Matura, si do te hyjne ne fakultete kandidatet mbetes
MASH: Procedurat e regjistrimit do te nisin ne muajt mars-prill

Edhe kandidatet mbetes nga Matura Shteterore 2006 do te jene te njejte perballe procedurave te sivjetshme te konkurrimit per ne shkollat e larta. Ata qe kane deshire te rikandidojne duhet te japin serish provimet me zgjedhje. Ketu duhet te tregojne edhe kujdes, sepse rezultatet e vjetshme nuk hyjne me ne pune. Atyre do t'u duhen vetem provimet e detyrueshme, matematika dhe letersia, ndersa pjesa tjeter fillon nga e para. Regjistrimi do te behet nga e para, atehere kur do te kryhet edhe per gjithe maturantet e sivjetshem, qe sipas Ministrise se Arsimit do te jete ne periudhen mars prill.

KUJDES LENDET ME ZGJEDHJE
Kete vit nuk do te kete blloqe lendesh me zgjedhje, por liste lendesh, prej te cilave fakultetet do te zgjedhin ate qe mendojne se i pershtatet orientimit te tyre. Pra, do te jene disa lende qe zhvillohen ne shkollen e mesme, mes te cilave nxenesit do te zgjedhin ate qe do te testojne njohurite e tyre. Per keto lende fakultetet mund te vendosin te zgjedhin mes koeficienteve 1.0 dhe 1.3, sipas orientimit. "Gjithcka do te jepet me shembuj qe te jete me e qarte edhe per maturantet, edhe per mesuesit, edhe per prinderit, pra per te gjitha grupet e interesuara", jane shprehur zyrtare te MASH.

Ashtu sic ndodhi edhe me Maturen 2006, kur nuk u vune re shume "zhgenjime", sidomos kur mendohet se jane 30 mije rekorde te dhenash per maturantet. Pra, pasi fakultetet te vendosin ne keshillat e tyre lendet e preferuara dhe koeficientet perkates per ta, apo edhe vleresimin per secilen prej 10 llojeve te shkollave, Ministria e Arsimit do te marre ne konsiderate propozimet per te vendosur. Prandaj edhe kandidatet qe kane mbetur duhet te tregohen te kujdesshem qe te informohen ne lidhje me lendet qe do te zgjedhin fakultetet dhe me koeficientet qe ato do t'u japin lendeve qe preferojne, sepse nga kjo do te varet edhe rezultati i tyre perfundimtar.

Mbetesit
Ne total numri i maturanteve qe nuk munden te kalonin provimet e Matures Shteterore dhe ne kete menyre nuk moren dot pjese ne konkurrimin per ne shkolle te larte arriti ne rreth 3 mije vete. Sipas te dhenave te Ministrise se Arsimit, rreth 1 300 nxenes ose 4.46 per qind e totalit te kandidateve qe moren pjese ne provimin e pare te detyrueshem ate te letersise, jane vleresuar me 4 dhe kete vit do te ritestohen ne provimet e Matures Shteterore. Numri i maturanteve qe nuk jane kualifikuar gjate provimit te dyte te detyrueshem, atij te matematikes, eshte 1 400 vete. Sipas statistikave te MASH-it, mbetesit kapnin 5.8 per qind te numrit te kandidateve ne total, qe kapin shifren e 27 852 veteve. Keta dhane provimin e detyrueshem te letersise dhe te matematikes, por jo te gjithe arriten te merrnin provimet me zgjedhje dhe do te pajiseshin me certifikaten e maturise.

Testi
Maturantet edhe kete vit do te japin 4 lende provim, prej te cilave dy me detyrim. Provimi i Matures Shteterore eshte i njejte me ate te viteve te meparshme, per sa i perket lendeve me detyrim sic eshte matematika dhe letersia. Ajo qe ben ndryshimin jane lendet me zgjedhje, te cilat jepen pas marrjes me sukses te lendeve me detyrim. Lendet me detyrim matematika dhe letersia kane pasur vjet nga 50 pyetje. Ato qene te nje niveli mesatar, ne menyre qe te zgjidheshin edhe nga nxenesit me rezultate jo te mira. Ky lloj provimi eshte cilesuar nga specialistet e arsimit si me i veshtire ne krahasim me vitet e meparshme. Kete vit ai duhet te mesoje per gjysmen e testit, per te kaluar klasen. Pyetjet do te jene te gjitha te alternuara, edhe me zhvillim, edhe pyetje-pergjigje, pra me alternativa.

Alternimi i provimeve
Matura Shteterore eshte konceptuar si nje alternim i provimeve te detyruara dhe i atyre me zgjedhje. Provimet e detyruara percaktojne perfundimin e shkolles se mesme dhe vlefshmerine e defteses se pjekurise, ndersa provimet me zgjedhje behen sipas prirjeve individuale per studim ne shkollat e larta, vetem per ata nxenes qe synojne te vazhdojne studimet ne keto shkolla.

Matura Shteterore do te sjelle standardizimin e vleresimit, qe do te thote se nota 10 (p.sh.) ne nje shkolle si "Petro Nini Luarasi" dhe nota 10 e rrethit me te larget, do te pasqyrojne te njejtin nivel dijesh e aftesish. Provimet e Matures Shteterore do te zhvillohen vetem me shkrim. Hartimi i tezave, administrimi i procesit dhe vleresimi do te behen nga institucionet qendrore: Komiteti i Matures Shteterore dhe Qendra Kombetare Arsimore e Vleresimit te Provimeve (QKAVP).

Diskutohet formulari
Edhe maturantet qe nuk munden dot te futen ne shkolle te larte do te ndjekin te njejtat procedura per regjistrim. Mendohet qe maturantet kete vit te plotesojne vetem nje formular per regjistrimet. Nuk do te kete me dy formulare, nje i shkolles se mesme dhe nje i shkolles se larte. Te dyja do te bashkohen ne nje flete te vetme me te dhena te njejta personale, gje qe po diskutohet nga grupi i punes per Maturen 2007. Zyrtare te Ministrise se Arsimit kane saktesuar se procedura e vjetshme me dy formulare u hapi shume pune verifikuesve te emrave, te cileve u duhej te shikonin deri ne detaje si data e lindjes, apo atesia e kandidateve per te verifikuar nese ishte i njejti person. Kjo ndodhi per shkak se gjate plotesimit te emrave dhe te dhenave kompjuteri nuk bente dot identifikimin, ne qofte se edhe nje germe e vetme ishte shkruar gabim. Pra, keshtu shmanget puna kontrolluese e tepert per disa te dhena, qe nese futen te sakta qe ne fillim, nuk ka pse te lodhin as korrigjuesit, por as kompjuteret.