Një zbulim surprizë i "Kodit të numrit të Mrekullisë 19"

numri-19.jpg

Konstatohet ekzistenca e Kodit matematikor të 19-tës në gjuhën tonë qysh nga koha e iliro-pellazgjishtes me koncepte me bazë: QI=9+10; DhAs=4+8+1+6; DhEAA=4+8+5+1+1, Gjea=3+10+5+1; Gjae= 3+10+1+5 etj.

SHKIPONJE, SHKIPERIA, SHKIPETARIOS, GJIUHEA/ GJIUHQEZA SHKIPONJE ALBANIA, ARBANIAs etj në kronologjinë e para erës së re, te koduar me 19 te.

Hetohet funksionimi i sistemit numëror pellazgo-ilir me bazë 19-të.

Disa nga legjendat tona mitologjike, të modeluara me 19-të.

Legjenda e qytetit të Shkodrës dhe e rojtëzes Rozafate zgjohen nga gjumi letargjik mijvjeçar me kodin matematikor të 19-tës.

Çfarë është kodi matematikor i numërit 19.

"Numrat kanë veti të mbinatyrshme, vetë Perendia është një numër dhe harmoni", thoshte Pitagora i madh. (569-470p.K) Kur e zbuloi teoremën e famshme, ai e quajti atë trekëndëshin barabrinjës si "trekëndëshi i përsosur" e flijoi një hekatombë. Në respekt për aktin e krijimit dijetari nuk i hante bathët, sepse i shëmbëllenin organit ku depozitohej fara e riprodhimit. (Lukiani, "Vep. të Zgj.", bot. 1976, f311, "Shitja e Jetëve në ankand")

Ndonjë "sekret", nga këto thurjet dhe lojrat me probleme matematikore me gërma numra, ku përfshiheshin zgjidhje misteresh, përgjigje pyetjesh të ndryshme, profetizime, pjesë nga libra të shenjtë, specialitete të orakulltoreve, na e jep edhe vetë Lukiani i shek II.

Germat e alfabeteve antike kishin edhe vlera numerike dhe me këto sajoheshin kombinime matematikore. Këtë shkencë priftërinjtë ebraikë e quanin Kabala ose Geomatriah. Këtë metodë e njihnin edhe egjiptianët, fenikasit, helenët, indutë, arabët dhe siç po na rezulton edhe pellazgët e gadishullit tonë që në lashtësi quhej Evropa.

Për njohje dhe për kuriozitet kishim lexuar ndonjë literaturë për disa zgjidhje të këtyre enigmave të fshehura, psh po kujtoj këtu zgjidhjen e "Zbulesës së Joanit".

Kohët e fundit u informova se matematika me shumfishat e plotpjestueshëm të 19-të ishte praktikuar gjerësisht në ndërtimin e Kur'an-it a.s. dhe se aty është konservuar me një sasi të jashtzakonshme. (shih librin Ahmet Didat, "Kur"ani mrekullia më e përsosur"; shih edhe art. As. Prof. dr Sadije Bushati, "Kodi Matematikor i Kur'anit", Gusht 2002)

Atëhere si është kjo matematikë germash? Po japim një ide: Një emër ose një fjali mund të llogaritet me shumën numerike të germave, sipas tabelës me vlerat numerike që ka një alfabet i caktuar. Shuma e përgjithshme e mbledhjes së vlerës duhet me doemos të japë një shumë të plotpjestueshme me numërin 19-të. Në rastin kur ne vetë e sajojmë, mund të bëjmë manipulim duke shtuar aq germa aq vlera të vogla sa mungojnë, ndërsa kur këtë "shkencë" e kanë bërë që lashtë të tjerë, ne na mbetet vetëm ta rizbulojmë dhe rillogaritur saktësinë. Një mënyrë tjetër është hartimi i një fjalie, thirrje apo vjershe me nja 19 copë germa gjithsejt etj.

Kur'ani hapet me Ajetin: "Bismilahirr-Rrahmanirr-Rrahim", që në gjuhën arabe ka gjithsejt 19 copë harfe/gërma. Në Ajetin e 30-të të Sures Al- Mud-DaQ-Qir shkruhet: "Mbi të vigjilon 19-shi". Dhe rezulton se "numëri i mrekullisë, numëri vigjilent", siç ja thekson vetë Kur'ani këto epitete, gjëndet qysh në titullin, që jep një vlerë numerike 608:19=32 ose 19x32. Vetë "Shpallja" kryesore në Kur'an a.s "ALL'LLAHU EKBER"/Allahu është më i madhi" jep: 1+30+30+30+30+1+600+400+5+ 20+2+5+100 = 1254:19+66 ose 19x66.

Didat u bën lutje njerëzve që do ta kuptojnë, ta përhapin këtë mrekulli të re të Kur'anit a.s.

Ne do tja mbajmë disi fjalën z.Didat..

Bëhet fjalë se kjo lloj "mrekullie e 19-tës" ka qenë e njohur nga pellazgoiliret shume kohe perpara eres se re.

Nga rrodhi Kodi 19 dhe çfarë shpreh ai.

(shën: Në llogaritjen e vlerave numerike të gërmave përdorim vlerat sipas alfabetit grek. Për lehtësi kuptimi për lexuesit këtu përdorim alfabetin latin, me përjashtim kur duhet patjetër germa specifike. Në alfabetin grek ka shumë raste që një germë ka dy vlera psh K=20 dhe Ksi=60; O=70 dhe omega=600; S=200 dhe stigma=6; e=5 dhe H eta=8 ; nje germe mund te marre nje vlere aq mijshe sa ka vleren fillestare etj.)

Helenët që kishin arritur një stad të shkëlqyer të qytetërimit dhe të inteligjencës në krahasim me qytetërimet pararendëse, kishin integruar dhe inkorporuar edhe mitologjitë e hapësirës pellazge e anatoliane.

Por, duke dashur që ti "modernizonin", ose nën preteksin e "pastrimit të stallave të Augias barbarit", në ndonjë rast "në vend që ti vinin vetulla i nxorën edhe sytë" origjinaliteteve të lashta, që mbanin me vete edhe ndonjë sekret.

Po bëjmë një provë në rastin konkret. (Lexuesi si fillim të fiksojë këto koncepte QI/19; DhEAA/19 dhe GJEA/19, ku 19 është vlera numerike e gërmave.)

DhEAA/19 ose Gjea/19 për tokën/dheun, për pellazgët konsideroheshin si elementi primordial nga i cili rridhnin të gjitha prejardhjet e shënjta. Mirëpo helenët e shkruanin Gea dhe kjo nuk e jepte vlerën 19, siç e jep Gjea e gjuhës sonë.

Në shek VIII p.K Hesiodi kishte shkruar veprën Teogonia në të cilën shpjegonte rendin e prejardhjeve, si më poshtë: i pari gr."Xaos", zbrazësia nuk jep plotësim me 19-të. Me shqip, KAOsZI=114/19x5, i ka edhe atributet e errësirës së kaosit, sipas funksioneve që i jep mitologjia dhe plotpjestimin me 19 të.

Pastaj në bashkkohësi me tokën lindi dashuria gr. EpOs, me shqipe EQROs=190/19x10. Koncepti ka brënda EQE/19x1 ethshmërinë, nxehtësinë.

Erosi fillimisht mendohej në formën e një guri të papunuar dhe nga kjo "vezë primordiale" lindi Erosi. Me shqipe koncepti Ve-zea=418/19x22, dmth zënia në vezë. Me shqip ky "Guragur"=1007/ 19x53.

Pa asnjë lloj elementi mashkullor gjeneroi gr. Oiranos /Urani që nuk jep plotpjestim; me shq. YQRANA=570/30x1 dhe KIELLQI=114/19x5, jep konceptin e plotë "qiell me boj qielli ditën dhe qiell me ythësi të shumtë natën.

Viojnë shtatë Titanët: 1. gr.Okeanos, shq. OQEAN=665/19x35; 2. gr. Xeo; shq. KEO=95/19x5; 3. gr.Xpio shq. KRIOQ=209/19x11; 4. gr. Yperion, shq. EPERQI=209/19x11; 5. gr. Iapetos, shq. GJIAPEEQI=133/19x7; 7. gr. Xponos/Kronos, burri i Reas, babai i shumë fëmijve, ndër të cilët i Zeusit, Poseidonit etj. (shq. RhEA=114/19x6, ka kuptimin edhe të resë-nuses dhe të resë qiellore që lëshon shiun).

Në mitologjinë greke funksioni e etimologjia e Kronit me një lojë fjalësh Xponos ishte "Koha". Në mitologjinë e harruar shkiptare, funksioni i Kronit ka qenë si zot i ujrave. Rrënja KRO jep vlerën 190/19x10 plus Gjea=19, marrim konceptin "ujrat-burimet e tokës".

Dhe të sqarojmë në parantesë se bëhët fjalë për "një gjuhë qiellore", sic do ta trajtojmë, në një nëntitull më poshtë. Në toponiminë tonë Kroje/ kronjet, krue-t janë të shumta, kujtojmë psh edhe Mali Kronjgjit. Etimologjia si KRREUJIA=646/19x34 e shpreh më mirë edhe autoktoninë gadishullore të lashtë të këtij zoti të lashtë që kishte mbytur edhe të atin e vet, si mohim i së vjetrës.

Ndërkaq edhe kuptimi tjetër për atributin e kohës del me shq. si KROORA= 361/19x19, që shkon afërsisht me ditët e vitit, sepse ORA=171/19x9, ka qenë një qenie mitologjike konkretisht për kohën dhe stinët etj.

Me sa duket, si ne Egjiptin e lashte, java mund te kete qene 9 diteshe.

Vete Zeusi me shq. jep ZoaQi/=627/19x23; ZohQA=95x19X5; ZEEUSI=.627/19X33.

Vajza dhe dhia AMALTEIA, (qe ushqyen Zeusin e vogel ne nje shpelle te Kretes, duke e shpetuar nga ndjekja qe i bente Kroni per ta ngrene) kane vleren 1367/19x73.

Kro-nin e mbyti Zeusi dhe e hodhi në Tartar, me shq. TARTARIE=817/19x43 ose me konceptin e afërt tjetër në QERTORE=589/19x31. Realizohet "mohimi i mohimit"...

Këtyre iu bashkangjiteshin: gr. Qeia, shq. QEIANA+76/19x4; gr. Pea, shq. Rhea=114/19x6; gr. Temi, shq. QEMNI=114/19x6; Mnemosine, shq. Febe, FEEBA=513/19x27 dhe TETI, shq. QEQIDA=38/19x2....

Këtu e ndërpresim, sepse nuk kemi ndërmend të mbesim nëpër xhunglat e mitologjisë. Kjo duhet bërë me një punë grupi të kompjuterizuar etj.

Me të drejtë ngrihen pyetjet: është realitet kjo llogaritja me 19-tën nga pellazgo-ilirët, apo një "romantizëm", një koinçidencë dhe manipulim? A kemi gjë tjetër për ti shtuar? Përse kjo QI/Thi-derr, na paraqitet me kaq rëndësi?

Përgjigjem: para disa vjetëve, duke lexuar thjeshtë për njohje legjendat e lashta të themelimit të qytezës Alba (Albalonga) dhe të Romës, më kishte rënë në sy flijimi i një dose të bardhë /cinghialessa me 30 gica të vegjël, nga Eneu, me rastin e fillimit të punimeve inauguruese.

Ky emër kaq i gjatë menjëherë më kujtoi një Thingjialeshkë të shkipes dhe Gicat e vegjël të bardhë, në një shkrim timin i pata quajtur "gjijca gjijpirës". Autoriteti evropian Grimal, theksonte se Eneu vinte në Lacium pasi kishte qëndruar më parë në Epir dhe në Iliri, me vehte ai kishte sjellë edhe një skllave rome të quajtur Rome ose Rea. (P. Grimal, "Enciclopedia dei Miti", 1990)

Në të gjithë hapësirën tre gadishullore, Thiu konsiderohej si një flie e preferuar e Qiellorëve. Beja e shoqëruar me një flijim thiu ishte ndër më të rëndësishmet e të besueshmet, në botën e gadishullit tonë.

Agamemnoni u detyrua të bëntë një të tillë para tërë grekëve, se "nuk e kishte prekur seksualisht dhe e kishte respektuar Brizeidën, skllaven e preferuar të Akilit" dhe po kështu edhe për Krizeidën, bijën e Krezit. Me këtë rast shtatzania e kësaj të fundit iu ngarkua Apollit.

Tek Enea duket se kemi një ENIEEU= 5+50+10+10+5+5+400=475 ose 19x25. Dhe që ky duhej ta kishte këtë kod shihet se këtë e kanë edhe RhEA=114/19x8 ose ROOME=285/19x15gjithashtu edhe Askani/ASHKAANA=874/19x46.

Duhet të shprehim mendimin se nga gadishulli ynë e konkretisht edhe nga ilirët, ka pasur një eksportim kulture e gjuhe në gadishullin italik, shoqëruar edhe me dyndje fisesh.

Këtë mendim e shpreh edhe dr. Zeqo. ("Aspekte të kulturës, kulteve dhe të artit ilir", Studime Muzeologjike, Nr.1, 2002) Zeqo shkruan aty edhe për 7 copë pllaka bronzi me shkrime të padeshifrueshme që mendohet se i përkasin Gentit të Shkodrës. Ne po sjellim një shembull, të aplikimit të matematikës së 19-tës, në një pllakë, që nuk dihet se është ilire apo jo.

Më 1999, Nermine Vlora botoi një foto të një pllake (apo statuete?) që ruhej në muzeumin arkeologjik të Firences dhe për mbishkrimin sillte deshifrimin që asaj i kishte rezultuar. (Simp. II "Shkodra në Shekuj", Vëll. 2,"Shkodra dhe gjuha pellazgo-ilire", f 5-12)

Bëhej fjalë për një nga ato tipet e monstrave që në lashtësi i kombinonin me kafshë të ndryshme gjakpirëse etj dhe që i quanin Kimera. Ne e kemi zmadhuar minifoton e N. Vlorës dhe kemi sjellë edhe dy fotokopje të tjera ilustruese.(shih fotokopjet)

Këtu po sqarojmë diçka. Në Iliada përshkruhet se si një farë Preti e kishte nisur dhëndërin e tij "Belerofontin bir Zotash" të shkonte tek Liqianët (Likia te liqenet në Anatolinë jugperendimore) dhe me vehte i kishte dhënë një pllakë të shkruar me shënja. Shtëpia mikpritëse e një "plaku shejt" e gostiti mikun nëntë ditë dhe të dhjetën i lypi "pllakën me shenja".

Dilte se Preti kishte nisur një "pllakë me shenja të zeza", ku sipas saj, Belerofonti duhej të vriste një kimerë-lubi, "që asnjeri nuk e kishte vrarë". Ajo ishte " me kokë luani, dhi në mes, në bisht dragua dhe zjarr shkrumbues villte nga goja dhe ishte farë e fis me hyjni". (Homeri, VI-210-250)

Preti pra kishte dashur ta vriste dhëndërin. Belerofonti i kalon provat dhe liqianët i japin për grua një vajzë të bukur, me të cilën lind tre fëmijë: Isandrin, Ipolokun, Laodamijen.

Me këtë Zeusi lindi Sharpedon hyjnorin. Ky Sharpedoni me anën e gojëdhënave del edhe si "farefisni gjaku" me Diomedin nga Argosi dhe me këtë rast asnjëri nga të dy palët në duel nuk pranon të ndeshet. (shih këto emra dhe aty edhe Nimfën Abarbare. Iliada, cit.)

Tashti ti kthehemi pllakës dhe interpretimit që ne bëjmë. Si fillim kemi këto vërejtje serioze:

1. Z. Vlora/Falaski ka ngatërruar një shqiponjë me brirë sqapi me "një dash që e ka gëlltitur luani", siç e interpreton ajo. Edhe me sy të lirë kushdo e sheh se nuk kemi të bëjmë me një dash, pastaj luani nuk është një kafshë gëltitëse në ato përmasa dhe brirët e dashit janë ndryshe.

Sipas sa sipërcituam nga Homeri dhe siç shihet edhe nga simotrat arkeologjike, dhia/skjapi janë një pjesë e përngjitur e trupit të kimerës. Në këtë rast kemi një varjant një kokë shqiponje me brirë skjapi.

2. Mendojmë se deshifrimi edhe nqs mund të qëndrojë, nuk përbën kuptimin kryesor.

Ja interpretimi ynë: Kimera si ide etimologjike shkon me KIMRA të shq. me 171 ose 19x9, si qënie të vogla gjakpirëse, që pastaj me fantazi edhe zmadhoheshin.

Në leximin kemi: QINSHE (874/19x46) KEPQ (114/19x6) FIJQIN (589/19x31), pra kemi një deshifrim me 19-të që tregon: "Thinshe Kepth/kap Fijthin/fillin", dmth me sekretin matematik të numërit Q+I=19 duhen deshifruar edhe kafshët që bëjnë pjesë në këtë kompozicion dhe kemi edhe konditën që shkrimi i kafshëve duhet i plotpjestueshëm me 19-tën dhe njëkohësisht të na japë edhe kuptimin e shënjes së zezë.

Atëhere ne na rezulton: LUANIZIE= 513/19x27; SHKIPONJE= 1045/19x55; DIBRISKJAPQI=456/19x24; GJARPIREZEZE=323/19x17.

Por, vetkuptohet se fjalën e fundit do ta kenë specialistët kompetentë.

Me legjendën e qytetit dhe portit të Epidamnit dhe Dyrrahut.

Herakliu dhe i biri Hylli, mbahen nga literatura shkencore e mitologjisë se i përkisnin mijv. II p.K. Autorët antikë shkruajnë se Herakliu e kishte zënë Hyllin me nimfën ilire Melita, dhe se ky Hylli na paska qenë bazileus me kryeqender qytezën Hyllei dhe fisin Hylleish, pranë Bylisit në Mallakastrën e sotme.

Po këto identike, ndodheshin edhe në Dorida, në Peloponez të Greqisë. Herakliu ishte prezent edhe në legjendën e lashtë të Epidamnit dhe Dorsit/Dyrrahut etj.

(Scylacis, shek V p.K Periplus, 22,26; S. Bizantini, shek VI, Ethnika, f 419, f 421 në "Ilirët...". Citon Apollonios, Kalimahun Apollodorin, Haraksin, paraqet analiza gjuhësore dhe emërtimet e fisit dhe banorit, jep edhe varjante mitologjike të tjera; Apiani, Bella Civilia, II, 38 etj; E. Jacques, Shqiptarët, f 124, bot. 1996 etj)

Ta analizojmë tani mitologjinë e lashtë që përmendëm, në pjesët ku ai lidhet me teritoret tona. Te emri IRAKLI kemi 10+100+1 +20+30+10=171/19x9 e po kështu edhe te grafia QERAKLEA=171/19x9, që gjendet në një amforë të shek VI p.K.

Një tjetër grafi kemi: QIERAKLEI=190/19x10.

Në regjistrimet e grafisë greke HRAKLEs dhe në atë latine ERACLE shohim se nuk realizohet plotpjestimi. Duhet të shënojmë këtu se fisi i Dorëve e mbante veten si trashigimtari autentik i Herakliut dhe për këtë arësye, në të gjitha vende e qytetet ku kishte mitologji me Herakli, ata pretendonin, pjesë në pronësi, avantazhe sovraniteti etj.

Marrim tani Hylli-n i cili me grafitë greke nuk jep plotëpjestim. Por, ai e jep plotpjestimin me shqipe ku gjejmë HYZ= 600+400+7 = 1007 që jep 19x53, ose varjantin HYQZI që shkon me 1026 ose 19x54; ILLIEI me 95 = 19x5; YLLEI me 475=19x25.

Vërtetohet kështu se ndër pretendentët mitologjikë që i kanë dhënë emërtimin Ilirisë ky zën me sa duket vendin e parë. Tani analizojmë nënën e HYQZIT, Melita dhe nënën e saj, AIGAIS ose ARGEIA, siç i jep Bizantini. Do të vërejmë se me grafitë helene nuk kemi plotpjestim. Por, shikojeni "sekretin pellazg-ilir", se si e jep MELIQA = 40+5+30+10+9+1=95:19=5 ose 19x5 =95:19 ose 19x5 dhe ky është kodi origjinal e autokton sepse ka Q.

Po e ilustrojmë në parantesë paksa edhe këtë Q, që më tutje do ta shohim më të detajuar. Psh tek emri PARQ kemi 80+1+100+9=190 ose 19x10, që përbën një rrënjë me kuptimin etimologjik për "bardh" në shqiptim evolucionin e sotëm. Ky i bashkëngjitet fisit PARQINsI = 80+1+100+9+10+50+6+10=266 ose 19x14. Emri i fisit të PARTHINEVE del i regjistruar në autorët antikë.

Te Livi, psh kemi kemi URBER PARTHINORUM dhe një JUPPITER PARTHINUS. (XLIV-236). Në këtë pikë ka qenë menduar se romakët kishin bërë një përkthim nga emri i këtij fisi me një etimologji si "Bardh" me ekuivalencën ALBANI. (I pari Hani, pastaj edhe Th. Kacori, "Kontribut për studimin...f142)

Siç e shohim kjo ide funksion, porse jo si përkthim romak, por si dy varjante ekuivalente ilire.

Me analizën e kësaj metode Jupiteri romak shkon me shkipe si GJIUPIQER me vlerën 627 ose 19x33, ndërsa PARQINsI me vlerën 266 ose 19x14. Sipas mitologjisë ParQa ishte një bijë e Ilirit etj. Ta vazhdojmë edhe paksa demostrimin: marrim ALBANIA= 1+30+2+1+50+10+1=95 ose 19x5. Kemi plotpjestim.

Tani marrim BARGULUM (Livi XXIX,12, 13) afër Epidamnit dhe BARDHAJ afër Shkodrës dhe bazileusin e hershëm BARDHYLI. Në emrine parë, që romakët e shkruajnë sipas modës së tyre, me interpretimin tonë kemi: PARQGJIQI= 80+1+100+9+13+9+10 =152 ose 19x8 e plotpjestueshme. Etimologjia shkon si Bardh +Gjithi, që mbase lidhet me ndonjë qytezë port detar.

Tek Bardhaj e kemi rrënjën PARQ [80+1+100+9=19x10] + DhAs [4+8+ 1+6=19x1] dhe e gjith kompozita jep 209:19=11 ose 19x11. Etimologjia me këtë rast është Vend i Bardhë. Te BARDHYL kemi PARQ+YLLEI që jep vlerën e përgjithshme 665:19=35 ose 19x35 dhe kështu çështja e BARDHYLIT si kompozitë me etimologjinë Ylli i Bardhë, mund të konsiderohet më e afruar. Këtu mund të vërejmë evolucionin kohor fonetik.

Dhe ta vazhdojmë aty ku e lamë me Melitën, nënën e Hyllit, birit të Herakliut, i cili i jep edhe i pari emrin Ilirisë. MeliQa ka ngjajshmëri me nimfën Melissa që e kemi të regjistruar te legjenda e Durrësit, por grafija e prezantimit në tekstet autoritare të mitologjisë si MELISSA nuk jep plotpjestimin. Ky del në formën MELISA = 40+5+30+10+200+1=285 ose 19x15, që është ruajtur tek ne.

Sipas autoriteteve etimologjia shkon me l'Ape = Bleta, duke u bazuar në greqishte, porse ne na duket se shkon si AMELIQ - MELIQA, me ndërrim pozicioni të "A", pra si një "ambelsi" e mjaltit.

Këtë e nxjerrim se në shqip bleta ka termin e vet dhe jep BLEQIA=2+30+5+9+10+1=57 dmth 19x3, çka edhe vërteton katërcipërisht se kemi dy emra të ndryshëm. Etimologjia e emrit Melisa është ambëlsia e mjaltit, porse këtë konkluzion e ruan shkipia me nimfëm MELIQA.

Kujtojmë se afër Durrësit gjëndej Kepi Meelie, që gjëndej në hartat e Ankonës së shek XIV dhe se perandori bizantin Porfirogjeneti në shek X, na e kujton se akoma përmendej një log "Melisonios ku Poseidoni fjeti me Melisën". (Konf. II. Stud Alb. 1969, A. Dyselje,"Dalja në det..." f 126, nxjerë nga Jorga; Bur. Biz. 1975, Porfirogjeneti, f 20)

Marim edhe emrin e Kepit Meelie, për ti bërë analizën linguistike orakulltare të kodit 19 (Kjo është një metodë që nuk ka të bëjë me mënyrat tradicionaliste të linguistikës) dhe ja: 40+5+5+30+10+5=95:19+5 ose 19x5. Shihet qartë edhe vërtetësia e autorëve antikë që nuk i ngatërronin këto dy nimfa.

Në këtë rast etimologjia duket se lidhet me Miele një sipërshtresë ose përkthim i gabuar italian, sepse kodi nuk na lën të gabojmë sepse kemi edhe MJALQE =40+10+1+30+9+5 =95 ose 19x5 dhe ky është kodi dhe trashigimia origjinale këmbëngulëse e popullit tonë.

Ja edhe surpriza tjetër, vendi ku Melisa "flejti" ose më mirë "u pallua nga Poseidoni", që shkon me BISHT PAALLA = 2+10+800+300 +80+1+1+60= 1254:19=66 ose 19x66. Dhe të mos bëheni aspak xhelozë sepse POSHEIDHONI nuk është një perendi helene, por shkipetare.

Edhe Nëna ARGEIA/AIGAIS, një nimfë lumi dikund andej nga Myzeqeja, siç e thamë nuk flet me grafitë e shqiptimet greke, "ajo han vetëm shkipe" dhe ja: ARGIEQE=133 ose 19x7. Kjo shkon me etimologjinë Gjiearta.

Dhe meqë jemi aty rreth Durrësit e Parthinëve, të shohim edhe emrin TAULANTA, që ishte edhe kjo një bijë e Yllit të RI/Ilirisë ku kemi 300+1+400+30+1+50+300+1= 1083 ose 19x57.

Tani ti hyjmë EPIDAMNit, ku paradhënije duhet ta presim llogaritjen e orakullit, sepse është një emër madhor, atëhere: EPIDAMN = 5+80+10+4+1+40+50=190 ose 19x10 punto.

Duke e kthyer në shkipe marrim kompozitën "DAMNI I MAQE", e cila i shkon me etimologjinë e Demit dhe të vetë konfiguracionit që paraqet vija bregdetare e Durrësit. Te DAMNI I MAQE kemi 4+1+40+50+10 =95 dhe 10+ 40+1+9+5 = 95+1064=1159 ose 19x16.

Legjenda thoshte se bijën e Epidamnit/Demit të Math e la shtatzënë Poseidoni dhe kështu lindi Dyrrahu. Mirëpo kodi 19 nuk hyn në funksionim me grafinë greke, por hyn me shkipen si POSHEIDHONAA (kompozitë Po+shëmbet/fundoset/tronditet+Dheu) ku kemi 80+70+800+5+10+604+70+50+1 = 1691 ose 19x89.

Plotpjestimi vazhdon me DORsI = 4+70+100+6+10=190 ose 19x10, i cili padiskutim duhet të jetë një tip demi i ri ose MZAQ=57/19x3; varjantin DEMAAs=57/19x3; QAAROGs/taroçs=190/19x10 Vini re forma DORsi me një hundore si o-u-a, që e ruan edhe sot Durrësi, ka përparësi ndaj regjistrimeve si Dyrrah, Dysrrahion etj.

Shuflai i pari kishte hedhur mendimin për një formë të tillë, ku ai shihte një lidhje me dorianët. Legjenda vazhdon me Jon/GJION i biri Dorsi-t, që jep 13+70+50=133 ose 19x7, të cilin Herakliu "padashje" e ka hedhur ne det, me qëllim që ky dmth deti, të marrë emrin Deti Jon dhe përfundon tek fusha Hellopia, sepse "Hellopi ishte i biri i Jonit/Gjionit".

Atëhere QEALLOPI, biri i Gjionit = 20+5+1+60+70+100+10=266 ose 19x14. KAONIA= 20+1+70+50+10+1= 152 ose 19x8 dhe GERIONI i stërlashtë gjyshi i gjedhëve. Në një studim tonin ne e kemi venë në dukje atë që thoshin autorët e hershëm antikë si Hekateu etj se "Gerioni ishte një bazileus i lashtë i Epirit". (Arriani, II, 16. Citon Hekateun e shek VI p.K.)

Në një amforë të shek VI p.K paraqitet Herakliu dukeluftuar me Gerionin me tre koka që në mburoje ka shqiponjën e zezë. Shikoni se në çfarë mënyre madhështore i ka ngulur "hunjtë" në tokën e tij pellazgu-iliri! A është kjo një rastësi?!

Mitologjia e Epidamnit përmban marëdhënije ngjizje Perendi me bijat e bazileusave, me metamorfizime etj. Ne e kemi shprehur mendimin se "Damni i Mathe" duhej të ishte i biri i Zeusit me Jonën, një ekuivalent i Apisit egjiptian, i biri i Izidës me "mistere të shumta", nqs nuk ka qenë ndonjë Zeus ekuivalent.(gr. Epafi; shq. APEQI=95/19 x 5.

Mendojmë se egjiptianët dhe fenikasit e lashtë ishin ngjitur deri këtu lart, në kërkim të hekurit, robërve e mjaltit për mumifikimet. Autorët e hershëm antikë theksonin se fiset adriane tregtonin skllevër.

Jo më kot Herodoti kishte thënë se "priftërinjtë orakuj helenë kishin nxjerrë të drejtën për të kopjuar dhe adoptuar perenditë pellazge" dhe thënien tjetër se " Orakulli i Dodonës së Janinës dhe ai i tempullit të Amonit në Teba të Egjiptit, i përgjigjeshin njësoj pyetjeve, profetizmive, interpretimeve etj.

Në idenë e Pitagorës dhe Herodotit e provova "metodën thinshe 19" te perendia Amoni/Dielli i egjiptianëve: AMONI= A=1 + M=40 + O=70 + N=50 = I=10= 171.

Numëri dilte i plotpjestushëm me 19, në rastin konkret kemi 171:19=9 ose 19x9. E njëjta plotpjestueshmëri merrej edhe në grafinë më të përhapur HAMMON= H=8 + A=1 + M=40 + M=40 + O=70 + N=50=209:19=11 ose 19x11 dhe po kështu edhe në varjantin më të përdorshëm popullor në Egjipt AAMUN që jep shifrën 532:19=28 ose 19x28.

Kështu më rezultonte se vërtet All'llahu si vlerë numerike ishte më i madh se Amoni/diell dhe realisht diej më të mëdhenj se ky i yni, ka sa të duash.

Kështu provova edhe DIEQI = 4+10+5+9+10=38 ose 19x2...

Me këtë rast po i përgjigjem një "kompetenti", se nqs këto të mijat qenkan "romantizëm/magjistarizëm", kap/kepth e lexo tek Kur'ani a.s. se ke Kod 19-të, në shifra të pabesueshme.

Nga kërkimet e hershme tonat për kodin e 19-tës

Në idenë e thiut të Romës, unë vendosa gërmat si QI, që me këtë rast shkonte edhe me një etimologji si Thiu/derri dhe vura re se vlera numerike ishte 19. Një sajim si DEQA jepte po këtë 19. Duke e menduar T greke në shumë raste si një ish Q e vendosa këtë te QEQIDA, nëna e Akilit, dhe vura re se vlera ishte 9+5+9+10+4+1=38, dmth sa dyfishi i QI, ose 2x19. Më pas e gjeta edhe te DIEQI që jepte 2x19.

Bazuar te QI e vendosa Q për kuriozitet edhe te DERR që jepte QER dhe vura re se rr e fortë binte dhe se QER jepte një vlerë 9+5+100= 114, pra sa trefishin e QI.

Tashti, fillova të kuriozohesha me idenë se mos kishim të bënim me ndonjë lloj sistemi numërimi të llogaritur mbi këtë bazë dhe sinqerisht më ngatërrohej edhe thiu për dhi, kinji etj. Problemi nuk qëndronte aspak te etimologjia korrekte, por te idea për të kapur diçka që mund të na çonte tek një sistem numërimi dhe të ndonjë metode kabaliste.

Kështu vazhdova në këtë rrugë duke improvizuar për 4-katrën një dyfjalësh si KAQHE QIQE (katër thithe/thithse-cica- gjij) i cili jepte: 20+1+9+8+5 +9+10+9+5=76 dhe që për një surprizë ishte 4x19.

Eca shpejt te Pesa/Penta me një PEQA = 80+5+9+1=95 pra 5x19. Te Gjashta kishte përsëri vështirësi improvizimi dhe gjeta një GJIAQ-ZIEN-QI= 13+10+1+9+7+5+50+9+10= 114 ose 6x19.

Mund ta kuptoni se duheshin fjalë me shuma të vogla me qëllim që edhe të realizohej plotpjestimi.


Për Shtatë sajova QAQEMIQN = 9+1+9+5+40+10+9+50 = 133:19=7 ose 7x19.

Për Teta vazhdova me QE-QAN- MIQ-QI = 9+5+9+1+50+40+10+9+9+10= 152:19=8 ose 19x8.

Nanda u sajua si NONA= 50+70+50+1= 171 ose 19x9.

Dhjeta kuptohej si një DHieQia, që nënkuptonte këmbët dhe brirët e dhisë plus këmbët e thiut.

Ky lloj hulumtimi ka qenë thjesht nga ato provat e punës që për pesë para edhe hidhen tutje, por unë e ruajta. Një ditë si për ironi më shkoi mendja te ajo shprehja:

"THARKU I THIUT THURET ME THUPRA THANEET"dhe shikoni tani surprizën QARKU I QIUT QURET ME QUPRA QANEET" jep këto vlera 530+10+719+814+45+590+370= 3078 që pjestuar me 19 jep 19x162.

Kjo na paskesh qenë një shprehje e konservimit të këtij Kodi të Q+I=19-të.

Me këtë pastaj zbërtheva DhAs/Dheu= 4+8+1+6+19.

Nga këndej kalohej te ditët e javës E DIELLQsA= 4+10+5+60+ 9+6+1= 95 dmth 19x5.

E HANDQA = 600+1+50+4+9+1= 665 dmth 19x35.

E MAARQA = 40+1+1+100+9+1= 152 dmth 19x8...

për të kaluar tek 30 ditëshi i muajit me MOOJQI=40+70+70+10+9+10= 209 ose 19x11, që të çonte te 30 gjijcat e vegjël dhe te Mojthi i folklorit. Gjieto Muji jepte GJIEQA=38/19x2; MOOJI 209/19x11.

Por, asokohe nuk isha në gjendje ta interpretonja si një sistem i madh i lashtësisë dhe vetkuptohet se këtu tek ne do të konsiderohej "si një marri" dhe kështu e lashë në tavan, "nën kritikën brejtëse të minjve"...

Agron Luka