| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Nėnė Tereza, pasuri kombėtare, kėshtu ta shohė edhe Myftinia e Shkodrės Bruna Prifti Intervistė me Av. Rasim Hasanaj, Kryetar i Komitetit Shtetėror pėr Kultet. Sipas Hasanajt, janė nė pėrfundim tė marrėveshjes mes shtetit dhe bashkėsive fetare, si detyrim kushtetues qė do tė institucionalizojė mė mirė bashkėjetesėn Propozimi pėr vendosjen e monumentit tė Nėnė Terezės nė Shkodėr, ėshtė pasuar me kundėrshtim tė hapur nga ana e Myftinisė atje. Si e gjykoni njė kundėrshtim tė tillė dhe pėr ju, a e cėnon harmoninė fetare vendosja e bustit tė shenjtores nė kėtė qytet? Ėshtė e vėrtetė, qė propozimi pėr vendosjen e monumentit tė Nėnė Terezės ėshtė kundėrshtuar fillimisht nga disa shoqata, tė cilave media u dha shumė hapėsirė. Unė mund tė them se nuk ėshtė objekt i punės sė kėtyre shoqatave, tė merren me trajtimin e figurave kombėtare, aq mė pak tė pėrcaktojnė se pushteti vendor duhet tė veprojė nė kėtė mėnyrė apo nė njė mėnyrė tjetėr. Komuniteti Mysliman Shqiptar reagoi nė kėtė rast, duke mbajtur qėndrim korrekt dhe duke vlerėsuar lart figurėn e Nėnė Terezės, si nobeliste dhe humaniste e njohur nė gjithė botėn. Pas kėsaj, nga tė gjitha bashkėsitė dhe sektet fetare nė Shqipėri, ka pasur reagime mjaft pozitive. Qėndrimi i Myftinisė sė Shkodrės, nė pėrkrahje tė shoqatave qė kanė kundėrshtuar vendosjen e monumentit tė Nėnė Terezės, ėshtė shprehur pas deklaratės zyrtare tė Komunitetit Mysliman Shqiptar, prej nga varen dhe besoj se ėshtė ēėshtje e tyre e brendshme tė zgjidhin problemin e qėndrimeve tė kundėrta me njėri-tjetrin. Komuniteti Mysliman Shqiptar, si tė gjitha bashkėsitė e tjera fetare, kanė statusin e personit juridik dhe veprojnė si tė tilla, brenda kuadrit ligjor. Ky Komunitet, pėr tė gjitha veprimtaritė fetare qė zhvillohen nė Shqipėri nė kuadrin e myftinive, ėshtė subjekti qė komunikon drejtpėrdrejt me shtetin pėr problemet qė kanė tė bėjnė me zbatimin e ligjit, duke qenė organi kompetent, qė pėrfaqėson tė gjitha myftinitė dhe mban qėndrimin zyrtar, nė zbatim tė ligjeve tė shtetit dhe tė statutit tė vet. Lidhur me deklaratėn e myftiut tė Shkodrės nė mediat elektronike, me tė cilėn ai kundėrshton vendosjen e monumentit tė Nėnė Terezės nė vende publike, them se ajo ėshtė e pambėshtetur, pasi kjo ėshtė njė e drejtė e pushtetit vendor, qė ėshtė i zgjedhur nga populli, nė pėrbėrje tė tė cilit ka pėrfaqėsues me identitete tė ndryshme fetare. Sė dyti, nė deklaratėn e myftiut, thuhet se monumenti vendoset pėr Nėnė Terezėn si shenjtore katolike, ndėrkohė qė tė gjithė e dinė se busti vendoset pėr Nėnė Terezėn si njė figurė madhėshtore e kombit tonė, rrezja e veprimtarisė tė sė cilės kap tė gjitha skajet e botės, qė edhe popuj tė mėdhenj do tė donin ta kishin nė historinė e tyre, si njė emėr i dashur qė identifikon shqiptarėt kudo qė janė. Tė gjitha figurat e mėdha tė kombit kanė pasur edhe identitetin e tyre fetar. Fan Noli, Hoxha Tahsini, Ndre Mjeda etj., kanė qenė e mbeten figura tė mėdha tė historisė e kulturės sonė kombėtare dhe klerikė tė besimeve pėrkatėse. Shqiptarėt i nderojnė bustet e kėtyre njerėzve tė mėdhenj tė kombit kudo ku janė vendosur dhe as qė u ka shkuar ndėrmend tė diskutojnė nėse duheshin vendosur apo jo. Sė treti, deklarata e myftiut tė Shkodrės, bie nė kundėrshtim me atė tė Komunitetit Mysliman Shqiptar, me tė cilėn opinioni ėshtė i njohur tashmė. Nisur nga kėta faktorė, unė mendoj se Myftinia e Shkodrės duhet ta trajtojė mė me kujdes kėtė problem, duke e parė Nėnė Terezėn dhe veprėn e saj si pasuri kombėtare; Nėnė Tereza nuk e ndau veprimtarinė humane sipas pėrkatėsisė fetare dhe si e tillė ajo i pėrket gjithė njerėzimit, pavarėsisht nga besimet fetare. Shkodra ėshtė njė qytet i lashtė e me kulturė, me traditė tė shkėlqyer tė marrėdhėnieve ndėrfetare. Nė shumė e shumė raste, shkodranėt e besimeve tė ndryshme janė marrė vesh pėr bukuri dhe i kanė zgjidhur problemet me mirėkuptim tė plotė. Gjatė sundimit turk, besimtarėt e tė dy besimeve kryenin ritet e tyre nė kishė-xhaminė e kėshtjellės, e cila tani ėshtė monument kulture. Nė vitin 1990, kur u riēelėn institucionet fetare, tė dy palėt i ndoqėn sė bashku ceremonitė fetare tė njėri-tjetrit. Edhe nė kėtė rast, qė ėshtė mė shumė njė problem mediatik se sa i masės sė besimtarėve, jam i sigurtė se myslimanė e tė krishterė, do ta gjejnė sė bashku vendin e vendosjes sė monumentit tė Nėnė Terezės dhe sė bashku do tė punojnė pėr ngritjen e tij. Vendosja e tij do ta forcojė e konsolidojė mė tej harmoninė fetare nė Shkodėr e gjithė Shqipėrinė. Cilėsohemi si vend me harmoni fetare, por nuk janė tė pakta rastet kur ka pėrplasje mes besimesh. Mendoni se njė ligj mbi fenė nė Shqipėri, do tė jetė zgjidhja pėr kėtė problem? Shqipėria ėshtė njė shtet laik dhe multifetar, ku, pėrveē katėr besimeve tradicionale (mysliman, ortodoks, katolik e bektashi), ushtrojnė veprimtarinė e tyre edhe shumė bashkėsi dhe organizata tė tjera fetare, si protestantė etj., tė cilėt bashkėjetojnė nė paqe e harmoni tė plotė. Edhe aktualisht veprimtaria e tyre mbėshtetet nė ligj, por, sigurisht, lidhja e marrėveshjeve midis shtetit dhe bashkėsive fetare, si njė detyrim kushtetues, do ta institucionalizojė mė mirė punėn dhe bashkėjetesėn e tyre. Kėtu duhet tė them se mospėrmbushja deri tani e kėtij detyrimi kushtetues, ėshtė i pajustifikueshėm. Aktualisht, ėshtė e pėrfunduar Marrėveshja me Selinė e Shenjtė, ndėrkohė qė pėrbėn njė pėrparėsi tė punės sonė pėrfundimi i marrėveshjeve me bashkėsitė e tjera, qė ėshtė njė angazhim i rėndėsishėm i Qeverisė. Besoj se ky detyrim do tė pėrmbushet brenda kėtij viti, gjė qė do tė ndikojė ndjeshėm nė parandalimin apo zgjidhjen e problemeve. Ēfarė parashikon ligji konkretisht? Aktualisht, ne po punojmė pėr pėrfundimin e marrėveshjeve midis shtetit dhe bashkėsive fetare, tė cilat ratifikohen nga Kuvendi dhe mė pas do tė shihen efektet e tyre dhe nevoja apo jo e ligjit. Paralel me punėn pėr lidhjen e marrėveshjeve, ne, nė bashkėpunim me Avokatin e Popullit, duke tėrhequr edhe mendimin e bashkėsive fetare, po ndikojmė pėr pėrmirėsimin e ligjit pėr lejet e ndėrtimit tė objekteve tė kultit. Pėrmirėsimi i ligjit pėr ndėrtimin e objekteve tė kultit, do tė bėjė qė ndėrtimi i tyre tė jetė nė pėrputhje me nevojat e popullsisė dhe qė tė ruhet mė mirė arkitektura shqiptare e ndėrtimit tė objekteve tė kultit. Edhe pėr shoqatat e fondacionet fetare, tė cilat bėjnė njė punė tė madhe pėr edukimin shpirtėror tė shoqėrisė shqiptare, ndihet i nevojshėm pėrmirėsimi i legjislacionit, nė mėnyrė qė tė pėrcaktohet mė qartė objekti i veprimtarisė sė tyre, sepse nga ndonjė prej tyre, janė vėnė re shmangie nga objekti i veprimtarisė sė tyre. Ėshtė folur pėr ndikim tė rrymave jashtė traditės shqiptare tė praktikimit tė fesė. A e ndjeni ju tė pranishme njė gjė tė tillė? Fakti qė, pavarėsisht nga pėrkatėsitė fetare, jemi tė gjithė shqiptarė, kemi njė gjak e njė gjuhė, ka bėrė qė tradita shqiptare nė praktikimin e besimeve tė ndryshme tė jetė solide dhe e veēantė, duke ruajtur kėshtu bashkėjetesėn dhe harmoninė fetare. Ne jemi tė ndėrgjegjshėm se rikthimi tek feja nė vitet `90, na gjeti tė papėrgatitur pėr klerikėt qė do tė shėrbenin nė institucionet fetare tė riēelura. Pėr pasojė, u dėrguan shumė tė rinj pėr studime tė larta teologjike nė vende tė ndryshme tė botės. Njė pjesė e vogėl e tyre, nga shkolla tė veēanta (qė nuk ishin zgjedhja e tyre), morėn me vete edhe ide e praktika qė bien ndesh me traditėn tonė. Ka prej tyre qė fenė, ashtu siē e kanė mėsuar, nuk e shohin nė raport tė drejtė me traditat tona fetare. Por duhet thėnė se kėta janė pak dhe ndikimi i tyre shumė i vogėl, me njė rreze veprimi qė mund tė arrijė vetėm tek besimtarėt praktikues (qė pėrbėjnė rreth 15-20% tė popullsisė), tė cilėt gjithashtu janė shumė tė lidhur me traditėn. Nga kontaktet qė kemi me udhėheqėsit e bashkėsive fetare, mund tė them se jemi optimistė, pasi po punohet mirė pėr tė zvogėluar efektet negative tė ndikimeve tė rrymave radikale, nė mėnyrė qė Shqipėria tė mbetet shembull i bashkėjetesės, mirėkuptimit dhe harmonisė fetare. Me kėtė punė, kėta zotėrinj tė nderuar po ndikojnė nė shpejtimin e procesit tė integrimit tė vendit tonė nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| kombetare, nene, pasuri, tereza |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| Aeroporti Nene Tereza ne 8 muaj 800 mije udhetare | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 25-10-2007 07:05 |
| Garda Kombėtare e Ballit Kombėtar | Sabahi | Politika shqiptare | 0 | 22-10-2007 23:38 |
| Llesh Kola - Emigrantet tane ne Itali, jane nje komunitet vlerash kombetare | Administratori | Emigracioni | 0 | 25-05-2007 21:01 |
| Studiuesit e huaj komentojne Nene Terezen e Alpionit | AlbanianMail | Gazeta Shqiptare ne UK | 0 | 11-03-2007 21:51 |
| Nene Tereza, ne qender te Shkodres | Administratori | Shtypi i dites | 0 | 01-04-2006 12:24 |