Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Shtypi i dites

Moratoriumi...

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 30-05-2007, 20:45
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 140
Kryesore Moratoriumi...

Ē’DO TĖ THOTĖ MORATORIUMI DYVJEĒAR PĖR ANĖTARĖSIM NĖ OKB?


Albana Isufi


Analistėt politikė kosovarė thonė, se nėse ēmimi pėr arritjen e njė pajtimi pėr rezolutė tė Kombeve tė Bashkuara, mes Rusisė dhe Perėndimit, ėshtė moratoriumi dyvjeēar i anėtarėsimit tė Kosovės nė Kombet e Bashkuara, atėherė kjo nuk do tė shkaktonte problem pėr Kosovėn. Por, ndryshe mendojnė zyrtarė tė institucioneve. Ka qenė Grupi Ndėrkombėtar i Krizave, qė i pari ka propozuar njė qėndrim tė tillė, me qėllim qė tė zbutet qėndrimi Rusi-Perėndim. Por, kėshilltari politik i kryeministrit, Arben Qirezi, thotė se Kosova duhet tė funksionojė si shtet me tė gjitha tė drejtat, siē i kanė shtetet tjera, tė njohura ndėrkombėtarisht. “Kosova duhet tė funksionojė si shtet dhe duhet tė jetė anėtare e tė gjithė mekanizmave ndėrkombėtarė, mu siē ėshtė paraparė me planin e Ahtisaarit. Nė kėtė aspekt, Kosova nuk beson se duhet tė jetė njė rast i diskriminuar prej shteteve tjera, tė njohura ndėrkombėtarisht”, tha Qirezi. Nė anėn tjetėr, ish-kryeministri, njėherėsh nėnkryetar i Partisė Demokratike tė Kosovės, Bajram Rexhepi, mendon se mosanėtarėsimi pėr dy vjet nė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara nuk do t’i shkaktonte probleme tė mėdha Kosovės. “Ende nuk ka diēka zyrtare. Sa ishim nė New York, kanė qarkulluar ēėshtje tė tjera, sidomos qėndrimi rus ka qenė qė edhe 6 vjet Kosova tė mos ketė tė drejtė aplikacioni pėr vend nė OKB. Moratoriumi pėr tė mos u inkuadruar nė organizmat tjerė financiarė apo tė tjerė, nuk ėshtė i pranueshėm. Ndėrsa, po e shpreh mendimin tim, nė OKB ka shumė shtete, qė kanė pritur edhe mė gjatė. Zvicra nė vitin 2002 ėshtė anėtarėsuar dhe nuk i ka munguar asgjė. Kėshtu qė s’na kishte prishur shumė punė pėr dy vjet, nė ndėrkohė qė ne tė integrohemi nė organizmat tjerė, qė janė tė rėndėsishėm nė kėtė moment pėr Kosovėn”, u shpreh Rexhepi. Analisti politik, Lulzim Peci, mendon se moratoriumi pėr anėtarėsim nė OKB do tė ishte i pranueshėm pėr Kosovėn, nėse ėshtė i vetmi kompromis pėr miratimin e rezolutės nė OKB, e cila do tė pėrcaktonte statusin final. “Shtyrja nuk ka kurrfarė tė mire, sepse e pengon Kosovėn, qė tė bėhet anėtare e plotė e bashkėsisė ndėrkombėtare. Mirėpo, moratoriumi, sa i pėrket pranimit nė OKB, nuk e nėnkupton edhe mosnjohjen nga shtetet tjera, qė nėnkupton se nė kėtė fazė, Kosova mund tė njihet ndėrkombėtarisht nga shtetet tjera, ndėrsa anėtarėsimi nė OKB tė bėhet pas dy vjetėsh. Nėse vetėm kjo pikė ėshtė diskutabile pėr t’u arritur kompromis me Rusinė, atėherė do tė ishte njė kompromis, qė do t’i konvenonte edhe Kosovės”, theksoi Lulzim Peci. Mirėpo, kėshilltari politik i kryeministrit, Arben Qirezi, edhe mė tej beson se rezoluta e OKB-sė do tė ketė pėr bazė planin e Ahtisaarit, ku parashihet qartė se Kosova mund tė anėtarėsohet nė tė gjithė mekanizmat ndėrkombėtarė. “Megjithatė, do tė presim rezolutėn dhe tė shikojmė se ēfarė ka nė rezolutė. Ne besojmė, se nė rezolutė nuk do tė ketė ndonjė kufizim, qė Kosova tė mos anėtarėsohet nė OKB. Besoj, se vendimi qė do tė merret nė OKB, do tė jetė praktik pėr Kosovėn. Kosova nuk ka ndikim nė vendimet qė merren ndėrmjet kėtyre organizmave dhe shteteve, mirėpo megjithatė, Kosova vazhdon tė besojė se vendimi qė do tė merret, do tė jetė i arsyeshėm dhe nė tė mirė tė qytetarėve tė Kosovės, gjė qė ėshtė elementi mė i rėndėsishėm i ēfarėdo marrėveshjeje qė bėhet”, ėshtė shprehur Qirezi. Nė anėn tjetėr, ish-kryeministri Bajram Rexhepi thotė se pėr Kosovėn ėshtė mė me rėndėsi qė tė zhvillohet nė aspektin ekonomik, sesa tė merret me ēėshtjet globale. “Ekonomia, reforma nė arsim, shėndetėsi, kushtet mė tė mira, rendi dhe ligji - kėto janė prioritetet tona, qė na duhet tė harxhojmė tėrė energjinė, ndėrsa ne nuk kemi shumė buxhet pėr tė vendosur ose pėr tė votuar pėr ēėshtjet e Afrikės ose Azisė. Ne i kemi punėt tona, kėshtu qė pėr dy vjet kjo nuk do tė na prishte shumė punė”, vlerėsoi Rexhepi. Analisti Lulzim Peci thotė, se nėse vendoset pėr njė moratorium dyvjeēar, atėherė kjo periudhė do tė mund tė mbulohej me aktivitete dhe angazhime tė tjera tė Kosovės nė mekanizmat qė nuk kanė tė bėjnė me OKB-nė. “E tėrė kjo periudhė mund tė mbulohet pėrmes njohjes ndėrkombėtare tė shtetit tė Kosovės dhe nga konferenca tė donatorėve qė mund tė organizohen pėr Kosovėn; mund tė marrim edhe kredi nga Klubi i Parisit dhe nga Banka pėr Zhvillim dhe Rindėrtim e BE-sė, se aty s’do tė ketė pengesa”, ka thėnė Peci. Rezoluta e OKB-sė, teksti i sė cilės ka pėr bazė planin e Ahtisaarit, qė ofron pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn, ka ngecur tė miratohet nė OKB, pėr shkak tė kundėrshtimit rus. Teksti i rezolutės ėshtė duke u diskutuar edhe mė tej nė relacionin SHBA-BE-Rusi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
moratoriumi

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
100 Ditet e Qeverisjes Berisha! Administratori Politika shqiptare 9 26-08-2006 11:19


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:08.




Parajsa Shqiptare