| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Universitetet, ja kriteret pėr nė Akademinė e Arteve Valmora Gogo Pėr tė ndjekur studimet, maturantėt nuk do tu nėnshtrohen provimeve tė Maturės Shtetėrore, por konkurseve. Sipas Petrit Malaj, dekani i Artit Skenik, konkursi ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e shkollės. Ndėrsa pėr shumė degė nė fakultetet shqiptare Matura Shtetėrore do tė bėjė tė mundur pėrzgjedhjen e nxėnėsve pėr nė fakultetet, nė Akademinė e Arteve nxėnėsit do tė pėrzgjidhen me konkurs. Tashmė janė shpallur edhe kriteret pėr tiu nėnshtruar konkurseve nė Fakultetin e Artit Skenik dhe Fakultetin e Arteve Figurative. Petrit Malaj, dekan i Artit Skenik, thotė se konkursi ėshtė pjesa mė e rėndėsishme e shkollės. Dėshirojmė qė tė hyjnė nė konkurse nxėnės me prirje dhe talent, -theksoi dje dekani Malaj. Ai sqaroi gjithashtu se komisioni i vlerėsimit tė konkurrentėve do tė pėrbėhet nga pedagogė te brendshėm dhe specialistė tė jashtėm. Nė asnjė mėnyrė nuk do tė ketė nė komisione pedagogė qė kanė punuar mė parė me nxėnėsit, - vazhdon tė thotė Malaj, sa u pėrket kurseve private. Fakulteti i Artit Skenik Pėr pesė degėt e kėtij fakulteti kėrkesat janė tė ndryshme. Kėshtu, pėr degėn e Aktrimit zgjatja nė ditė e konkursit do tė varet nga numri i konkurrentėve. Pėrveē monologut, monologut klasik, poezisė, fabulės dhe tregimit, konkurrenti duhet tė testohet edhe pėr formimin kulturor, edukimin muzikor dhe tė kontrollohet pėr plastikėn trupore. Pėrpos kėtyre kėrkesave, konkurrentėve do tu bėhen edhe kėrkesa tė tjera nga komisioni, tė cilat duhet ti pėrmbushė pėr tė fituar. Pėr degėn e Regjisė sė Filmit Televiziv konkurrentėve do tiu duhet formimi i pėrgjithshėm dhe ai profesional. Ky i fundit do tė matet nėpėrmjet testeve teorike dhe praktike. Gjithashtu, kandidati duhet tė hartojė njė platformė regjisoriale filmike, tema dhe lloji caktohet gjatė konkursit nga komisioni, por ai duhet tė ketė njohuri tė mira edhe mbi pėrdorimin e aparatit fotografik me film. Nė bazė tė kėsaj, studenti duhet tė realizojė njė etyd regjisorial. Pėrveē njė testimi pėr formimin kulturor mbi kinematografinė shqiptare dhe botėrore, studenti duhet tė ketė me vete edhe njė aparat fotografik me film. Regjia e skenografia Edhe pėr departamentin Regji-Skenografi-Koreografi ka kritere tė vendosura mirė. Nė mėnyrė qė tė fitosh nė degėn e regjizurės, duhet ti nėnshtrohesh konkursit pėr tri ditė. Nė ditėn e parė para komisionit duhet tė paraqesėsh njė platformė regjisoriale dhe duhet tė testohesh pėr formimin kulturor rreth teatrit, dramaturgjisė, filmit, letėrsisė etj. Sa i pėrket ditės sė dytė, ajo do tė pėrmbajė vetėm interpretim nė monolog, tregim dhe poezi. Dita e tretė do tė mbyllet me njė etyd regjisorial, tema e tė cilit do tė caktohet nga komisioni. Edhe pėr degėn e koreografisė konkursi do tė realizohet nė tri ditė. Nė ditėn e parė konkurrenti duhet tė bėjė ushtrime klasike tė karakterit popullor, variacion ose monolog nga balete tė ndryshme, kompozim tė elementėve pėr ushtrimet klasike e popullore, por njėkohėsisht konkurrenti do tė gjendet pėrballė kontrollit pėr njohuritė teorike e praktike mbi folklorin koreografik shqiptar. Nė ditėn e dytė, pėrveē vlerėsimit tė njohurive nė historinė e baletit shqiptar e botėror, konkurrenti duhet tė ekzekutojė njė pantonim sipas kėrkesės sė komisionit. Nė ditėn e tretė dhe tė fundit, studenti duhet tė paraqesė para komisionit njė libret koreografik dhe tė demonstrojė gjuhėn shprehėse tė personazheve dhe mė pas do tė ekzekutojė nė njė instrument popullor. Ne degėn e skenografi-kostumografisė konkurrenti duhet tė sjellė pranė komisionit para se tė zhvillohet konkursi dosjen personale, e cila duhet tė pėrmbajė kompozime nė skenografi, kostumografi, pikturė, vizatim etj. Nė ditėn e parė studenti duhet tė vizatojė njė model tė kompozuar nga natyra, duhet tė bėjė vizatime apo skica tė shpejta. Nė ditėn e dytė konkursi vėshtirėsohet paksa, pasi duhet pikturuar nė telajo njė model i kompozuar nga natyra, i cili do tė vazhdojė edhe nė ditėn e tretė. Nė ditėn e fundit tė konkursit kandidati duhet tė kompozojė, tė krijojė njė projekt skenografik dhe kostumografik, madje edhe tė testohet teorikisht pėr formimin e pėrgjithshėm kulturor. Nė fund konkurrenti duhet tė bėjė njė analizė teorike tė njė skenografie. Fakulteti i Arteve Figurative Konkursi zhvillohet nė pesė ditė nė dy specialitete, pikturė dhe skulpturė. I ndarė nė pesė faza, konkursi do tė pėrmbajė vizatim, skica tė shpejta, realizim tė njė pikture dhe skulpture dhe njė kompozim nė pikture, vizatim etj. Sa i pėrket ditės sė pestė, kandidati do tė vlerėsohet pėr formimin teorik pėr njohuritė e historisė sė artit, interpretimin e materialeve personale dhe tė njė autori tjetėr. Kandidatėt nuk duhet tė harrojnė pėr tė paraqitur dosjen e tyre personale, e cila duhet tė pėrmbajė vizatime, piktura, skica etj. Si pėr Fakultetin e Artit Skenik ashtu edhe pėr Artet Figurative, materialet qė duhen pėr nė konkurs do tė pėrballohen nga vetė konkurrentėt. AKTRIM 1. Monolog 2. Monolog klasik (I detyruar) 3. Poezi 4. Fabul 5. Tregim 6 Seancė kontrolli pėr plastiken trupore (ecje, ushtrime bashkėveprimi, rezistence, kėrcim etj.) 7. Testim teorik mbi formimin kulturor tė konkurrentit (nė fushėn e teatrit, dramaturgjisė, filmit e letėrsisė nė pėrgjithėsi ). 8. Testim pėr edukimin muzikor "REGJI FILMI DHE TV" a) Formimi i pėrgjithshėm (nivel i lartė, mesatarja e lartė + testi i formimit tė pėrgjithshėm) b) Formimi profesional (njohuri mbi kinematografinė shqiptare dhe botėrore etj. ) a) Testi teorik . b) Testi praktik KOREOGRAFIA Ushtrime klasike e karakterit popullor. Demonstrim i njė variacioni ose monologu nga baletet e ndryshme. Kompozim nga kandidatėt elementė tė ushtrimeve klasike e popullore. Ushtrime me 2/4 e 3/4, 16 ose 32 masa muzikore. Njohuri teorike e praktike mbi folklorin koreografik shqiptar. Njohuri mbi Historinė e Baletit Shqiptar dhe Botėror. Ekzekutimi i njė pantomime sipas kėrkesės sė komisionit. Paraqitja e nje libreti koreografik dhe demonstrimi i gjuhės shprehėse tė personazheve ( klasike, popullore ose moderne ). Njohuri mbi muzikėn klasike botėrore e shqiptare si dhe ekzekutimi nė njė instrument popullor. REGJISURĖ -Hartimin e njė skice platforme regjisoriale mbi hazėn e njė pjese dramatike qė caktohet aty pėr aty nga komisioni ( tema, konflikti, personazhet, dekori, imazhi regjisorial etj.) -Testim mbi formimin e pergjithshem kulturor ne fushen e teatrit, dramaturgjise, filmit, letersise ne pergjithesi, muzikes, arteve figurative etj.). -Interpretim I material eve te meposhtme : a) monolog b) tregim c) poezi -Etydin regjisorial mbi hazen e nje teme te caktuar qe sugjerohet aty per aty nga komisioni. Gjithashtu kandidati i nenshtrohet edhe kerkesave te tjera plotesuese qe jepen nga komisioni i pranimit. SKENOGRAFI-KOSTUMOGRAFI Vizatim. Realizimi i nje modeli te kompozuar nga natyra ne vizatim. Studime ose vizatime te shpejta, skica ne maredhenie me nje model te vendosur ne atelier. Realizimi behet me laps,karbon,pastel etj. Formati i letres eshte A2. Pikture. Realizimi i nje modeli te kompozuar nga natyra ne pikture Realizimi behet ne nje telajo jo me te vogel se 50 X 60 cm. Pikture. Realizimi i nje modeli te kompozuar nga natyra ne pikture Vazhdon realizimi I piktures. Kompozim.(ushtrim mbi afesite krijuese. Tema jepet ne moment nga komisioni dhe realizohet ne pikture nga konkurruesit. Po kete dite organizohet edhe: Testim teorik mbi formimin e pergjithshem kulturor dhe profesional ne fushen e teatrit, letersise dhe muzikes (ne formimin profesional duhet te ketė njohuri teorike per specifiken e skenografisė, kostumografisė, pikturės, vizatimit dhe Historisė sė Arteve Figurative ). Krijimi i nje projekti skenografik dhe kostumet ( teorikisht dhe praktikisht) Analize teorike e nje skenografie te realizuar ne skenat tona. Telajot, letrat, bojėrat do tė pėrballohen nga kandidati. Konkurrenti duhet te paraqesė dosjen personale e cila duhet tė ketė kompozime ne skenografi, kostumografi, pikturė, vizatim etj. Dosja dorėzohet para fillimit te konkursit. ARTET FIGURATIVE Organizohet ne dy drejtime specialitetesh PIKTURE dhe SKULPTURE Vizatim (Relacione me natyren) Studime ose vizatime te shpejta, skica ne marredhenie me nje model te vendosur ne atelier. Realizimi round te jete me laps, karbon, pastel etj. -Leter vizatimi e bardhe -format A2 (Per te gjithe konkuruesit.) Pikture & Skulpture (Relacione me nje model te vendosur ne atelier) Realizimi per piktoret do te jete mbi nje telajo jo me te vogel se 50x60 cm Kompozim (ushtrim mbi aftesite krijuese) Organizimi i nje kompozimi ne baze te nje teme te dhene ate dite nga drejtuesit e konkursit. Ky ushtrim round te realizohet ne pikture, vizatim, skulpture etj. Biseda (Testi i formimit teorik). Perdorimi i DOSJES se konkurrentit Ky test konsiston: 1) ne matjen e njohurive te konkurrentit ne drejtim kryesor mbi historine e artit. 2) Ne interpretimin e materialit te paraqitur ne dosje 3) Te nje autori te caktuar etj. 2) Dosja duhet te permbaje vizatime, piktura, skica dhe kompozime te realizuara (ne pikture, skulpture, instalacion, video, fotografi etj.)
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| akademine, arteve, kriteret, universitetet |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Leskaj konteston ligjin Pėr Akademinė e Shkencave | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 07-12-2007 15:11 |
| Nora Cashku - Akademia e Arteve, ne apati te thelle | informuesi | Personazhe te njohura | 0 | 06-07-2007 23:22 |
| Galeria e Arteve, 4 mije vepra ne rrezik | Administratori | Arti shqiptar | 0 | 18-04-2007 00:59 |
| Universitetet, edhe llogaritjen edhe shpalljen e fituesve | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 02-08-2006 12:16 |
| Pranimet, renditjen do ta bejne universitetet | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 19-07-2006 12:55 |