Matematika, testi i provimit, me 25 pyetje
Dibra: Testi, i nivelit mesatar dhe shume prej pyetjeve do te jene me alternativa.
Hyrja, edhe me autorizim
Bruna Prifti
Teze e nivelit mesatar, ku do te gjejne veten edhe nxenesit e mire, edhe te dobetit. Kete premtim jep Ministria e Arsimit dhe Shkences edhe per provimin e matematikes, qe pritet t'i nenshtrohen sot rreth 28 mije maturante. "Testi i matematikes eshte ndertuar mbi po ato parime sikurse edhe ai letersise", - tha dje gjate nje konference per shtyp zedhenesja e matures shteterore, Edit Dibra, duke bere te qarte se per te gjithe maturantet qe e kane kaluar me vemendje lenden e matematikes ne te 4 vitet e shkolles se mesme, nuk do te kete asgje te panjohur. Sipas saj, ky test permban kerkesa me zgjedhje, pra me alternativa dhe ushtrime qe kerkojne zgjidhje dhe arsyetim. Te perfshire ne teze, sipas saj, do te jene te gjitha nivelet e nxenesve. Ndersa gjithcka qe lidhet me pyetjet, do te jete brenda programit, kerkesave te programit orientues te shkolles se mesme te shpallur nga Ministria e Arsimit dhe Shkences. Ne provimin e sotem maturantet do te duhet te zgjidhin nje test qe permban 25 pyetje, prej te cilave mesohet se 13 do te jene me alternativa, kurse te tjerat do te kerkojne patjeter shtjellim e zgjidhje.
Hyrja, edhe me autorizim
Nese nuk e ke fleten e pranimit, me te cilen identifikohesh permes numrit te regjistrimit, ne provim mund te paraqitesh edhe me nje autorizim. "Te gjithe nxenesit te cilet per arsye te ndryshme diten e provimit nuk kane me vete fletepranimin, se drejtorite arsimore rajonale dhe zyrat arsimore mund te leshojne nje autorizim pranimi per ta", - tha Dibra, duke i keshilluar kandidatet qe do te japin provimin e dyte te detyruar, te jene shume te kujdesshem ne zbatimin e rregullores. Pasi edhe kete radhe nuk do te kete tolerime. Madje, me shume vemendje se provimin e pare te letersise, gjate te cilit u zbulua marifeti i kopjimit apo i nderrimit te tezave. Sipas saj, administratoret jane keshilluar ne menyre te vecante per kete.
Provimi
Hyrja ne provim do te behet nje ore para hapjes se tezes, pra ne oren 90.00, nderkohe qe hapja e tezes do te jete e njejte ne te gjithe vendin, ne oren 10.00. Ndersa ne kushte te rrepta sigurie, shoqeruar me makina policie dhe ruajtur nga uniformat blu, mesohet se do te behet shperndarja e testit ne rrethe dhe e materialeve te privimit. Sipas burimeve zyrtare te ministrise, gjithcka do te behet si edhe ne provimin e letersise. Shperndarja e testeve te provimit nisi ne oren 23.00 te mbremjes se djeshme. Sipas procedures, saktesuar edhe ne rregulloren e matures, testet do te merren ne masa te larta sigurie me makina policie nga Qendra Kombetare Arsimore per Vleresimin e Provimeve ne drejtim te drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore. Dergimi behet sipas nje grafiku te caktuar, sipas te cilit, zonat me te thella do te jene te parat qe do te terheqin testet e provimit. Duke qene me larg, Kukesi eshte i pari qe do marre materialet, ne oren 23.00 (te mbremjes se djeshme), per te perfunduar me Tiranen, qe ishte e fundit qe terheq paketat e testeve ne oren 6.00 te mengjesit.
Perseri helikopter
Per zona te largeta te vendit si Hasi, Tropoja dhe Dukagjini, materialet e provimit se bashku me testet do te dergohen me helikopter. Ashtu si per letersine, edhe per dergimin e testit te matematikes ne keto zona do te vihet ne dispozicion nje helikopter i Forcave te Armatosura, i cili ne mengjes heret do te niset nga Farka. Mberritja e testeve ne QKAVP, do te kryhet ne te njejten menyre, si edhe shperndarja e tyre. Nga zona te tilla si Hasi, Dukagjini dhe Tropoja, testet do te sillen ne Tirane po me helikopter. Provimi do te mbyllet, sipas rregullores, ne oren 12.30, kohe kur nga shkollat do te dalin te gjithe maturantet, te vendosur ne 277 mjediset e perzgjedhura.
Letersia
Nis hedhja e pikeve ne kompjuter
Ka nisur dje hedhja e vleresimeve per testet e letersise ne kompjuter. Sipas zedheneses se matures shteterore, Edit Dibra, procesi i vleresimit do te perfundojne shume shpjet, po nuk eshte dhene nje date e sakte per kete. "Vleresimi i testeve te letersise vazhdon me ritem te kenaqshem, sipas parashikimit. Deri ne perfundim te dites se djeshme jane korrigjuar me nga dy vleresues secili, rreth 21 879 teste", - tha ajo. Ndersa per hedhjen e vleresimit ne kompjuter, ajo ka sqaruar se procesi kryhet permes nje procedure te trefishte. "Gjithcka kalon ne tri kontrolle, me qellim qe te shmanget cdo gabim i mundshem. Programi kompjuterik verifikon ne menyre automatike saktesine e hedhjes se te dhenave, duke e garantuar plotesisht ate", - thote ajo. Vetem pas kesaj faze do te behet publike se si piket do te konvertohen ne note, ne menyre qe maturantet te arrijne te kuptojne nese kane kaluar, kane marre nje note mesatare apo jane vleresuar maksimalisht me 10.
9
eshte ora kur maturantet duhet te jene ne shkollat e tyre per te hyre ne provimin e matematikes.
10
eshte ora kur ne te gjithe vendin do te hapet teza e provimit te dyte te detyruar. Kohe qe do te nise edhe provimi.





LinkBack URL
About LinkBacks
Reply With Quote


















مواقع النشر (المفضلة)