| Cfare ju duhet te dini? |
|
#1
| ||||
| ||||
| Miratohet qeveria "Ēeku", me ministrat e Kosumit B. Budini Ēeku merr votėbesimin e parlamentit tė Kosovės pėr qeverinė dhe formalizon anėtarėsimin e tij nė partinė qė e propozoi pėr kryeministėr: AAK. Shumė pak ndryshime nė emrat e ministrave. Ikėn pėrfundimisht Nexhat Daci dhe nė krye tė parlamentit, vjen Kolė Berisha e Sabri Hamiti. Pas njė debati tė gjatė, Kuvendi i Kosovės miratoi me shumicė votash, qeverinė e re tė Kosovės, e cila do tė drejtohet nga Agim Ēeku. Qeveria mori kėsisoj votėbesimin me 65 vota pro, 33 kundėr dhe 5 abstenime. Pas votimit, kryeministri Ēeku premtoi nė shqip, serbisht dhe anglisht, angazhim pėr qeverisje efektive dhe realizim tė aspiratės sė popullit tė Kosovės, pėr shtet tė pavarur e demokratik. Ai u shpreh se, do tė vazhdojė me intensitet tė shtuar pėrmbushjen e standardeve, gjė qė sipas tij, do tė ndihmonte pėr zgjidhjen e statusit. Ndėrkohė qė opozita kosovare e ka kundėrshtuar votimin pėr qeverinė e re dhe e ka akuzuar koalicionin qeverisės, pėr ndryshime jo tė plota nė qeverinė e Kosovės. Gjeneral Agim Ēeku, pas njė ceremonie formale tė mbajtur nė AAK, larg syve tė mediave, ėshtė bėrė edhe anėtari mė i ri i Aleancės pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Kryeministri dhe anėtari mė i ri i Partisė sė Ardhmėrisė sė Kosovės, do tė trashėgojė megjithatė, pothuajse tė gjithė kabinetin e ministrave tė qeverisė sė vjetėr. Ndryshimi i vetėm ėshtė posti i zėvendėskryeministrit, tė cilin e merr ministri i pushtetit lokal, Lutfi Haziri. Kėshtu kanė vendosur dy partitė nė koalicion qeverisės; LDK dhe AAK tė cilat kanė arritur qė tė hartojnė listėn pėrfundimtare, me emrat e ministrave qė do ta pėrbėjnė qeverinė e Kosovės. Sipas kėsaj liste, tė gjithė ministrat e qeverisė sė kaluar do tė mbajnė sėrish postet e tyre, ndėrsa i vetmi qė ėshtė shkarkuar nga detyra, ėshtė zv.kryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, i zėvendėsuar me ministrin e pushtetit lokal, Lutfi Haziri. Por qeveria e gjeneralit Ēeku do tė ketė edhe dy ministri tė tjera, tė krijuara rishtas. Bėhet fjalė pėr Ministrinė e Rendit dhe Ministrinė e Drejtėsisė. Kėsisoj, ministėr Rendi do tė jetė Fatmir Rexhepi nga LDK-ja dhe ministėr i Drejtėsisė nga AAK-ja, do tė jetė Jonuz Salihaj. Gjenerali Ēeku, pati deklaruar mė parė se dėshironte tė bėnte ndryshime tė mėdha nė qeveri, mirėpo sipas tij, kjo varet krejtėsisht nga partnerėt e koalicionit, tė cilėt nuk ishin tė gatshėm tė bėnin ndryshime tė mėdha. Tjetėr ėshtė dėshira e mundėsia ėshtė diēka tjetėr, - ėshtė shprehur kryeministri i ri, pasi mori listėn me emrat e ministrave tė propozuar nga Lidhja Demokratike dhe Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės. Parlamenti i Kosovės votoi edhe zėvendėsimin e kreut tė Kuvendit, Nexhat Daci me deputetin Kolė Berisha. Pas njė votimi formal, me vetėm dy vota kundėr, Kolė Berisha, deputet nga radhėt e LDK-sė, u zgjodh kryetar i Kuvendit tė Kosovės, duke zėvendėsuar nė kėtė post Nexhat Dacin. Gjithashtu, deputeti i LDK-sė Sabri Hamiti, u zgjodh anėtar i Kryesisė sė Kuvendit, nė vend tė Fatmir Sejdiut, i cili tani ėshtė President i Kosovės. Vendimi pėr zėvendėsim tė zoti Daci, u mor pas njė mbledhjeje afro katėr orėshe, tė grupit parlamentar tė partisė mė tė madhe nė Kosovė, tė enjten. Pak ndryshime Nė postet e dy ministrive tė sapokrijuara nė Prishtinė, janė emėruar Fatmir Rexhepi ministėr i Punėve tė Brendshme (LDK) dhe Jonuz Salihaj (AAK), ministėr i Drejtėsisė I vetmi qė ėshtė shkarkuar nga detyra, ėshtė zv.kryeministri i Kosovės, Adem Salihaj, i zėvendėsuar me ministrin e Pushtetit Lokal, Lutfi Haziri Kush ėshtė kryeparlamentari i ri i Kosovės? Kolė Berisha, ka lindur 26 tetor tė vitit 1947, nė fshatin Dobėrdol tė Komunės sė Klinės. Ka kryer Fakultetin Juridik nė Prishtinė. Mė 28 mars tė vitit 1989, arrestohet dhe dėrgohet nė burgjet serbe nė Leskoc, Beograd dhe nė Pejė. Pas tre muajve, lirohet, por pėrjashtohet nga puna. Me themelimin e Lidhjes Demokratike tė Kosovės, anėtarėsohet nė tė dhe pėr dy mandate me radhė, ishte anėtar i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė Klinė dhe kryetar i Komisionit pėr Pajtimin e familjeve nė gjakmarrje. Nga 15 marsi i vitit 1998, ėshtė nėnkryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės. Ishte anėtar i Kėshillit Tranzitor tė Kosovės sė pasluftės; anėtar i Forumit Politik tė Kosovės tė formuar nga z. Petersen. Tani ėshtė anėtar i Grupit Politik Strategjik pėr zgjidhjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės. Ky ėshtė mandati i tij i dytė, si deputet i Kuvendit tė Kosovės.
__________________ The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps. |
![]() |
| Bookmarks |
| Tags |
| ceku, kosumit, ministrat, miratohet, qeveria |
| Alternativa Teme | |
| Vleresojeni kete Teme | |
|
|
Tema te ngjashme | ||||
| Tema | Filluesi i temes | Forumi | Pergjigje | Postimi i Fundit |
| LSI, Kodra: Qeveria mohon te drejtat e njeriut | informuesi | Shtypi i dites | 0 | 10-12-2007 19:00 |
| Ministrat nuk i binden Berishės pėr listėn e tokave | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 28-11-2007 20:12 |
| Maqedoni, Qeveria shtron qilimin e kuq per qytetaret | informuesi | Arena Nderkombetare | 0 | 22-10-2007 19:00 |
| Miratohet ligji, Qeveria do monitorojė financat e OJF | informuesi | Ekonomia Shqiptare | 0 | 05-10-2007 19:10 |
| Shqiperia nuk ka fe zyrtare por te barabarta | Qershija | Teologjia | 0 | 16-04-2006 20:47 |