| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Pranimet, renditjen do ta bėjnė universitetet Bruna Prifti Sipas ministrisė, universiteteve do tu dėrgohet njė udhėzim qė sqaron se si do tė veprohet pėr llogaritjen e pikėve. MASH dhe QKAVP do tė dėrgojnė bazėn e tė dhėnave dhe kreditet universitare tė ēdo maturanti. Llogaritjet e pikėve pėr pranimet nė shkollat e larta do ti bėjnė vetė universitetet. Madje edhe renditjen e pikėve pėrfundimtare tė kandidatėve, nė bazė tė kėtyre llogaritjeve, do ta bėjnė po ato. Ministria e Arsimit dhe Shkencės ka deklaruar dje se gjithēka do tė bėhet sipas njė skeme qė do tė bėhet publike shumė shpejt, ndėrsa formula e llogaritjes ėshtė po ajo qė ėshtė sqaruar qė nė krye tė maturės shtetėrore. Pesė komponentėt e mesatares, (4 provimet e maturės plus mesataren e viteve tė shkollės) do tė shumėzohen me koeficientėt e vendosur nga vetė universitetet. Koeficientin pėr profilin e shkollės dhe pėr bllokun e lėndėve me zgjedhje qė shkollat e larta kanė pėrcaktuar si tė preferuar. Pėrkundėr kėrkesės sė universiteteve pėr tė qenė jashtė pėrllogaritjeve, udhėzimi qė do tu dėrgohet sė bashku me skemėn, nuk lė mė vend pėr debate. Udhėzimi Ministria e Arsimit nė bashkėpunim me Qendrėn Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimit tė Provimeve, do ti paraqesė universiteteve kreditet universitare tė ēdo maturanti. Kėto kredite pėrbėjnė notėn me dy shifra, pas presjes dhjetore, pėr secilin provim tė maturės. Dėftesa e pjekurisė pėr ēdo maturant tė vitit 2006 pėrmban edhe mesataren e 4 viteve, - thekson zyra e shtypit pranė ministrisė. Sipas saj, kjo dėftesė dorėzohet nga kandidati nė degėt e fakulteteve ku do tė vijojė studimet i interesuara. Pra, aty ku ai ėshtė regjistruar. Pėr detajet dhe tė gjithė tė dhėnat e tjera tė kėtij procesi final pranė ministrisė ėshtė ngritur grupi i punės qė ėshtė drejt konkluzioneve pėrfundimtare tė skemės sė pranimit. Sipas zyrės sė shtypit, pjesė e kėtij grupi janė specialistė tė vetė ministrisė, Qendrės Arsimore Kombėtare tė Vlerėsimit tė Provimeve dhe universiteteve. Ata janė afėr pėrfundimeve, tė cilat do ti paraqiten ministrit pėr miratim, - deklaron zyra e shtypit. Hapat e llogaritjes Ėshtė tashmė e qartė se tė gjitha llogaritjet pėr pranimet nė universitete do tė bazohen nė shumėzimin e koeficientėve tė pėrcaktuar nga shkolla e lartė me mesataren e shkollės sė mesme. Sė pari, veprohet me mesataren dhe rezultatet e dy provimeve tė detyruara. Pėr kėto tri tė dhėna, shkolla e lartė do tė marrė parasysh llojin e shkollės sė mesme qė kandidati ka pėrfunduar. Secili lloj i shkollės sė mesme do tė ketė koeficientin e tij. Koeficientet nė dispozicion tė shkollave tė larta janė: 1 1,1 1,2 1,3 1,4, - theksohet nė formulėn e llogaritjes, sipas tė cilės, me tė njėjtin koeficient shumėzohen qė tė tri tė dhėnat. Shkollat e larta e kanė pėrcaktuar tashmė koeficientin sipas secilės nga 9 llojet e shkollave tė mesme. Pas kėsaj hyjnė nė llogaritje edhe rezultatet e dy provimeve me zgjedhje. Pėr kėto dy tė dhėna nuk do tė merret parasysh lloji i shkollės sė mesme qė kandidati ka pėrfunduar, - theksohet mė tej. Fakultetet, nė bazė tė degėve, e kanė pėrcaktuar edhe parapėlqimin e vet vetėm pėr njėrin bllok; ose atė natyror, ose atė shoqėror, tė shprehur pėrmes koeficientėve. Koeficientet e parapėlqimit janė: 1 dhe 1,3. Me koeficientin 1,3 shumėzohet secili prej tė dy rezultateve tė dy provimeve me zgjedhje nė bllokun e parapėlqyer, kurse me koeficientin 1 shumėzohet secili prej tė dy rezultateve qė i pėrket bllokut tjetėr, - thuhet nė formulėn e llogaritjes. Njehsimi i pikėve Nota mesatare e tė gjitha lėndėve e tė gjitha viteve njėsohet me dy shifra pas presjes. Pikėt e fituara nė secilin nga tė katėr provimet (tė detyruara, me zgjedhje) konvertohen nė notė me dy shifra pas presjes, sipas njė procedure tė pėrcaktuar. Shumėzohet secila nga kėto pesė nota me koeficientin pėrkatės, sipas rregullave tė sipėrpėrshkruara, duke dhėnė pesė numra. Gjendet shuma e kėtyre pesė numrave. Shuma e gjetur shumėzohet me 100. Kėto janė pikėt e njė kandidati. Secila degė rendit kandidatėt e vet sipas pikėve tė kandidatėve, - nėnvizohet nė formulėn qė do tė bėjė llogaritjen e pikėve tė pranimit. Konferenca e Rektorėve Llogaritjen ta bėjė Qendra e Vlerėsimit Jashtė procesit, pėr tė mos u pėrfshirė as nė llogaritje pikėsh. Kohė mė parė, Konferenca e Rektorėve, pas mendimit tė tė gjithė dekanėve kėrkoi qė llogaritjen e pikėve ta bėjė vetė Qendra Kombėtare Arsimore e Vlerėsimit tė Provimeve. Rektori i Universitetit tė Tiranės ka deklaruar se kjo ėshtė mėnyra mė e mirė pėr tė siguruar deri nė fund njė proces transparent. Nuk duam tė shtojmė hallkat nė njė proces nė tė cilin ne nuk morėm pjesė, sepse nuk duam tė krijojmė apo lėmė vend pėr dyshime tė ndryshme nė kėtė pėrllogaritje, - ka thėnė ai, duke pranuar se gjithsesi vendimi do ti takojė ministrisė. Tė njėjtin mendim kanė ndarė edhe rektorėt e tjerė, sipas tė cilėve, renditjen mund ta bėjė fare mirė qendra, pasi ajo ka tė gjithė bazėn e tė dhėnave dhe mund tė bėjė edhe llogaritjen e mandej edhe rendin zbritės sė fituesve. Ne mund tė vendosim vizėn e fituesve nė bazė tė kuotave tė pėrcaktuara, - kanė thėnė rektorėt. Por kanė pranuar se gjithsesi do tė zbatojnė vendimin qė do tė merret. Koeficientėt sipas fakulteteve Gjuhėt e Huaja Blloku shoqėror 1,3 Ekonomik Blloku shoqėror 1,3 Gjuhė-letėrsi Blloku shoqėror 1,3 Gjeografi Blloku shoqėror 1,3 Gazetari Blloku shoqėror 1,3 Histori Blloku shoqėror 1,3 Informatikė Blloku natyror 1,3 Fizikė Blloku natyror 1,3 Matematikė Blloku natyror 1,3 Biologji Blloku natyror 1,3 Kimi Blloku natyror 1,3 Shembull Ja si llogariten pikėt Mira ėshtė regjistruar nė Universitetin e Tiranės nė degėn e Farmacisė. Ka mbaruar shkollėn e mesme tė pėrgjithshme tė profilizuar, profili natyror dhe ka njė notė mesatare nga shkolla e mesme 8,34. Ne dy provimet e detyruara ajo ka kėto rezultate: Nė letėrsi 8,72 Nė matematikė 9,15 Ajo ka zgjedhur si provime me zgjedhje ato qė pėrfshihen nė bllokun natyror dhe ka si rezultate: Nė fizikė 9,23 Nė biologji-kimi 9,52 Fakulteti i Mjekėsisė ka shpallur se shkolla e mesme e pėrgjithshme e profilit natyror ka koeficientin 1,4 Po ashtu, Fakulteti i Mjekėsisė ka shpallur se parapėlqen bllokun natyror, pra zbaton koeficientin 1,3 pėr kėtė bllok. Atėherė kryhen kėto llogaritje: Shumėzojmė: 8,34 (nota mesatare e shkollės sė mesme) x 1,4 (koeficienti pėr llojin e shkollės) = = 11,676 Shumėzojmė: 8,72 (nota nė gjuhė-letėrsi) x 1,4 (koeficienti pėr provimin e parė tė detyruar) = = 12,208 Shumėzojmė: 9,15 (nota nė matematikė) x 1,4 (koeficienti pėr provimin e dytė tė detyruar) = =12,81 Shumėzojmė: 9,23 (nota nė fizikė) x 1,3 (koeficienti pėr provimin e parė me zgjedhje)= = 11,999 Shumėzojmė: 9,52 (nota nė biologji-kimi) x 1,3 (koeficienti pėr provimin e dytė me zgjedhje) = =12,376 Secili prej rezultateve shumėzohet me 100: 11,676 x 100 = 1 167,6 12,208 x 100 = 1 220,8 12,810 x 100 = 1 281,0 11,999 x 100 = 1 199,9 12,376 x 100 = 1 237,6 Rezultatet mblidhen 1 167,6 + 1 220,8 + 1 281,0 + 1 199,9 + 1 237,6 = 6 106,9 Ky ėshtė rezultati me tė cilin Mira konkurron nė degėn e Farmacisė!
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| bejne, pranimet, renditjen, universitetet |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Deletro: Eshte koha qe politikanet e Maqedonise te bejne diēka konkrete | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 11-10-2007 04:52 |
| Ēeku: Bisedimet 120 ditėshe nuk kanė tė bėjnė me negocimin e pavarėsisė | informuesi | Politika shqiptare | 0 | 17-09-2007 21:40 |
| Topi takon rektoret: Universitetet larg politikes | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 12-09-2007 17:20 |
| Universitetet, edhe llogaritjen edhe shpalljen e fituesve | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 02-08-2006 12:16 |