Parajsa.com


Parajsa Shqiptare Forum

Cfare ju duhet te dini?

 

Kthehuni Mbrapa   Parajsa Shqiptare Forum | Argetim dhe humor | Qeshni dhe ju

SHIK, CIA dhe KGB

Pergjigju
 
LinkBack Alternativa Teme Vleresoni Temen
  #1  
Te vjeter 03-07-2003, 21:08
Minifotoja e anetarit Ardit
Veteran/e
 
Reg: 12-04-03
Lokalizimi: Tiranė
Postime: 227
Images: 1
Dergoni nje mesazh nepermjet MSN tek Ardit
SHIK, CIA dhe KGB

Vendosin nje dite dy sherbimet sekrete me te fuqishme te botes, CIA dhe KGB.., si dhe SHIK-u shqiptar, qe te zhvillonin nje loje per te krahasuar aftesite e tyre te inteligjences se zbulimit. Loja konsistonte ne leshimin e nje lepuri ne nje pyll teper te dendur. Ai sherbim sekret qe do te "peshkonte" lepurin dhe do ta sillte ne baze ne kohen me te shkurter, do ishte fituesi. Sherbimet informative bien dakord, leshojne lepurin dhe fillojne lojen. Te paret hyjne ne pyll agjentet e CIA-s, te perfaqesuar denjesisht nga zoterinjte Anderson, Smith dhe Morgan. Mbas nje kohe teper te shkurter prej 18 min. e 02 sec., CIA kthehet ne baze me lepurin prej veshesh. E leshojne perseri lepurin, dhe te dytet qe i pervishen punes jane spiunet e kuq te KGB-se te perfaqesuar nga shoket Karpov, Ilic dhe Aleksandrov. Ata e kthejne lepurin ne baze mbas 18 min. e 11 sec., pra 9 sec, me vone se amerikanet. Dhe se fundi perveshin menget shqiponjat e SHIK-ut, Osmoni, Njaziu ene Hysa. Futen keta ne pyll, edhe harrojn me ardhe. Ne baze po prisnin; 1 ore, 2 ore 3 ore; s'po behej njeri i gjalle. Atehere CIA dhe KGB-ja vendosin te hyjne vete ne pyll qe te gjejne shqiptaret. Pas rreth 20 min. kerkim, diku ne thellesi te pyllit degjojne ca klithma. Nisen per ne ate drejtim dhe gjejne tre zullapet e SHIK-ut qe kishin gjet nji majmun ne pyll, ene fut e bjer majmunit...; "Trego ku o lepri!" Majmuni i shkrete, banor paqesor i atij pylli qe s'kish provuar ndonjehere ndershkim te tille qese kish lindur, dukej i tromaksur, kurse ata... ku te dhemb e ku te djeg...; "Trego ku o lepri!" Menjehere agjentet e CIA-s dhe KGB-se, sapo pane ate skene te tmerrshme, u munduan me kembe e duar tu ndalnin vrullin prej budallai tre shqiptareve.
-Po c'dreqin patet, qe iu hyri ne bark shpirti i shejtanit ne kete fare feje?? C'keni me majmunin e shkrete? Ai s'ka bere gje, -nderhyri i lemerisur dhe i cuditur agjenti Anderson.
-Jo mer daje jo se e din ai, po z'don me tregu! -ia kthen gjithe zemerim Hysa. -Tego ku o lepri, mer mut! (i hakerrohet majmunit).
-Po mire mor vlla, une nje gje s'mar vesh?! -pyet gjithe habi agjenti rus Karpov, -c'prisni te mesoni nga nje majmun i shkrete? Edhe sikur ta dinte ai, ku dine kafshet te flasin??
-Ca majmuni re, pare Zotin? "Majmuni" thot ky. Ai o lepri re lepri, po osh masku si majmun. -ia kthen Njazja prese me prese, flake i kuq nga nervat. -Po s'qe lepri ai, un i pres bolet!
Jep e merr, me ne fund agjentet e CIA-s dhe KGB-se arrijne ti bindin gjytrymet shqiptare qe ai eshte vetem nje cope majmun i pafajshem qe nuk ka te beje fare me lepurin. Ose te pakten, ata menduan se i binden, po a thua u mbushej rradakja shqiptareve? Nejse, ruset duke perfituar nga kjo ndodhi, u ankohen amerikaneve dhe pretendojne se loja nuk qe zhvilluar e rregullt, sepse shqiptaret kishin kapur nje majmun ne vend te lepurit. Kuptohet, ata donin te perserisnin lojen, dhe te fitonin. Amerikanet nuk mund te terhiqeshin, keshtu qe.. u vendos, loja do te perseritej. RRegulla nr. 1 ishte qe te mos kapej as edhe nje kafshe tjeter pervec lepurit. Te tre palet rane dakord. U futen per te dyten here amerikanet, dhe u kthyen me lepurin ne nje kohe rekord prej 12 min. e 03 sec. Te dytet hidhen ne sulm ruset dhe e kthejne lepurin ne baze mbas 12 min. e 05 sec., vetem 2 sec. me vone se CIA. Te tretet hapin krahet per fluturim shqiponjat SHIK-se shqiptare, hyjne ne pyll si vetetima, dhe kthehen ne baze si bubllima pas 4 min. e 08 sec. me ...... majmunin (majmuni i mjere gjithe gjak nga turinjte e me nje sy te nxjerre). Agjenteve te CIA-s dhe KGB-se sa nuk u iken truri. Agjenti Morgan gjithe terbim u hakerrohet shqiptareve:
-Morpo c'beni keshtu? A iu a thame shkoqur qe keni pune vetem me lepurin?? C'me veni e me sillni majmunin??...
Ne ato momente Osmoni ngrys vetullat dhe i hedh nje veshtrim majmunit te gjore, sikur te donte ta perpinte te gjalle. Per cudine e te gjitheve, edhe te vete Nenes Natyre, majmuni nga sikleti, hapi gojen dhe foli:
-Caa re? Un majmun e? JO MER PLAK SE UN JOM LEPRI!!
__________________
Kujt i vjen turp nga skamja e vet,
dhe s`njeh as nder as vlera.
Atij i them rob i vėrtetė,
bir robi dhe tė tjera...

( Robert Bėrns )
Digg this Post!Add Post to del.icio.usBookmark Post in TechnoratiFurl this Post!Live!Google!Sphinn!Stumbleupon!Yahoo!Spurl this Post!Reddit! Wong this Post!
Pergjigjuni me Citim
Pergjigju

Bookmarks

Alternativa Teme
Vleresojeni kete Teme
Vleresojeni kete Teme:

Rregullore Postimi
You may not post new threads
You may not post replies
You may not post attachments
You may not edit your posts

BB code is aktivizuar
Buzeqeshjet jane te aktivizuar
Kodi [IMG] eshte i aktivizuar
Kodi HTML eshte i dizaktivizuar
Trackbacks are aktivizuar
Pingbacks are aktivizuar
Refbacks are aktivizuar

Tema te ngjashme
Tema Filluesi i temes Forumi Pergjigje Postimi i Fundit
Do T'ju Bie Ndėrmend ēka Po U Them Muslimani Kurani dhe Jeta 5 05-06-2008 22:06
A ekziston 'Zoti'? Administratori Teologjia 96 03-05-2008 10:34
Qėllimi dhe kuptimi i fesė - besimit Sabahi Teologjia 0 05-01-2008 11:26
Dyzet hadithe mbi personalitetin Islamik SmArTs_WAY Kurani dhe Jeta 0 27-06-2006 10:08
Azem Hajdari, Legjende i Gjalle, Legjende i Vdekur! informuesi Politika shqiptare 2 14-03-2006 14:41


Te gjitha oret jane ne GMT +1. Ora tani eshte 05:35.




Parajsa Shqiptare