Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Shtypi i dites

Matura, 12 gabime qe ju skualifikojne

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 13-06-2006, 20:26
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,060
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Matura, 12 gabime qe ju skualifikojne

Matura, 12 gabime qė ju skualifikojnė
Penalizimet deri nė 3 vjet heqje tė sė drejtės sė konkurrimit
Olsi Kolami

Qendra e Provimeve sjell edhe njė herė nė vėmendje tė maturantėve rregullat tė cilat do tė evitojnė skualifikimin nė provimin e parė, atė tė Letėrsisė. Penalizimet qė mund tė bien nė kurriz tė maturantėve u rrezikojnė atyre pėrjashtimin nga provimi i radhės, deri nė heqjen e tė drejtės sė provimit pėr tre vitet e ardhshme. Celulari apo mjetet e tjera tė komunikimit, kopjimi apo komunikimi me garuesit e tjerė, mund tė kthehet nė njė situatė, e cila sjell automatikisht skualifikimin.

“Edhe pse kėto janė rregulla tė cilat tė gjithė maturantėt duhet t’i kenė parasysh gjatė provimit, ne kemi vendosur t’ua rikujtojmė atyre ato disa herė, madje edhe nė certifikatėn e regjistrimit, pasi njė veprim jo i matur rrezikon t’u heqė maturantėve tė drejtėn e konkurrimit nė shkollat e larta”, - theksoi Shpresa Petrela, drejtore e Qendrės Kombėtare Arsimore tė Vlerėsimit dhe Provimeve.

Skualifikimi
Sipas rregullores sė Maturės Shtetėrore, nėse njė nxėnės thyen rregullat e provimit, atėherė administratori i provimit njofton pėrgjegjėsin e administrimit tė provimit dhe merr kėto masa disiplinore. Masat disiplinore konsistojnė automatikisht deri nė pėrjashtimin e kandidatit nga provimi. Kėshtu, njė nxėnėsi i hiqet e drejta e dhėnies sė provimit tė Maturės pėr 3 vjet, nė qoftė se pėrpiqet qė japė provim pėr njė nxėnės tjetėr. I njėjti penalizim ndiqet edhe nė rastet kur dikush nga kandidatet kapet duke dhėnė apo marrė kopje nga persona tė tjerė brenda apo jashtė mjediseve ku zhvillohet provimi. “Penalizime do tė ketė edhe pėr ata persona tė cilėt blejnė njė kopje tė testit ose pėrpiqen tė marrin informacione nga persona tė tjera mbi pėrmbajtjen e testit”, - thekson Shpresa Petrela, e cila sqaron gjithashtu se kandidatėt duhet tė jenė tė kujdesshėm qė tė mos bėjnė komente mbi pėrmbajtjen e testit apo zgjidhjen e tij gjatė kohės sė zhvillimit tė provimit, pasi mund tė nxirren automatikisht nga mjediset.

Rregullorja qartėson gjithashtu se ata maturantė qė pėrdorin mjete shkrimi tė ndryshme nga ato tė specifikuara pėr kėtė qėllim si stilolaps me ngjyrė tė zezė ose blu dhe vizore, laps apo gomė pėr provimin e matematikės, edhe nė kėtė rast ka sėrish penalizim. Pėrdorimi i celularėve apo mjeteve tė tjera tė komunikimit gjatė 150 minutave tė provimit, i ndėshkon maturantėt deri nė pėrjashtimin e tyre nga provimet e maturės pėr tre vitet e ardhshme. Qė nė momentin e hyrjes nė mjediset ku zhvillohet provimi, nxėnėsit nuk kanė tė drejtė tė ndryshojnė vendin e paracaktuar.

“Njė tjetėr penalizim i cili ka vlerė vetėm pėr provimin e radhės, ėshtė mungesa e dokumentit tė identifikimit apo certifikatės sė regjistrimit. Ky provim mund tė jepet nė sesionin e vjeshtės, por maturanti mund t’i nėnshtrohet provimit tė radhės, duke u skualifikuar kėshtu nga mundėsia pėr tė konkurruar nė universitete”, - thekson drejtoresha e Qendrės Kombėtare tė Provimeve. Gjatė 150 minutave tė provimit, maturantėve u ndalohet largimi nga mjediset e brendshme, ngrėnia apo kryeja e shėnimeve tė caktuara mbi fletėn e testit, tė cilat mund tė klasifikohen si tė dhėnave komprometuese. Pėrjashtimi ose mosnjohja e rezultateve tė provimit ditėn e provimit, bėhet edhe nė rastet kur nxėnėsi shkruan ose dėmton kodin e sekretimit (barkodin) tė vendosur nė test, qė konsiderohet edhe elementi i sigurisė.

Penalizimet
Celulari
Ndalohet qė nxėnėsit tė mbajnė me vete nė mjediset ku zhvillohet provimi i maturės, telefon celularė, radio ose ēdo mjet tjetėr komunikimi, i cili mund tė shėrbejė pėr tė marrė informacione mbi pėrmbajtjen e testit nga jashtė.
Mjetet
Nxėnėsi nuk lejohet qė gjatė provimit tė marrė me vetė goma, vizore, makina llogaritėse apo mjete tė tjera, me pėrjashtim tė stilolapsit njėngjyrėsh tė pėrcaktuar, fletės sė pranimit dhe certifikatės personale nė tavolinėn e punės.
Kopja
Nuk lejohet qė gjatė 150 minutave nė dispozicion pėr provimin e maturės, njė nxėnės tė kopjojė, pra tė japė ose marrė informacione mes kandidatėve tė tjerė si dhe stafit tė administratorėve tė cilėt ndodhen nė mjediset ku kryhet provimi.
Pozicioni
Gjatė kohės sė provimit kandidati zė njė pozicion tė caktuar prej nga mbikėqyret prej administratorėve dhe nuk lejohet tė ndryshojė vendin pėr asnjė moment, nė tė kundėrt ai skualifikohet automatikisht nga seanca e radhės.
Koha
Maturantėt kanė nė dispozicion tė zgjidhjes sė ushtrimeve tė testit rreth 150 minuta kohė pėr provimin e detyruar si dhe 300 minuta pėr dy provimet me zgjedhje dhe duhet qė tė dorėzojnė fletėn e testit brenda kėtij minutazhi.
__________________
Try not to become a man of success but rather to become a man of value - Einstein Albert.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
gabime, matura, skualifikojne

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
CL, Anēeloti: “Bėmė shumė gabime nė mbrojtje” informuesi Sporti Shqiptar 0 29-11-2007 22:30
Ēelsi, Abramoviē nuk lejon mė gabime informuesi Sporti Shqiptar 0 30-09-2007 04:21
Matura - Lendet me zgjedhje qe te bejne fitues Administratori Shtypi i dites 0 15-03-2007 01:51
Matura, nje muaj kohe per provimet Administratori Shtypi i dites 1 22-02-2007 13:34
Matura, si do te hyjne ne fakultete kandidatet mbetes Administratori Shtypi i dites 0 30-01-2007 17:25


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 04:22.




Parajsa Shqiptare