| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Shqipėria dhe Kosova, ēfarė strategjie? Genc Burimi Fakti ėshtė i rrallė pėr tu mos u nėnvizuar. Pėr tė parėn herė qė nga shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė, opozita nė Shqipėri dhe njė personalitet i veēantė si Ismail Kadare, janė nė tė njėjtėn gjatėsi vale me Beogradin dhe Shkupin nė sulmin me goditje te pėrqendruar kundėr shefit tė diplomacisė shqiptare. As episodi famėkeq i Bllacės, ai pazar i shėmtuar matrapazėsh qė diplomacia maqedonase bėri nė kurriz tė refugjateve kosovarė, nuk gjeneroi njė federim shpirtrash ballkanikė kundėr Shkupit tė pashpirt, sa ēpo arrin sot kundėr vetes Besnik Mustafaj, me njė deklaratė jozyrtare. Duhet pranuar qė Mustafaj e ka kėtė art tė prodhojė konsensus kundėr vetes qė kur ėshtė emėruar minsitėr. Ai po puq dhe me tė papuqshmit. Pėrse ministri ynė i Jashtėm ėshtė irritues nė kėtė pikė? Kjo nuk ėshtė ēėshtja. Debati ose fushat pėr tė cilat duhet tė diskutojmė nė poliitkėn tonė rajonale janė ėndrrat tona mė realiste qė presin konkretizim: fati i Kosovės si anėtare e ardhshme e OKB-sė ku ajo duhet tė njihet si shtet, fati i Shqipėrisė si njė nga fuqitė kryesore ballkanike qe ajo duhet tė synojė tė bėhet, dhe fati i lidhjeve etniko-kulturore midis shqiptarėve tė Shqipėrisė e atyre tė Kosovės, tė cilat nuk duhet tė faniten ditė pas dite nė lidhje gjuhėsore si ato mes Francės dhe Belgjikės. Nė kėtė konstelacion objektivash, njė deklaratė mė shumė a mė pak e Besnik Mustafajt mbi Kosovėn, ėshtė si njė sondė mė shumė mbi planetin Mars, qė do tė sjellė fotografi, hamendje e debate tė reja, por qė ka shumė pak gjasa ti ndryshojė trajektoren. Ēdo tė bėhet me Kosovėn, kjo ėshtė ēėshtja qė duhet tė na preokupojė pėr momentin. Shqiptarėt e Kosovės janė pėrballė njė ekuacioni tė cilin do ta kenė tė vėshtirė ta zgjidhin tė vetėm. Kosovarėt nuk kanė njė revendikacion ne negociatat e Vjenės, por dy: pavarėsinė dhe terėsinė territoriale. Pavarėsinė pakkush e diskuton. Tėrėsia territoriale do tė zėrė pjesėn kryesore tė negociatave emėrtuar me eufemizėm si reformė e decentralizimit. Nė shtjellimin e kėtij ekuacioni do tė shikojmė se ēvend zė aty deklarata e Besnik Mustafajt Pavarėsia dhe territorialiteti i Kosovės Parimi pėr vetėvendosje tė popujve, sanksionuar nė Kartėn e Helsinkit tė vitit 1975, nuk ėshtė me demagogji, por njė realitet nė kontinentin tonė. Nė paqe e me konsensus, ēekėt dhe sllovakėt vetėvendosėn tė ndaheshin, ndėrkohė qė gjermanolindorėt dhe gjermanoperėndijorėt vetėvendosėn tė ribashkoheshin. Aty ku pati luftė, si nė Slloveni e Kroaci, Evropa ndėrhyri me kartonin e njohjes sė njėanshme. Aty ku pati dramė, si nė Bosnje-Hercegovinė, Evropa ndėrhyri me miliarda dollarė dhe vėnie nėn tutelė qė u pranua nga tė gjitha palėt nė terren. Nė tė tėra kėto raste, zgjidhja ėshtė gjetur ne kuadrin e parimit te shenjte te vetevendosjes se popujve. Per Kosoven nuk ka perse te behet perjashtim dhe nuk do tė behet perjashtim. Pavaresia duket normale dhe vete serbet ne sondazhe e shprehin se Kosova u duket e humbur. Ky pohim, sa me shume thjeshtėson pjesen e pare te ekuacionit, pavaresine, aq me teper nderlikon pjesen e dyte te tij, teresine territoriale. Perse vetevendosja duhet te funksionoje ne raportin midis Prishtines dhe Beogradit, e te mos veproje midis Mitrovices serbe dhe Prishtines? Ky ėshtė thelbi i negociatave te statusit te Kosoves. Te prania serbe ne Kosove qendron thembra e Akilit e zgjidhjes perfundimtare se dosjes se Kosoves. Teorikisht asgje nuk duhet ti pengoje serbet nga garancia ne Mitrovice, qe me nje refendum si ai qe bene shqiptaret ne Kaēanik me 1990-ėn, te shpallin autonomine per viset e banuara prej serbeve ne Kosove, e pse jo me vone bashkimin me Serbine. Kete loje makievelike te instrumentalizimit te serbeve te Kosoves me parimin e vetevendosjes se popujve po perpiqet te luaje Beogradi. Jemi ne nje situate ku Serbia nuk ka me se ēfare te humbase, kurse Kosova humbet nje pjese te territorit te saj. Kjo do tia zbehte vleren pavaresise se Kosoves dhe ėshtė ky epilog i shemtuar qe kerkojne qarqe revanshiste ne Beograd ne strategjine e tyre te tokes se djegur. Si mund ti pengoje Evropa serbet ne kete loje destruktive? A nuk duhet konsideruar deklarata e ministrit tone te Jashtem si e vetmja antidote qe ekziston sot ne duart e faktorit shqiptar per ti zhbindur serbet te hyjne ne lojėra mjeshterish magjistare, nga ku te gjitha palet (perveē Shqiperise) dalin te humbura? Kosova dhe Serbia duhet te shohin drejt se ardhmes evropinae. Ne Vjene, me shume se nje Martii Ahtisari, do tė nevojitej nje Bill Gate. Nuk ėshtė decentralizmi, por ndertimi i akseve rrugore Beograd - Prishtrine - Tirane - Durres, ėshtė investimi dhe zhvillimi i shpejte i shkembimeve tregtare per fitim parash e begati si per serbet, ashtu dhe per shqiptaret, tema kryesore qe duhet te dominoje ne negociata. Magjia ėshtė ekonomia, siē e kuptoi me vonese pas lufte Evropa e Zhan Monese dhe e traktatit te Romes. Nje epoke e ngjashme duhet te hapet ne marrėdheniet nderballkanike qe tu lejoje vendeve tona, Serbise, Malit te Zi, Kosoves, Maqedonise e Shqipėrisė te kapin kohen e humbur e te tregojne se i perkasin modernitetit. Fatkeqesisht Beogradi ende nuk ėshtė gati, dhe kerkon te luaje nje karte te fundit: ate te serbeve te Kosoves. Thjesht per hakmarrje apo ne menyre me komplekse, per te nxjerre avantazhe ne forme kompensimi nga Evropa. Rreziku ėshtė kesaj here shume me i madh per Kosoven. Pavaresia u fitua me lufte, por serbet e Kosoves do tė jete e pamundur ti bindesh me lufte te qendrojne ne Kosove. Shqiperia deri tani nuk ishte shprehur. Momenti ka ardhur qe vendi yne te perzihet ne lojen e shahut ballkanik, jo per interesa te tij, por per te garantuar teresine territoriale te Kosoves. Ashtu, me qetesi e diplomaci, por me vendosmeri. Perndryshe vendi i shqipeve nuk garanton me asgje. Ishte nje deklarate kurajoze, ajo duhej thene Pokeri i fundit ballkanik: Shqipėria si shans i Kosovės Nder kater entitetet etniko-problemitke te juglinjdes se Ballkanit, Serbi-Mal i Zi, Maqedoni, Kosove, Shqiperi, kjo e fundit ėshtė e vetmja qe ska asnje problem te kesaj natyre (perjashto divergjencat shqiptaro-greke qe nuk jane objekt i ketij artikulli). Beogradi me humbjen e Kosoves, dhe neser te Malit te Zi, ngushellohet me idene se do tė behet si Shqiperia, nje vend i zhveshur nga ēdo lloj problemi etnik. Por ndryshe nga Shqiperia, perhere neutrale, Beogradi ka premisa te qendroje i tille. Ai mendon ta shfrytezoje avantazhin qe do ti jape statusi i nje vendi qe vezhgon te tjeret dhe nuk e vezhgojne me. Siria per nje kohe te gjate nderhyri ne lojen midis Libanit dhe Izraelit. Kete mundet te beje Irani ne lojen e grindjeve fetare brenda Irakut e me pas te negocioje avantazhe me amerikanet. Maqedonia veproi po ashtu gjate luftes se Kosoves. Shkaktoi artificialisht nje problem ne Bllace per te negociuar avantazhe me Evropen. Bllaca per Beogradin sot ėshtė Mitrovica dhe xhepat e tjera etnike te banuar nga serbet ne Kosove. Beogradi nuk do ta lere kete shans ti shpetoje nga duart. Me nje dore e me pahir do tė firmose pavaresine e Kosoves, nderkohe qe me tjetren do tė vere ne levizje faktorin serb ne Kosove si nje kolone te peste. Bashkesia nderkombėtare ėshtė koshiente per kete kurth. Duhen miliarda dollare per ta shmangur ate, per te blere serbet e Kosoves dhe Beogradin siē u veprua ne rastin e Bosnjes. Veēse miliardat qe u hodhen ne Bosnje, nuk ekzistojne me per Kosoven. Ahtasari ka hyre ne negociata me xhepat bosh. Ai sdo ta kete problem nje dite ti bjere bilbilit, ti jape fund lojes, domethene ti jape pavaresine Kosoves, dhe serbeve nje lloj decentralizimi. Por ēdo tė ndodhe mbrapa nese serbet e Kosoves, te shtyre nga Beogradi, peprlasin kembet dhe kerkojne ate shkeputje qe Kosova kerkoi nga Beogradi? A do tė dergohen tanke kundėr civileve serbe siē beri Milosheviēi ndaj civileve shqiptare me 1999-ėn? Kurthi ėshtė real per shtetin e ardhshem kosovar. Evitimi i tij kalon nepermjet detyrimit te Beogradit te heqe dora nga tutela mbi serbet e Kosoves dhe ti lere keta te fundit te qete te ngrejne nje jete te re dhe demokratike ne nje Kosove multietnike, duke marre pjese aktivisht ne institucionet e vendit. Si mund ti arrihet ketij qellimi kur Serbine, pasi e ke detyruar te heqe dore nga Kosova, ta poshterosh edhe me shume, duke e imponuar te heqe dore nga lidhjet me serbet e Kosoves? Beogradi do tė zabtoje ne Vjene diplomacine e nje vendi qe nuk ka se ēfare humbet mė. E vetmja menyre per ta ndalur ne kete hov destruktiv, ėshtė qe ti tregohet Beogradit se po copetoi Kosoven, ai jo vetem qe nuk do tė fitoje asgje, por do tė humbase territore te tjera te Serbise. Pas-Kosova quhet lugine e Presheves! Ky ėshtė shantazhi i vetem dhe bindes qe mund ti behet Beogradit sot. Nese serbet e Kosoves shkeptuen nga Kosova, shqiptaret e jugut te Serbise do tė shkeputen nga Serbia. Ne nje reaksion zinxhir dhe shqiptaret e Maqedonise do tė shkeputeshin nga Shkupi; Serbet e Bosnjes nga Bosnja, ata te Kroacise nga Kroacia. Kercenimit apokaliptik te Beogradit mbi Kosoven, i nevojitej nje kercenim po aq apokaliptik mbi te gjithe Ballkanin. Kete kercenim mund ta bente vetem vendi qe ska realisht asgje se ēfare te humbase; Shqiperia. Ne driten e ketyre zhvillimeve aspak fantastikoshkencore, duhet vleresaur forca e deklarates se Besnik Mustafajt. Nje deklarate qe u drejtohet sa serbeve aq dhe evropianeve. Larg duart nga ndarja territoriale e Kosoves, pasi Shqiperia nuk garanton me asgje. Paqe dhe zhvillim Shqiptaret nuk kane qene kurre konkistadore. Ne historine e tyre ata vetem kane ngritur berrylat per tu mbrojtur nga te peshtyrat dhe grushtat e fqinjeve deri ne diten kur kupa mbushet... Skenderbeu misheroi ate revolte. Turqit diten me pas te silleshin me pak harbutshem, por jo deri sa te na dhuronin pavaresine. Ate e fituam me lufte, por mungesa e eksperiences na beri qe ta kujtonim pavarėsine si kurorezimin e te gjitha sakrificave. Harruam ose neglizhuam, ose nuk arritem te zgjidhnim pjesen e dyte te ekuacionit, teresine territoriale te Shqiperise qe do ti jepte gjithe kuptimin e saj pavarėsise. Shqiperia ngriti flamurin ne Vlore, por humbi njekoheshit troje gjaku ne te gjitha anet e horizontit ne perfitim te malazezeve, serbeve, maqedonasve, grekeve e deri te italianeve qe desh na moren pikerisht Vloren. Nje te treten e siperfaqes se vendit e humbem. Historia nuk zhbehet me. Por ajo duhet te na sherbeje per mesime. Kosova e vitit 2006 ėshtė ne situaten e Shqiperise se vitit 1912. Fqinjet jane te njejtet dhe kane te njejtat reflekse. Bllokim pavarėsie deri ne fund, e me pas copetim territorial. Evropa na njohu asakohe pavaresine pa na mbrojtur deri ne fund token. Evropa rrezikon te bjere pre e te njejtave reflekse dhe ne rastin e Kosoves. Mbase jo. Nga Prishtina ne Tirane preferojme megjithate refleksin frika e ruan vreshtin, ndaj deklarata e Besnik Mustafajt ėshtė kapitale. Shqiperia do paqe e zhvillim per vete dhe per rajonin e saj. Serbet dhe shqiptaret e Kosoves do tė mund te jetojne shume mire ne paqe midis tyre, do tė mund ta zhvillojne e ta begatojne vendin e tyre me kusht qe Beogradi te rrije po aq larg ndaj serbeve te Kosoves sa Tirana qendorn ndaj shqiptareve te Maqedonise. Ky ėshtė mesazhi i Mustafajt, qe shpresojme ta kemi kuptuar drejt e qe urojme te buēase kete jave ne Bruksel me fort se sa kokefortesia e te njejtit Mustafaj per nje sovranitet te kufizuar te Kosoves Epilog Ka se fundi nga ata qe e kane shtyre mllefin ndaj deklarates se ministrit tone te Jashtem deri ne ate ekstrem sa ta bejne ate pergjegjes nese veshtiresohen negociatat midis Prishtines dhe Beogradit ne Vjene. Pesimistetet le te ngushėllohen me idene se Shqiperia mund te kishte bere deklarata edhe me provokuese po te kishte trasheguar ne pushtet per nje kohe te gjate kasten e Enver Hoxhes. Jetojme ne nje koincidence historike qe pak kush e veren: finalizimi i statusit te Kosoves ndodh ne momentin kur ne Shqiperi ėshtė instaluar demokracia. Cdo tė ndodhte sikur kjo zgjidhje te ishte shtruar qe pas vdekjes se Titos? A do tė kishte pasur guximin ndonje shkrimtar ne Shqiperi ti hakerrohej shokut Enver te mos thoshte marrezira se mund ti prishte pune Kosoves? Ceshtja e statusit te Kosoves ėshtė si ajo thenia e famshme e Galileut: E pur si move! Asgje nuk do tė mund ta ndale Kosoven ne finishin e saj drejt pavaresise, te cilen askush nuk ka me te drejte ta diskutoje, e jo me ta pengoje, dhe aq me pak deklaratat e Besnik Mustafajt. Kosova do tė jete e pavarur, por me ēfare territori ? Kjo ėshtė ēeshtja! Besnik Mustafaj e hodhi nje ide. Atyre qe u duket ekstremiste, le te shtrojne alternativa te tjera, por te mos predikojne autocensuren.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| kosova, shqiperia, strategjie |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Jeta e Muhamedit alejhi selam | Muslimani | Kurani dhe Jeta | 63 | 23-12-2007 21:57 |
| Rame Maraj. Njeri me i rrezikshem ne Kosove. | The Postman | Politika shqiptare | 0 | 30-11-2007 02:31 |
| Dilemat me te cilat perballen Rinia | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:21 |
| Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik | SmArTs_WAY | Kurani dhe Jeta | 0 | 27-06-2006 10:08 |
| Kur'ani Fisnik ne Shqip | Administratori | Kurani dhe Jeta | 5 | 04-09-2003 16:15 |