Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Menyra e jeteses | Shtypi i dites

Kater shqiptare peng ne Afganistan

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 12-03-2006, 13:27
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Kater shqiptare peng ne Afganistan

Katėr shqiptarė peng nė Afganistan

“Afgan Islamic Press”: Pengmarrja nė qendėr tė Kandaharit.
Talebanėt: Ne, autorė tė ngjarjes
Dy ministritė: Nuk ėshtė rrėmbyer asnjė punonjės paqeruajtės


Talebanėt rrėmbejnė katėr shtetas shqiptarė nė Afganistan. Lajmi ėshtė bėrė publik dje nga agjencia e lajmeve “Afgan Islamic Press”, AIP, rreth orėve tė mesditės.
Sipas Qendrės Operacionale nė Ministrinė e Mbrojtjes, e cila ka komunikuar vazhdimisht me kontingjentin e paqeruajtėsve shqiptarė nė Afganistan, lajmi fillimisht ėshtė transmetuar nga njė radio dhe njė televizion lokal. Mė pas, informacionet pėr ngjarjen janė konfirmuar edhe nga agjencia AIP.

Ngjarja mendohet tė ketė ndodhur rreth mesditės, nė qendėr tė qytetit tė Kandaharit, nė jugperėndim tė Afganistanit. Konkretisht, zona ku ndodhi ngjarja ėshtė raportuar nga mediat ndėrkombėtare si distrikti Maiwand nė provincėn jugore afgane tė Kandaharit. Katėr shqiptarėt shoqėroheshin nga dy roje talebane dhe po lėviznin me dy automjete nė Kandahar, kur janė rrėmbyer nga disa persona. Sipas mediave ndėrkombėtare, njė zėdhėnės i formacioneve guerile talebane ka pranuar autorėsinė e rrėmbimit dhe ka pohuar se fati i katėr shqiptarėve tani varet nga Mulla Omar, krahu i djathtė i tė shumėkėrkuarit Osama Bin Laden. Burimet ushtarake nga Afganistani kanė konfirmuar mbrėmė vonė se katėr shqiptarė janė marrė peng, por thanė se nuk dihej asgjė pėr identitetin e tyre. Burimet diplomatike nuk e kanė pėrjashtuar mundėsinė qė pengjet tė jenė nga Kosova ose Maqedonia.

Reagimet
Pas kontakteve tė vazhdueshme pėr Qendrėn Operacionale tė Misioneve Paqeruajtėse Shqiptare gazeta sqaroi se, personat e rrėmbyer nuk bėnin pjesė nė stafin e kontingjentit tė paqeruajtėsve shqiptarė nė Afganistan. Mė pas, me anė tė njė deklarate pėr shtyp, Ministria e Mbrojtjes sqaroi se “kemi marrė kontakt me komandantin e Kontingjentit Shqiptar me mision paqeruajtės nė Afganistan. Ai konfirmoi zyrtarisht se asnjė nga katėr personat qė mendohet tė jenė marrė peng, nuk janė efektivė tė kėtij kontingjenti prej 22 komandosh. Ata janė shumė mirė dhe vazhdojnė misionin e tyre nė Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, ku dhe kanė bazėn e tyre, nėn komandėn turke tė ISAF. Nė gjendje tė mirė konfirmohet zyrtarisht tė jenė edhe 9 efektivėt shqiptarė, anėtarė tė brigadės SEEBRIG, 4 efektivėt e ekipit mjekėsor dhe 2 oficerėt shqiptarė anėtarė tė Shtabit Ndėrkombėtar, qė tė gjithė me qendėr veprimi nė kryeqytetin e vendit, Kabul”, thuhet nė njoftimin e Ministrisė sė Mbrojtjes. Ndėrkaq, edhe Ministria e Jashtme ka reaguar menjėherė pas publikimit tė lajmit. “Nė rrugė diplomatike kemi marrė kontakt me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe zyrtarisht nuk kemi asnjė konfirmim pėr kėtė informacion”, thuhet nė deklaratėn e Ministrisė sė Jashtme.

Reagon Ministria e Jashtme
“Pengmarrja e shqiptarėve, krizė e padėshirueshme”
Ministria e Punėve tė Jashtme nė Tiranė e ka cilėsuar njė krizė tė padėshirueshme ngjarjen e ndodhur dje ne qendėr tė qytetit tė Kandaharit, ku janė marrė peng katėr shtetas shqiptarė. “Komuniteti i vogėl shqiptar qė gjendet nė Afganistan me aktivitete civile ėshtė njė shprehje e ndjenjave tė miqėsisė qė ushqen populli shqiptar pėr popullin afgan dhe Shqipėria pėr Afganistanin”, thuhet nė deklaratėn e Ministrisė sė Jashtme. Sipas saj, “nėse ky lajm konfirmohet si i vėrtetė, ndjejmė tė nevojshme tė sqarojmė se kjo ėshtė njė krizė krejtėsisht e padėshirueshme”. Sipas deklaratės, Ministria e Jashtme e Shqipėrisė po ndjek me vėmendje problemin dhe do ta trajtojė atė nė rrugė diplomatike pėr zgjidhjen e tij nė njė kohė sa mė tė shpejtė.

Pengjet ndoshta nga Kosova
“Personat qė janė marrė peng mund tė jetė shtetas shqiptarė qė ndodhen nė Afganistan, nė kuadėr tė misioneve humanitare tė shoqatave ndėrkombėtare”. Kėshtu janė shprehur burimet nga Qendra Operacionale e Ministrisė sė Mbrojtjes nė Tiranė. Sipas saj, pengjet mund tė jenė edhe nga Kosova e Maqedonia.

Telefonatat per Misionaren
Mbrėmė vonė ėshtė dyshuar se shqiptare, qė punon me misionet humanitare tė OKB, ndodhej mes tė rrėmbyerve. Shėrbimet diplomatike konfirmuan se ky person ndodhej me mision nė Kabul ndėrsa tė afėrmit e saj kanė kėrkuar ndihmė nga Ministria e Mbrojtjes. Disa telefonata janė bėre nė adresė tė vajzės por ajo nuk ėshtė pėrgjigjur.

Kronologjia
Ora 19:00
Publikohet lajmi se katėr shqiptarė janė rrėmbyer nga talebanėt nė Kandahar. Njė zėdhėnės i formacioneve guerile talebane merr pėrsipėr autorėsinė e ngjarjes.
Ora 19:20
Qendra Operacionale e Misioneve Paqeruajtėse fillon komunikimin me komandantin e Kontingjentit Shqiptar nė Afganistan. Ai konfirmon se tė rrėmbyerit nuk janė pjesė e Kontingjentit
Ora 19:34
Ministria e Jashtme, nė njė konferencė pėr mediat, tha se kishte mbajtur kontakte me Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara dhe se prej kėtyre kontakteve nuk kishte asnjė konfirmim zyrtar.
Ora 20:00
Nė linjė telefonike, Qendra Operacionale e Misioneve Paqeruajtėse nė Tiranė konfirmoi se anėtarėt e Kontingjentit Shqiptar nė Afganistan kanė pohuar se lajmi ėshtė publikuar nga njė radio dhe televizion lokal dhe mė pas nga mediat ndėrkombėtare.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #2  
Te vjeter 14-03-2006, 09:20
Minifotoja e anetarit Vala900
Anetar/e
 
Reg: 09-02-06
Lokalizimi: Georgia
Postime: 44
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Vala900 Dergoni nje mesazh nepermjet Yahoo tek Vala900 Dergoni nje mesazh nepermjet Skype tek Vala900
Kryesore

Katėr shqiptarėt e rrėmbyer tė shtunėn nė qytetin afgan Kandahar, janė likuiduar nga kryengritėsit taleban, kėshtu ka njoftuar sot Radio Televizioni i Maqedonisė, duke u thirrur nė burime jozyrtare. Sipas kėtij televizioni,katėr shqiptarėt e likuiduar janė nga Tetova.

Thuhet se ata kanė qenė punonjės sė kompanisė Ekolog, por zyrtarėt e kėsaj tė fundit edhe sot kanė mohuar njė gjė tė tillė. Ministria e Jashtme e Maqedonisė nuk ka dhėnė ndonjė konfirmim, nėse katėr shqiptarėt e zhdukur nė Afganistan janė qytetarė tė Maqedonisė.


Vazhdojnė kėrkimet e katėr shqiptarėve tė rrėmbyer nė Afganistan. Forcat e sigurisė nė Afganistan thonė se po kėrkojnė katėr shqiptarė dhe katėr afganė, pėr tė cilėt talibanėt thonė se i kanė rrėmbyer pardje, nė pjesėn jugore tė Afganistanit. "Na vjen keq, por ne morėm vesh se kėta shqiptarė janė rrėmbyer", tha dje guvernatori i provincės Kandahar, Haxhi Asadullah Khalid.

Zėdhėnėsi i talibanėve, Mohamad Jusuf, tha se tė tetė personat po mbahen peng dhe se ata do tė gjykohen nga njė gjyq taliban. Ai nuk dha asnjė shkas pėr kėtė rrėmbim.

Katėr shqiptarė nga Maqedonia, tė rrėmbyer nga talibanėt janė ekzekutuar, ka bėrė tė ditur zėdhėnėsi i talibanėve Muhamed Jusuf, i cili ka shtuar se ekzekutimi ėshtė bėrė me urdhėr tė Mulla Omarit, udhėheqėsit tė talibanėve. Burimet e kompanisė gjermane Ecolog, pėr tė cilėn punonin viktimat, thanė se tre prej tyre janė nga Tetova dhe njė nga Shkupi.

Tre nga viktimat janė identifikuar si Besim Aliu I.Zejnuni dhe Sabi Tahiri qė janė nga Tetova, kurse identiteti i viktimes sė katėr nga nga Shkupi ende nuk dihet. Talibanėt i akuzuan tė ekzekutuarit si spiunė amerikanė.Ndėrkaq, Parlamenti shqiptarė nė shenjė nderimi pėr viktimat dje ka mbajtur njė minut heshtje
__________________
Life may not be the party we hoped for... but while we are here we might as well dance!!!!
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
  #3  
Te vjeter 14-03-2006, 22:19
Minifotoja e anetarit Administratori
Parajsa Shqiptare
 
Reg: 06-07-02
Lokalizimi: London
Postime: 2,058
Images: 2351
Faqe ne Ditar: 2
Talebanet, vrasin pengjet Besim Aliu dhe Sabi Tahiri

Talebanėt, vrasin pengjet Besim Aliu dhe Sabi Tahiri
Anila Prifti

Dėshtojnė negocimet pėr lirimin e shqiptarėve, Kuvendi mban 1 minutė heshtje
Dy nga pengmarrėsit u identifikuan mbremjen e djeshme rreth orės 18.30, vetėm pak kohė pasi ishte dhėnė lajmi pėr ekzekutimin e katėr personave nga grupet talebane nė Afganistan, tė kapur dy netė mė parė nė zonėn afėr Kandalaharit. Sipas agjensive tė lajmeve, ata ishin shqiptarėt nga Shkupi e Tetova, Besim Aliu dhe Sabi Tahiri, ish punonjės tė firmės gjermane “EKOLOG”, ndėrsa nuk dihet ende identiteti i dy tė tjerėve qė patėn tė njejtin fat tragjik si Aliu e Tahiri. Janė mbajtur sekret procedurat qė u ndoqėn pėr lirimin e tyre, tashmė tė dėshtuara si nga pala shqiptare ashtu dhe nga pala kosovare, ku njė prej negociatorėve indirekt, Bexhet Pacolli deri vonė nė orėt e mbremjes sė kaluar nuk kishte informacion tė saktė.

Pacolli
Nga burime tė besueshme, mėsohet se shqiptarėt e marrė peng janė vrarė qė nė fillim, por mesa duket, grupe tė caktaura kanė dashur tė pėrfitojnė deri diku. Por nisur nga sekretet e mesuara gjatė negocimit, pas disa orėve jepet lajmi pėr vrasjen e tyre. Gjithsesi, pėr zotin Bexhet Pacolli, kjo ishte njė ngjarje e paqartė dhe me mungesė informacioni. Mesa duket, ai ėshtė pėrballur me diziformacione rreth pengmarrjes dhe nė kushte tė tilla roli i tij ka qenė jo vendimtar. Kurse mbrėmė rreth orės 19.00, Parlamenti shqiptar, mes gjithė asaj zhurme me kėrkesė tė deputetit socialist Gramoz Ruēi, mban njė minutė zi pėr ngjarjen e ndodhur nė Afganistan, ku katėr shqiptarė u vranė nga talebanėt. Vetėmė dy orė mė parė nga ky momnet, Ministria e Jashtme nėpėrmjet zedhėnėses Desada Metaj, shprehu kėqardhjen pėr vrasjen e shqiptarėve tė rrėmbyer nga grupet talebane nė Afganistan. “Ky ėshtė njė gjest i shėmtuar i terrorizmit, ēka tregon se rruga e zgjedhur nga Shqipėria pėr tė luftuar terrorizmin ėshtė njė luftė e drejtė”, thuhet nė deklaratė. Sipas Ministrisė sė Jashtme, siē ėshtė informuar dhe publiku, gjatė kėtyre ditėve, nė MPJ ka funksionuar njė grup i posaēem pune, i cili nė bashkėpunim edhe me Ministrinė e Mbrojtjes, ka bėrė tė gjitha pėrpjekjet pėr identifikimin e tė rrėmbyerve dhe po ashtu ka mbajtur kontakte tė dendura me pėrfaqėsuesit e OKB-sė nė Afganistan. Nė tė njėjtėn kohė, sipas zedhenses, MPJ ka shfrytėzuar tė gjitha rrugėt e tjera diplomatike, me qellimin pėr t`u ardhur nė ndihmė viktimave tė rrėmbyera dhe tashmė tė ekzekututara. Nė deklaratė shtohet se „ēdo manipulim politik me kėto viktima, nga cilido drejtues partie nė vend, nuk ėshtė korrekt dhe nuk pasqyron keqardhjen, qė duhet tė pushtojė jo vetėm ēdo shqiptar, po edhe ēdo qytetarė tė lirė tė botės pėrballė kėsaj tragjedie”.
__________________
The heaven's sound is composed inside your heart, listen to its beat to syncronize your life onto the angel's steps.
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Tags
afganistan, kater, peng, shqiptare

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar
Kapercim Forumesh

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Armiqtė e shqiptarėve: Nė kėrkim tė themelit tė politikės Sabahi Arena Nderkombetare 0 07-01-2008 11:24
Mediu: Vlerėsoj trupat shqiptarė nė Afganistan informuesi Politika shqiptare 0 08-11-2007 14:30
Pjeter Zarishti - Poeti i pare i letersise se re shqiptare Administratori Letersia 0 21-03-2007 23:55
Ku eshte Ukshin Hoti ?!! Jonisa Historia 0 17-05-2006 13:39
Petro Marko Administratori Letersia 5 02-05-2006 15:53


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:18.




Parajsa Shqiptare