Guantanamo, lirohet australiani qė luftoi pėr UĒK-nė Hicks, i cili ėshtė konvertuar nė mysliman, ka udhėtuar nė maj tė vitit 1999 drejt Shqipėrisė pėr tu bėrė ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės GUANTANAMO - Australiani i dyshuar pėr terrorizėm, i cili kaloi mė shumė se 5 vjet nė burgun Guantanamo, ėshtė liruar pasi e vuajti dėnimin me burg nė Australi. David Hicks, 32 vjeē, u kap teksa luftonte me talebanėt nė Afganistan nė dhjetor 2001. Nė Guantanamo, ai u shpall fajtor nė mars tė kėtij viti, nėn akuzėn se i ka dhėnė mbėshtetje materiale njė organizate terroriste. Pas dėnimit, atij iu mundėsua qė pjesėn e mbetur tė burgut ta vuajė nė Adelaide, ku u kthye nė maj. Hicks, i cili ėshtė konvertuar nė mysliman, ka udhėtuar nė maj tė vitit 1999 drejt Shqipėrisė pėr tu bėrė ushtar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės qė luftonte kundėr trupave serbe. Ai pranoi se kishte ndihmuar organizatėn terroriste Al-Kaeda gjatė gjyqit kundėr tij, por mė pas arriti njė marrėveshje me autoritetet amerikane pėr tė mos folur nė media lidhur me torturat nė Guantanamo, nė kėmbim tė uljes sė dėnimit apo faljes sė plotė. Sė bashku me Hicks, nga Guantanamo janė liruar edhe nėntė persona tė tjerė, ndėrsa nė burgun famėkeq amerikan nė territorin e Kubės ndodhen edhe 275 persona, mė sė shumti afganė dhe sauditė, tė akuzuar pėr terrorizėm.
Sabri Selmani
__________________ Vetem me ndihmen e Zotit arrihet qellimi. |