OKB: Çeshtja e statusit ende ne duart e KS. Ne janar raporti tjeter OKB: Çeshtja e statusit ende ne duart e KS. Ne janar raporti tjeter Çeshtja e statusit te Kosoves eshte ende ne duart e Keshillit te Sigurimit, derisa Sekretari i Pergjithshem i OKB-se ndoshta do te jape qendrimin e tij gjate raportit te radhes per Kosoven”, ka pohuar Varma. "Keshilli i Sigurimit duhet te jete gjykatesi perfundimtar per statusin e Kosoves". Keshtu ka deklaruar ne nje interviste per Radion Evropa e Lire zedhenesi i Kombeve te Bashkuara ne Nju Jork, Brandon Varma. “Çeshtja e statusit te Kosoves eshte ende ne duart e Keshillit te Sigurimit, derisa Sekretari i Pergjithshem i OKB-se ndoshta do te jape qendrimin e tij gjate raportit te radhes per Kosoven”, ka pohuar Varma per RFE.
Duke folur lidhur me rolin e mundshem te Sekretarit te Pergjithshem, ne driten e dallimeve tejet te medha mes Shteteve te Bashkuara, Britanise dhe Frances nga nje ane dhe Rusise nga ana tjeter, zedhenesi Varma ka thene se Sekretari i Pergjithshem paraqet raportet e rregullta periodike mbi aktivitetin e misionit te Kombeve te Bashkuara ne Kosove. Raporti i radhes do jete ne fillim te vitit te ardhshem, ndoshta ne janar dhe atehere do jemi me te qarte rreth vezhgimeve te Sekretarit te Pergjithshem mbi kete çeshtje. “Aktualisht ai vetem po vezhgon”, ka thene Varma duke shtuar se eshte shume e veshtire te parashikosh te ardhmen ne keto kushte. “Ne duhet te presim dhe te shohim se si vendet anetare te Keshillit te Sigurimit do punojne ne kete çeshtje, sa do punojne per te afruar qendrimet. Ne kete moment, Sekretari i Pergjithshem po degjon te gjitha palet. Ai i ndoqi punimet e Keshillit te Sigurimit mbi kete çeshtje ne 19 dhjetor, por nuk foli pasi ishte aty per te degjuar. Ne kete faze qe jemi duhet te presim per nje vendim nga Keshilli i Sigurimit”, ka thene mes tjerash Varma ne nje interviste per Radion Evropa e Lire. Statusi i Kosoves, Ferero-Valdner: Nuk priten ndryshime para pranveres (Dërguar më: 27/12/07) Vjene -"Nuk pres ndonje levizje te madhe para pranveres se vitit te ardhshem, marsit apo prillit", ka shpjeguar Komisionerja e BE-se per Politike te Jashtme, Benita Ferero-Valdner per gazeten "Pres" te Vjenes. Ferero-Vladner ka theksuar se BE ka derguar nje sinjal te qarte ne takimin e kaluar te Keshillit te BE-se, "se do te vendose trupa, qe duhet te sigurojne Kosoven". Por ajo theksoi se me pare duhet te kete nje qendrim te qarte edhe persa i perket çeshtjes se statusit. Ferero-Valdner eshte e bindur se do te pasoje thirrja e Kombeve te Bashkuara per vendosjen e misionit civil te BE-se ne Kosove, por siç tha, ende nuk ka ndonje qendrim definitiv te ruseve dhe kinezeve.
__________________ Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi. |