Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Shtypi i dites

Kosova para zgjedhjeve tė sė shtunės

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 14-11-2007, 20:47
Minifotoja e anetarit Sabahi
Veteran/e
 
Reg: 20-04-07
Postime: 140
Kryesore Kosova para zgjedhjeve tė sė shtunės

Click the image to open in full size. Click the image to open in full size.

Muharem Nitaj
Korrespondent i BBC-sė nė Kosovė


Nė regjistrat e votimit ka rreth njė million e gjysmė votues.
Kanė mbetur vetėm edhe dy ditė te plota deri nė zgjedhjet e pėrgjithėshme dhe lokale tė Kosovės.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thėnė se janė akredituar disa mijėra vėzhgues duke pėrfshirė kėtu edhe 150 vėzhgues tė Kėshillit tė Evropės.

Drejtues tė ekipit vėzhgues tė Kėshillit tė Evropės i kanė kėshilluar vėzhguesit e tyre, qė tė mos pėrzihen nė asnjė situatė parregullsie nė procesin e votimit, madje as mė kėshillat e tyre.

Vėzhguesit e Kėshillit tė Evropės janė nė Kosovė vetėm pėr tė vėzhguar dhe asgjė mė shumė, janė shprehur drejtues tė misionit vėzhgues tė zgjedhjeve.

Janė rreth 1 milion e 500 mijė votues, prej tė cilėve 160 mijė votues tė rinj tė cilėt do tė zgjedhin parlamentin, kryetarėt e komunave dhe asambletė komunale.

Fillon heshtja zgjedhore

Fushata e shkurtėr elektorale prej gjithėsej tri javėsh ka bėrė qė strukturat dhe kandidatėt tė zbrazin edhe plumbat e fundit, para heshtjės zgjedhore qė fillon tė enjten nė mesnatė.

Zyrtarė tė KQZ-sė kanė thėnė se procedurat e votimit mbeten tė komplikuara dhe se koha mesatare pėr votim tė njė personi ėshtė rreth 9 minuta.

Pėr kėtė qėllim do tė ketė rreth 620 qendra me mbi 3200 vendvotime.

Kutitė e votimit do tė jenė tė hapura gjatė gjithė ditės dhe sigurinė gjatė procesit tė votimit do ta mbajnė policia dhe trupat paqėruajtėse tė NATO-s.

Komandanti i KFOR-it ka deklaruar se KFOR-i, polica e UNMIK-ut dhe SHPK-ja do tė jenė pėrgjegjės pėr sigurinė nė ditėn e votimit.

Fushatė e qetė

Fushata deri me tash ka kaluar kryesisht e qetė, megjithėse ka pasur shenja nervoze tek liderėt e disa partive.

Per tė parėn herė janė dėgjuar edhe akuza publike ndaj kundėrshtarėve politikė pėr keqpėrdorimin e fushatės dhe pėr blerjen me para tė njerėzve pėr tė rritur numrin e simpatizantėve nėpėr tubimet publike.

Ndėkohė, lėvizja “Vetėvenodosje” filloi tė martėn njė fushatė pėr bojkotimin e zgjedhjeve tė 17 nėntorit.

Disa qindra aktivistė tė kėsaj organizate kanė simuluar hedhjen e votės nė njė kuti, me njė zjarr brenda, pėr tė treguar kėshtu atė qė ata e cilėsojnė humbje dhe djegie tė votės sė kosovarėve.

Aktivisti i kėsaj organizate, Glauk Konjufca, ka thėnė se me zgjedhjet e 17 nėntorit humbin votuesit tė cilėt po varfėrohen pėrditė dhe fitojnė partitė politike, tė cilat po e “zhvatin” buxhetin e Kosovės pamėshirshėm.

Nė zgjedhjet e sė shtunės, pothuajse ėshtė e sigurt se nuk do tė marrin pjesė pjesa dėrmuese e elektoratit serb.

Kjo pas udhėzimeve tė qarta tė qeverisė sė Beogradit, pėr bojkotimin e kėtyre zgjedhjeve.

Kėto janė zgjedhjet e treta parlamentare tė Kosovės.

Nė zgjedhjet e fundit e para kishte dalė Lidhja Demokratike e Kosovės, e cila e ka udhėhequr vendin pėr mė shumė se tre vjet, sė bashku me partnerin e koalicionit Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės.
__________________
Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
kosova, shtunes, zgjedhjeve

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 16:08.




Parajsa Shqiptare