Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Shtypi i dites

Pavaresia e Kosoves dhe Ekonomia e Shqiptareve

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 27-04-2006, 14:23
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Pavaresia e Kosoves dhe Ekonomia e Shqiptareve

Pavaresia e Kosoves dhe Ekonomia e Shqiptareve
Gjergj Buxhuku

Mėdyshja ėshtė e madhe pėr t’i dhėnė zgjidhje ēėshtjes sė mėsipėrme. Sa mė shumė afron dita e madhe e shqiptarėve kudo, qė frymojnė: pavarėsia e shumėpritur e Kosovės, aq mė shumė duhet tė mendohemi nėse do tė dimė ta shfrytėzojmė pėr tė mirėn e kombit. Kur themi pėr tė mirėn e kombit, nuk duhet tė mendojmė vetėm shprehjen e gėzimit nė folklor, poezi dhe vargje. Ēėshtja ėshtė se ngjarja mė e madhe e shqiptarėve pas shpalljes sė pavarėsisė nė shtetin e cunguar tė tyre nė 1912-ėn, pėr tė mos thėnė dhe e barabartė me tė parėn, nuk mund tė ketė vetėm vlerė poetike dhe teorike. Ajo duhet shfrytėzuar pėr tė bėrė tė mundur shfrytėzimin e mundėsive tė pamata, qė tė krijon njė ngjarje e pėrmasave tė tilla, pėr tė pasuruar shqiptarėt dhe zhvilluar tokėn e tyre. Janė tė gjitha mundėsitė pėr tė vėnė nė punė pasuritė natyrore, gjeografike dhe njerėzore, qė tė bashkuara krijojnė sinergji zhvillimi me vlera tė shumėfishta pėr tė gjithė. Nuk ka rėndėsi nėse do tė kemi tė bėjmė teorikisht me dy shtete shqiptare. Tashmė, nė shekullin e 21-tė bashkimi i kombit duhet tė vėshtrohet para dhe mbi tė gjitha si shkrirje ekonomike me vlera tė pallogaritshme.

Kjo i bėn tė pavlefshėm kufijtė politikė. Nėse ekonomia e shteteve shqiptare, por dhe ajo e hapėsirave ku jetojnė bashkėkombėsit tanė njėsohen, atėherė ėndrra e tyre pėr shtetin e pėrbashkėt ėshtė jetėsuar. Ēėshtja ėshtė nėse ne do tė mund tė arrijmė nė njė zgjidhje tė tillė apo edhe njėherė tjetėr do tė qėndrojmė vetėm nė sloganet e pavarėsisė sė Kosovės dhe do tė lemė tė na shpėtojnė nga duart rrjedhimet ekonomike tė saj. Shkurt, duhet t’i vėmė gishtin kokės nėse jemi tė aftė pėr tė ndėrtuar shtet edhe pas njė shekulli eksperience dhe pas gjithė atyre humbjeve tė pėsuara deri mė tash pikėrisht nga mospasja e shtetit. Kėtė nuk e dimė ende. Shenjat janė qė deri mė tash jemi larg, shumė larg njė arritjeje tė tillė. Globalizmi i ekonomisė botėrore, hapja e tregjeve dhe integrimi nė Bashkimin Evropian janė sirenat qė tė kujtojnė pėr kohėn qė po humbet me shpejtėsi sė bashku me shanset pėr zhvillim.

Sė pari, nuk ka projekte pėrveē ndonjė fjale tė hedhur nė erė aty- kėtu pėr njė shkrirje ekonomike ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės. Askush nuk merr mundimin t’u shpjegojė shqiptarėve se pėrfitimet e njė bashkimi tė tillė janė thelbėsore pėr tė gjithė. Tė jetė i qartė pėr vete, nė radhė tė parė, dhe pastaj tė sqarojė pėr qytetarėt se tregu i bashkuar i shqiptarėve ėshtė baza e vėrtetė natyrore e mirėqenies sė tyre. Jo vetėm kaq, por edhe nga ana strategjike do tė jemi shumė herė mė tė rėndėsishėm pėr botėn sesa tė ndarė. Aq mė shumė pėr kundėrshtarėt tanė. Mesa duket, vendimmarrjet politike tė shteteve shqiptare janė mė shumė tė interesuar tė kenė tė drejtėn e tenderimeve tė copėtuara nė secilėn anė, sesa tė kuptojnė se pėrqendrimi kapitalit financiar, natyror dhe njerėzor ėshtė shumė mė tepėr efektiv pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Siē duket, me rrėnjė tė thella ėshtė psikologjia e vjetėr pėr tė qenė mė mirė i pari i fshatit, sesa qoftė edhe i dyti i qytetit.

Sė dyti, pėrveē fjalėve pėr bashkim, asgjė nuk ėshtė bėrė pėr tė lidhur qoftė edhe fizikisht gjymtyrėt e copėtuara tė tė njėjtit trung tė kombit. Pėrgjegjėsia ėshtė e madhe, sidomos mbi vendimmarrjen shqiptare, qė pėr mė shumė sesa 7 vjet nuk po mund tė ndėrtoje mė pak se 200 km rrugė tė nevojshme pėr tė lidhur bregdetin shqiptar me Kosovėn. Vetėm tash siē duket, do tė hidhen kazmat e para nė rrugėn e shqiptarėve, pėr tė cilėn jemi mėsuar tė bėjmė vetėm hop dhe qėndrim nė vend.

Sė treti, ėshtė pėr tė ardhur keq qė psikologjia e krahinarizmit, klaneve dhe familjes nuk ka lejuar tė bėhen realitet asnjė pėrpjekje serioze pėr tė marrė pjesė nė mėnyrė reciproke kapitalet e shqiptarėve nė privatizimet e Shqipėrisė dhe Kosovės. Dėshtimet e fundit tė biznesit tė Shqipėrisė nė privatizimet e valės sė fundit nė Kosovė, flet jo vetėm pėr njė ndjenjė ndarjeje fatkeqėsisht ende tė pranishme, por edhe pėr qenien e grupeve tė fuqishme me origjinė politiko-mafioze, qė merr vendime dhe frikėson biznesin kombėtar tė gėrshetohet pėr tė mirėn e pėrbashkėt. E keqja ėshtė se shenja e mėsipėrme nė vetvete flet pėr deri pėr paaftėsi pėr bėrjen e shtetit, me pasoja tė thella pėr qytetarėt.

Sė katėrti, nuk ka asnjė shenjė pėr orientimin e kapitaleve tė biznesit shqiptar pa dallim origjine nė sektorė strategjikė tė ekonomisė sė Shqipėrisė dhe Kosovės. Do tė ishte me shumė vlera nėse projekte privatizimi ose investimi publik nė sektorė strategjikė tė mund tė thithnin kapitalin e biznesit ose shqiptarėve kudo qė janė. Mungesa e ekzistencės sė njė burse tė mirėfilltė tregon mė sė miri sesa larg njė synimi tė tillė ne jemi. Kritika, nė radhė tė parė, i drejtohet shtetit shqiptar, qė duhet tė kishte menduar dhe vepruar nė kėtė drejtim.

Mundėsitė kanė qenė dhe janė, por siē duket, aftėsia dhe dėshira ėshtė e vogėl. Thithja dhe bashkimi i parave tė shqiptarėve pa dallim kufiri shtetėror dhe kthimi i tyre nė kapital nė vepra tė rėndėsishme nė Kosovė dhe Shqipėri, ėshtė mė e rėndėsishme sesa dhjetėra fjalime dhe pėrbetime patriotike tė politikės.

Tė mos harrojmė se, nėse ne nuk veprojmė pėr sa mė sipėr, mundėsitė ekonomike qė prodhon pavarėsia e Kosovės do tė mund tė shfrytėzohen nga tė tjerėt. Nė tė vėrtetė ata kanė kohė qė veprojnė nė kėtė rrugė. Ėshtė shumė mė e lehtė pėr tė kapur ekonominė e Shqipėrisė dhe Kosovės tė veēuar nga njėri-tjetri dhe pa strategji tė pėrbashkėt tė tyre. Nė Shqipėri kanė mundur ta realizojnė me sukses. Shumė sektorė strategjikė janė kapur nga tė tjerėt pėr tė keqen e shqiptarėve.

Me pėrjashtim tė njė pjese tė vogėl tė tyre, qė kanė pėrfituar bashkė me tė huajt nė dėm tė bashkėkombėsve. Tashmė ne po ndjejmė mbi supet tanė sesa e vėshtirė ėshtė tė shkundėsh kapjen e ekonomisė nga kundėrshtarėt historikė. Sepse njėkohėsisht ėshtė kapur dhe njė pjesė e madhe e politikės pa harruar median. Kjo ėshtė shumė e mundshme tė ndodhė edhe nė Kosovė. Tė pėrēarė dhe pa asnjė strategji pėr tė ardhmen nuk e kanė tė vėshtirė. Pas kėsaj, gėzimi i pavarėsisė sė Kosovės mund tė kthehet edhe nė vajtim pėr shanset e humbura tė shqiptarėve. Ose mė saktė, po humbim shanset pa kthim pėr tė mos qenė pėrgjithmonė shėrbėtorė tė tė tjerėve.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
ekonomia, kosoves, pavaresia, shqiptareve

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Gjergj Kastrioti - Skenderbeu AlbShkodra Historia 14 17-08-2008 12:56
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Kush e ka keqperdorur dhe kush po e keqperdor Luften Clirimtare te Popullit tone? trimja Politika shqiptare 2 07-06-2007 23:30
Dilemat me te cilat perballen Rinia SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:21
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:18.




Parajsa Shqiptare