Boterore, Turnete e Japonise, Kanadase, Serbi & Mali i Zi. A mbaron ketu? Kurrsesi! Donald Suxho, me pare lojtar i Skenderbeut dhe i Studentit, eshte shpallur Lojtari me i mire i SHBA per vitin 2000; ne tre turne nderkombetare eshte perzgjedhur ne gjashteshen me te mire; dhe eshte rekordmen i 129 asisteve ne ne ndeshje. Donald Suxho ka luajtur 100 ndeshje nen fanelen e SHBA-se! Kjo kalon gati arsyen tone te gazetarit sportiv shqiptar!
    A nuk ishte dhe kjo nje risi shqiptare e pangjashme ne Olimpiaden e triumfit grek?
    Dhe ja risia e tjeter. Rekordmenia aktuale e Shqiperise, Mirela Manjani nga Durresi - dy here Kampione e Botes dhe Nenkampione Olimpike me Greqine - papritmas kesaj here do te kete nje rivale po shqiptare: Vojsava Lika, 34 vjece, hedhese shtize kampione ne Shqiperi, por kampione e Greqise, pikerisht me 2004, duke triumfuar ndaj "madherise se saj" Mirela Manjani. Keto jane cudite shqiptare nen flamurin e tjeterkuj. Dhe sterviten ne fshehtesi nga njera tjetra: Mirela nga trajneri Vassilis Kokolis dhe Vojsava nga trajneri Yannis Peristeris. Ndonese tash te dyja i perkasin flamurit te Greqise.
    Dhe ja risia e katert. Kete ma thote kolegu Giancarlo Padovan. "Dizdari, e dini qe Kombetarja e Italise ne not, ka dhe nje trajner shqiptar? Duhet ta njihni. E quajne Gjon, ka qene trajner i Kombetares se Shqiperise...".
    Po qysh kur nuk ka Kombetare noti, Shqiperia? Kete nuk mund ta dije Padovan. Eshte Gjon Shyti, i cili eshte trajneri i olimpistit italian, 18-vjecarit te nje talenti te madh, Luca Marini nga Victoria e Raguzes. Emri i Gjon Shytit lexohet qarte ne Librin Olimpik te Italise 2004, qe ma dhurojne ne zyren e CONI-t ne Athine.
    X X X
    Ketu perfundojne risite e para shqiptare, ose "zbulimet" e mia te para shqiptare ne ditet e triumfit te Greqise.
    Shqiperia vete ende nuk ka filluar. Ose me mire me thene, filloi dje. Filloi dje vertet me nje risi te llojit. E filloi me nje djalosh qe neser mund te behet nje Pirro. Eshte peshengritesi me i ri i Olimpiades: 17 vjecari Gerti Trasha, i cili vetem javet e fundit, fitoi tri medalje ne Kampionatin e Evropian te 17 vjecareve ne peshen 62 kilogram: dy argjendi dhe nje te arte, Kampion i Evropes ne stilin e shtytjes me 150 kg!
    Shqiperia nuk mungon me kurr ne Olimpiada, qysh nga 1992. Kur ne mbremjen e 13 gushtit 2004, spikeri i Stadiumit Olimpik te Athines ushtoi si per te gjithe te tjeret, emrin "Albania", kam qene i vemendshem per te kuptuar dhe ndjere jo pak duartrokitje. Kam provuar rrenqethjen e shtatit me te fuqishme se asnjehere. Ne jemi te nje brezi nacionalist, kurrsesi ne kuptimin e ngushte. Ndonese Shqiperia nuk ka bere thuajse asgje ne Olimpiada, me perjashtim te Rekordit Olimpik te Ymer Pampurit "te harruar". Ka qene 1972. Dukja e pare e shqiptareve te Shqiperise ne Olimpiada. Ndonese shqiptaret e "JoShqiperise" kane fituar deri tani 14 medalje olimpike. Talenti eshte aty. eshte ketu nder ne, ne genet tona. Mungon dicka tjeter. Ndoshta madheshtia e nje kombi. Ndonese ne protokoll patem jo pak "madheshti". Midis atyre pak kryetare shtetesh dhe qeverish qe ishin ne tribunen e Nderit te Stadiumit Olimpik, ishte dhe ai i qeverise shqiptare. Thuhet se aty rrotull kane qene edhe nja tre ministra. Njerez jane edhe ata. Ndonese Shqiperia deri me sot nuk ka fituar asnje medalje nen flamurin e saj...
    Kesisoj, vete fati i Shqiperise vazhdon te mbetet vertet nje "risi"...
    Dje ajo nisi me djaloshjin 17-vjecar Gerti Trasha - Kampion i Evropes per moshen e vet. Shqiperia natyrisht, nuk do te fitoje asnje medalje ne Olimpiade, ndonese desheron te mos mbese pengu me i madh i thenies se "vjeteruar" te Kubertenit: "E rendesishme nuk eshte te fitosh, por te marresh pjese"...
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  19. #19
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  20. #20
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Peshengritesi Shqiptar Teoharis Trasha, zuri vendin e trete ne grup, duke ngritur te njejten peshe sa ai Venezuelian ne vend te dyte, por per arsye se Trasha peshon me teper se Venezueliani kalon ne vend te trete. Trasha zuri vend te pare ne stilin e shtytjes



    1DOGARIU Sebastian Ioan1977B76.96152.5155.0157.5155.0182.5187.5190.0190.0 345.
    02MEJIAS Octavio1982B76.46147.5152.5155.0155.0185.0185.0187.5187.5 342.5
    03TRASHATheoharis.95155.0160.0162.5160.0177.5182.5182.5182.5342.5
    04STEINHOEFEL Ingo.43150.0152.5152.5150.0185.0185.0190.0185.0335.
    05LUKAC Rudolf.53147.5152.5152.5147.5187.5195.0195.0187.5335.
    06ESHTIWI Mohamed1985B76.83145.0152.5155.0155.0175.0180.0---180.0335.
    07EL TANTAWY Mohamed1980B76.12140.0145.0147.5145.0177.5182.5185.0182.5 327.5
    08ANDICA Carlos Hernan1983B76.57142.5142.5147.5142.5172.5177.5180.0180.0 322.5
    09VAUGHN Chad1980B76.90145.0150.0150.0145.0175.0180.0180.0175.0 320.0
    10HOCH Rene1978B76.41135.0140.0142.5142.5165.0170.0170.0170.0 312.5
    11MAPOSUA Uati1976B76.76120.0120.0125.0125.0147.5155.0160.0155.0 280.0
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  21. #21
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Ora e kuqezinjve

    Nga Athina RAMADAN BIGZA
    Trasha e ndien para kohe veten fitues, por... 20 grame e cojne nga vendi i dyte ne te tretin Ka qene nje orar, por dy vende shume larg njeri-tjetrit. Ka qene nje koincidence per sa i takon orarit te garave. Por ka qene edhe nje fatkeqesi per sportdashesit shqiptare, te cilet e kane pasur te veshtire t'i shikojne te dy sportistet tane. Sidoqofte, shume prej tyre jane dyndur ne Nikia, aty ku eshte ndertuar salla madheshtore e peshengritjes. Per here te pare, ky mjedis i bukur eshte skuqur nga flamujt kuqezi. Bashkatdhetare te shumte kane zbritur ne kete salle dhe kane inkurajuar djaloshin shqiptar Theoharis Trasha. 19?vjecari yne eshte ndier ne fillim disi i emocionuar, por pastaj gjithcka ka kaluar me siguri. Pas dy peshengritesve te pare, i ka ardhur radha shtangistit tone. Nen thirrjet e sportdashesve te shumte, Trasha i eshte afruar shtanges dhe e ka mberthyer. Ka qene ora 10.30 dhe syte e te gjitheve jane fiksuar te djaloshi shqiptar. Pesha e ngritur ne stilin e shkeputjes ka qene ne fillim 155 kilograme, peshe te cilen shtangisti yne e ka ngritur me shume lehtesi. Po me kaq lehtesi ai ka ngritur edhe shtangen me 160 kilograme. Theoharisi po jetonte delirin e tij, ndersa shtanga shenonte 162.5 kilograme. Por pikerisht ne kete moment, kur askush nuk e besonte, e tradhtojne pikerisht krahet e tij dhe shtanga bie ne pedane. 160 kilograme, ky eshte rezultati i fiksuar ne tabelen elektronike. Por 13 konkurrentet e kesaj peshe kerkojne me shpejtesi te ngjiten drejt lartesive rekord. Gara ne stilin e shtytjes ka qene e forte, e bukur dhe teper emocionuese. Peshengritesi yne, pasi e ka ngritur me mjaft siguri shtangen me peshe 177.5 kilograme, kerkon shifra te tjera me te medha. Provon 182.5, por deshton ne proven e pare, ndersa ne te dyten eshte teper i sigurt. Ketu ka perfunduar gjithcka. Theoharis Trasha ka arritur ne dygaresh peshen 342.5 kilograme. Te gjithe kujtojne se me kete rezultat ai ze vendin e dyte, por jo. Pesha e shtangistit tone eshte 20 grame me e madhe se ajo e kundershtarit te tij. Eshte pikerisht kjo gramature qe ndeshkon Trashen. Theoharisi ze vendin e 3?te ne baterine B. Ne perfundim te konkurrimit mbreme ne oret e nvona dhe te Baetrise A peshengritesi shqiptar Theoharis Trasha eshte klasifikuar ne vendin e 13-te ne dy garesh (mes 21 pjesemarresve) ndersa ne stilin e shkeputjes Trasha eshte renditur ne vendin e 9-te. Ne vend te pare ne kete peshe eshte renditur turku 19-vjecar Taner Sagir me 375 kg ne dy garesh duke merituar dhe medaljen e arte ne peshen 77 kg. Shefi i ekipit tone olimpik, Fidel Ylli, tha mbreme per "Sportin shqiptar" se rezultati i peshengritesit Theoharis Trasha eshte i kenaqshem. "Te mos harrojme, - tha Ylli, - se ai eshte vetem 18 vjec dhe premton shume per te ardhmen." Keshtu, peshengritesit tane e mbyllen shfaqjen e tyre. Ishte nje rast unikal ne kete olimpiade, qe dy vellezer te marrin pjese ne nje disipline sportive, sic eshte peshengritja. Ndoshta rasti i vellezerve Trasha ka per t'u kujtuar gjate. Ajo ka per te mbetur nje relike e vecante ne historine e olimpiadave. Gjata permireson rekordin e tij Ai ze vendin e 4?t ne baterine e vet .

    ''Sportishqiptar''
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  22. #22
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Dorian collaku nen mundesite e tij
    Sporti Shqiptar

    Por ndersa ne kompleksin e pishinave koha ka qene e mire, fare prane tij, ne stadiumin olimpik te Athines, koha eshte vrenjtur. Atleti yne Dorian collaku nuk ka qene ne formen e tij me te mire. Madje ai nuk ka arritur te shkoje as te rezultati 74.41 metra, te shenuar pak kohe me pare ne mitingun nderkombetar te Hungarise. Hedhja me e mire e Dorian collakut ka qene 70.06 metra. Me kete rezultat, ai ka zene vendin e 32 te, midis 36 atleteve pjesemarres ne garen e hedhjes se cekicit. Nje nga njerezit me te afert te collakut, trajneri i palodhur Vaso Selenica, i cili ka njohur te Doriani qe kur ishte fare i vogel vlerat e nje sportisti te ardhshem, thote per "Sportin shqiptar": "Jo, rezultati i Dorianit nuk ishte ai qe prisnim. Ndoshta sepse ne kete gare merrnin pjese atlete shume te mire, hedhjet e te cileve shkonin te 80-metershi..." Por gjithsesi, kjo nuk e justifikon faktin qe collaku nuk ka mundur te shkoje as deri te 74 metrat e tij. Keshtu, pra, 8 here kampioni i vendit, Dorian collaku, edhe pse stervitet ne Finlande, nuk ka arritur dot te shfaqe vlerat e tij te zakonshme. Rezultati i tij eshte shume larg rekordit te tij. Vetem ne proven e pare Dorian collaku ka mundur t'i kaloje kufijte e 70 metrave, rezultat qe u shenua si me i miri i tij ne kete gare. Ne provat e tjera, rezultati i tij ka qene 69.27 dhe 67.61 metra. Perfaqesimi i atletit te hedhjes se cekicit eshte perfaqesimi me i dobet i sportisteve te ekipit tone olimpik, qe kane konkurruar deri tani. Dhe te mendosh qe rezultatin e tij me te mire collaku e ka arritur ne nje miting ne Hungari, qe u zhvillua vetem dy muaj para startit te Lojerave Olimpike 2004.
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  23. #23
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore Rovena Marku, rekord per te rejat

    Notarja e 50m stil i lire renditet e 6-ta ne baterine e saj.
    Rovena Marku, rekord per te rejat.
    Sporti Shqiptar

    "Nuk me durohet sa te shkoj ne Shkoder." Keto ishin fjalet e 17 vjecares Rovena Marku menjehere pas mbarimit te gares. Notarja shkodrane ka hipur mbi podin e nisjes pikerisht ne oren 10.05. Ajo ka marre pjese ne baterine e 3 te, ku ishin gjithsejt 8 notare nga vende te ndryshme te botes. "Ishin emocione te medha. Nuk kisha pasur kurre emocione te tilla. Ne fragment te sekondes me jane kujtuar te gjithe. Prinderit, Shiroka, Shkodra, Shqiperia. Isha shume larg tyre. Por nderkohe kam ngritur kryet dhe kam pare trajneren time te palodhur, Kudrete Kozmai. Me tej presidentin dhe sekretarin e Komitetit Olimpik Kombetar, zoterinjte Hysen Domi e Stavri Bello. E mes njerezve te shumte kam dalluar flamurin tone kombetar. Thirrjet e tifozeve me kane inkurajuar shume. Me kete force dhe optimizem kam rene ne uje per t'u matur si e barabarte me te tjeret, me emrat me te medhenj te ketij sporti." M'u kujtuan keto fjale te Rovena Markut, ndersa ajo ka rreshqitur me shpejtesi ne korsine e saj. Gjithcka ka perfunduar shpejt. Gjyqtaria ka fiksuar kronometrin, duke i dhene Markut vendin e 6 te, ndersa trajnerja Kudrete Kozmai ka bere nje llogari te shpejte te kohes se notares se saj. "eshte nje kohe rekord per te rejat,"- ka thene ajo, duke gezuar me te gjithe. Nga 30 sekonda e 75 te qindtat, qe ishte rezultati i Rovena Markut te arritur disa muaj me pare ne kampionatin boteror te zhvilluar ne Barcelone, ne Athine rezultati i saj ishte 30 sekonda e 51 te qindtat. Pas gares se 50 metrave stil i lire per femra, gare ne te cilen moren pjese 83 notare, Rovena Marku eshte pershendetur me te gjithe, te cilet i jane gezuar rezultatit te notares shkodrane. Mes emocioneve te medha, notarja 17 vjecare Rovena Marku tha per "Sportin shqiptar": "Jam shume e gezuar. Ne kete ambient, edhe pse larg Shqiperise, e kam ndier veten mjaft mire. Megjithate, nuk me durohet sa te shkoj ne Shkoder. Nga qyteti im kam marre telefonatat e para. Ne fillim kane qene prinderit, pastaj klubi "Vllaznia" etj. Ne fillim kam pasur shume emocion. Pastaj gjithcka ka shkuar normalisht. Do te vazhdoj te stervitem intensivisht per te perfaqesuar sa me mire Shiroken e traditave sportive, sidomos ne not, Shkodren time dhe Shqiperine." Trajnerja Kudrete Kozmai, e cila ka merite te vecante per pergatitjen e kesaj notareje te mrekullueshme, u shpreh: "Jam mjaft e gezuar, sepse ne kete ngjarje te rendesishme, sic eshte olimpiada, te dy notaret shqiptare qe moren pjese, si Kreshnik Gjata ashtu edhe Rovena Marku, i permiresuan rezultatet e tyre. Ata jane te rinj dhe me me shume pune dhe pasion patjeter qe do te kene rezultate te tjera edhe me te medha."




    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  24. #24
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Shala, objektivi nuk realizohet
    Vrapuesja shqiptare renditet e fundit ne bateri
    Kampionia e Shqiperise ne 400 metra vrapim me pengesa, Klodiana Shala, ka konkurruar dje ne Lojerat e Athines, me nje rezultat aspak te mire. Ne baterine e trete, Shala eshte renditur ne vendin e fundit midis gjashte pjesemarreseve, pasi nje nga atletet gjermane nuk eshte nisur ne start. Koha e Shales ka qene 1 minute e zero sekonda, nderkohe qe vendi i pare ne bateri u zu nga rumunia Jonela Tirlea, me 54:41 sekonda. Nje rezultat qe nuk perligj synimet e atletes, e cila shpresonte te garonte ne kufirin e 55 sekondave. Ne kete menyre, kur ka mbetur per te konkurruar vetem mundesi Sahid Prizreni, duket se synimet e olimpisteve shqiptare nuk jane realizuar. Vetem notaret Kreshnik Gjata dhe Rovena Marku kane permiresuar rezultatet e tyre personale. Gjata permiresoi rezultatin personal ne 50 metra stil i lire, me vetem tri te qindtat e sekondes, ndersa 17-vjecarja Marku permiresoi rekordin e te rejave, me kohen 30.51 sekonda.

    Felps hyn ne histori
    Amerikani Majkell Felps fitoi dje medaljen e peste te arte personale, me fitoren ne 100 metra stil delfin. Me kete fitore, ai thyen rekordin e Mark Spicit, me kater te arta personale ne Montreal '76. Australiani Grant Haket, me kohen 14'43"40, fitoi medaljen e arte ne 1500 metra stil i lire, nderkohe qe medaljen e argjendte e mori amerikani Jensen. Olimpiada eshte bere me terheqese tani, me fillimin e garave te atletikes. Ne garen e 10 mije metrave, medaljen e arte e fitoi Kenenisa Bekele, me kohen 27 minuta e 05"11 sekonda, cka perben edhe nje rekord te ri olimpik. Ne 20 kilometra ecje sportive, ne menyre te papritur medalja perfundoi ne duart e italianit Ivano Brunjeti qe la pas spanjollin Hernandez. Per Italine eshte medalja e pare e arte ne atletike, qe nga Seul '88, kur Xhelindo Bordin fitoi maratonen. Ne ciklizmin ne piste, Gjermania rikonfirmohet superiore, me veteranin Jens Fidler, fitues ne Barcelone e Atlanta, dhe Stefan Nimke, duke lene pas Japonine. Kampionet olimpike ne fuqi, Franca, fitoi vetem medaljen e bronxit. Nga peshengritja vjen nje tjeter rekord boteror. Kinezi Tang Gonghong fiton medaljen e arte ne kategorine 75kg, me 305.0 kg ne dygaresh.

    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  25. #25
    Minifotoja e anetarit AlbShkodra
    AlbShkodra eshte Jashte Linje Anetare Nderi
    Reg
    11-09-03
    Lokalizimi
    Londer
    Postime
    5,425

    Kryesore

    Guri i fundit per ekipin tone olimpik qe po perfaqesohet ne Athine ka mbetur mundesi Sait Prizreni 23-08-2004
    Ja si kane konkurruar 6 olimpistet tane
    Aida Tuci


    Me daten 28 gusht, ekipi yne olimpik u jep lamtumiren Lojerave Olimpike "Athine 2004". Guri i fundit per t'u luajtur ka mbetur mundesi Sait Prizreni, i cili konkurron pikerisht me 28 gusht ne peshen 60 kg. Nderkohe, pjesa tjeter e ekipit, mire apo keq, i ka mbyllur hesapet me perfaqesimin ne ngjarjen me te rendesishme nderkombetare, Lojerat Olimpike "Athine 2004". Po si ka qene ecuria dite pas dite e ekipit tone olimpik. Cilat kane qene objektivat dhe sa jane realizuar ato? Peshengritesi Gerti Trasha SYNIMET e peshengritesit Gerti Trasha ne kete olimpiade ishin 120 ne stilin e shkeputjes dhe 150 ne stilin e shtytjes. Ky eshte dhe rezultati me i mire i peshengritesit shqiptar, te cilin nuk e realizoi ne konkurrimin e tij ne kete olimpiade. cFARe REALIZOI? Sfida olimpike per ekipin tone ka filluar me daten 16 gusht, kur ne pedane eshte ngjitur peshengritesi me i ri i gjithe olimpiades, 15-vjecari Gerti Trasha. Ai ka konkurruar ne baterine B, e perbere nga 11 peshengrites. Djaloshi elbasanas ka ngritur 115 kg ne stilin e shkeputjes dhe 140 ne stilin e shtytjes. Me 255kg ne dygaresh ai eshte klasifikuar ne vendin e 8-te, mes 11 pjesemarresve te baterise se tij. Ne klasifikimin e pergjithshem, Gerti Trasha eshte renditur ne vendin e 13-te. Peshengritesi Theoharis Trasha SYNIMET e peshengritesit te peshes 77 kg Theoharis Trasha ishin 162.5 ne stilin e shkeputjes dhe 185 kg ne stilin e shtytjes. cFARe REALIZOI? Theoharis Trasha ka konkurruar me daten 19 gusht ne peshen 77 kg ne baterine B. Pesha e ngritur ne stilin e shkeputjes ka qene 160 kg, ndersa ne stilin e shtyjes Trasha ka realizuar 182.5 kg. Theoharis Trasha ka arritur ne dygaresh peshen 342.5 kg. Me 20 gr me teper ne peshen e tij, Trasha humbet vendin e dyte ne baterine B, duke u klasifikuar ne vendin e 3?te. Ne perfundim te konkurrimit dhe te baterise A, peshengritesi shqiptar Theoharis Trasha eshte klasifikuar ne vendin e 13-te ne dygaresh (mes 21 pjesemarresve), ndersa ne stilin e shkeputjes eshte renditur ne vendin e 9-te. Notari Kreshnik Gjata SYNIMET e notareve tane kanqe qene modeste ne perfaqesimin e tyre te pare ne Lojerat Olimpike "Athine 2004". Si Kreshnik Gjata ashtu dhe Rovena Marku synonin thyerjen e rekordeve kombetare per te rritur ne disiplinen e 50 metrave stil i lire. cFARe REALIZOI? Kreshnik Gjata ze vendin e 4?t ne baterine e vet ne disiplinen e 50 metrave stil i lire, me kohen 26.61", duke permiresuar me 3 te qindtat kohen e tij me te mire. Skualifikohet qe ne eliminatore. Notarja Rovena Marku SYNIMET e notares nga qyteti i Shkodres ishin modeste. Ajo pretendonte qe ne garen e Lojerave Olimpike te mund te thyente rekordin kombetar per te rritur ne stilin e 50 metrave stil i lire. cFARe REALIZOI? Rovena Marku ka konkurruar me daten 20 gusht ne disiplinen e 50 metrave stil i lire ne baterine e 3?te, ku ishin gjithsejt 8 notare nga vende te ndryshme te botes. Gjyqtaria ka fiksuar kronometrin, duke i dhene Markut vendin e 6?te, me kohen 30.51". Me kete kohe, Rovena Marku thyen rekordin e te rejave. Skualifikohet qe ne eliminatore. Hedhesi i cekicit Dorian collaku SYNIMET e hedhesit te cekicit Dorian collaku permblidheshin ne togfjaleshin "perfaqesim dinjitoz", cka do te thoshte te kapte rezultatin e 74.41 metrave, qe i dha dhe mundesine e perfaqesimit ne Lojerat Olimpike "Athine 2004". cFARe REALIZOI? Atleti yne Dorian collaku ka konkurruar me daten 20 gusht. Perfaqesimi i tij ne olimpiade ka qene nen nivelin e metrave qe pretendonte te arrinte. Ai nuk ka arritur as te shkoje te rezultati 74.41 metra, te shenuar pak kohe me pare ne mitingun nderkombetar te Hungarise. Hedhja me e mire e Dorian collakut ka qene 70.06 metra. Me kete rezultat ai ka zene vendin e 32?te, midis 36 atleteve pjesemarres ne garen e hedhjes se cekicit. Atletja Klodiana Shala SYNIMET e atletes Klodiana Shala ne garen e 400 metrave me pengesa ishin teper ambicioze. Shala synonte te kapte kohen 55", kohe te cilen e kishte realizuar praktikisht disa here gjate stervitjes se saj ne fshatin olimpik. cFARe REALIZOI? Atletja Klodiana Shala ka konkurruar me daten 21 gusht, ne baterine e 3-te, ne disiplinen e 400 metrave me pengesa. Koha e arritur nga Shala ne kete perfaqesim ka qene 1 minute. Kjo kohe e ka klasifikuar Shalen ne vendin e fundit ne garen e 400 metrave me pengesa.

    ''Sporti Shqiptar''
    Njeriu lind per ta jetuar jeten, pastaj kerkon magjine e saj: dashurine, pasi e gjen... jeta stoliset me miresi... miresise i falesh dhe me engjellin tend keni nje zemer te perbashket. Te dua cmendurisht engjelli im.

  26. #26
    Minifotoja e anetarit dijar
    dijar eshte Jashte Linje Anetar/e
    Reg
    13-04-07
    Postime
    1

    Kryesore

    ma i mir juventusi

Tags for this Thread

مواقع النشر (المفضلة)

مواقع النشر (المفضلة)

Rregullore Postimi

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •  

  • English
  • Shqip
  • Italiano
  • Deutsch
  • Français
  • Español
  • Hrvatski
  • Svenska
  • Russian
  • Nederlands
  • Arabic
  • Türkçe
  • 简体中文
Rreth nesh | Ndihme | Reklama | Sherbime | Kushtet e Perdorimit | Politika e Privatesise | Rss
Copyright © 2001- Parajsa.com All rights reserved.